"Metropol" : Bashkim Fishta: Na torturuan baballarët e atyre që drejtojnë sot PS
[email protected] Tue, 17 Jul 2012 09:18:19 -0400 (EDT)
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
Bashkim Fishta: Na torturuan baballaret e atyre qe drejtojne sot PS-ne (http://www.gazetametropol.com/wp-content/uploads/2012/07/bashkim-fishta.jpg) Rrefimi i njerit prej heronjve te revoltes se Qafes se Barit Njeri nga heronjte e revoltes se Qafes se Barit, Bashkim Fishta, gjate nje interviste per emisionin “Fokus” te gazetarit Robert Papa risolli ne kujtese torturat dhe hetuesine pas kesaj revolte. Ajo çfare te binte ne sy, pa dashur te sfumohen torturat per te gjithe familjaret dhe te afermit e pjesemarresve ne revolte, ne rrefimin e Fishtes ishte pikerisht akuza ndaj drejtuesve te PS-se. Sipas tij, revoltuesit u torturuan nga baballaret e atyre qe drejtojne sot PS-ne. Ne intervisten e tij Fishta sqaroi menyren se si u futen ne gracke nga regjimi i asaj kohe, duke stimuluar si ikjen jashte vendi, ashtu dhe ngritjen e akuzave fiktive ndaj personit te tij dhe te arrestuarve te tjere si bashkautore. “Pilo Peristeri ne ate kohe ishte drejtori i Uzines se Traktoreve. Siç ishte gjithe jeta politike ne Shqiperi ishte dhe aty, pak e sterholluar. Kishin filluar keto propaganda. Para se te ndertojne nje veper te pyesnin popullin, marrin mendimin e popullit, kjo loje e te pyeturit popullit kushtonte shume, kjo ishte hilja qe nuk arritem ta kuptonim. Une rashe brenda ne gracke”, – u shpreh Fishta. Sipas tij, behej fjale per ngritjen e nje furre buke hungareze, per te cilen ai kundershtoi, pasi e kthente vendin prapa ne kohe, duke propozuar teknologjine italiane, propozim i cili u keqinterpretua. “Me ate fabrike do te ktheheshim prape duke shtypur brumin me kembe per te bere buke per popullin. Çfare mendon ti?” – me tha Piloja. “Ka ne Itali fabrike per prodhimin e bukes qe punojne vetem 45 punetore shume e automatizuar?” – iu pergjigja une. “Qen bir qeni! – me tha. – Do te na sjellesh prape italianet ketu te na bejne si me 1920-n apo 1939?” – ma ktheu Piloja. Salla heshti. Ra darka dhe mbledhja mbaroi. Dy jave rresht nuk kane pushuar Skender Malile, Shpresa Baska, njera shefe kuadri, tjetri sekretari i partise i uzines, duke me thirrur ne zyrat e tyre per t’u kerkuar falje per ate qe une kisha thene. Pikerisht kjo ishte. Qe tri dite perpara me njofton nje miku im se diten e hene do te me arrestonin dhe une te shtunen mora rrugen dhe ika”, – beri me dije Fishta, duke vijuar me tej me zbardhjen e se vertetes per ditet e zeza ne hetuesi. - Nga Rresheni u denuat 25 vjet, ta leme per ne fund Rreshenin. T’u themi shikuesve, une e di pak a shume, se mekati i Bashkim Fishtes, siç me keni thene jeni arratis, je diku nga pjesa e Maqellares ne Peshkopi, sepse e njihje zonen, se ishe me origjine andej. E kaluat naten apo diten kufirin? - Kufirin e kam kaluar rreth ores 7 : 30 – 8 :00 sa filloi muzgu. - Dolet ne krahun e Jugosllavise? - Dola duke qene i ndergjegjshem se kisha kalu gardhin e rrethimit - A kishit njerez, kishit dajen ne Diber te Madhe? - Ne Diber te Madhe kisha dajen dhe mendoja te shkoja direkte me mendimin per te ikur diku ne Evrope. - Tani keni kaluar ne token jugosllave, jeni lodhur por jeni gezuar qe keni ikur. Jam kurioz te di çfare ndien njeriu qe po le prinderit. - Eshte moment rreqethes, sepse