Amerika në ditë zie, flamuri në gjy smë shtize pas masakrës në Kolorado

[email protected] Sat, 21 Jul 2012 10:33:56 -0400 (EDT)
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
_http://www.voal-online.ch/index.php?mod=article&cat=LAJMIIF&article=25337_ 
(http://www.voal-online.ch/index.php?mod=article&cat=LAJMIIF&article=25337) 

Amerika në ditë zie, flamuri në gjysmë shtize pas masakrës në  Kolorado
 
BEQIR SINA New York
 
 
 
 
 Presidenti Obama, "është  si një shenjë e respektit për viktimat e akteve 
të pakuptimta të dhunës të  kryera më 20 korrik, 2012, në Aurora, Kolorado, 
dhe nga autoriteti që më është  dhënë mua si President i Shteteve të 
Bashkuara nga Kushtetuta dhe Ligjet e  Shteteve të Bashkuara të Amerikës"




Në dritën e ngjarjes tragjike, që ndodhi sot në Shtetet e Bashkuara, kur në 
 një kinema filmi në Aurora, Kolorado një person shtiu me armë zjarri duke 
lënë  të paktën 13 të vdekur dhe më shumë se 59 të plagosur, presidenti 
Obama dha  urdhrin që flamujt amerikanë në të gjitha ndërtesat federale, 
instalimet  ushtarake dhe zyrat diplomatike, të SHBA, anembanë botës, do të ulen 
për pesë  ditë deri në 25 korrik, në gjysmë shtize. 

Shtëpia e Bardhë lëshoi një  shpallje presidenciale, duke urdhëruar që 
flamujt e Shteteve të Bashkuara të  ulen menjëherë në gjysmë shtize pas orës 2 
pm ose 20:00 me kohën e Tiranës  

Kjo thuhet në shpalljen që bëri Presidenti Obama, "është si një shenjë e  
respektit për viktimat e akteve të pakuptimta të dhunës të kryera më 20 
korrik,  2012, në Aurora, Kolorado, dhe nga autoriteti që më është dhënë mua si 
President  i Shteteve të Bashkuara nga Kushtetuta dhe Ligjet e Shteteve të 
Bashkuara të  Amerikës"

Obama ndërpreu një fushatë presidenciale në Floridën qendrore  pas mësimit 
të lajmit rreth masakrës që ka ndodhur gjatë shfaqjes së filmit  premirë “
Dark Knight” i njohur si Batman. 

Autori i masakrës është James  Holmes një 24-vjeçar student i diplomuar në 
Universitetin e Kolorados. Policia  theksoi se sulmi nuk kishte lidhje me 
ndonjë grup terrorist.

Ngjarja  ndodhi dje herët në mëngjes në një kinema të qytetit Aurora kur 
sapo kishte  filluar premiera e filmit me Batman "The Dark Knight Rises”. 
Sipas zyrtarëve,  një njeri i maskuar u ngrit në këmbë në pjesën e përparme të 
kinemasë, u kthye  nga turma, hodhi një bombë me gaz lotsjellës dhe filloi të 
qëllonte pa dallim.  Sipas dëshmitarëve, ai qëlloi edhe një të mitur nga 
një distancë e  vogël.

Presidenti tha se "autoritetet janë të vendosura për të sjellë  para 
drejtësisë cilindo që është përgjegjës ", dhe po kujdesen për të  plagosurit. 
Kandidati republikan për presidenci, Mitt Romney, tha se ai dhe  gruaja e tij 
Ann janë "thellësisht të pikëlluar" nga ngjarja, të cilën ai e  quajti "dhunë 
e pakuptimtë."