Në hap me kohën
Hamdi Nuhiju <[email protected]> Tue, 17 Jul 2012 21:58:04 +0200
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <CABPCUFnWoEpvXmvxpWfMGB_tHheVT4yREVysjyekTu7=j2ThVA@mail.gmail.com> |
*Në hap me kohën* *Hamdi Nuhiju* E dëgjojmë shpesh këtë fjalë. Po vetëm në aspektin negativ të saj. Me këtë fjalë nënkuptohet modernizmi i sotëm me doza të egocentrizmit. Të jesh në hap me kohën, sipas këtyre koncepteve, d.m.th. të vishesh në stilin amerikan, të dëgjoj muzikë, të drogohesh, të vizitosh diskotekat, ta heqësh virgjërinë qysh në shkollë të mesme. Kjo gjë, nuk është hapi me kohën, po kthimi në kohë. Thirrja e këtillë është primitivizëm. Vet populli i Lutit a.s. mijëra vite më parë, ishte në ‘hap’ me kohën. Pejgamberin Lut a.s. e quanin si një njeri të prapambetur. Historia po përsëritet. Edhe sot ty të quajnë të prapambetur. Ke mbetur prapa kohës, pasi që nuk ke lejuar që mendja jote të humb vetëdijen, ndërsa të tjerët janë në hap me kohën, pasi që kanë marr shembull nga populli i Lutit a.s., Nuhut a.s., Muhammedit a.s. para Islamit. Shoqëria jonë po përballet me defekte të ndryshme. Është një kopje e shoqërisë para Islamit. Arabët, para pranimit të Islamit, vajza femra i varrosnin për së gjalli. Ishte turp i familjes dhe shoqërisë që të lind një vajzë. Dëgjojmë shumë njerëz nga popullata jonë, kur sulmojnë praktikuesit e fesë, dhe i thuan se ne, nuk jemi arab, ndërsa ata kanë cilësi të arabëve. Hidhërohen kur i lind vajzë në familje, e shajnë gruan me fjalët më përbuzëse për këtë fakt, kërkojnë për ta ndryshuar këtë fakt, duke ecur nga njëri magjistar e tek tjetri,. Ka edhe raste ekstreme, ku njerëzit tanë i kanë detyruar gratë e tyre që të abortojnë kur kanë dëgjuar se fëmija që gjendet në barkun e atyre grave është vajzë. Përhapja tejmase e kësaj dukurie në popullatën tonë, i ka futur në grackë, fatkeqësisht, edhe një numër praktikantësh musliman të cilët nuk logjikojnë shumë. Pejgamberi alejhi selam e përgëzoi me Xhennet atë prind i cili i ka tre vajza, e i cili i edukon, i shkollon, i marton e i rrit me Islam. Cili është synimi yt si musliman? Nëse ke synim të njëjtë me Omer Ibën Hattabin r.a., atëherë nuk duhet që të shash, mallkosh, nënçmosh e përbuzësh gruan tënde, pse Allahu u ka dhënë fëmijë femër. Po qe se jeton me ëndrrat dhe synimet e Ebu Xhehlit, atëherë do të veprosh ashtu siç je duke vepruar. Njeriu jeton midis besimit dhe mosbesimit. Edhe, po qe se, e ka pranuar besimin islam, si pjesë përbërëse të jetës së tij, ai këtij raporti nuk mund ti ikë. Në momentin kur ti kryen gjëra të ndaluara, ikën besimi. Në këtë raport, nuk guxon që të përzihet dora e njeriut. Arsyetime nuk ekzistojnë për një grup të rinjsh që hulumtojnë në besimin e njerëzve. Të ishte besimi në dorën e njerëzve dhe jo në dorën e Allahut, do të ndodhnin luftëra të përgjakshme fillimisht midis muslimanëve, e pastaj edhe besimeve tjera. Karta e përçarjes dhe dobësimit të evropianëve në kohërat më të hershme ishte pikërisht nxitja e konflikteve fetare, dhe me momentin e unifikimit, ose gjetjes së pikave të përbashkëta në këtë sferë, të gjitha sferat e shoqërisë së Evropës gulçuan nga zhvillimi. Po ashtu, muslimanët ishin në piedestalin e botës, në kohën kur respektonin parimet fetare, dhe i praktikonin me përpikëri. Në momentin e mosrespektimit, filloi përçarja, akuzat e ndërsjella, përbuzja, nënçmimi, deri edhe te lufta e përgjakshme vëllavrasëse. Slogani ‘Në hap me kohën’ është pjesë e sloganeve të shumta që të riun tonë ta mbajnë larg Kur`anit Famëlartë. Me shumë vështirësi qëllimi i këtillë është arritur. Shohim në mesin e shumë bibliotekave familjare, Kur`an të pluhurosur, ndërsa libra tjera shkëlqejnë nga pastërtia dhe dëshmohet se i riu jonë punon më shumë me to. Hapi me kohën nuk mund të jetë jashtë Kur`anit dhe Sunnetit të Pejgamberit Muhammed alejhi selam. Thotë Allahu xh.sh. në Kur`an:”...Ata ju ftojnë për në zjarr, e Allahu me mëshirën e vet ju fton për në Xhennet, për në shpëtim dhe ua sqaron njerëzve argumentet e veta ashtu që ata ta përkujtojnë”( Bekare:221) Përballja midis thirrësve të sloganit ‘në hap me kohën’ dhe jetuesve të sloganit të vërtetë ‘në hap me kohën’, është e pasqyruar në këtë ajet kur`anor. Thirrja e tyre, dhe jetesa e jonë, është sikur thirrja për në zjarr dhe jetesa jonë për në Xhennet. Në sytë e tyre ne, jemi të prapambeturit që duhet të civilizohemi dhe të ecim në hap me kohën. Në sytë tanë, ata janë jo në hap me kohën, por të kthyer mbrapa në kohë. Përfundimi ynë është Xhenneti, ngaqë ashtu Allahu premton në Kur`an. Ndërsa, përfundimi i tyre është zjarri. E lexuam diku se mbreti i Saudisë, në të cilën përfshihen dy haremet, nuk di me lexua Kur`an. Ndërsa, pak më herët patëm lexuar një të dhënë, se botuesi kryesor i librit të shenjtë të Kur`anit, princ i Saudisë, është njëri prej vizitorëve më të rregullt të kazinove në Gjermani. Situata jonë si mysliman, nuk ndryshon, përderisa ne, nuk tentojmë që ta ndryshojmë vetveten. Pasuria e dynjasë me qenë nën zotërimin tonë, prapë do të ngelet jetim. Nuk do të kemi mundësi që të njëjtën ta bartim me vete në botën tjetër. Slogani “Në hap me kohën” ka deformuar botëkuptimin dhe nocionin bota tjetër. Porosia e zemrës së besimtarit deri tek besimtari është që të mos mashtrohemi nga sloganet, por të punojmë dhe jetësojmë idealet e Islamit. Pa to nuk mund të frymojmë.