momentin qe une kalova kufirin dhe brenda meje ishte krijuar besimi qe une e kisha lene atdheun pas shpine. Ishte pikerisht momenti qe une e humba toruan, ishte pikerisht momenti qe une harrova ate qe qa kisha menduar qe mund te veproja, si mund te veproja, si do te sillesha ne token tjeter, pavaresisht se ka nje emer tjeter nje ligj tjeter, nje rregull tjeter, nje rregull tjeter jetese te kalimit te atij territori. Une pikesepari sa kalova euforine. Gezimi i madh qe shpetova. - Çfare njerezish late ne Shqiperi? - Lashe nenen, dy motrat, lashe dhe te fejuaren. Sapo ishim fejuar ne ate periudhe. Une nuk kisha nder mend te ikja, nuk e pata ushqyer asnjehere kete iluzion gjate rinise sime sepse, tekefundit, nuk isha keq, nuk kisha ndonje avantazh te madh nuk me kishin thene nje post nje gje, po vazhdoja jeten normale per aq sa kisha kapacitetet e mia. Duhet thene dhe duhet pranuar e drejta. Po çfare ndodhi mua?! Une isha ne ate kohe ndihmes dizinjator ne uzinen e traktoreve, se duhet shpjeguar ne pak sekonda, nese me lejon. Pilo Peristeri ne ate kohe ishte drejtori i Uzines se Traktoreve. Siç ishte gjithe jeta politike ne Shqiperi ishte dhe aty nje cik i sterholluar. Kishin filluar keto propaganda. Para se te ndertojne nje veper te pyesnin popullin, marrin mendimin e popullit. Kjo loje e te pyeturit popullit kushtonte shume. Kjo ishte hilja qe nuk arritem ta kuptonim. Une rashe brenda ne gracke. - Çfare thate pak a shume? - Do rindertohej fabrika e bukes ne Tirane, se kishte propozuar Byroja Politike nje fabrike nga Hungaria ta blinte dhe ta vinte ketu. Po ishte nje fabrike e ndertimit me 1919. Une, meqe punoja ndihmesdizinjator, dhe nje mjeshter imi, Oran Zershati, kishte literature e po bisedonim privatisht. “Po kjo eshte shume e vjeter”, – tha. Duke shfletuar literaturen, shohim qe ne Bolonje ndertoheshin fabrika te se njejtes kapacitet prodhimi, po te vitit 1961. Une, duke rreshqitur ne kete gracke qe kishte krijuar Partia e Punes, ngrita doren dhe thashe se isha dakord me kete propozim per ndertimin e fabrikes hungareze, pasi ishte shume e vjeter. Me ate fabrike do te ktheheshim prape duke shtypim brumin me kembe per te bere buke per popullin. “Fare mendon ti?”- me tha Pilo. “Ka ne Itali fabrike per prodhimin e bukes qe punojne vetem 45 punetore shume e automatizuar”, -iu pergjigja une. “Qen bir qeni!- me tha. – Do te na sjelles prape italianet ketu te na bejne si me 1920-n dhe 1939-n?!”- ma ktheu Piloja. Salla heshti. Ra darka dhe mbledhja mbaroi. Dy jave rrjeshte nuk kane pushuar Skender Malile, Shpresa Baska, njera shefe kuadri, tjetri sekretari i partise i uzines, duke me thirrur ne zyrat e tyre per t’u kerkuar falje per ate qe une kisha thene. Une iu kunderpergjigja duke i pohuar se nuk kisha thene asnje te keqe, se as nuk kisha share partine as nuk kisha share asnjeri, thjesht kisha shprehur mendimin tim “ ashtu siç e thote Partia”. - Nje fjale goje!