Edhe ne Amerike u perkujtua genocidi ndaj shqiptareve te Çamerise
[email protected] Tue, 3 Jul 2012 09:38:19 -0400 (EDT)
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
Shqiptaret e Amerikes perkujtuan genocidin ndaj shqiptareve te Çamerise, ne vitin 1944 BEQIR SINA, Staten Island NY Çameri! çdo shqiptar eshte me ty! STATEN ISLAND NY : Shoqatat „Çameria“ ne Shtetet e Bashkuara organizuan javen qe shkoi me rastin e "Javes se Çamerise" ne New York dhe Chicago aktivitet me rastin e 27 Qershorit - Diten e Tragjedise Çame( Me qellim qe kjo dite te mos harrohet nga kalendari yne kombetar Kuvendi i Shqiperise e ka shpallur 27 Qershorin Diten e Tragjedise Çame). Gjate ketij aktiviteti u perkujtua genocidi ndaj shqiptareve te Çamerise, ne vitin 1944, ku humben jeten me shume se 5 mije shqiptare dhe u debuan nga shtepite e tyre 30 mije shqiptare te kesaj treve, femije , gra dhe pleq. Me kete rast i mbijetuari i kesaj masakre zoti Sali Bollati flet me te pranishmit mbi historine e qytetit dhe per Masakren e Paramithise me 27 qershor 1944, prej nga nisi edhe genocidi mbi shqiptaret e Çamerise. "Mesazhi i ketij perkujtimi, permend ai eshte te mos harrojme kurre amanetin e atyre çameve , qe u pushkatuan dhe u debuan me force, iu moren pronat, e ju mohuan te gjithe te drejtat, nga trojet e tyre. Ky perkujtim, sipas tij eshte nje pershpirtje edhe nje thirrje e forte per te gjithe shqiptaret, se te gjithe si shqiptare duhet te mbeshtesem e perkrahem zgjidhjen e kesaj çeshtje. Bollati, thote se "Une kame qene shtate vjeçe, dhe i kame pare me syt e mije ato masakra, kur ushtaret greke te Zervos me vrane 7- anetare te familjes sime." "Java Çame" ne Shtetet e Bashkuara nisi me date 23 Qershor, kur aktivistet e Organizates Çameria ne New York e Tri-Shtetet, me ne krye zotin Tahir Muhedini Presidenti i nderit i Partise Drejtesi, Integrim dhe Unitet, qe perfaqeson komunitetin Çame, mori pjese ne Albanian Parade te organizuar nga organizatat Rrenjet Shqiptare - Albanian Roots ne New York. Nje eveniment ky qe iu kushtua 100 Vjetorit te Pavaresise se Shqiperise dhe pjeses se "cunguar" te trungut te saj Çamerise Aktivitete pêr çeshtjen Çame, ne kuader te "Javes Çame" u zhvilluan edhe ne Chicago. Organizata Shqiptaro-Amerikane Çameria, atje organizojne nje mbremje kulturore me muzike dhe valle nga Çameria diten e shtune ne Çikago. Per pjesmarresit, atje ka pasur nje program artistik, gjithashtu eshte shfaqur nje dokumentar dhe eshte çelur nje ekspozite fotografike, me kujtime nga Çameria. "Java Çame" ne perkujtim te 27 Qershorit 1944 -DITA E GENOCIDIT GREK NDAJ SHQIPTAREVE TE ÇAMERISE, u mbyll te shtunen mbas dite ne ishullin Staten Island ne New York. Organizata Shqiptaro Amerikane Çameria ne New York, nen kujdesin e inxh. Sali Bollati, ish kryetar i Shoqates Atdhetare Çameria ne Tirane, dhe aktivisti i çeshtjes çame Cenko Brahimi, organizuan nje Takim Perkujtimor me rastin e 68 vjetorit te masakres greke ndaj popullsise çame ne Institutin Gjergj Kastrioti Skenderbeu, Te Shtunen me 30 Qershor pjesmarresit me nje ore pershperitje me moton "Çameri! çdo shqiptar eshte me ty!" kane bere nje nder dhe shprehur nje respekt, per ata qe ende kane mbetur pa varre ne vatrat e tyre stergjyshore - ne Çameri. Ne kete tubim u mblodhen bashkeatdhetare nga te gjitha trojet etnike shqiptare, qe nga Dibra, Struga, Gostivari, Shkodra, Tirana, Vlora, Prishtina, Lugina e Presheves, shqiptare nga Mal i Zi, e Maqedonia. Ceremonine perkujtimore e hapi kreu i shoqates Çameria ne New York, inxhinier Sali Bollati, nje aktivist i shquar i çeshtjes çame ne Amerike Ne fillim te fjales se tij - zoti Bollati tha se :"U mblodhem jo per solemnitet, por thjeshte per perkujtim te gjithe atyre çameve te vrare e msakruar nga shovinistat greke me 1944-45 dhe qe per fatekeqesi, mbas 68 vjetesh ende nuk kane gjetur drejtesi. Dhe, meqenese deri me sot politikanet e Shqiperise , ne ndryshim te plote nga koha e Mbretit Zog - kur permendej çdo dite kjo çeshtje, dhe po beheshin perpjekje ne Lidhjen e Kombeve per te drejta e shkelura te Shqiptareve te Çamerise, sot per "frike", tha ai ose me mire per mbrojtjen e interesave te tyre personale politikanet e sotem heshtin!?". Keshtu, u shpreh z Bollati, andaj ne si Organizata Atdhetare Shqiptare ne SHBA, Çameria, duam te vazhdojme