Lindur më 4 korrik...
[email protected] Wed, 4 Jul 2012 08:12:34 -0400 (EDT)
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
_http://kohajone.com/koha_jone.pdf_ (http://kohajone.com/koha_jone.pdf) _http://kohajone.com/koha_jone.pdf_ (http://kohajone.com/koha_jone.pdf) _www.rilindjademokratike.com_ (http://www.rilindjademokratike.com) Lindur më 4 korrik... Nga Nju Jorku, Beqir Sina Më 4 korrik 1776, lindi ajo që nga shumëkush sot, quhet demokracia më e madhe e botës. Sot, shënohet 236-vjetori i Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës NEW YORK : 4 Korrikun Diten e Pavaresise ditelindjen e Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe miratimin e Deklarates se Pavaresise me 4 korrik, 1776, sot e nderon me pietete te medha çdo amerikan. Kjo eshte nje dite, e cila festohet ne te gjithe Shtetet e Bashkuara me parada madheshtore, parada patriotike, me eskursione dhe pikniqe familjare, e cila mbyllet me nje nate te koncerteve dhe hedhjes ne qiell te tonelatave te fishekzjarreve, dhe eshte nje arsye me shume per te vendosur ne çdo shtepi flamurin amerikan. "Amerika e bukur." "Shtepia e lire dhe e te guximshmeve." "Toka e mundesise." - “America the beautiful.” “Home of the free and the brave.” “The land of opportunity.”, keto jane frazat qe ne do te degjojme ne menyre te pashmangshme ne kete 4 Korrik, qe vjen si nje kremtim solemn teksa Shtetet e Bashkuara po festojne, sot pervjetorin e 236-te, kur u deklarua pavaresia e saj. Nuk ka asnje dyshim qe ky eshte nje festim madheshtor patriotik ... Dita e Pavaresise eshte dita kombetare e Shteteve te Bashkuara: Çdo vit, me 4 korrik (si sot e merkure 4 Korrik 2012), amerikanet festojne se bashku me familjet e tyre, lirine dhe pavaresine me pikniqe, dhe tubime familjare. Autoritetet, shteterore dhe federale kan mobilizuar mijera oficere te policise per te patrulluar rruget dhe sheshet e qendrave te banuara. Forca te tjere te ruajtjes se rendit do te ruajne hotelet dhe pikat terheqese per turistet. Miliona njerez si per shembull ne New York, dhe ne disa shtete te SHBA do te jene ne gjendje te gezojne sonte spektakiln e mahniteshem me fishekzjarre, i cili eshte mbreselenes sonte. Aktivitetet lidhur me diten e pavaresise perfshijne dhe garat dhe ngjarjet sportive, e koncerte ne skena te hapura me kengetare nga me te njohurit ne SHBA. Deklarata e Pavaresise eshte nje dokument nepermjet te cilit 13 kolonit e Mbreterise se Bashkuar nga Amerika e Veriut shpallen veten te pavarur nga Mbreteria e Bashkuar. Dokumenti u ratifikua nga Kongresi Kontinental me 4 korrik, 1776. Deklarata e Pavaresise eshte nje nga simbolet e lirise, dhe me te dashura e te nderuara te Shteteve te Bashkuara. 236-vjetori i Dites se pavaresise se Shteteve te Bashkuara te Amerikes, ose Ditelindja e Amerikes! Kjo eshte dita kur lindi Deklarata e Pavaresise dhe Kushtetuta amerikane, eshte dite gezimi, jo vetem e amerikaneve, por edhe e kombit shqiptar. Sot, me 4 Korrik 2012, u mbushen 236 vjet nga dita, qe kur burrat me te ndritur te kombit amerikan, nenshkruan Deklaraten e Pavaresise, duke u betuar, ashtu siç thuhet edhe ne deklarate, per nderin e tyre, te kombit te cilit ata i perkisnin. Kushtetuta amerikane, e nenshkruar ne vitin 1787, pershkruan bazen dhe strukturen e qeverise te Shteteve te Bashkuara, e cila eshte e ndare ne tri dege, ne ato ekzekutive, legjislative dhe juridike, qe ne nje gjuhe me te thjeshte jane Presidenti, Kongresi dhe Gjykata e Larte. Kur gjate luftes per çlirimin e Kosoves shtrohej pyetja pse amerikanet duhet te vdesin per Kosoven, natyrshem dilte pergjigjja e ketij kombi te madh: se burrat me te ndritur te ketij kombi, me 4 korrik, si sot, 236 vjet me pare, kishin vendosur te krijojne shtetin e bazuar ne lirine dhe te drejtat e barabarta te sejcilit komb. Trashegimnia dhe porosia e tyre e çoi Ameriken ne lufte, per te mbrojtur principet e lirise dhe demokracise amerikane edhe ne Kosove, dhe te gjitha ato vende te shtypura nga diktaturat. Per Ameriken gjeja me e shenjte, e cila simbolizon edhe kete dite, eshte fjala liri e demokraci. Pra, liria e Kosoves ishte emer kuptimplote per Ameriken dhe kombin shqiptar. 