… - Pikerisht kjo ishte. Qe tri dite perpara me njofton nje miku im se diten e hene do te me arrestonin dhe une te shtunen mora rrugen dhe ika. - Kur shkove ne Maqedoni, Jugosllavi, si rrodhen ngjarjet? - Me moren ne hetuesi: “Pse ke ikur?”, “Qysh ke ikur?”, “Çfare ke dashur? …” i shpjegova arsyet. Me mbajten 2 muaj dhe vendosen te me kthejne mbrapsht. - Duhet ta kesh ndier veten keq apo jo? - Nuk e di, pasi nuk trembem kollaj, vetem kur e pash veten ne Qafethane e ndjeva veten ngushte. E kuptova qe isha ne toke shqiptare, pasi pashe matane boshllekut, qe ishte zona neutrale, flamurin tone. Nuk e kam pare veten me keq ne ato moment dhe aty u demoralizova shume. Nuk derdha lot, fatmiresisht, por kisha mbaruar se qeni Bashkim Fishta. Nuk arsyetoja me ne kete drejtim. - Kush te mori ne dorezim? - Me ka marre Isa Halili ne dorezim nga autoritet jugosllave si nje cope kapote, qe mund ta gjuash pa gje brenda. Nje zhgenjim i madh, nje deziluzion qe gjate rruges per t’u kthyer ne Tirane do ta paguaja shtrenjte, ne qofte se s’do kishte ndodhur. Nuk e di se si, po le te kthehemi ne momentin qe kaluam ne territorin shqiptare. Ishte nje shofer i Ministrise se Brendshme, qe e kishim komshi ne Tirane. I thote Isa Halili: “Veri hekurat!”. Nderhyn shoferi e i thote: “Shoku Isa, t’ia veme para hekurat, se mbrapa me gris sediljet e makines.” Megjithese e kisha humb pak toruan, kjo thenie me zgjoji pak. “O sa poshte! Nuk vlekam as sa nje sedilje makine!” – mendova. U merzita. Aty pastaj harrova arrestimin, pse me vune hekurat per te me pushkatuar. Nuk e di çfare kishin ne mendje, krim ndaj atdheut. I harrova te gjitha. Me rryente nga brenda kjo pavleresia ime. “Hipim ne makine”, – me thane. Me vendosen mbrapa shoferit. Une, polici me automatik dhe Isa Halili perpara. Duke bere kthesat e Qafes se Kerrabes, kam menduar t’i kaloja harkun e hekurave me duar shoferit ne qafe dhe pastaj bente rrugen e vet makina deri ne gremine. Qafa e Kerrabes eshte shume e tmerrshme. - Çfare ju frenoi ta hidhnin makinen ne gremine dhe te vdisnit te gjithe, ju shoferi, polici dhe sigurmsi mizor? - Nuk e di. Une besoj te Zoti, dhe pse nuk kam qene asnjehere praktikant, sepse nuk na lane, nuk na lane si shumica e shqiptareve. Po une besoj se te gjithe rrjedhen, ne te gjithe ecjen time kam diçka superiore mbi koke, qe me ka mbrojtur, me ka drejtuar. Nuk gje tjeter çfare te them, sepse e kam provuar ne disa rrethana deçizive e shume te tjera se nuk eshte forca ime fizike qe me ka shpetuar, por eshte nje force madhore qe me ka shpetuar. Jam zgjuar nga ky mendim, qe vetem mendoja per te vrare, por nuk veprova. U zgjova ne repartin 313. Rrugen se si me kane çuar nuk e mbaj mend, nuk shikoja njeri, nuk e di se çfare ndodhi, ne keto momente psikologjike te njeriut te pakten une nuk jam ne gjendje te shpjegoj dhe perfundova ne biruc. - Me thate qe ndenjet 9 muaj ne hetuesi… - Po, ne hetuesi, po nuk kuptova, nuk e kuptoj vetem qe isha arratis, kerkoheshin njerezit kush di me ke ke fol. Te merreshin grupe, krijoheshin grupe ketu ishte pike synimi. - Po te ishe i dobet ne karakter, mund te nxirrnit ndonje emer nga torturat. Ju e keni kaluar proven dhe duhet te jeni krenar, po te gjithe ne qe s’e kemi kaluar kete prove s’flasim dot ne eshte e tmerrshme. - Ashtu eshte. Eshte shume e veshtire. Mua me sollen kunatin tim vetem. Per faktin qe une kisha kaluar nga Dibra, atestuan 10 veta, 10 veta munde t’i kene arrestuar ne Maqellare, d.m.th. fshatin ku kisha lindur une. Vetem kunati thote po, se faktikisht une e pata biseduar me te ne ato dy dite: “Me jep rruge zgjedhje, çfare mendimi ke?” “Do vij dhe une tha me ty”. Nuk erdhi absolutisht, po vetem nga torturat qe ka ashtu, une e kam pas dite , e denuan 3 vjet. - Po ai te pakten nuk te ka