SHBA: Lojrat Verore Olimpike – Londer 2012
[email protected] Mon, 16 Jul 2012 08:03:36 -0400 (EDT)
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
SHBA: Lojrat Verore Olimpike – Londer 2012 Ekipi amerikan eshte nder me te medhenjet ne kete olimpiade, nje “armate” sportistesh me 530 – anetar te ekipit olimpik amerikan BEQIR SINA, New York Volejbollisti korçar, Donald Suxho, tani eshte konfirmuar si nje prej yjeve te perfaqesueses amerikane te volejbollit ne Lojrat Verore Olimpike – Londer 2012 Colorado Springs, Colo:- Me shume se 200 ekipe olimpike do te shkojne kete jave per te marre pjese ne Lojrat Olimpike Verore ne Londer, ku do te konkurrojne per medalje ne dhjetra aktivitete sportive. Kryeqyteti i Anglise Londra, mikepritese do te mbushet plot me atlete, tifoze, zyrtare, personalitete, gazetare dhe turiste nga mbare bota. Ekipi i Shteteve te Bashkuara eshte me i madhi dhe ska dyshim qe eshte ne qender te vemendjes dhe zgjon interesimin e miliona njerezve anembane botes. Komiteti Olimpik i Shteteve te Bashkuara, njoftoi sot se Ekipi amerikan ne Lojrat Verore Olimpike – Londer 2012, qe do te konkurrojne ne garat e ardhshme olimpike qe zhvillohen ne Londer – Angli, prej 27 Korrik deri ne 12 Gusht, eshte duke bere pergatitjet e fundit. Ekipi amerikan eshte nder me te medhenjet ne kete olimpiade, nje “armate” sportistesh me 530 – anetar te ekipit olimpik amerikan eshte i perbere nga 269 gra dhe 261 burra, duke shenuar heren e pare ne historin e olimpiadave qe Ekipi Olimpik i SHBA, ka ne permberjen e tij – me shume sportiste femra se sa meshkuj. Shtetet e Bashkuara do te perfaqesohen ne 25 lloje sporti (38 disiplina) “Shtetet e Bashkuara te Amerikes do te perfaqesohen ne Lojerat Olimpike ne Londer nga 530 e individeve, sportisteve me te mire ne vendin tone. Ata jane atletet me te medhenj te kombit tone dhe do te tregojne se çfare do te thote te jeshe sportist amerikan. Une pres nga ata sportiste dhe drejtues e stafet e tyre jo vetem qe do te konkurrojne per te perfaqesuar kombin tone, por do te perfaqesojne dhe krenarine tone kombetare si ne dhe jashte fushen e lojes, “tha Presidenti i Komitetit Olimpik Amerikan , zoti Scott Blackmun. “Une jam gjithashtu krenar qe per here te pare ne histori, Ekipi olimpik amerikan permban me shume gra se burra – nje testament i vertete per ndikimin e Titullit IX, i cili ne historine 40-vjeçare te saj – ka rritur mundesite sportive per miliona femra ne te gjithe Shtetet e Bashkuara. ” Fakte: • Dyzet e kater shtete nga SHBA jane te perfaqesuara, duke perfshire 128 atlete nga California, 35 nga New Yorku dhe Pennsylvania dhe 33 nga Teksasi. • Atleti me i vjeter dhe me i ri ne Ekipin Olimpik te SHBA ne Londra 2012 – eshte ai i garave te kuajve Karen O’Connor, 54 vjeç, dhe me i ri notaria Katie Ledecky, 15 vjeçe- *Moshat mesatare e atleteve amerikan jane te ndara nga 39 vjet per meshkuj, ndersa mosha mesatare per femra eshte 27 vjet. • Atleti me i gjate eshte Basketbollisti i qendres Tyson Chandler 7 ft, 1 inç, • Ekipi Olimpik i SHBA permban dy grupe te binjakeve ne lojtaret e tenisit Bob dhe Mike Bryan dhe Grant dhe Ross James. *Vellezerit e motrat te ekipit perfshijne notaret Alyssa dhe Haley Anderson, atletet Diane dhe Steven Lopez, atletet Paige dhe Zach Railey, lojtaret