Francë, gjendet i pajetë poeti i njoh ur Ali Podrimja

[email protected] Sat, 21 Jul 2012 10:06:27 -0400 (EDT)
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
    Francë, gjendet i pajetë poeti i njohur Ali  Podrimja          
PRISHTINE –  (Bota Sot) Gjendet i pajetë pas 3 ditësh kërkime në Francë, poeti i 
njohur  Ali Podrimja. Njoftimi është përcjellë nga autoritetet franceze, të 
cilat  kanë komunikuar me ministrin e Jashtëm kosovar Enver Hoxhaj.

I  tronditur nga kjo humbje e madhe, ministri Hoxhaj, i shpreh ngushëllimet 
 më të sinqerta familjes së poetit Podrimja, komunitetit të poetëve,  
shkrimtarëve e artistëve si dhe mbarë popullit të Kosovës. 

“Humbja  e poetit Ali Podrimja, është një humbje e madhe jo vetëm për 
familjen dhe  miqtë e panumërt të tij, por një humbje e jashtëzakonshme edhe për  
kulturën dhe artin kosovar, shqiptar e më gjerë. Kujtimi i poetit Ali  
Podrimja do të jetë gjithnjë i gjallë në mesin tonë dhe do të shërbejë si  
figurë motivimi për brezat e ardhshëm të Kosovës”, - thuhet në telegramin  e 
ngushëllimit të ministrit Hoxhaj. 

Poeti Ali Podrimja kishte  humbur kontaktet me kolegët dhe miqtë e 
familjarët e tij nga data 18  korrik, në kohën kur po qëndronte në Francë në kuadër 
të festivalit të  poezisë “Voix de la Méditerranée”, në qytetin e Lodève.  

Autoritetet franceze po punojnë në zbardhjen e plotë të rrethanave  të 
humbjes së jetës së poetit Ali Podrimja, i cili mësohet se vuante nga  skleroza.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës falënderon  autoritetet e 
Ministrisë së Jashtme dhe asaj të Brendshme Franceze, si dhe  të gjitha institucionet 
e tjera lokale e qendrore në Francë për angazhimin  maksimal të tyre në 
zbardhjen e këtij rasti.