spiunuar, prape e denuan. Me te fejuaren çfare ndodhi, ne qofte se me lejon te pyes. - E pranoj me kenaqesi se eshte pjese e jetes sime. Gjate hetuesise bear nje loje te vogel me Isa Halilin se me tha qe e kishte paguar shtrenjte, po nuk behem pishman. Me tha: “Do me tregosh shoket qe ke pas ketu, qe keni biseduar per arratisjen, se ti ke qene djali i shkathet. Ke pasur jete kulturore ne Uzinen e Traktoreve e 1400 te rinj…” Arsyeja pse Pilo Pelisteri shkoi ne jugosllavi se dua Bashkim Fishten ketu se ua nderprere energjine elektrike, kjo ka qene premtimi i qeverise shqiptare kundrejt qeverise jugosllave, qe une, qeveria jone, u pret furnizimin me energjine elektrike qe merrte nga Fierze ne qofte se nuk me ktheni Bashkim Fishten, se ka ekzistuar, siç doli nga zhvillimi i gjyqit, Pilo Pelisteri se ne Uzinen e Traktoreve m’u be gjyqi. Vendimi eshte marre ne gazhine. Shikoje çfare gjyqi, çfare false!. - Duartrokitin kunder teje? - Jo, vetem 2 – 3 veta qe kerkuan varje nga punetoret, jo punetore, ishte pergjegjes reparti. Baki Baholli u ngrit me te madhe dhe kerkoi varje ketu ne oborr qe te merrni shembull e gjithe rinia. Gjithsesi jane gjera te kaluara. - Po me te fejuaren? - Ne hetuesi Isa Halilit i thashe qe do t’ia tregoja te gjitha ato qe kame, ne qofte se ai me sillte babain e te fejuares sime. Kisha qejf ta shikoja dhe te bisedoja me te. “Gje qe behet, si te duash”, – me tha. Mbas tri ditesh ma solli te atin e saj, nje burre zakoni. I thashe qe e kisha thirrur per t’i thene dy fjale. “Une nuk ika per te tradhtuar gocen tende, rrethanat e mia do t’i marresh vesh me vone, se nuk kam çfare te shpjegoj. Une kam ikur per arsye te mia shume te forta dhe per kete te kerkoj falje dhe nga ky moment qe ne po flasim bashke une e kam liruar gocen tende. Dua te kerkosh divorcin shpejt”, – i thashe te atit te fejuares sime. Ai m’u pergjigj qe jo, pasi vajzen e kishte martuar vetem nje here dhe donte ta shihte ashtu deri sa te vdiste. Ne ate moment une kembengula qe te vepronte ashtu siç i thashe, pasi une nuk dilja i gjalle nga burgu. Aty kishin ikur burra me mustaqe duke qare dhe kane ndenjur dy vjet e gjysme per shkurorezim. Gjithsesi, kthehemi te premtimi qe i bear Isa Halilit. Sa iku vjehrri, qe e kujtoj me plot respekt familjen e tyre. Isai me tha qe te vazhdonim biseden qe kishim lene pergjysme. Une iu pergjigja se nuk kisha asgje per t’i thene dhe se kisha problem sa te vinte vjehrri. Ne ate moment ai u acarua shume. Ne te tilla raste hetuesit nuk te godasin, por sjellin persona nga jashte. Isai u acarua aq shume, sa me rrahu vet ai, me duar e tij. Une isha i lidhur ne karrige dhe ai harxhoi te tere fuqine e tij duke me goditur. Kur po me rrihte, ai thoshte me te madhe se si ia kisha punuar ne ate menyre, se si e mashtrova. Inatin me te madh e kishte pasi ai me konsideronte mua nje injorant dhe e kisha bere per budalla. - Po torturat pas revoltes se Qafes se Barit? - Kater veta i pushkatuan aty menjehere. Kishte ardhur Aranit Çela. U be gjyq rrufe. Ne na lidhen dhe na hipen ne makina. Hetuesia na u be ne Tirane. Une kam qene tifoz futbolli dhe kisha simpati per Medi Bushatin, por jam zhgenjyer, sepse une ia fala policit qe na dhunonte ne burg, por jo Mehdi Bushatit. Ai ishte elegant ne fushe, por shume mizor dhe kriminel. Gjate torturave me ka thyer gjithe dhembet e gojes, vetem