Re: historianet e Enverit akoma i ndajne figurat ne armiqt e popullit

[email protected] Wed, 11 Jul 2012 08:41:03 -0400 (EDT)
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
Historin e Shqiperise nuk e bejne dote as historianet e Enverit( Puto,  
Xhufi, Milo, dhe kryetari i tyre Edi Rama) por dhe as Berisha qe ka  shprehur 
mendimet e tija personale. 
 
Sepse per 50 vjet historia e Shqiperise  eshte aq e sakatuar sa  do ti 
duhen sipas mendimit tim ndoshta edhe 50 vjet te tjera, qe  Shqiperia te beje 
nje histori me te vertet kombetare e jo politike. 
 
Mbasi edhe sot 22 vjet qe Shqiperia jone e rrezoi ate regjim te qelbur ka  
akoma nostaligjik, dhe historian te kohes se Enverit qe disa figura e quajn  
armiqte e popullit - tradhetar. 
 
 
In a message dated 7/11/2012 7:55:18 A.M. Eastern Daylight Time,  
[email protected] writes:

     
          
Kulture Nga DHURATA HAMZAI 

Drejtoresha e Arkivit: 

Gabimi i Kryeministrit për Qemal Stafën

     
TIRANE - Kryeministri  Sali Berisha ka kërkuar që të rishkruhet historia e 
Luftës  Nacionalçlirimtare, duke pranuar se ishte luftë vëllavrasëse. Ai  ka 
dhënë orientimet sesi historianët duhet t’i gjykojnë të  vërtetat e 
Historisë së Shqipërisë duke u ndalur te rezistenca e  armatosur në Luftën e Dytë 
Botërore dhe në rreshtimin e Shqipërisë  në koalicionin e majtë. Kryeministri 
ka theksuar se “realiteti  vëllavrasës i luftës është realitet i 
pamohueshëm.” Pas këtij  kontestimi Kryeministri Berisha kërkoi që “të pranohet roli 
shumë  i rëndësishëm dhe vendimtar i Britanisë së Madhe në organizimin e  
rezistencës”. Rishikim i Historisë me direktiva të Kryeministrit  ka shkaktuar 
debate mes historianëve të sotëm, për ata të cilët ai  kërkon t’u ndërrojë 
rolet në histori duke u mohuar edhe  kontributin si luftëtar të lirisë. Një 
nga këta ishte Qemal Stafa.  Shumica e historianëve të pyetur dje për këtë 
çështje kanë menduar  ta rishikojnë edhe njëherë fjalimin e Kryeministrit, 
sepse “nuk  mund të bëhet lodra me historinë”, siç u shpreh dje historiani i  
njohur Pëllumb Xhufi. “Do ta studiojë atë që ka thënë Kryeministri  me 
kujdes vonë deri në orën një të natës dhe do të kemi një  intervistë ditën tjetër
”, premtoi ai për “Shqiptarja.com”. Po  kështu edhe historianët e njohur 
si Vali Duka, Paskal Milo, pohuan  se kjo çështje duhet parë me shumë kujdes, 
dhe pastaj duhet folur.  Ndërkohë Drejtoresha e Arkivit Qendror të Shtetit 
Nevila Nika ka  sqaruar disa pika se ky synon kryeministri Berisha me 
rishikimin e  Historisë. 

Berisha  kërkoi që të rishkruhet historia e Luftës Nacionalçlirimtare,  
madje të pranohet lufta vëllavrasëse. Si do të rishikohet Historia  duke 
theksuar vëllavrasjen?
Kur flitet për rishikim të  historisë nuk flitet për përmbysje. Prandaj 
Kryeministri foli që  duhet pasur shumë kujdes të vihet në pah kontributi dhe 
ndihma e  jashtëzakonshme dhe klima e jashtëzakonshme paqësore që solli  
Britania e Madhe gjatë luftës së Dytë Botërore për Shqipërinë dhe  çështjen 
shqiptare. Domethënë që lëvizja u ndihmua prej  Britanikëve në disa drejtime në 
drejtimin organizativ, në  drejtimin financiar, në drejtim të armatimeve dhe 
gjithë kjo  natyrisht ishte një kontribut indirekt i taksapaguesve anglezë, 
 britanikëve, popullit, siç theksoi kryeministri. Duhet theksuar  
kontributi që bëri qeveria britanike me të dërguarit e vetë. Janë  një numër i tërë 
të dërguarish që fillimisht kanë ndihmuar të  formojnë klube nacionaliste, 
sepse partia komuniste lindi pak më  vonë pas ‘41-shit. Kështu që Kryeministri 
përmendi familjen  Kryeziu nga familjet me kontributet shumë të mëdha.

