VATRA pergezon Kosoven dhe qytetaret e saj per permbylljen e Mbikqyrjes

[email protected] Wed, 4 Jul 2012 11:20:37 -0400 (EDT)
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 


 




FEDERATA PANSHQIPTAREE AMERIKES”VATRA” PERGEZON KOSOVEN



Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA përgëzon Republikën e Kosovës dhe  
qytetarët e saj për përmbylljen e Pavarësisë së Mbikqyrur. Pranimi i këtij  
fakti e ka bërë më të prekshme ëndërrën europiane të shqiptarëve të Kosovës  
dhe shtetit të tyre të pavarur. 
Vatranët urojnë nga zemra që së shpejti Republika e Kosovës të bëhet pjesë  
e NATO-s. Me këtë rast, Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA, u bën 
thirrje  pesë shtetevet antare te Bashkimit Europian, që nuk e kanë njohur 
pavarësinë e  Kosovës, të pajtohen me realitetin e ri dhe të mos ushqejnë me 
qëndrimin e  tyre ëndrrën e shovinistëve serbë për diktat mbi Kosovën. Evropa 
duhet ta ketë  parasyshë mirë rrezikun e nacionalizmit gjaksor serb dhe të cojë 
ndër mend  realitetin më të fundit të zgjedhjeve në Serbi, kur 
antievropianët, pasusit e  Millosheviqit, erdhën në pushtet me sllogane revanshiste. 
Rreziku flë ende  nëBeograd. Qytetarët e Kosovës e meritojnë anëtarësimin e 
shtetit të tyre në  Bashkimin Europian, ashtu sic meritojnë edhe pranimin e 
Republikës së Kosovës  në NATO, por ata nuk mund te harrojne tmerrin e 
gjenocidit barbar qe pesuan  nga forcat e armatosura serbe as personat e zhdukur 
gjate luftes. Eshte detyre  e shqiptarve qe ate tmerr, ne te tere egersine e 
tij, t’a mbajne gjithenje te  pranishem ne opinionin publik, ku ta ndeshen 
serbet sa here t’u teket te  argumentojne kunder pavaresise se Kosoves. 
Federata Panshqiptare e Amerikës shpreh bindjen se Bashkimi Evropian,  
Këshilli i Evropës, Parlamenti Evropian, të gjitha institucionet Demokratike  të 
saj, do t’i kërkojnë Serbisë të shpërbejë një orë e më parë strukturat  
paralele të pushtetit që komandohen nga Beogradi, të largojë celulat e  
policisë sekrete që e ka ta zgjatur dorën e trazirave në Kosovë. 
Federata Vatra e sheh si rrezik në shpërthim gjendjen në veri përderisa aty 
 nuk është shtrirë plotësisht pushteti dhe autoriteti i shtetit të Kosovës. 
 Është kjo arsyeja përse Vatra kërkon që NATO të sigurojë kalimet kufitare 
mes  Kosovës dhe Serbisë dhe të mos tolerojë rebelimin e herëpashershëm të 
Serbëve  sa herë që dikton Beogradi. 
Shteti i Kosovës duhet t’i tregoje botes me prova se e meriton pavaresine  
pa mbikqyrje. Debati politik eshte pjese e sistemit demokratik, por duhet te 
 zhvillohet ne bazen e interesit te vendit dhe te qytetareve, ne menyre 
civile,  si i ka hije nje populli me kulture te lashte, sic eshte populli 
shqiptar. 
Perforcimi i vetëqeverisjes, lufta kunder korrupsionit dhe krimit te  
organizuar me rezultate te dukshme, pavaresia e sistemit gjyqsor dhe siguria e  
mediave te pavarura jane disa nga kushtet per nje shtet funksional me  
perspektive per rritjen e mireqenjes se qytetareve te vet dhe qe aspiron te  
integrohet ne strukturat  euroatlantike./Dielli/