kater dhembe me mbeten ne goje. Nuk e harroj kriminelin Mehdi Bushati. Bashkim Fishta: Na torturuan baballarët e atyre që drejtojnë sot PS-në (http://www.gazetametropol.com/wp-content/uploads/2012/07/bashkim-fishta.jpg) Rrëfimi i njërit prej heronjve të revoltës së Qafës së Barit Njëri nga heronjtë e revoltës së Qafës së Barit, Bashkim Fishta, gjatë një intervistë për emisionin “Fokus” të gazetarit Robert Papa risolli në kujtesë torturat dhe hetuesinë pas kësaj revolte. Ajo çfarë të binte në sy, pa dashur të sfumohen torturat për të gjithë familjarët dhe të afërmit e pjesëmarrësve në revoltë, në rrëfimin e Fishtës ishte pikërisht akuza ndaj drejtuesve të PS-së. Sipas tij, revoltuesit u torturuan nga baballarët e atyre që drejtojnë sot PS-në. Në intervistën e tij Fishta sqaroi mënyrën se si u futën në grackë nga regjimi i asaj kohe, duke stimuluar si ikjen jashtë vendi, ashtu dhe ngritjen e akuzave fiktive ndaj personit të tij dhe të arrestuarve të tjerë si bashkautorë. “Pilo Peristeri në atë kohë ishte drejtori i Uzinës së Traktorëve. Siç ishte gjithë jeta politike në Shqipëri ishte dhe aty, pak e stërholluar. Kishin filluar këto propaganda. Para se të ndërtojnë një vepër të pyesnin popullin, marrin mendimin e popullit, kjo lojë e të pyeturit popullit kushtonte shumë, kjo ishte hilja që nuk arritëm ta kuptonim. Unë rashë brenda në grackë”, – u shpreh Fishta. Sipas tij, bëhej fjalë për ngritjen e një furre buke hungareze, për të cilën ai kundërshtoi, pasi e kthente vendin prapa në kohë, duke propozuar teknologjinë italiane, propozim i cili u keqinterpretua. “Me atë fabrikë do të ktheheshim prapë duke shtypur brumin me këmbë për të bërë bukë për popullin. Çfarë mendon ti?” – me tha Piloja. “Ka në Itali fabrikë për prodhimin e bukës që punojnë vetëm 45 punëtorë shumë e automatizuar?” – iu përgjigja unë. “Qen bir qeni! – më tha. – Do të na sjellësh prapë italianët këtu të na bëjnë si më 1920-n apo 1939?” – ma ktheu Piloja. Salla heshti. Ra darka dhe mbledhja mbaroi. Dy javë rresht nuk kanë pushuar Skënder Malile, Shpresa Baska, njëra shefe kuadri, tjetri sekretari i partisë i uzinës, duke më thirrur në zyrat e tyre për t’u kërkuar falje për atë që unë kisha thënë. Pikërisht kjo ishte. Që tri dite përpara më njofton një miku im se ditën e hënë do të më arrestonin dhe unë të shtunën mora rrugën dhe ika”, – bëri me dije Fishta, duke vijuar më tej me zbardhjen e së vërtetës për ditët e zeza në hetuesi. - Nga Rrësheni u dënuat 25 vjet, ta lëmë për në fund Rrëshenin. T’u themi shikuesve, unë e di pak a shumë, se mëkati i Bashkim Fishtës, siç më keni thënë jeni arratis, je diku nga pjesa e Maqellarës në Peshkopi, sepse e njihje zonën, se ishe me origjinë andej. E kaluat natën apo ditën kufirin? - Kufirin e kam kaluar rreth orës 7 : 30 – 8 :00 sa filloi muzgu. - Dolët në krahun e Jugosllavisë? - Dola duke qenë i ndërgjegjshëm se kisha kalu gardhin e rrethimit - A kishit njerëz, kishit dajën në Dibër të Madhe? - Në Dibër të Madhe kisha dajën dhe mendoja të shkoja direkte me mendimin për të ikur diku në Evrope. - Tani keni kaluar në tokën jugosllave, jeni lodhur por jeni gëzuar që keni ikur. Jam kurioz të di çfarë ndien njeriu që po lë prindërit. - Është moment rrëqethës, sepse momentin që unë kalova kufirin dhe brenda meje ishte krijuar besimi që unë e kisha lënë atdheun pas shpine. Ishte