Nisi axhenda e Sekretarit te Pergjithshem i Kombeve te Bashkuara
[email protected] Fri, 20 Jul 2012 08:58:52 -0400 (EDT)
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
Bota Sot, axhenda e plote te Sekretari i Pergjithshem i Kombeve te Bashkuara, zoti Ban Ki-mun ne Ballkanin Perendimore BEQIR SINA, New York Ban Ki-mun do te nise te neser nje udhetim disa-ditor qe do te jete e para e tij - qe nga shperberja e ish Jugosllavise OKB - NEW YORK : Vizita 10 ditore e Sekretarit te Pergjithshem te Kombeve te Bashkuara, zoti Ban Ki-mun, qe nis ne Kine, ku ai mori pjese ne Konferencen e 5-Ministrore te Forumit te bashkepunimit Kine-Afrike dhe vizites e takimeve, qe zoti Ban zhvilloi ,me udheheqjen me te lart komuniste te Kines vijon neser me Ballkanin Perendimore . Sipas nje njoftimi te leshuar nga zyra e tij thuhet se Sekretari i Pergjithshem Ban Ki-mun pas Kines do te udhetoje per nje vizite ne Ballkanin Perendimore vendet e ish Jugosllavise, "ku ai do te promovoje partneritetin e forte mes Kombeve te Bashkuara dhe vendeve te ketij rajonit", Burime diplomatike nga Kombet e Bashkuara ne ne New York, i thane gazetes Bota Sot, se kjo vizite zhvillohet ne kuadrin e 20 - vjetorit te anetaresimit ne OKB te vendeve pas shperberjes se ish Jugosllavise. Andaj dhe Sekretari i Pergjithshem i Oraganizates se Kombeve te Bashkuara Ban Ki-mun, do te vizitoje vetem vendet qe jane te ndara tash 20 vjete nga ajo qe thirrej dikur "Jugosllavi" Ndalesa e pare e zotit Ban do te jete Sllovenia, vendi i pare i shkeputur nga ish "Jugosllavia" ku ai do te takohet me presidentin Danilo Turk, kryeministrin Janez Jansa, dhe Gregor Virant, kryetar i Asamblese Kombetare te Sllovenise. Sekretari i Pergjithshem Ban Ki-mun do te udhetoje pastaj ne Kroaci, ku ne kryeqytetin, Zagreb, ai do te takohet me ministren e Jashteme Vesna Pushiç dhe te jape nje leksion ne Akademine per Zhvillim Politik me rastin e 20 vjetorit te anetaresimit te Kroacise ne OKB. Ai pastaj do te vazhdoje axhenden e tij me nje vizite ne ishullin e njohur te Brione Island, ku ai do te mbaje bisedime me Presidentin Ivo Josipoviq dhe kryeministrin Zoran Milanoviç. Ndersa ne Kroaci, ai gjithashtu do te shfrytezoj kete rast per te udhetuar ne qytetin e Porec, qytet ky i cili eshte caktuar nje Pjese e Trashegimise Boterore nga ana e OKB-se, Organizata Arsimore Shkencore dhe Kulturore (UNESCO). Pas kesaj, Sekretari i Pergjithshem udheton per ne Malin e Zi, ku do te takohet me presidentin Filip Vujanoviç, Kryeministrin Igor Luksiç dhe zotin Ranko Krivokapiç, Kryetari i Parlamentit. Ai gjithashtu do te vizitojne nje ndertese te OKB-se, e quajtur "eko- building" ne Cetinje, kryeqytetin historik te vendit. Nga Mali i Zi, zoti Ban do te udhetoje per ne Serbi, ku ai do te mbaje bisedime me Presidentin e sapo zgjedhur ultra nacionalist Tomislav Nikoliq, zotin Ivica Daçiç, kryeministrit te ngarkuar,. Ai do te takohet ne Beograd edhe me zevendeskryeministrin e Serbise dhe Ministrin e Brendshem, si dhe me Ministrin e Jashtem Vuk Jeremiç, i cili ka marre tash mandatin