perpjekjet tona si shtetas te ketij vendi te madh dhe kampion i lirise dhe demokracise, dhe"Mik i madh i Shqiptareve" t'a bejme te njohur kete padrejtesi shekullore . Ashtu, pohoje ai siç kujtojtone bota - Holokaustin e hebrejve, duhet edhe ne shqiptaret, te kujtojme dhe nderojme " Genocidin e Shqiptareve te Çamerise. Duke vlersuar aktivitetin e organizatave dhe shoqatave shqiptare, ne Shtetet e Bashkuara, kreu i çameve ne New York, u kujtoje te pranishemeve faktin se gjate viteve te fundit ka pasur nje aktivitet te dendur kushtur çeshtjes se Çamerise. "Konferenca e Kean Univerisity, tha ai, Parada e Shqiptareve qe organizohen ne New York, me parullen "Chameria is Albanian and Human Rights for Chameria", kane filluar te behen te njohura edhe nga populli Amerikane. Ne si organizate e drejtuar nga te rinje e te reja( studente ne shkollat e larta amerikane) te frymezuar me ndjenja te forta kombetare dhe te edukuar me demokracine Amerikane, se shpejti duam t'a paraqesim problemin Çame edhe ne Washington - Kongresin amerikan dhe Departamentin e Shtetit. Kryetari i deges se Oraganizates Shqiptare ne Amerike "Çameria" zoti Sali Bollati, beri thirrje qe sa te jemi gjalle do t'a percjellim kete problem edhe tek femijet tane, niprit dhe mbesat te lindur ketu ne Amerike. Ne, çamet do te perserisim vargjet qe nje atdhetar nga Hasi i Lumes z.Rexhep Imeri me ka treguar per ne kohen e Mbretiti Zotg, ku kendohej çdo mengjes ne shkolla : Jam i vogel, djal Shqiptar Kur te rritem do shkoj ushtar, do marr pushken do te luftoj Kosove e Çameri do te çliroje Nga Kosova ne Çameri ! Do te valvitet perseri Vetem flamuri Kuq e Zi Kete tubim perkujtimore ne te cilin Shqiptaret e Amerikes perkujtojne genocidin ndaj shqiptareve te Çamerise, ne vitin 1944 e pershendeti dhe z.Ahmet Hoti ne emer te mbreteroreve dhe Legalistave, duke rivendikuar kohen e Mbretit Zog ne çeshtjen e Çamerise. Nderkohe qe veprimtari Musa Paçuku ne emer te mikrpritesit, Presidentit te Institutit Gjergje Kastrioti Skenderbeu z.Rape Ruci , foli per rendesine e madhe qe ka sot kjo dite, e cila kujtohet si ne Diber, Tirane dhe Çameri, duke na bere te gjitheve çame. Tom Gjergji rapsod popullor i Shoqerise Kulturore " Bashkimi Kombetare", paraqiti nje kolazh vjershash atdhetare per gjithe Shqiptarine por ne veçanti Balladen per Çamerine dhe Bashkimin Kombetar. Pershendeten dhe folen me kete rast edhe Dr.Bexhet Dika nga Struga-, znj. Mimoza Dajçi presidente e Organizata e Gruas Shqiptare - Amerikane "Shprese, e cila beri thirrje qe kjo çeshtje tani duhet te kaloi nepermjet Uashingtonit, dhe, udheheqesi artistik i SHK Bashkimi Kombetare z.Gjergj Dedvukaj- i cili tha se do te pregatisin nje grup artistik dhe t'a dergojne ne turne nga Amerika ne krahinen e Çamerise dhe Shqiperi e viset shqiptare "Java Çame" ne perkujtim te 27 Qershorit 1944 -DITA E GENOCIDIT GREK NDAJ SHQIPTAREVE TE ÇAMERISE, nje Takim Perkujtimor me rastin e 68 vjetorit te masakres greke ndaj popullsise çame ne Institutin Gjergj Kastrioti Skenderbeu, u mbyll me shfaqjen e filmit dokumentar "Endrra e Çamerise". Te pranishmit degjuan recitime te aktorve te njohur me vargje te poetve çame, kenge patriotike, kenge folklorike me motive te treves se Çamerise , si dhe shijuan ushqimin tradicional te çamerise, pergatitur nga nje nikoqire çame, znj. Bule Bollati per te treguar bujarine, fisnikerine dhe mikepritjen Çame
IMG_0018.JPG
(image/jpeg, 46.2 KB) - not displayed
IMG_0020.JPG
(image/jpeg, 46.8 KB) - not displayed
IMG_0021.JPG
(image/jpeg, 31.5 KB) - not displayed
IMG_0022.JPG
(image/jpeg, 32.8 KB) - not displayed
IMG_0026.JPG
(image/jpeg, 48.4 KB) - not displayed
IMG_0028.JPG
(image/jpeg, 45.3 KB) - not displayed
IMG_0029.JPG
(image/jpeg, 44 KB) - not displayed
IMG_0043.JPG
(image/jpeg, 26 KB) - not displayed
IMG_0045.JPG
(image/jpeg, 47.7 KB) - not displayed
IMG_0047.JPG
(image/jpeg, 36.3 KB) - not displayed
IMG_0048.JPG
(image/jpeg, 33.7 KB) - not displayed
IMG_0049.JPG
(image/jpeg, 44.6 KB) - not displayed
IMG_0050.JPG
(image/jpeg, 49.3 KB) - not displayed
IMG_0051.JPG
(image/jpeg, 49.5 KB) - not displayed
IMG_0053.JPG
(image/jpeg, 42 KB) - not displayed
IMG_0055.JPG
(image/jpeg, 47 KB) - not displayed
IMG_0058.JPG
(image/jpeg, 34.4 KB) - not displayed
IMG_0059.JPG
(image/jpeg, 12.8 KB) - not displayed