pikërisht momenti që unë e humba toruan, ishte pikërisht momenti që unë harrova atë që qa kisha menduar që mund të veproja, si mund të veproja, si do të sillesha në tokën tjetër, pavarësisht se ka një emër tjetër një ligj tjetër, një rregull tjetër, një rregull tjetër jetese të kalimit të atij territori. Unë pikësëpari sa kalova euforinë. Gëzimi i madh që shpëtova. - Çfarë njerëzish latë në Shqipëri? - Lashë nënën, dy motrat, lashë dhe të fejuarën. Sapo ishim fejuar në atë periudhë. Unë nuk kisha ndër mend të ikja, nuk e pata ushqyer asnjëherë këtë iluzion gjatë rinisë sime sepse, tekefundit, nuk isha keq, nuk kisha ndonjë avantazh të madh nuk më kishin thënë një post një gjë, po vazhdoja jetën normale për aq sa kisha kapacitetet e mia. Duhet thënë dhe duhet pranuar e drejta. Po çfarë ndodhi mua?! Unë isha në atë kohë ndihmës dizinjator në uzinën e traktorëve, se duhet shpjeguar në pak sekonda, nëse me lejon. Pilo Peristeri në atë kohë ishte drejtori i Uzinës së Traktorëve. Siç ishte gjithë jeta politike në Shqipëri ishte dhe aty një cik i stërholluar. Kishin filluar këto propaganda. Para se të ndërtojnë një vepër të pyesnin popullin, marrin mendimin e popullit. Kjo lojë e të pyeturit popullit kushtonte shumë. Kjo ishte hilja që nuk arritëm ta kuptonim. Unë rashë brenda në grackë. - Çfarë thatë pak a shumë? - Do rindërtohej fabrika e bukës në Tiranë, se kishte propozuar Byroja Politike një fabrikë nga Hungaria ta blinte dhe ta vinte këtu. Po ishte një fabrikë e ndërtimit më 1919. Unë, meqë punoja ndihmësdizinjator, dhe një mjeshtër imi, Oran Zershati, kishte literaturë e po bisedonim privatisht. “Po kjo është shumë e vjetër”, – tha. Duke shfletuar literaturën, shohim që në Bolonjë ndërtoheshin fabrika të së njëjtës kapacitet prodhimi, po të vitit 1961. Unë, duke rrëshqitur në këtë grackë që kishte krijuar Partia e Punës, ngrita dorën dhe thashë se isha dakord me këtë propozim për ndërtimin e fabrikës hungareze, pasi ishte shumë e vjetër. Me atë fabrikë do të ktheheshim prapë duke shtypim brumin me këmbë për të bërë bukë për popullin. “Fare mendon ti?”- me tha Pilo. “Ka në Itali fabrikë për prodhimin e bukës që punojnë vetëm 45 punëtorë shumë e automatizuar”, -iu përgjigja unë. “Qen bir qeni!- më tha. – Do të na sjellës prapë italianët këtu të na bëjnë si më 1920-n dhe 1939-n?!”- ma ktheu Piloja. Salla heshti. Ra darka dhe mbledhja mbaroi. Dy javë rrjeshtë nuk kanë pushuar Skënder Malile, Shpresa Baska, njëra shefe kuadri, tjetri sekretari i partisë i uzinës, duke më thirrur në zyrat e tyre për t’u kërkuar falje për atë që unë kisha thënë. Unë iu kundërpërgjigja duke i pohuar se nuk kisha thënë asnjë të keqe, se as nuk kisha sharë partinë as nuk kisha sharë asnjeri, thjesht kisha shprehur mendimin tim “ ashtu siç e thotë Partia”. - Një fjalë goje!… - Pikërisht kjo ishte. Që tri dite përpara më njofton një miku im se ditën e hënë do të më arrestonin dhe unë të shtunën mora rrugën dhe ika. - Kur shkove në Maqedoni, Jugosllavi, si rrodhën ngjarjet? - Më morën në hetuesi: “Pse ke ikur?”, “Qysh ke ikur?”, “Çfarë ke dashur? …” i shpjegova arsyet. Më mbajtën 2 muaj dhe vendosën të më kthejnë mbrapsht. - Duhet ta kesh ndier veten keq apo jo? - Nuk e di, pasi nuk trembem kollaj, vetëm kur e pash veten në Qafëthanë e ndjeva veten ngushtë. E kuptova që isha në tokë shqiptare, pasi pashë