New York: I jepet lamtumira e fundit va jzes 5 vjeçare shqiptare

[email protected] Fri, 13 Jul 2012 09:10:44 -0400 (EDT)
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
New  York: I jepet lamtumira e fundit vajzes 5 vjeçare shqiptare, qe u 
mbyte ne  pishine

E  ema: "Dea u rrit e mu ba shoqe, ..." 
 
Westchester  County - New York: Nje vajze shqiptare vetem pese vjeçare kete 
te djele(9  korrik) humbi jeten tragjikisht, pasi u mbyt ne ujin e nje 
pishine private ne  oborrin e nje shtepie. 

Sipas shtypit lokal ngjarja ka ndodhur ne  lokalitetin Westchester County - 
New York dhe i ka marre jeten nje Barbie - e  quajtur Adea Morina, e bija e 
Sarandes dhe Bujar Morines nje emigrante nga Peja,  i cili ka shtate vjete 
qe ka emigruar ne SHBA.

Sipas shtypit lokal dhe  policise thuhet se :"E vogla u mbyt te premten 
ndersa u deklarua e vdekur me 9  korrik te djelen, pasi u dergua ne qendren 
spitalore Westchester Medical Center.  Adea ose si thirrej shkurtimisht Dea, 
ndodhej ate dite ne nje feste femijesh  duke festuar nje ditelindje ne oborrin 
e shtepise, kur ndodhi aksidenti tragjik.  



Sipas shtypit lokal thuhet se 5-vjeçarja, e cila mbasi u nxorr  nga 
thellesia e ujit te pishines, nga nje i afermi i saj - u ringjall pasi u  ndie 
rrahja e pulesit te saj. Ajo u gjete ne kete gjendje ne nje pishin ne  oborrin e 
shtepise Yorktown, te premten, por vdiq dy dite me vone, thane anetare  te 
familjes se saj te henen ne nje deklarate. 
Sipas  tyre Adea Morina ishte ne nje feste ditelindjeje te nje femije se 
bashku me  nente femijet e tjere,si dhe nenen e saj - ne nje shtepi ne 
lokalitetin Clover  Ridge Estates ne lagjen Rustic Ridge Court, kur ate pasdite, 
ajo i humbi  "shikimit" te femijeve, dhe pa u vene re, ra ne pishine te 
premten, tha  policia.



Vajza eshte nxjerre nga uji dhe i ishte dhene nje ndihme  e shpejte para se 
te dergohej ne qendren spitalore Westchester Medical Center ne  Valhalla, 
ku dhe vdiq dielen, thane zyrtaret e policise. 
Policia,  tha se hetimi eshte ne vazhdim, por ata mendojne se nuk duket qe 
ka shenja te  ndonje "loje me femije qe rezultoi me rrezimin e saj ne ujin e 
pishines",  megjithse, Zyra e Mjeksore e Ekzaminimeve te Qarkut 
Westchester, ende nuk e ka  percaktuar nje shkak zyrtar te vdekjes. 
Nje  nga nepunesite i policise, i cili ka filluar kryerjen e hetimeve me 
polumbaret e  ekipit CPR, kur ai mberriti ne shtepin ku ndodhi ngjarja 
tragjike, tha  zyrtaretarisht se 5 vjeçarja e rifitoi rrahjen e pulsit e saj dhe 
zemra e kesaj  Barbie ri-filloi rrahjet, çka ngjalli shpresa se po merrte jete 
por fakeqesisht  te djelen vone u deklarua e vdekur.

Funerali  i te ndjeres u mbajte ne "Rugiero & Sons" te marten me 10 korrik, 
prej ores  3 pas dite deri ne oren 9 te mbremjes ne Yonkers Avenue.Varrimi 
i ketij engjelli  qe ka tronditur komunitetin u zhvillua me 11 korrik 2012 
ne varrezat publike ne  " Kensico Cemetery " Valhalla - New York, dje ne mes 
drek, ne prani te qindra  njerezve. 

Ne  fjalen e lamtumires nena e Deas, ketij engjulli thote se :"Te nderuar 
miq,  dashamire dhe familjare sot kur qiellit po i shtohet nje yll, me lot ne 
sy e  dhembje ne zemer po i themi lamtumiren e fundit Deas. Ju kisha, lut 
te me  kuptoni nese lotet na "tradhtojn" sepse qenka shume e veshtire me u 
permbajte,  kur ndahesh nga femiu, te ndahesh nga pjesa e jetes."   
Per  ty Dea, tha nena e saj Saranda e cila ka lindur edhe vete ne Amerike, 
eshte  shume e veshtire te flitet sikur ti ishe sepse çdo here do te jesh me 
ne, do te  jesh engjulli e shpirtit te nenes tende. Edhe pse shume e vogel 
me moshe, sapo  ke mbushur 5 pranvera, Dea ishte plot jete, energji dhe 
hare, thote nena e saj -  duke shtuar se edhe prania e saj e ndriqonte dhomen, 
buzeqeshja, zeri i embel  dhe perqafimet e saj - "ta hjeknin lodhjen e 
merzine....thjesht ajo na i jepte  kuptim jetes". 
Nena  e te ndjeres solli copeza kujtimesh nga jeta e saj "Si sot me 
kujtohet dita,  thote Saranda, kur Dea lindi, ishte aq engjullore, aq e bute dhe e 
embel sa ne  na bente te fluturojme. Vitet kalonin e Dea u rrit si nje femij 
shume e  shendosh, e mbare dhe intelegjente. Me aq emocion ajo i priste 
festat dhe  ditelindjet e saj, momente keto qe nuk do ti harrojm  kurre."

