SHBA : Emrat e viktimave te vrare ne masakren Aurora

[email protected] Mon, 23 Jul 2012 07:28:04 -0400 (EDT)
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
_http://revistakuvendi.org/_ (http://revistakuvendi.org/) 
 
 
 
 








SHBA : Emrat e viktimave të vrarë në masakrën  Aurora 
 
 
 
 
BEQIR SINA, New York
 
 
 
 
 
 
 Më shumë se 100 veta hynë në atë kinema… atë "natë të  zezë", dhe 12 prej 
tyre hynë..... për të mos dalë më të gjallë prej andej.  Por, për të 
"fluturuar" për në jetën e amnueshme! Ky ishte fati tragjik i 12  viktimava të 
çmendurisë së pakuptimtë të një të riu amerikan 24-vjeçarit, i  indetifikuar 
James Holmes, në mesnatën e premierës së serisë së re të  serialit “Batman” në 
Colorado të Shteteve të Bashkuara,
 

 
 
AURORA - COLORADO : Media amerikane kan marrë  emrat  e viktimave që u 
vranë të "premten e zezë" me 20 korrik  2012, të lëshuar nga zyra e mjeku 
ligjore e policisë federale e Shteteve të  Bashkuara, dhe ka raportuar për çdo 
njerin prej tyre në mënyrë paksa të  detajuar. Shumë prej tyre ishin të  rinj e 
të reja - madje edhe një  fëmijë një egjell i "lëshuar" prej Zotit . Duke 
shfletuar gazetat  amerikane sot dy ditë pas ngjarjes, po përpiqem që të 
përfshijë disa  shënime në lidhje me jetën e tyre dhe zemrën e thyer (dhe 
nganjëherë  heroike, vetë-sakrifikimit për dashurinë apo fëmijët e ndonjërit prej 
tyre)  në rrethanat e vdekjeve të sejcilit prej tyre.
 
 
 
   Më shumë se 100 veta hynë në atë kinema… atë "natë të  zezë", dhe 12 
prej tyre  hynë..... për të mos dalë më të  gjallë prej andej. Por, për të 
"fluturuar" për në jetën e amnueshme! Ky  ishte fati tragjik i 12 viktimava të 
çmendurisë së pakuptimtë të një të  riu amerikan 24-vjeçarit, i indetifikuar  
James Holmes, në  mesnatën e premierës së serisë së re të serialit “Batman”
 në Colorado  të Shteteve të Bashkuara,  në atë shfaqjen të mesnatës së 
filimit "  "The Dark Knight Rises - Kalorësi i errët ngrihet", filimit të 
Hollivudit që  pas kësaj ngjarje, thuhet se ka thyer rekodin me 130 milion 
dollarë.
 
 
 

 
 
Po e filloi jo pa qëllim me emrin e Jessica Redfield!  Mbasi ajo më shumë 
se viktimat e tjera, ka një histori e cila lidhej me  faktin se një vit më 
parë, "engjulli" kishte e mbijetuara e një sulmi  të ngjashëm në Toronto të 
Kanadasë. Pikërishtë 2 qershorin e vitit të  kaluar në një masakër në një 
qendër tregtare. Pas sulmit, Jessica një  kroniste sportive që dashuronte 
futbollin dhe hokejin, do të deklaronte  atëherë se ishte me shumë fat që  kishte 
shpëtuar jetën.  





Ndërkohë që po ato ditë, në Twitter do të shkruante: “E çuditshme se si  
jeta jonë është e gjithë në dorë të rastësisë. Ai moment me ndryshoi jetën,  
të gjithëve që ishim të pranishëm na ndryshoi jetën! Asnjëherë s’mund ta  
dimë se kur do të marrim frymë për herë të fundit”.

 
Mirëpo ja që fatkeqësisht, “rastësia” këtë herë nuk ishte me Jessica-n  e 
cila mbeti e vdekur nga të shtënat në kinemanë e Kolorados, ndërsa personi  
me të cilin shoqërohej mbijetoi.



Ne thanë disa gazetarë amerikan tashmë po shkruajm për një  vajzë që 
"ëndrronte" të bëhej gazetare - Jessica Redfield ose  i thirrej ndryshe Ghawi . 
Ghawi, është emri i vajzërisë së  gjyshes së saj. Ajo ishte 24 vjeçe dhe i 
përket komunitetit të medias,  mbasi ndoshta do të ishte një reportere e mirë e 
lojës  së hokej mbi akull. Deadspin një koleg i saj - pas vdekjes ka 
postuar  një reportazh mbi vdekjen e saj - disa foto ku njëra prej tyre është  
marrë nga intervista e saj me një lojtarë hokej . Ajo vetë në  blogun e saj ka 
gjithashtu edhe një video të qeshur të saj - si  një praktikante, duke u 
përpjekur që të intervistojë një lojtar hokej mbi  akull.Ajo gjithmonë patë 
kërkuar të jetë një gazetare, por "një plumb që ra  në zëmer" të saj, e bëri 
atë të mos kishte një shans." të këtillë.
 