Julisw dhe Katie Reinprecht, lojtaret e vaterpolit Jessica dhe Maggie Steffans dhe lojtaret e tenisit Serena dhe Venus Williams. • Gjashtedhjete e shtate anetaret e Ekipit Olimpik te SHBA , jane prinder kane femije, nga keta jane 54 baballaret dhe 13 nena. *Volejbollisti shqiptar Donald Suxho i cili u be nje qytetar amerikan ne 2001 dhe ka konkuruar per ekipin e SHBA ne Olimpiaden e vitit 2004 ne Athine, “humbi” shancin te luaj ne Lojrat Olimpike ne Pekin 2008, me nje problem ne gju, duke mbetur pa nje medalje ari. Volejbollisti korçar, Donald Suxho, tani eshte konfirmuar si nje prej yjeve te perfaqesueses amerikane te volejbollit qe kerkon te ri-mare medaljen e arte ne Lojrat Olimpike Verore Londra 2012, per te perseritur fitoren e Pekinit 2008. Suxho, tashme 36-vjeçar, i cili ka qene pjesetar i perfaqesueses shqiptare te volejbollit, si per te rinj ashtu edhe te rritur, deri ne vitin 1996 kur ai u shperngul ne SHBA. I rritur si sportist ne skuadren e Skenderbeut ne Korçe, pasi u be i njohur me ekipin e kolegjit USC ne Boston, per te u hapen edhe dyert e Kombetares amerikane, ku ai ishte fillimisht nje zevendesues. Ne vitin 2004, Suxho ishte pjese e skuadres qe u rendit ne vendin e katert ne Lojerat Olimpike ne Athine, duke u aktivizuar ne 8 takime gjate ketij turneu. Qe pas perfundimit te Olimpiades, ai eshte kthyer ne titullar ne rolin e pasuesit dhe eshte cilesuar si nder me te miret ne qarkullim edhe ne Evrope, Ne vitin 2005, ai ishte kandidatura e propozuar nga Federata Amerikane e Volejbollit per çmimin “Sportisti i Vitit” i dhene nga Komiteti Olimpik i SHBA-se. Uniformat e atleteve te ekipit amerikan ne Lojerat Olimpike “Londra 2012″ kane ngjyre te kuqe, te bardhe dhe te kalter, te gjitha qe perbejne dhe flamurin amerikan, por ato jane te prodhuara ne Kine. Ky fakt ka nervozuar ne mase te madhe anetaret e Kongresit te SHBA-se.Republikanet dhe demokratet kane reaguar ashper ne vendimin e Komitetit Olimpik te SHBA-se qe beretat, xhaketat e pantallonat per hapje dhe mbyllje te ceremonise se Olimpiades, pastaj uniformat per gara e stervitje jane prodhuar ne fabrikat e ngritura ne Kine, derisa industria e tekstilit ne SHBA, po ka veshtiresi ekonomike dhe nuk po mund te perballet me numrin e madh te punetoreve, te cilet çdo dite e me shume po kerkojne pune. “Jam shume i shqetesuar. Mendoj se zyrtareve te Komitetit Olimpik duhet t’ u vije turp. Mendoj se ata duhet te ndihen te poshteruar. Mendoj se ata duhet t’i marrin te gjitha uniformat, t’i gjuajne mbi nje tufe te drunjve dhe t’i djegin te gjitha, per te filluar nga e para”, ka thene lideri i senatit amerikan, demokrati Harry Reid. Donald Suxho celebrates Shtetet e Bashkuara do të përfaqësohen në 25 lloje sporti (38 disiplina) Shtetet e Bashkuara do të përfaqësohen në 25 lloje sporti (38 disiplina) Shtetet e Bashkuara do të përfaqësohen në 25 lloje sporti (38 disiplina) Shtetet e Bashkuara do të përfaqësohen në 25 lloje sporti (38 disiplina) Shtetet e Bashkuara do të përfaqësohen në 25 lloje sporti (38 disiplina) The US Olympic men’s basketball team pose for a photo after the lineup was Shtetet e Bashkuara do të përfaqësohen në 25 lloje sporti (38 disiplina) Shtetet e Bashkuara do të përfaqësohen në 25 lloje sporti (38 disiplina) Shtetet e Bashkuara