U mbajt ne Nju York, sipas zakonit tradicional shqiptar, nje e pame per Asanaj

[email protected] Tue, 10 Jul 2012 07:16:50 -0400 (EDT)
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
U  mbajt ne Nju York, sipas zakonit tradicional shqiptar, nje e pame per 
Dino  Asanaj, figure e dalluar e bashkesise shqiptaro-amerikane  
BEQIR  SINA, Yonkers  
Nje  mase e jashtezakonshme bashkeatdhetaresh i shprehin ngushellime te 
thella  vellait te Dino Asanajt, Nelit si dhe anetareve te tjere te familjes 
Asanaj, dhe  miqve te tij, qe jetojne ne Nju Jork e ne SHBA  
 
Kreu i agjencisë së privatizimeve Dino Asanaj vdiq muajin e  kaluar.
YONKERS  NY :  Me rastin e vdekjes se papritur dhe tragjike te - te, 
ndjerit Dino Asanaj,  kryetari i Bordit te Agjensise se Kosoves Per Privatizim, 
familja e te ndjerit  hapi nje te pame ne Nju Jork, te djelen. Dino Asanaj ka 
qene kuader i larte i  UÇK-se, biznesmen shume i suksesshem ne SHBA dhe ne 
Kosove, nje nga  organizatoret me efikase te bashkesise shqiptaro-amerikane, 
por edhe nje  veprimtar dhe intelektual i spikatur qe ia kishte dedikuar 
jeten e tij çeshtjes  kombetare shqiptare. 
E pamja ishte organizuar nga vellai i tij, Neli Asanaj, dhe anetaret e 
tjere me  te afert te kesaj familje, bashkevendas, miq dhe dashamire te tij, si 
Bashkim  Rexhaj, Petrit Asanaj, Agim Rexhaj,Ramadan Gashi dhe Sejdih Husenaj 
e shume  pjestare te tjere te familjes Asanaj ne New York, dhe u mbajt te 
dielen me 8  korrik prej ores 10 paradite deri ne oren 5 mbas dite.  
E pamja, eshte nje zakon tradicional i shqiptareve ne Kosove por dhe ne te  
gjithe viset shqiptare perreth saj. Kjo e pame u mbajte ne lokalin e njohur 
per  kujtimin e ngjarjeve te rendesishme kombetare, ne "Royal Regency 
Hotel" nje pike  e njohur e veprimtarive kombetare shqiptare qe gjindet ne 
Yonkers te New York.  Ky eshte edhe vendi nga ku, perkatesisht, 13 vjete me pare, 
u nis per te luftuar  ne Kosove, Brigada e vullnetareve shqiptare nga 
Amerika, e njohur si Batalioni  “Atlantiku” (nje force e organizuar e ushtareve 
te Ushtrise Çlirimtare te  Kosoves ne luften per çlirimin e saj, me bije e 
bija nga Amerika).  
Dino Asanaj, Perfaqesuesi i Qeverise se Kosoves ne SHBA, ishte nje nga 
ideatoret  dhe organizatoret e kesaj strukture ushtarake vullnetare, fillimisht 
me rreth  400 vullnetare, qe i dha botes te kuptonte se ne se nuk nderhyhej 
shpejt,  shqiptaret, kudo qe ishin, do te luftonin deri ne fund per lirine e 
tyre.  Domethenia simbolike e ketij evenimenti ishte shume domethenese dhe 
ishte nje  pike kthese qe e ndryshoi mendimin e te huajve per shqiptaret e 
vendosmerine e  tyre per te kuftuar per Kosoven. por kjo eshte vetem nje 
detaj nga veprimtaria e  te ndjerit Dino Asanaj. 
Ashtu si edhe dihet, Dino Asanaj, 57 vjeçar, qytetar amerikan dhe shqiptar 
nga  Kosova, nderroi jete me 14 qershor, ne Kosove, si pasoje e plageve te 
marra nga  goditjet me thike. Ai u gjet ne zyren e tij private, ne periferi 
te Prishtines,  i plagosur rende dhe me pas, nderroi jete ne nje spital ne 
Prishtine. Vdekja e  papritur e kryetarit te Bordit te Agjencise Kosovare te 
Privatizimit, Dino  Asanaj, ishte nje ngjarje e rende ne Kosove. Por, per 
shkak te reputacionit te  madh te te ndjerit Dino Asanaj, te kontributit dhe te 
ndikimit te tij, per mire  ne jeten e shume shqiptareve, kjo ngjarje eshte 
percjellur me dhimbje te madhe  tek shqiptaret e Amerikes.  
Kjo e pame qe zgjati shtate ore me kalimin ne radhe te nje kordoni te gjate 
te  nje mase te jashtezakonshme te bashkeatdhetareve, u mbylle me nje 
mesazh  drejtuar te gjitheve atyre qe moren pjese dhe erdhen te shprehin 
ngushellimet e  tyre, ne emer te familjes Asanaj nga professor Shinasi Rama, i cili 
punoj per  çeshtjen kombetare nje kohe te gjate me te ndjerin Asanaj.  
Duke e pershendetur ne emer te familjes dhe te miqve te afert te familjes 
Asanaj  kete te pame, profesor Shinasi Rama, ish - zedhenes i UÇK-se dhe i 
Qeverise se  Perkohshme te Kosoves ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, ku si 
zedhenes te  interesave te popullit te Kosoves, – perfaqesuesit e saj ishin 
ne ate periudhe,  ai dhe Dino Asanaj - theksoi se vdekja e Asanajt eshte nje 
humbje  jashtezakonisht e madhe per Kosoven. 