nje vjeçare te presidentit te zgjedhur i Asamblese se Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara. Mbas Beogradit Sekretari i Pergjithshem i Kombeve te Bashkuara, zoti Ban Ki-mun shkon ne Kosove. Vizita e zotit Ban ne Kosove nise kur ai do te vizitoje Misionin e OKB-se dhe Administrates se Perkohshme ne Kosove (UNMIK) ne Prishtine. Nderkohe po ne Prishtine z. Ban, do te takohet edhe me perfaqesues te organizatave nderkombetare dhe rajonale si dhe me udheheqesit e lart te Kosoves, Presidenten Jahjaga dhe Kryeministrin e vendit zotin Hashim Thaqi dhe Kryparlamentarin z Jakup Krasniqi. Ai gjithashtu ne Kosove do te vizitoje manastirin e Deçanit, nje Pjese e Trashegimise Boterore te UNESCO-s, si dhe qytetin antik te Prizrenit. Sekretari i Pergjithshem i Kombeve te Bashkuara Ban Ki-mun do te udhetoje pastaj ne ish Republiken Jugosllave te Maqedonise, ku ne Shkup do te takohet me presidentin Gjorge Ivanov dhe kryeministrin e vendit Nikolla Gruevski. Ndersa ne Shkup, zoti Ban do t'i drejtohet gjithashtu parlamentin e vendit me nje fjalim nga foltorja e parlamentiti te ketij vendi, pasi te jete u takuar me Kryekuvendarin Trajko Veljanovski. Ndalesa e fundit e zotit Ban do te jete Bosnja dhe Hercegovina, ku ai do te zhvilloje bisedime me anetaret e Presidences; Vjekoslav Bevanda, Kryetar i Keshillit te Ministrave te Bosnjes dhe Hercegovines, dhe Zlatko Lagumxhija, Zevendeskryetari i Keshillit te Ministrave dhe Ministrit e Puneve te Jashtme te Bosnjes dhe Hercegovines. Ndersa ne Sarajeve, Sekretari i Pergjithshem Ban Ki-mun do t'i drejtohet Parlamentit dhe do te takohet me udheheqesit e partive politike dhe me perfaqesues te komunitetit nderkombetar. Ai gjithashtu do te udhetoje per ne Srebrenice, ku ai do te vizitoje Memorialin e Potoçarit. Kjo eshte sipas burimeve qe ka siguruar gazeta Bota Sot, ne New York, vizita qe do te kujtoje 20 vjetorin e anetaresimit te vendeve te shkeputura nga Jugosllavia - pas shperberjes se saj . Konfirmimi eshte i cituar jozyrtar nga burime konfidenciale, te cilet i referohen vizites se tij, dhe nga ndalesat ne turneun e tij qe ai do te beje vetem Ballkanit Perendimor qe nis me 19 korrik. Shtypi serb, thote se kjo do te jete vizita e pare e nje OKB Sekretarit te Pergjithshem te Serbise qe nga shperberja e ish Jugosllavise, dhe eshte pare "jo me sy te mire" nga Beogradi. Presidenti i sapo zgjedhur Tomisllav Nikoliq, sipas shtypit te Beogradit ka komentuar per viziten e Sekretarit te Pergjithshem Ban Ki-mun per te thene se Ban deshironte te udhetoje per ne Kosove, derisa Kosova "nuk eshte anetar i OKB-se". "Serbia, ka thene Nikoliq eshte ende e konsideruar si per t'iu pergjigjur sfides se vizites ne Kosove. Tani te gjithe e Serbise duhet te qendrojne dhe ai duhet te deklaroje veten nese ai ishte duke shkuar atje per te vizituar perfaqesuesit e OKB-se, ose me Kosoven si shtet te pavarur", tha presidenti dhe shtoi: "Ne do te duhet te kete nje qendrim unanim ne kete, dhe te punojne ne zgjidhjen e ketij problemi. Problemi eshte i madh, por Serbia do te zgjidhe