matanë boshllëkut, qe ishte zona neutrale, flamurin tonë. Nuk e kam parë veten më keq në ato moment dhe aty u demoralizova shumë. Nuk derdha lot, fatmirësisht, por kisha mbaruar se qeni Bashkim Fishta. Nuk arsyetoja më në këtë drejtim. - Kush të mori në dorëzim? - Më ka marrë Isa Halili në dorëzim nga autoritet jugosllave si një copë kapote, që mund ta gjuash pa gjë brenda. Një zhgënjim i madh, një deziluzion që gjatë rrugës për t’u kthyer në Tirane do ta paguaja shtrenjtë, në qoftë se s’do kishte ndodhur. Nuk e di se si, po le të kthehemi në momentin që kaluam në territorin shqiptare. Ishte një shofer i Ministrisë së Brendshme, që e kishim komshi në Tiranë. I thotë Isa Halili: “Vëri hekurat!”. Ndërhyn shoferi e i thotë: “Shoku Isa, t’ia vëmë para hekurat, se mbrapa më gris sediljet e makinës.” Megjithëse e kisha humb pak toruan, kjo thënie më zgjoji pak. “O sa poshtë! Nuk vlekam as sa një sedilje makine!” – mendova. U mërzita. Aty pastaj harrova arrestimin, pse më vunë hekurat për të më pushkatuar. Nuk e di çfarë kishin në mendje, krim ndaj atdheut. I harrova të gjitha. Me rryente nga brenda kjo pavlerësia ime. “Hipim në makinë”, – më thanë. Më vendosën mbrapa shoferit. Unë, polici me automatik dhe Isa Halili përpara. Duke bërë kthesat e Qafës së Kërrabës, kam menduar t’i kaloja harkun e hekurave me duar shoferit në qafë dhe pastaj bënte rrugën e vet makina deri në greminë. Qafa e Kërrabës është shumë e tmerrshme. - Çfarë ju frenoi ta hidhnin makinën në greminë dhe të vdisnit të gjithë, ju shoferi, polici dhe sigurmsi mizor? - Nuk e di. Unë besoj te Zoti, dhe pse nuk kam qenë asnjëherë praktikant, sepse nuk na lanë, nuk na lanë si shumica e shqiptareve. Po unë besoj se të gjithë rrjedhën, në të gjithë ecjen time kam diçka superiore mbi kokë, që më ka mbrojtur, më ka drejtuar. Nuk gjë tjetër çfarë të them, sepse e kam provuar në disa rrethana deçizive e shumë të tjera se nuk është forca ime fizike që më ka shpëtuar, por është një forcë madhore që më ka shpëtuar. Jam zgjuar nga ky mendim, që vetëm mendoja për të vrarë, por nuk veprova. U zgjova në repartin 313. Rrugën se si më kanë çuar nuk e mbaj mend, nuk shikoja njeri, nuk e di se çfarë ndodhi, në këto momente psikologjike të njeriut të paktën unë nuk jam në gjendje të shpjegoj dhe përfundova në biruc. - Më thatë që ndenjët 9 muaj në hetuesi… - Po, në hetuesi, po nuk kuptova, nuk e kuptoj vetëm që isha arratis, kërkoheshin njerëzit kush di me kë ke fol. Të merreshin grupe, krijoheshin grupe këtu ishte pikë synimi. - Po të ishe i dobët në karakter, mund të nxirrnit ndonjë emër nga torturat. Ju e keni kaluar provën dhe duhet të jeni krenar, po të gjithë ne që s’e kemi kaluar këtë prove s’flasim dot në është e tmerrshme. - Ashtu është. Është shumë e vështirë. Mua më sollën kunatin tim vetëm. Për faktin që unë kisha kaluar nga Dibra, atestuan 10 veta, 10 veta munde t’i kenë arrestuar në Maqellarë, d.m.th. fshatin ku kisha lindur unë. Vetëm kunati thotë po, se faktikisht unë e pata biseduar me të në ato dy ditë: “Më jep rrugë zgjedhje, çfarë mendimi ke?” “Do vij dhe unë tha më ty”. Nuk erdhi absolutisht, po vetëm nga torturat që ka ashtu, unë e kam pas ditë , e dënuan 3 vjet. - Po ai të paktën nuk të ka spiunuar, prapë e dënuan. Me të fejuarën çfarë ndodhi, në qoftë se më lejon të pyes. - E pranoj me kënaqësi se është pjesë e