Deklarate e PLL

[email protected] Sat, 14 Jul 2012 11:53:46 -0400 (EDT)
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>

 

Sot  paradite, zv/kryetari i P.L.L. z. Murat Basha dha nje konference per  
shtyp.
Me poshte po ju percjellim te plote tekstin e deklarates se mbajtur  prej 
tij.

Zyra e shtypit e P.L.L.


Tiranë, më 14 korrik  2012 



Deklaratë për  mediat 


Kohët e fundit, si vazhdimësi e  atavizmave të trashëguara nga paraardhësit 
e tyre biologjik dhe ideologjik,  disa “historianë” që janë pjesë e së 
majtës ideologjike dhe politike, kanë  rinisur një fushatë të shfrenuar 
shpifjesh dhe denigrimi kundër figurave  madhore të së djathtës historike shqiptare 
dhe veçanërisht ndaj Mbretit Zog  I. 

Ky sulm i shfrenuar ndaj figurave  të shquara, të cilët jetësuan në shtet 
modern Pavarësinë e shpallur në vitin  1912 nga Ismail Qemali, buron si nga 
shterpësia intelektuale, ashtu edhe  mllefi që kanë karshi këtyre figurave 
madhore. Ky mllef dhe nervozizëm që ata  shprehin dukshëm, është i lidhur 
ngushtë me indoktrinimin e tyre dhe  inferioritetin që ndjejnë, kur diferenca 
ndërmjet atyre që ndërtuan shtetin e  parë shqiptar dhe veprës së baballarëve 
të tyre, të cilët ushtruan gjenocid  për 50 vjet mbi shqiptarët, po del në 
dritën e diellit ditë pas dite.  

Trillimet e Enver Hoxhës dhe  lakenjve të tij, që po artikulohen sot nga 
pasardhësit e atij regjimi, nuk  mund t’i qëndrojnë edhe për shumë kohë 
fakteve historike, që flenë akoma në  Arkivin Qendror të Shtetit e që në mënyrë të 
përmbledhur, janë si më  poshtë: 

Mbreti Zog I nuk e pranoi  ultimatumin e Italisë, ndonëse ai ultimatum i 
garantonte atij gjithçka,  përfshi edhe Fronin. Përkundrazi, ai, me refuzimin 
e atij ultimatumi, de  facto i shpalli luftë Italisë. Largimi i tij dhe i 
qeverisë në emigracion,  u bë me vendim të Parlamentit Shqiptar dhe kishte për 
qëllim ruajtjen e  vazhdimësinë juridike të shtetit shqiptar, por edhe 
përpjekjet diplomatike në  interes të Shqipërisë dhe shqiptarëve pranë 
kancelarive të fuqive të mëdha.  Nëse Mbreti Zog I do të kishte qëndruar në Shqipëri, 
ushtria serbe do të futej  25 km në brendësi të territorit shqiptar, gjoja 
në mbrojtje te interesave të  veta. Rezistenca ushtarake e 7 Prillit është 
vepër e ushtarakëve dhe  qytetarëve shqiptarë nën drejtim e major Abaz Kupit. 
Dëshmori Mujo Ulqinaku ka  qenë pjesëtar i forcave ushtarake me gradën 
kapter dhe luftoi nën komandën e  Abaz Kupit. 

Avni Rustemi është vrarë nga Isuf  Reçi, mullixhiu i sarajeve të Esat Pashë 
Toptanit. Vrasja e tij është një  gjakmarrje e pastër, shtyrë dhe paguar 
nga byrazeri i Esat Pashës, Osman Bali,  antizogist i njohur... 

Luigj Gurakuqi mbas grushtit të  shtetit të vitit 1924 u strehua në Itali 
tek kushëriri i tij Baltion Stamolla,  i cili është dhe autori i vrasjes së 
tij për çështje nderi... 

Bajram Curri, pas grushtit të  shtetit të vitit 1924 nuk u largua nga 
Shqipëria dhe përmes Abaz Kupit, mori  garanci nga Ahmet Zogu, se nuk do të 
kishte asnjë pasojë për shkak të  veprimtarisë së tij. Kur ky fakt u zbulua nga 
shërbimet sekrete serbe, të  cilët dërguan agjentët e tyre dhe asgjësuan 
fizikisht Bajram Currin, këtë  patriot dhe antiserb. 

Nëse Mbreti Zog I do të ishte  hakmarrës për autorët e grushtit të shtetit 
dhe organizatorëve të atentateve  që u kryen ndaj tij në Parlamentin e 
Shqipërisë dhe në Vjenë, më shumë se për  këdo do ishte treguar i tillë ndaj 
kundërshtarit kryesor dhe udhëheqësit të  grushtit të shtetit, Fan Noli. Por 
përkundrazi, Mbreti Zog I, jo vetëm që nuk  u tregua hakmarrës, por si ai dhe 
Mbreti Leka I, e kanë ndihmuar Fan Nolin  financiarisht deri në fundin e 
jetës së tij. 

Për të gjitha këto ne i referohemi  Arkivit të Shtetit Shqiptar dokumenteve 
përkatës, të cilat i zotërojmë dhe  jemi të gatshëm të ballafaqohemi me 
këdo dhe kudo. 