4 Korriku kumbon thelle ne zemer tek tri fjalet e para te Kushtetutes amerikane, "we the people", "ne populli", per te theksuar rolin e rendesishem qe shtetasit amerikane kane ne qeverine e Shteteve te Bashkuara: Ato tre fjale u bejne thirrje amerikaneve te mos harrojne se perveç pushtetit qe ata ushtrojne ndaj qeverise, nepermjet te drejtes se tyre te votes, ata duhet te mbajne edhe pergjegjesine per lirine e vendit te tyre. Besojme se askush me mire se ne shqiptaret, nuk e ka kuptuar kete, askush me mire se ne shqiptaret nuk e di faktin se Shtetet e Bashkuara te Amerikes jane betuar ne nderin e tyre dhe qe demokracia, liria e popujve, te mbrohet atje ku ajo dhunohet dhe shtypet. Armiqte me te mdhenj te Amerikes, nuk jane popujt, por jane diktaturat e diktatoret, shtypja e popujve liridashes, skamja dhe mjerimi i tyre. Miku me i Madh i Amerikes, eshte ai komb qe do dhe lufton per paqen, lirine dhe demokracine, jemi ne shqiptaret. 4 Korriku, Dita e pavaresise amerikane, aq sa i perket kombit amerikan, po aq na perket edhe shqiptareve, kombit shqiptar. Kombi shqiptar feston 4 Korrikun, ashtu siç feston 28 Nentorin e Pavaresise se shetiti shqiptare, ashtu si feston çlirimin dhe lirine e Kosoves, 12 qershorin 1999, e cila i eshte mirnjohese per jete Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Presidenti i pare historik i Kosoves Dr. Ibrahim Rugova, ia ka dedikuar sa ishte gjalle, gjithe kete mrekulli amdmirimit dhe respektit qe kane shqiptaret per Ameriken, presidenteve Uilson, Regan, Klintonit, qe i tha ndal genocidit ne Kosove me intervenimin ushtarak sulmet ajrore te Natos, por edhe me te ashtuquajturen "Vija e Kuqe" ne prag te Krishtelindjeve te Bushit te vjeter, por edhe presidentit George W. Bush, i cili i vizitoi per here te pare trupat amerikane ne Kosove, fill pas inagurimit presidencial, dhe ne viziten e pare te nje presidenti amerikan ne detyre kur vizitoi Tiranen deklaroi "Kosoav vetem e pavarurur nga Serbia". Presidenti i i ndjer i Kosoves Dr. Ibrahim Rugova, pate thene se: "Ne shqiptaret i duam amerikanet sepse ata na dhuruan lirine, qe ne deshironim - pikerishte per kete ka nje respekt ideal. Me Ameriken ne jemi te vegjel, por miq te medhenj qe mund te bejme edhe pune te medha". Nderkohe, sot me 4 Korrik 2012, kur Shtetet e Bashkuara po kremtojne 236 vjetorin e Pavaresise se saj kombi shqiptar deshiron te tregoje me sinqeritetin e tij se shqiptaret, u jane mirenjohes miqve te tyre te shumte amerikane, nder te cilet presidentit Woodrow Wilson, per perpjekjet qe kane bere dhe vazhdojne te bejne per kombin tone dhe per ruajtjen e miqesise shqiptaro-amerikane, e cila kete vite shenon 90 vjetorin e vendosjes se marredhenieve diplomatike. Dhe kjo eshte ne traditen amerikane, me politiken qe ka mbajtur gjithnje kundrejt Shqiperise, te filluar prej presidentit te madh, Woodrow Wilson, kujtimi i te cilit ka mbetur i paharruar ne zemrat e mendjet e shqiptareve. Ne Konferencen e Paqes, ne Paris, ne fund te Luftes se Pare Boterore, Presidenti Woodrow Wilson, flaku poshte Traktatin e Fshehte te Londres (1915), qe sakrifikonte te drejtat legjitime te Shqiperise dhe u kerkoi perfaqesuesve te fuqive te medha, respektimin