KKSHA pershendete dhenien fund te Mbikeqyrjes se Kosoves
[email protected] Wed, 4 Jul 2012 11:17:16 -0400 (EDT)
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
KKSHA pershendete dhenien fund te Mbikeqyrjes se Kosoves, dhe ben thirrje qe Serbia te njohe Kosoven WASHINGTON D.C: Keshilli Kombetar Shqiptaro Amerikan, me nje deklerate per shtyp shperndar sot per medien shqiptare, thote se uron popullin e Kosoves, qe po i jepet fund pavaresise se mbikeqyrur te tyre ne shtator 2012 nga ana e Zyres Civile Nderkombetare (ICO) dhe ben thirrje Serbise per shperberjen e strukturave ilegale paralele dhe te njohin Kosoven si nje vend i pavarur. Perfundimi Mbikqyrjes 13 vjeçare i Evropes mbi te gjitha ne menyre te posaçme sjell Kosoven me afer aspiratave te saj te Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Populli dhe institucionet e Kosoves kane bere progres te madh ne kete drejtim per te shnderruar Kosoven ne nje demokraci te stilit perendimor qe permbush te gjitha kriteret e BE. Megjithate, zgjedhjet e fundit ne Serbi, sipas ketij keshilli, me kthimin ne pushtet te ish-aleateve te Sllobodan Millosheviqit, Presidentit Tomislav Nikoliq dhe Kryeministri i caktuar Ivica Daçiç, i njohur nje dekade me pare si "Sllobodani i vogel", jane nje hap mbrapa dhe e vetmja menyre qe te sjellin ne pushtet ne Serbi pergjegjesit e drejtepresedrejte per spastrimin etnik ne Kosove.”Kjo, duket se ka sjelle shqetesim te madh edhe ne Uashington por dhe ne Bruksel”, thuhet ne kete deklerate te Keshilli Kombetar Shqiptaro Amerikan - KKSHA, me qender ne Uashington. Ne fund te kesaj deklerate Keshilli Kombetar Shqiptaro Amerikan - KKSHA, thote se u ben thirrje Shteteve te Bashkuara dhe BE-se per te kerkuar nga autoritetet serbe qe t'i japin fund institucioneve paralele serbe, ne veri te Kosoves, dhe pranise se policise sekrete ne veri te Kosoves dhe qe te lejojne institucionet nderkombetare per te kontrolluar dhe siguruar te gjitha pikat kufitare mes Kosoves dhe Serbise. Nuk mund te kete as paqe dhe as stabilitet, deri sa te arrihet qe autoriteti i Qeverise se Kosoves shtrihet ne te gjithe veriun, thekson ne dekleraten e tij kjo organizate te nenshkruar nga zoti Avni Mustafaj Drejtor Ekzekutiv i Keshilli Kombetar Shqiptaro Amerikan - KKSHA ./BEQIR SINA/ KKSHA përshëndetë dhënien fund të Mbikëqyrjes së Kosovës, dhe bën thirrje që Serbia të njohë Kosovën WASHINGTON D.C: Këshilli Kombëtar Shqiptaro Amerikan, me një dekleratë për shtyp shpërndar sot për medien shqiptare, thotë se uron popullin e Kosovës, që po i jepet fund pavarësisë së mbikëqyrur të tyre në shtator 2012 nga ana e Zyrës Civile Ndërkombëtare (ICO) dhe bën thirrje Serbisë për shpërbërjen e strukturave ilegale paralele dhe të njohin Kosovën si një vend i pavarur. Përfundimi Mbikqyrjes 13 vjeçare i Evropës mbi të gjitha në mënyrë të posaçme sjell Kosovën më afër aspiratave të saj të Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Populli dhe institucionet e Kosovës kanë bërë progres të madh në këtë drejtim për të shndërruar Kosovën në një demokraci të stilit perëndimor që përmbush të gjitha kriteret e BE. Megjithatë, zgjedhjet e fundit në Serbi, sipas këtij këshilli, me kthimin në pushtet të ish-aleatëve të Sllobodan Millosheviqit, Presidentit Tomislav Nikoliq dhe Kryeministri i caktuar Ivica Daçiç, i njohur një dekadë më parë si "Sllobodani i vogël", janë një hap mbrapa dhe e vetmja mënyrë që të sjellin në pushtet në Serbi përgjegjësit e drejtëprësëdrejtë për spastrimin etnik në Kosovë.”Kjo, duket se ka sjellë shqetësim të madh edhe në Uashington por dhe në Bruksel”, thuhet në këtë dekleratë të Këshilli Kombëtar Shqiptaro Amerikan - KKSHA, me qendër në Uashington. Në fund të kësaj deklerate Këshilli Kombëtar Shqiptaro Amerikan - KKSHA, thotë se u bën thirrje Shteteve të Bashkuara dhe BE-së për të kërkuar nga autoritetet serbe që t'i japin fund institucioneve paralele serbe, në veri të Kosovës, dhe pranisë së policisë sekrete në veri të Kosovës dhe që të lejojnë institucionet ndërkombëtare për të kontrolluar dhe siguruar të gjitha pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë. Nuk mund të ketë as paqe dhe as stabilitet, deri sa të arrihet që autoriteti i Qeverisë së Kosovës shtrihet në të gjithë veriun, thekson në dekleratën e tij kjo organizatë të nënshkruar nga zoti Avni Mustafaj Drejtor Ekzekutiv i Këshilli Kombëtar Shqiptaro Amerikan - KKSHA ./BEQIR SINA/
clip_image001.jpg
(image/jpeg, 61.2 KB) - not displayed