Ndreu: Distancohemi nga drejtuesit aktual te BDSH
[email protected] Fri, 13 Jul 2012 09:14:23 -0400 (EDT)
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
NDREU: DISTANCOHEMI NGA DREJTUSIT AKTUAL TË BDSH
(http://revistakuvendi.org/wp-content/uploads/2012/07/aa0.jpg) Unë dhe
familja ime nuk kemi të bëjmë më me Partin Bashkimi Demokratik
Shqiptar,distansohemi dhe deklarojmë se nuk jemi pjesë e kësaj force politike,nuk
mbështesim drejtusit aktual dhe nuk mbajm përgjegjësi morale për qendrimet dhe
aleancat e ksaj Partie…
NGA JONUZ NDREU
Unë i nëshkruari Jonuz Ndreu, me banim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,
në shtetin e New York-ut, deklarojë se nuk jemi pjesë e Partis Bashkimit
Demokratik Shqiptar. Me keqardhje vemë re se kjo Parti është larguar nga
qëllimi për të cilin u krijua.
Që në vitin 2002 ka një deklaratë nga Isa Ndreu dhe Loro Stajka, e
cila publikisht ka përcjellë për opinionin publik mbylljen e aktivitetit për
kët Parti. Vazhdimin e deri tanishëm të aktivitetit të Partis Bashkimi
Demokratik Shqiptar, e kemi lejuar duke u nisur nga qëllimi i mirë, që edhe
emri i ksaj Partie të mbetej si kontribuese në proçeset demokratike të vendit,
mirpo zhgënjimi ynë ka qenë i madh.
Disa njerëz që e kanë marrë në dorë atë kanë abuzuar dhe kanë
shfrytëzuar për interesat e tyre, duke abuzuar me historinë dhe emrin e Partis
Bashkimi Demokrat Shqiptar.
Familja NDREU, krahas kontributit të shumë partriotëve antikomunist
në mërgim, ka qenë gjatë të gjithë aktivitetit, gati 30 vjeçar të kësaj
Partie, themeli financiar, politik, shoqëror e moral, mbi të cilët u lind dhe o
konsilidua BDSH.
Fatkesisht, kemi konstatuar prej shumë kohësh se drejtusit aktual abuzojnë
me emrin, historin, kulturën, politikën, moralin, dhe qëllimin për të
cilin u krijua ky formacion politik, duke e fundosur atë në batakun tëjet të
ndotur të politikës shqiptare. Për ne është e pa moralshme dhe e pa pranushme,
që Partia e krijuar për interesat kombëtare demokratike dhe antikomuniste,
të përlyhet në tryzat e shtruara nga persekutorët tanë apo bijtë e tyre!
Unë dhe familja ime, fisi im, të përndjekur e të dënuar nga
rregjimi komunist, nuk mund të jemi në një mendje me drejtusit aktualë të kësaj
Partie, të cilët janë bashkuar në aleancë me trashëgimtarët e persekutorëve
tanë. Duke distancuar nga Partia Bashkimi Demokrat, ne deklarojmë se nuk
mbajmë përgjegjësi morale para anëtarëve dhe simpatizantëve të kësaj partie
për qëndrimet dhe aleancat e deklaruar të PBDSH.
Përfundimisht, duke pasur, mbi të gjitha të drejtën moale dhe
legjitime, deklaroj, në emrin tim dhe të gjith familjes Ndreu, se nuk bëjm pjesë
në asnjë nga strukturat drejtuse dhe nuk i mbështesim drejtuesit aktualë, as
materijalisht, as politikisht dhe as moralisht.
New York, Qershor 2012