e pavaresise se plote te Shqiperise, duke deklaruar se "Kufinjet e botes nuk ndahen sipas madhesise por simbas kombeve qe atyre u perkasin". Mirepo, duhet theksuar se megjithse regjimi komuniste i Enver Hoxhes, per 50 vet i nderpreu lidhjet me SHBA, tek zemrat e shqiptareve ne vite u rrit e u farketua miqesia shqiptaro-amerikane. Me kete rast shqiptaret nuk e harrojne presidentin Bush (plakun), ne prag te Krishtlindjeve, i cili vendosi "vijen e kuqe", vije qe sinjalizoi diktatorin Millosheviq, qe kurre Amerika s'do te lejonte nje Bosnje te dyte, me shqiptaret. Viziten ne Shqiperi te Sekretarit te Shtetit James Baker ne vitin 1991. Vizita qe beri ne Shqiperi, ne qershor 2007, Presidenti i 43-te, SHBA-se, George W. Bush, padyshim qe mbetet nje nga vizitat me te rendesishme, qe ka bere ndonjehere nje personalitet i larte i politikes boterore, gjate gjithe historise se ketij vendi te vogel te Ballkanit, me tre besime fetare, qe jetojne ne nje bashkejetes dhe harmoni shembullore fetare. Edhe presidenti Bill Clinton, u qendroi besnik fjaleve te paraardhesit te tij, presidentit George H. Bush, Clintoni u be njeriu me i dashur dhe me i besuar per shqiptaret kur premtoi: "Amerika do te jete me Kosoven"! Amerika ishte me Kosoven ne lufte, tani ajo eshte me Kosoven ne paqe, me Kosoven ne liri, me Kosoven ne Pavaresine e saj. Amerika ishte garant i ngadhenjimit te luftes ndaj diktatures se eger te Millosheviqit dhe tani ajo eshte garant qe Kosova te ndertoje ne paqe shtetin demokratik te Kosoves, pavarsine e saj shtetin demokratik, sovran dhe te pavarur. 4 Korrik 1 2 3 4 5 5 6 7 8 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 Harley Davidson Patriotic 4th of July 18 19 Bush speech to troops in Camp Bondsteel Kosovo Following is a transcript of remarks by U.S. President George W. Bush to U.S. troops in Kosovo President George W. Bush speaks to U.S. soldiers and troops from other NATO nations at Camp Bondsteel in Kosovo on July 24, 2001. Bush is visiting the Task Force Falcon soldiers to show support for the troops in Kosovo. The president signed the fiscal year 2001 Emergency Supplemental Appropriations legislation which contains $1.9 billion for military pay, benefits and health care among other categories during his visit. DoD photo by Staff Sgt. Clinton J. Evans, U.S. Army. (Released) Download High-Res Image: _http://www.defenselink.mil/photos/Jul2001/010724-A-1549E-001.jpg_ (http://www.defenselink.mil/photos/Jul2001/010724-A-1549E-001.jpg) President George W. Bush shakes hands with American soldiers during his visit to Camp Bondsteel in Kosovo on July 24, 2001. Bush is visiting the Task Force Falcon soldiers to show support for the troops in Kosovo. The president signed the fiscal year 2001 Emergency Supplemental Appropriations legislation which contains $1.9 billion for military pay, benefits and health care among other categories during his visit. DoD photo by Staff Sgt. Clinton J. Evans, U.S. Army. (Released) Download High-Res Image: _http://www.defenselink.mil/photos/Jul2001/010724-A-1549E-006.jpg_ (http://www.defenselink.mil/photos/Jul2001/010724-A-1549E-006.jpg) 4 Our Motto: WE DON'T FORGET...
IMG_0282.JPG
(image/jpeg, 40.8 KB) - not displayed
clip_image002.jpg
(image/jpeg, 61.4 KB) - not displayed
clip_image001.jpg
(image/jpeg, 62.4 KB) - not displayed
clip_image003.gif
(image/gif, 81 KB) - not displayed
clip_image004.jpg
(image/jpeg, 74.3 KB) - not displayed
clip_image005.jpg
(image/jpeg, 48.5 KB) - not displayed
clip_image006.jpg
(image/jpeg, 29.4 KB) - not displayed
clip_image007.jpg
(image/jpeg, 295.4 KB) - not displayed
clip_image008.jpg
(image/jpeg, 1.2 KB) - not displayed