Professor Shinasi Rama, ne fillim te fjales se tij, tha se : "Deshirojme qe 
ne  emer te familjes Asanaj ne Amerike, te te gjithe miqve e 
bashkepunetoeve te - te  ndjerit si dhe ne emrin tim personal te falemnderojme te gjithe 
ata shqiptare  dhe qytetare amerikane qe erdhen ne kete dite perkujtimi per 
te shprehur  ngushellimet e tyre, per njeriun tone te dashur, patriotin dhe 
atdhetarin me  kontribut te jashtezakonshem, te ndjerin Dino Asanaj. Por, 
gjithashtu,  deshirojme te falenderojme edhe te gjithe ata miq e dashamire, te 
cilet me  telefona, apo me e-mail dhe mesazhe te tjera elektronike, e kane 
ngushelluar  familjen dhe miqte e tij per kete vdekje teper te hidhur, pe te 
cilen tha ai  perkujtimi i tij nga kaq shume njerez eshte nje deshmi e 
vlerave atdhetare dhe  njerezore qe Dino kishte." 
Une, u shpreh professor Rama, personalisht si mik i tij i ngushte dhe si 
nje  njeri qe kam shumeçka per te deshmuar nga afer per veprimtarine dhe 
kontributin  e ketij patrioti te shquar, do te thoja qe kjo pjesemarrje kaq 
masive tregon  qarte se çfare respekti ka gezuar key njeri tek bashkekombasit 
tij, ne Shtetet e  Bashkuara, por, edhe tek miqt e shoket amerikane. Respekti 
dhe nderimi qe i bene  sot figurat me te njohura te komunitetit, lidere dhe 
veprimtare te deshmuar ne  komunitetin tone, jane nje ngushellim i thelle per 
familjen Asanaj, por edhe nje  deshmi e gjurmes se thelle e te pashlyeshme 
qe Dino ka lene ne veprimtarite e  bashkesise shqiptaro-amerikane. 
"Ky eshte nje rast i jashtezakonshem respekti, nenvizoje professor Shinasi 
Rama.  Kjo i dedikohet Dino Asanajt, sternipit te Selman Kadrise, nipit te 
Sefedin  Asanajt, qe edhe ne vtiin 1938 po organizonte kryengritjen kunder 
sundimit serb,  te birit te Musa Asanajt, nje patrioti qe kurre nuk u thye, 
por jetoi me nder,  ketij biri te Kapishnices, te Vrelles, dhe te te gjithe 
Kosoves e shqiptarise,  ketij shqiptari, i cili dha aq shume per Kosoven qe e 
donte aq shume e per  çeshtjen kombetare shqiptare. Dino e ndihmoj si 
pak-kush Kosoven ne luften per  liri, ai punoi pa medyshjen me te vogel per 
çlirimin, pavaresine dhe ndertimin e  saj. Kjo pjesemarrje kaq masive e 
bashkekombasve tane ishte nje shprehje e  nderimit dhe e respektit te tyre te thelle 
per patriotin e shquar, mikun dhe te  afermin tone Dino Asanaj." 
Bashkatdhetaret e shumte nga te gjithe trojet shqiptare, qe moren pjese ne 
kete  te pame, thane se Dino Asanaj do te kujtohet si nje personalitet qe ka 
dhene  gjithçka per te miren dhe zhvillimin e Kosoves, mbase sipas tyre i 
ndjeri e  deshmoi si ne kohe lufte, per lirine e Kosoves, ashtu edhe gjate 
ndertimit te  shtetit te Kosoves, duke lene SHBA dhe duke investuar ne Kosove. 
Vepra dhe  perkushtimi i tij per Kosoven si gjate perpjekjeve per liri, 
luften per çlirimin  e Kosoves, dhe me pas per ndertimin e shetiti te Kosoves, 
do te kujtohet perhere  me respekt dhe do te nderohet me nje nderim te lart, 
thuhej ne ngushellimet e  shqiptareve te Amerikes te cilet besojne se e 
verteta, lidhur me vdekjen e Dino  Asanajt do te sqarohet deri ne fund dhe pa 
hijet e dyshimeve qe shoqerojne  ngjarje te tilla ne Ballkan.
IMG_0004.JPG (image/jpeg, 47.2 KB) - not displayed
IMG_0005.JPG (image/jpeg, 48.4 KB) - not displayed
IMG_0011.JPG (image/jpeg, 47.7 KB) - not displayed
IMG_0016.JPG (image/jpeg, 46.3 KB) - not displayed
IMG_0023.JPG (image/jpeg, 42.1 KB) - not displayed
IMG_0030.JPG (image/jpeg, 43.1 KB) - not displayed
IMG_0032.JPG (image/jpeg, 50.2 KB) - not displayed
IMG_0034.JPG (image/jpeg, 40.9 KB) - not displayed
IMG_0035.JPG (image/jpeg, 44.2 KB) - not displayed
IMG_0044.JPG (image/jpeg, 39.7 KB) - not displayed
IMG_0045.JPG (image/jpeg, 37.6 KB) - not displayed
IMG_0059.JPG (image/jpeg, 33.4 KB) - not displayed
IMG_0062.JPG (image/jpeg, 35.6 KB) - not displayed
IMG_0064.JPG (image/jpeg, 47.1 KB) - not displayed
IMG_0073.JPG (image/jpeg, 42.9 KB) - not displayed
IMG_0075.JPG (image/jpeg, 35.7 KB) - not displayed
IMG_0080.JPG (image/jpeg, 35.9 KB) - not displayed
IMG_0082.JPG (image/jpeg, 2.4 KB) - not displayed