do të përfaqësohen në 25 lloje sporti (38 disiplina) Shtetet e Bashkuara do të përfaqësohen në 25 lloje sporti (38 disiplina) Shtetet e Bashkuara do të përfaqësohen në 25 lloje sporti (38 disiplina) Shtetet e Bashkuara do të përfaqësohen në 25 lloje sporti (38 disiplina) 2012 Summer Olympics: Team USA 2012 Summer Olympics: Team USA 2012 Summer Olympics: Team USA 2012 Summer Olympics: Team USA 2012 Summer Olympics: Team USA 2012 Summer Olympics: Team USA 2012 Summer Olympics: Team USA 2012 Summer Olympics: Team USA 2012 Summer Olympics: Team USA 2012 Summer Olympics: Team USA 2012 Summer Olympics: Team USA 2012 Summer Olympics: Team USA SHBA: Lojrat Verore Olimpike – Londër 2012 (http://revistakuvendi.org/wp-content/uploads/2012/07/AAA1.jpg) Ekipi amerikan është ndër më të mëdhenjët në këtë olimpiadë, një “armatë” sportistësh me 530 – anëtar të ekipit olimpik amerikan BEQIR SINA, New York Volejbollisti korçar, Donald Suxho, tani është konfirmuar si një prej yjeve të përfaqësueses amerikane të volejbollit në Lojrat Verore Olimpike – Londër 2012 Colorado Springs, Colo:- Më shumë se 200 ekipe olimpike do të shkojnë këtë javë për të marrë pjesë në Lojrat Olimpike Verore në Londër, ku do të konkurrojnë për medalje në dhjetra aktivitete sportive. Kryeqyteti i Anglisë Londra, mikëpritëse do të mbushet plot me atletë, tifozë, zyrtarë, personalitete, gazetarë dhe turistë nga mbarë bota. Ekipi i Shteteve të Bashkuara është më i madhi dhe ska dyshim që është në qender të vemendjes dhe zgjon interesimin e miliona njerëzve anembanë botës. Komiteti Olimpik i Shteteve të Bashkuara, njoftoi sot se Ekipi amerikan në Lojrat Verore Olimpike – Londër 2012, që do të konkurrojnë në garat e ardhshme olimpike që zhvillohen në Londër – Angli, prej 27 Korrik deri në 12 Gusht, është duke bërë përgatitjet e fundit. Ekipi amerikan është ndër më të mëdhenjët në këtë olimpiadë, një “armatë” sportistësh me 530 – anëtar të ekipit olimpik amerikan është i përbërë nga 269 gra dhe 261 burra, duke shënuar herën e parë në historin e olimpiadave që Ekipi Olimpik i SHBA, ka në përmbërjen e tij – më shumë sportistë femra se sa meshkuj. Shtetet e Bashkuara do të përfaqësohen në 25 lloje sporti (38 disiplina) “Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të përfaqësohen në Lojërat Olimpike në Londër nga 530 e individëve, sportistëve më të mirë në vendin tonë. Ata janë atletët më të mëdhenj të kombit tonë dhe do të tregojnë se çfarë do të thotë të jeshë sportist amerikan. Unë pres nga ata sportistë dhe drejtues e stafet e tyre jo vetëm që do të konkurrojnë për të përfaqësuar kombin tonë, por do të përfaqësojnë dhe krenarinë tonë kombëtare si në dhe jashtë fushën e lojës, “tha Presidenti i Komitetit Olimpik Amerikan , zoti Scott Blackmun. “Unë jam gjithashtu krenar që për herë të parë në histori, Ekipi olimpik amerikan përmban më shumë gra se burra – një testament i vërtetë për ndikimin e Titullit IX, i cili në historinë 40-vjeçare të saj – ka rritur mundësitë sportive për miliona femra në të gjithë Shtetet e Bashkuara. ” Fakte: • Dyzet e katër shtete nga SHBA janë të përfaqësuara, duke përfshirë 128 atletë nga California, 35 nga New Yorku dhe Pennsylvania dhe 33 nga Teksasi. • Atleti më i vjetër dhe më i ri në Ekipin Olimpik të SHBA në Londra 