ate." Bota Sot, axhenda e plotë të Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, zoti Ban Ki-mun në Ballkanin Perendimorë BEQIR SINA, New York Ban Ki-mun do të nisë të nesër një udhëtim disa-ditor që do të jetë e para e tij - që nga shpërbërja e ish Jugosllavisë OKB - NEW YORK : Vizita 10 ditore e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, zoti Ban Ki-mun, që nis në Kinë, ku ai mori pjesë në Konferencën e 5-Ministrore të Forumit të bashkëpunimit Kinë-Afrikë dhe vizitës e takimeve, që zoti Ban zhvilloi ,me udhëheqjen më të lart komuniste të Kinës vijon nesër me Ballkanin Perendimorë . Sipas një njoftimi të lëshuar nga zyra e tij thuhet se Sekretari i Përgjithshëm Ban Ki-mun pas Kinës do të udhëtojë për një vizitë në Ballkanin Perendimorë vendet e ish Jugosllavisë, "ku ai do të promovojë partneritetin e fortë mes Kombeve të Bashkuara dhe vendeve të këtij rajonit", Burime diplomatike nga Kombet e Bashkuara në në New York, i thanë gazetës Bota Sot, se kjo vizitë zhvillohet në kuadrin e 20 - vjetorit të anëtarësimit në OKB të vendeve pas shpërbërjes së ish Jugosllavisë. Andaj dhe Sekretari i Përgjithshëm i Oraganizatës së Kombeve të Bashkuara Ban Ki-mun, do të vizitojë vetëm vendet që janë të ndara tash 20 vjetë nga ajo që thirrej dikur "Jugosllavi" Ndalesa e parë e zotit Ban do të jetë Sllovenia, vendi i parë i shkëputur nga ish "Jugosllavia" ku ai do të takohet me presidentin Danilo Turk, kryeministrin Janez Jansa, dhe Gregor Virant, kryetar i Asamblesë Kombëtare të Sllovenisë. Sekretari i Përgjithshëm Ban Ki-mun do të udhëtojë pastaj në Kroaci, ku në kryeqytetin, Zagreb, ai do të takohet me ministren e Jashtëme Vesna Pushiç dhe të japë një leksion në Akademinë për Zhvillim Politik me rastin e 20 vjetorit të anëtarësimit të Kroacisë në OKB. Ai pastaj do të vazhdojë axhendën e tij me një vizitë në ishullin e njohur të Brione Island, ku ai do të mbajë bisedime me Presidentin Ivo Josipoviq dhe kryeministrin Zoran Milanoviç. Ndërsa në Kroaci, ai gjithashtu do të shfrytëzoj këtë rast për të udhëtuar në qytetin e Porec, qytet ky i cili është caktuar një Pjesë e Trashëgimisë Botërore nga ana e OKB-së, Organizata Arsimore Shkencore dhe Kulturore (UNESCO). Pas kësaj, Sekretari i Përgjithshëm udhëton për në Malin e Zi, ku do të takohet me presidentin Filip Vujanoviç, Kryeministrin Igor Luksiç dhe zotin Ranko Krivokapiç, Kryetari i Parlamentit. Ai gjithashtu do të vizitojnë një ndërtesë të OKB-së, e quajtur "eko- building" në Cetinje, kryeqytetin historik të vendit. Nga Mali i Zi, zoti Ban do të udhëtojë për në Serbi, ku ai do të mbajë bisedime me Presidentin e sapo zgjedhur ultra nacionalist Tomislav Nikoliq, zotin Ivica Daçiç, kryeministrit të ngarkuar,. Ai do të takohet në Beograd edhe me zëvendëskryeministrin e Serbisë dhe Ministrin e Brendshëm, si dhe me Ministrin e Jashtëm Vuk Jeremiç, i cili ka marrë tash mandatin një vjeçarë të presidentit të zgjedhur i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Mbas Beogradit Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, zoti