jetës sime. Gjatë hetuesisë bëra një lojë të vogël me Isa Halilin se më tha që e kishte paguar shtrenjtë, po nuk bëhem pishman. Më tha: “Do më tregosh shokët që ke pas këtu, qe keni biseduar për arratisjen, se ti ke qenë djali i shkathët. Ke pasur jetë kulturore në Uzinën e Traktorëve e 1400 të rinj…” Arsyeja pse Pilo Pelisteri shkoi në jugosllavi se dua Bashkim Fishtën këtu se ua ndërprerë energjinë elektrike, kjo ka qenë premtimi i qeverisë shqiptare kundrejt qeverisë jugosllave, që unë, qeveria jonë, u pret furnizimin me energjinë elektrike që merrte nga Fierzë në qoftë se nuk më ktheni Bashkim Fishtën, se ka ekzistuar, siç doli nga zhvillimi i gjyqit, Pilo Pelisteri se në Uzinën e Traktorëve m’u bë gjyqi. Vendimi është marrë në gazhinë. Shikoje çfarë gjyqi, çfarë false!. - Duartrokitin kundër teje? - Jo, vetëm 2 – 3 veta që kërkuan varje nga punëtoret, jo punëtorë, ishte përgjegjës reparti. Baki Baholli u ngrit me të madhe dhe kërkoi varje këtu në oborr që të merrni shembull e gjithë rinia. Gjithsesi janë gjëra të kaluara. - Po me të fejuarën? - Në hetuesi Isa Halilit i thashë që do t’ia tregoja të gjitha ato që kamë, në qoftë se ai më sillte babain e të fejuarës sime. Kisha qejf ta shikoja dhe të bisedoja me të. “Gjë që bëhet, si të duash”, – më tha. Mbas tri ditësh ma solli të atin e saj, një burrë zakoni. I thashë që e kisha thirrur për t’i thënë dy fjalë. “Unë nuk ika për të tradhtuar gocën tënde, rrethanat e mia do t’i marrësh vesh më vonë, se nuk kam çfarë të shpjegoj. Unë kam ikur për arsye të mia shumë të forta dhe për këtë të kërkoj falje dhe nga ky moment që ne po flasim bashkë unë e kam liruar gocën tënde. Dua të kërkosh divorcin shpejt”, – i thashë të atit të fejuarës sime. Ai m’u përgjigj që jo, pasi vajzën e kishte martuar vetëm një herë dhe donte ta shihte ashtu deri sa të vdiste. Në atë moment unë këmbëngula që të vepronte ashtu siç i thashë, pasi unë nuk dilja i gjallë nga burgu. Aty kishin ikur burra me mustaqe duke qarë dhe kanë ndenjur dy vjet e gjysmë për shkurorëzim. Gjithsesi, kthehemi te premtimi që i bëra Isa Halilit. Sa iku vjehrri, që e kujtoj me plot respekt familjen e tyre. Isai më tha që të vazhdonim bisedën që kishim lënë përgjysmë. Unë iu përgjigja se nuk kisha asgjë për t’i thënë dhe se kisha problem sa të vinte vjehrri. Në atë moment ai u acarua shumë. Në të tilla raste hetuesit nuk të godasin, por sjellin persona nga jashtë. Isai u acarua aq shumë, sa më rrahu vet ai, me duar e tij. Unë isha i lidhur në karrige dhe ai harxhoi të tërë fuqinë e tij duke më goditur. Kur po më rrihte, ai thoshte me të madhe se si ia kisha punuar në atë mënyrë, se si e mashtrova. Inatin më të madh e kishte pasi ai më konsideronte mua një injorant dhe e kisha bërë për budalla. - Po torturat pas revoltës së Qafës së Barit? - Katër veta i pushkatuan aty menjëherë. Kishte ardhur Aranit Çela. U bë gjyq rrufe. Ne na lidhën dhe na hipën në makina. Hetuesia na u bë në Tiranë. Unë kam qenë tifoz futbolli dhe kisha simpati për Medi Bushatin, por jam zhgënjyer, sepse unë ia fala policit që na dhunonte në burg, por jo Mehdi Bushatit. Ai ishte elegant në fushë, por shumë mizor dhe kriminel. Gjatë torturave më ka thyer gjithë dhëmbët e gojës, vetëm katër dhëmbë më mbetën në gojë. Nuk e harroj kriminelin Mehdi Bushati.
clip_image001.jpg
(image/jpeg, 9.9 KB) - not displayed