2012 – është ai i garave të kuajve Karen O’Connor, 54 vjeç, dhe me i ri notaria Katie Ledecky, 15 vjeçe- *Moshat mesatare e atletëve amerikan janë të ndara nga 39 vjet për meshkuj, ndërsa mosha mesatare për femra është 27 vjet. • Atleti më i gjatë është Basketbollisti i qendrës Tyson Chandler 7 ft, 1 inç, • Ekipi Olimpik i SHBA përmban dy grupe të binjakëve në lojtarët e tenisit Bob dhe Mike Bryan dhe Grant dhe Ross James. *Vëllezërit e motrat të ekipit përfshijnë notarët Alyssa dhe Haley Anderson, atletët Dianë dhe Steven Lopez, atletët Paige dhe Zach Railey, lojtarët Julisw dhe Katie Reinprecht, lojtaret e vaterpolit Jessica dhe Maggie Steffans dhe lojtaret e tenisit Serena dhe Venus Williams. • Gjashtëdhjetë e shtatë anëtarët e Ekipit Olimpik të SHBA , janë prindër kanë fëmijë, nga këta janë 54 baballarët dhe 13 nëna. *Volejbollisti shqiptar Donald Suxho i cili u bë një qytetar amerikan në 2001 dhe ka konkuruar për ekipin e SHBA në Olimpiadën e vitit 2004 në Athinë, “humbi” shancin të luaj në Lojrat Olimpike në Pekin 2008, me një problem në gju, duke mbetur pa një medalje ari. Volejbollisti korçar, Donald Suxho, tani është konfirmuar si një prej yjeve të përfaqësueses amerikane të volejbollit që kërkon të ri-marë medaljen e artë në Lojrat Olimpike Verore Londra 2012, për të përseritur fitoren e Pekinit 2008. Suxho, tashmë 36-vjeçar, i cili ka qenë pjesëtar i përfaqësueses shqiptare të volejbollit, si për të rinj ashtu edhe të rritur, deri në vitin 1996 kur ai u shpërngul në SHBA. I rritur si sportist në skuadrën e Skënderbeut në Korçë, pasi u bë i njohur me ekipin e kolegjit USC në Boston, për të u hapën edhe dyert e Kombëtares amerikane, ku ai ishte fillimisht një zëvendësues. Në vitin 2004, Suxho ishte pjesë e skuadrës që u rendit në vendin e katërt në Lojërat Olimpike në Athinë, duke u aktivizuar në 8 takime gjatë këtij turneu. Që pas përfundimit të Olimpiadës, ai është kthyer në titullar në rolin e pasuesit dhe është cilësuar si ndër më të mirët në qarkullim edhe në Evropë, Në vitin 2005, ai ishte kandidatura e propozuar nga Federata Amerikane e Volejbollit për çmimin “Sportisti i Vitit” i dhënë nga Komiteti Olimpik i SHBA-së. Uniformat e atletëve të ekipit amerikan në Lojërat Olimpike “Londra 2012″ kanë ngjyrë të kuqe, të bardhë dhe të kaltër, të gjitha që përbëjnë dhe flamurin amerikan, por ato janë të prodhuara në Kinë. Ky fakt ka nervozuar në masë të madhe anëtarët e Kongresit të SHBA-së.Republikanët dhe demokratët kanë reaguar ashpër në vendimin e Komitetit Olimpik të SHBA-së që beretat, xhaketat e pantallonat për hapje dhe mbyllje të ceremonisë së Olimpiadës, pastaj uniformat për gara e stërvitje janë prodhuar në fabrikat e ngritura në Kinë, derisa industria e tekstilit në SHBA, po ka vështirësi ekonomike dhe nuk po mund të përballet me numrin e madh të punëtorëve, të cilët çdo ditë e më shumë po kërkojnë punë. “Jam shumë i shqetësuar. Mendoj se zyrtarëve të Komitetit Olimpik duhet t’ u vijë turp. Mendoj se ata duhet të ndihen të poshtëruar. Mendoj se ata duhet t’i marrin të gjitha uniformat, t’i gjuajnë mbi një tufë të drunjve dhe t’i djegin të gjitha, për të filluar nga e para”, ka thënë lideri i senatit amerikan, demokrati Harry Reid.
clip_image001.jpg
(image/jpeg, 38.5 KB) - not displayed