Do t’i sugjeroja Top-Channel dhe  drejtueses se emisionit “Shqip” znj. 
Xhunga, që nëse vërtetë duan që të hedhin  dritë mbi të vërtetat e historisë 
sipas dokumenteve, të mos ndërtojnë panele  të njëanshme. Ne jemi të gatshëm 
që të bëhemi pjesë e debatit për të saktësuar  të dhënat historike të cilat 
deformohen qëllimisht nga Milo me  shokë. 


******* 

Tirane, me 14 korrik  2012 



Deklarate per  mediat 


Kohet e fundit, si vazhdimesi e  atavizmave te trasheguara nga paraardhesit 
e tyre biologjik dhe ideologjik,  disa “historiane” qe jane pjese e se 
majtes ideologjike dhe politike, kane  rinisur nje fushate te shfrenuar 
shpifjesh dhe denigrimi kunder figurave  madhore te se djathtes historike shqiptare 
dhe vecanerisht ndaj Mbretit Zog  I. 

Ky sulm i shfrenuar ndaj figurave  te shquara, te cilet jetesuan ne shtet 
modern Pavaresine e shpallur ne vitin  1912 nga Ismail Qemali, buron si nga 
shterpesia intelektuale, ashtu edhe  mllefi qe kane karshi ketyre figurave 
madhore. Ky mllef dhe nervozizem qe ata  shprehin dukshem, eshte i lidhur 
ngushte me indoktrinimin e tyre dhe  inferioritetin qe ndjejne, kur diferenca 
ndermjet atyre qe ndertuan shtetin e  pare shqiptar dhe vepres se baballareve 
te tyre, te cilet ushtruan gjenocid  per 50 vjet mbi shqiptaret, po del ne 
driten e diellit dite pas dite.  

Trillimet e Enver Hoxhes dhe  lakenjve te tij, qe po artikulohen sot nga 
pasardhesit e atij regjimi, nuk  mund t’i qendrojne edhe per shume kohe 
fakteve historike, qe flene akoma ne  Arkivin Qendror te Shtetit e qe ne menyre te 
permbledhur, jane si me  poshte: 

Mbreti Zog I nuk e pranoi  ultimatumin e Italise, ndonese ai ultimatum i 
garantonte atij gjithcka,  perfshi edhe Fronin. Perkundrazi, ai, me refuzimin 
e atij ultimatumi, de  facto i shpalli lufte Italise. Largimi i tij dhe i 
qeverise ne emigracion,  u be me vendim te Parlamentit Shqiptar dhe kishte per 
qellim ruajtjen e  vazhdimesine juridike te shtetit shqiptar, por edhe 
perpjekjet diplomatike ne  interes te Shqiperise dhe shqiptareve prane 
kancelarive te fuqive te medha.  Nese Mbreti Zog I do te kishte qendruar ne Shqiperi, 
ushtria serbe do te futej  25 km ne brendesi te territorit shqiptar, gjoja 
ne mbrojtje te interesave te  veta. Rezistenca ushtarake e 7 Prillit eshte 
veper e ushtarakeve dhe  qytetareve shqiptare nen drejtim e major Abaz Kupit. 
Deshmori Mujo Ulqinaku ka  qene pjesetar i forcave ushtarake me graden 
kapter dhe luftoi nen komanden e  Abaz Kupit. 

Avni Rustemi eshte vrare nga Isuf  Reci, mullixhiu i sarajeve te Esat Pashe 
Toptanit. Vrasja e tij eshte nje  gjakmarrje e paster, shtyre dhe paguar 
nga byrazeri i Esat Pashes, Osman Bali,  antizogist i njohur... 

Luigj Gurakuqi mbas grushtit te  shtetit te vitit 1924 u strehua ne Itali 
tek kusheriri i tij Baltion Stamolla,  i cili eshte dhe autori i vrasjes se 
tij per ceshtje nderi... 

Bajram Curri, pas grushtit te  shtetit te vitit 1924 nuk u largua nga 
Shqiperia dhe permes Abaz Kupit, mori  garanci nga Ahmet Zogu, se nuk do te 
kishte asnje pasoje per shkak te  veprimtarise se tij. Kur ky fakt u zbulua nga 
sherbimet sekrete serbe, te  cilet derguan agjentet e tyre dhe asgjesuan 
fizikisht Bajram Currin, kete  patriot dhe antiserb. 

Nese Mbreti Zog I do te ishte  hakmarres per autoret e grushtit te shtetit 
dhe organizatoreve te atentateve  qe u kryen ndaj tij ne Parlamentin e 
Shqiperise dhe ne Vjene, me shume se per  kedo do ishte treguar i tille ndaj 
kundershtarit kryesor dhe udheheqesit te  grushtit te shtetit, Fan Noli. Por 
perkundrazi, Mbreti Zog I, jo vetem qe nuk  u tregua hakmarres, por si ai dhe 
Mbreti Leka I, e kane ndihmuar Fan Nolin  financiarisht deri ne fundin e 
jetes se tij. 

Per te gjitha keto ne i referohemi  Arkivit te Shtetit Shqiptar dokumenteve 
perkates, te cilat i zoterojme dhe  jemi te gatshem te ballafaqohemi me 
kedo dhe kudo. 

Do t’i sugjeroja Top-Channel dhe  drejtueses se emisionit “Shqip” znj. 
Xhunga, qe nese vertete duan qe te hedhin  drite mbi te vertetat e historise 
sipas dokumenteve, te mos ndertojne panele  te njeanshme. Ne jemi te gatshem 
qe te behemi pjese e debatit per te saktesuar  te dhenat historike te cilat 
deformohen qellimisht nga Milo me  shoke.