Si ta  kuptojmë këtë “luftë vëllavrasëse të pamohueshme”. Ç’emër do t’i  
vëmë në histori?
Do ta kuptojmë që ka ndodhur. Që do të  thotë ka pasur raste të pamotivuar 
që kanë ndodhur raste të tilla  të vëllavrasjes në të gjitha vendet e 
Europës. Kryeministri nuk i  përmendi vendet, por ato dihen. Në këtë pikë ajo që 
ka ndodhur në  Shqipëri është një realitet i pamohueshëm.

Pra, do  të kuptojmë që neve nuk ditëm cilin të luftonim në emër të lirisë  
dhe bëmë vëllavrasje?
Nuk është problemi që të themi  mirë u bë, por nuk mund ta mohojmë atë që 
ndodhi. I huaji na vrau,  por edhe ne u vramë me njëri-tjetrin. Nuk pati 
përmasa të mëdha,  por pati raste. Sigurisht kjo nuk arriti në përmasat e luftës 
 civile që është lufta e Spanjës. Është një dukuri që ka qenë e  pranishme 
në të gjitha vendet e Europës, të cilat u pushtuan nga  ushtritë 
antifashiste, por të orientimeve të ndryshme si në Itali  në Francë, kudo pati edhe 
orientim të majtë edhe orientim  nacionalist. 

Mendoni se  nuk kanë qenë vetë anglezët ata që na ndanë në fronte  
vëllavrasëse?
Problemi këtu është se Kryeministri  theksoi se duhet pasur kujdes në 
mënyrën e të shkruarit të  Historisë. Ai tha një objektiv, një orientim sesi ta 
shkruajmë. Ai  dha vetëm një orientim, nuk është se është detyrim për ata që 
e  shkruajnë këtë histori. Ai tha një orientim të tillë që Bill  Macklin 
është arkitekti i Marrëveshjes së Mukjes, që do të dilet  në konkluzion se 
britanikët bënë të pamundurën që forcat tona të  majta e të djathta të merreshin 
vesh për një qëllim me një ideal  të qartë që Shqipëria të ishte e lirë nga 
pushtuesit të  huaj.

Në fakt arkivat  tregojnë se Britanikët kanë ndihmuar tri forcat 
kundërshtare në  Shqipëri, kanë punuar në tre plane të kundërta. Cilët ishin në të  
vërtetë luftëtarët e lirisë që të kuptojmë edhe kontributin e  britanikëve?
Të gjithë kanë qenë luftëtarë. Britanikët  ndihmuan si krahun 
nacionalçlirimtar edhe krahun n nacionalist  edhe forcat e drejtuara nga Gjenerali 
Dejvis. Kjo më tepër u  përket historianëve ta përcaktojnë. Të gjithë janë 
luftëtarë, si  Kryezinjtë dhe Abaz Kupi dhe vetë Marrëveshja e Mukjes qe një  
përpjekje për të bashkuar me një ideal shqiptarët. 

A ishte Qemal Stafa luftëtar i Lirisë,  sepse Kryeministri Berisha tha: “
nuk jam dakord që një stadium,  një gjimnaz, një bulevard, të ketë emrin e tij”
. 
Jo,  jo, ka një keqkuptim këtu në atë që thotë Berisha. Qemal Stafës  nuk i 
hiqet asnjë nga kontribut. 

Po stadiumit dhe gjimnazit, pse duhet  t’i hiqet emri?
Qemal Stafa është aktivist i rinisë.  Këtu ka një keqkuptim, sepse duke 
qenë se Qemal Stafa nuk ishte  sportist, në fund të fundit një mendim dha, dhe 
unë gjykoj se do  të ketë këtë lloj keqkuptimi, ndaj s’do ta ketë emrin 
stadiumi.  Por gjimnazit jo, nuk i hiqet emri se Qemal Stafa ishte një  
gjimnazist i shkëlqyer. Kryeministri e hodhi fjalën vetëm për  stadiumin, por jo te 
shkolla apo rruga që mban emrin e tij.

Shqiptarja