E  ema: Dea u rrit e mu ba shoqe, ajo ma kuptonte edhe shiqimin...

Dea,  u rrit shpejt, tani sapo mbaroi vitin e pare parashkollor... e donte 
librin dhe  po mesonte shume gjera te reja. Por, nje gje qe Dea nuk arriti 
ta mesonte ishte  rendesia e frikes. Si edhe çdo femije i moshes se saj ajo 
nuk di se çfare eshte  frika, prandaj edhe ate dite te Premte, ajo nuk ju 
frigua ujit. Apo, ne nuk e  dijme "nese ajo me te vertet nuk ju frigua ujit, 
apo ai bazen i mbushur me uje  ne syte e saj - u shendrrua ne nje kopsht me 
lule, ku ajo do te gjente lumturine  e perhershme; ai bazen asaj ju shenderrua 
ne parajse dhe ajo pa asnje hezitim e  pa piken e friges u nis drejt 
parajses, sepse vetem aty e kan vendin engjujt.   
E  perlotur dhe me zemer te thyer e ema e saj "therret" nga thellesia e 
shpirtit  saj :"Dea, shpirt do te me mungosh mua dhe babit tend me se shumti 
motres tende  Emmes qe aq shume e deshte. Do t'ju mungosh gjyshit, gjyshes e 
hallave ne  Kosove, te cilet nuk arriten te njohin por do te jetojn me 
kujtimin qe e kan nga  fotot e bisedat telefonike. Do ti mungosh gjyshit e gjyshes 
ne New York, dajes  Bekim e tezeve te vogla e te tjereve qe paten rastin ta 
shijojn embelsine tende  engjullore. Pushofsh ne qetesi e dashura Dea dhe 
çdo here do te jetojme me  kujtimin per ty. Te dojme shume!". 

Veprimtari  i komunitetit Harry Bajraktari falemnderon thellesisht nga 
zemra ne emer te  famijes Morina, te gjithe bashkeatdhetaret qe moren pjese ne 
percjelljen per ne  jeten e amnueshme te vajzes se tyre 5 vjeçare Adea Morina

Ne  nje mesazh elektronik veprimtari e shquar i komunitetit zoti Harry 
Bajraktari,  pasi falemnderon te afermit, e tij, shoket, miqt dhe dashamiret qe 
moren pjese  ne kete vdekje tragjike, theksone :" Me trishtim te thelle ne 
kemi mesuar keto  dite per vdekjen e tragjike, te engjullit tone Adea Morina, 
e bukur si kukull .  Ajo ishte vetem 5 vjeçe dhe ishte; "nje gonxhe e nje 
lule qe sapo kishte çelur".  Ai thote se ajo ishte vajza e kusheririt tim, e 
bija e Sarandes dhe Bujar Morina  dhe mbesa e xhaxhait tim Lula dhe gruas se 
tij Nusha Bajraktari ". Bjaraktari,  falemnderoje edhe Haxhi Elez Osmanin 
per lutjen fetare dhe kryerjen e zakoneve  sipas ritit fetar.

Nderkohe, familja thote se e ka hapur te pamen me 15  korrik ne lokalin e 
njohur "Eastwood Manor" ne Bronx - New York. /Beqir  SINA/


INA Maqedoni



_ILIRIA NEWS AGENCY - Nju Jork,  Dea 5 vjeçare mbytet në pishinë_ 
(http://ina-online.net/diaspora/19230.html)  

_http://ina-online.net/diaspora/19230.html_ 
(http://ina-online.net/diaspora/19230.html) 



Revista Kuvendi ne Michigan

_http://revistakuvendi.org/?p=1257_ (http://revistakuvendi.org/?p=1257) 

_revistakuvendi.org » Vdekje tragjike,  një vajzë 5 vjeçare shqiptare u 
mbytë në pishinë_ (http://revistakuvendi.org/?p=1257)  



 
 
 
 
  



The exterior of the Westchester Medical Center in Valhalla






 
 
 
Yorktown  Police administered CPR to a young girl after she was found in a 
swimming pool.