Ban Ki-mun shkon në Kosovë. Vizita e zotit Ban në Kosovë nisë kur ai do të vizitojë Misionin e OKB-së dhe Administratës së Përkohshme në Kosovë (UNMIK) në Prishtinë. Ndërkohë po në Prishtinë z. Ban, do të takohet edhe me përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe rajonale si dhe me udhëheqësit e lart të Kosovës, Presidenten Jahjaga dhe Kryeministrin e vendit zotin Hashim Thaqi dhe Kryparlamentarin z Jakup Krasniqi. Ai gjithashtu në Kosovë do të vizitojë manastirin e Deçanit, një Pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, si dhe qytetin antik të Prizrenit. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-mun do të udhëtojë pastaj në ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë, ku në Shkup do të takohet me presidentin Gjorge Ivanov dhe kryeministrin e vendit Nikolla Gruevski. Ndërsa në Shkup, zoti Ban do t'i drejtohet gjithashtu parlamentin e vendit me një fjalim nga foltorja e parlamentiti të këtij vendi, pasi të jetë u takuar me Kryekuvendarin Trajko Veljanovski. Ndalesa e fundit e zotit Ban do të jetë Bosnja dhe Hercegovina, ku ai do të zhvillojë bisedime me anëtarët e Presidencës; Vjekoslav Bevanda, Kryetar i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, dhe Zlatko Lagumxhija, Zëvendëskryetari i Këshillit të Ministrave dhe Ministrit e Punëve të Jashtme të Bosnjës dhe Hercegovinës. Ndërsa në Sarajevë, Sekretari i Përgjithshëm Ban Ki-mun do t'i drejtohet Parlamentit dhe do të takohet me udhëheqësit e partive politike dhe me përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar. Ai gjithashtu do të udhëtojë për në Srebrenicë, ku ai do të vizitojë Memorialin e Potoçarit. Kjo është sipas burimeve që ka siguruar gazeta Bota Sot, në New York, vizita që do të kujtojë 20 vjetorin e anëtarësimit të vendeve të shkëputura nga Jugosllavia - pas shpërbërjes së saj . Konfirmimi është i cituar jozyrtar nga burime konfidenciale, të cilët i referohen vizitës së tij, dhe nga ndalesat në turneun e tij që ai do të bëjë vetëm Ballkanit Perëndimor që nis më 19 korrik. Shtypi serb, thotë se kjo do të jetë vizita e parë e një OKB Sekretarit të Përgjithshëm të Serbisë që nga shpërbërja e ish Jugosllavisë, dhe është parë "jo me sy të mirë" nga Beogradi. Presidenti i sapo zgjedhur Tomisllav Nikoliq, sipas shtypit të Beogradit ka komentuar për vizitën e Sekretarit të Përgjithshëm Ban Ki-mun për të thënë se Ban dëshironte të udhëtojë për në Kosovë, derisa Kosova "nuk është anëtar i OKB-së". "Serbia, ka thënë Nikoliq është ende e konsideruar si për t'iu përgjigjur sfidës së vizitës në Kosovë. Tani të gjithë e Serbisë duhet të qëndrojnë dhe ai duhet të deklarojë veten nëse ai ishte duke shkuar atje për të vizituar përfaqësuesit e OKB-së, ose me Kosovën si shtet të pavarur", tha presidenti dhe shtoi: "Ne do të duhet të ketë një qëndrim unanim në këtë, dhe të punojnë në zgjidhjen e këtij problemi. Problemi është i madh, por Serbia do të zgjidhë atë."
clip_image001.jpg
(image/jpeg, 67.4 KB) - not displayed
clip_image002.jpg
(image/jpeg, 82.7 KB) - not displayed