 

 
Veronica Moser-Sullivan 6- vjeçare ishte viktima  më e vogël e masakrës, e 
cila ishte në kinema duke parë premiren e  filimit, në një shfaqje të 
mesnatës së filimit " "The Dark Knight Rises -  Kalorësi i errët ngrihet", me 
nënën e saj Ashley Moser . Veronica, sapo  kishte filluar një kurs që të mësonte 
notin të martën, njoftoi  Associated Press. Gjatë masakrës në kinema edhe 
Nëna e saj ishte plagosur  rëndë, por jo të jetë vrarë në atë sulm të 
trishtueshem dhe jashtë  çdo rreziku për jetën. Media amerikane shkruan se ajo 
"ende po kalon  momentet tronditëse  brenda dhe jashtë vetëdijes. "Ajo e di që u 
hodhë  të shpëtoi vajzën e saj por ende nuk e di se vajza e saj ka vdekur," 
 sipas një reportazhi të gazetës së Clolorados Denver Post.
 

 
 
John T. Larimer, 27 vjeçarë, ishte një marinar i  flotës së marinës së 
SHBA, nga qyteti Crystal Lake  i Illinois, raportoi për të ABC News dje. Ai 
ishte një teknik  cryptologic, i cili i ishte bashkuar të marinës amerikane mbi 
një vit më  parë dhe ai kishte qenë i vendosur në Aurora që nga tetori 2011, 
sipas  gazetës Chicago Sun-Times.
 

Alexander J. Boik, i cili është banorë  nga Aurora, ishte 18 vjeç dhe një i 
diplomuar i kohëve të fundit në  një shkollë të mesme, të këtij qyteti, i 
cili kishte planifikuar  të marrë pjesë në Kolegjin Rocky Mountain për Artit 
dhe Dizajnit,  ëndërronte të që të studionte dhe të bëhej mësimdhënës i 
artit dhe  të dizanjit dhe ëndrronte që të kishte studion e tij, thanë ata që  e 
njofin. Por, ja që fati "nuk deshte" ëndrra e tij u vra në mesë me 20  
korrik 2012 
 

 
Jesse E. Childress, 29 vjeçare, i fejuar ishte me  origjinë nga Qarku 
Thornton shumë pranë qytetit të Aurorës në Colorado.  Ai ishte një operator i 
sistemit cybersystems në detyrë aktive me skuadronin  310th Force Support 
Squadron në bazën Buckley Air Force shumë afër  qytetit Aurora, sipas CNN.
 

Jonathan T. Blunk, 26 vjeçarë , ishte edhe ky një  ushtarak, i cili mori 
një plumb "vdekjeprurës"duke mbrojtur shokun e  tij - Jansen 21 vjeçarë, sipas 
NBC. Blunk, i cili ishte martuar në  vitin 2007 , ishte të shtunën në Reno, 
Nevada, për të parë gruan e tij,  vajzën 4-vjeçare dhe djalin, 2 vjeçarë. " 
Jonathan Blunk ka shërbyer 5 vjet  në uniformën e marinës amerikane, duke 
përfshirë edhe pjesmarrjen me një  luftëanije nga baza e saj San Diego në 
Gjirin Persik
 

 
Rebecca Wingo, 32 vjeçe, ka punuar në  Restorantin "Joe's Crab Shack" në  
Aurora dhe ishte duke  marrë mësime suplementare në një kolegj komunitar, për 
t'u bërë  ndoshta një menaxhere e kualifikuar. Babai i saj ka konfirmuar 
vdekjen  e saj në Facebook dhe tha (jo çuditërisht) se ai ishte "i  
pangushëllueshëm" për vdekjen e bijës së tij, për këtë tronditje të madhe,  që ende 
nuk e beson se vajza e tij ka vdekur.
 

 
Alex M. Sullivan ishte duke  festuar ditëlindjen  e tij të 27-të, në 
kinemanë e "vdekjes"  kur ai u qëllua. Ai dhe shtatë  bashkë-moshatarë, shokë të 
tij , të cilët pasi kishin darkë -uar  më parë në një lokal  që quhet Red 
Robin, atë mesnatë kishte  marrë pjesë në masakrën e të "premtes së zezë", në 
premierën në  shfaqjen e mesnatës së filimit " "The Dark Knight Rises - 
Kalorësi i  errët ngrihet" shkruan Daily News. Shtatë të tjerët u plagosën nga të 
 shtënat, por asnjeri prej tyre përveçse Alex M. Sullivan,  fatëmirësisht, 
nuk mbeti i vdekur.
 

 
  Gordon W. Cowden, 51 vjeçarë, nga Aurora ishte  më i vjetëri i viktimave 
të vrarë në kinemanë Century Aurora 16 complex në  Aurora Town Center. 
Familja e tij lëshoi këtë deklaratë: "I përjetshëm  kujtimi i tij, Ai ishte 
pronar i një biznesit të vogël, ishte me të vërtetë  një Texasman, që e donte 
jetën dhe familjen e tij. "Një udhëtar i kësaj  jete" i zgjuar me një ndjenjë 
të mprehtë të humorit. Sipas familjes së tij  - ai do të mbahet mend për 
përkushtimin ndaj fëmijëve të tij dhe  gjithmonë duke u përpjekur për të bërë 
vetëm mirë për të bërë gjënë e duhur,  pa marrë parasysh pengesën ose 
vështërsinë. " Cowden, sipas tyre kishte  marrë me vete në kinema atë natë tmerri 
edhe dy fëmijët e tij adoleshente.  Të cilët natën e të shtënave falë 
mrekullisë që bënë  Zoti! kan  shpëtuar  pa u dëmtuar nga kjo tragjedi e pakuptimtë.
 

Micayla Medek, 23 vjeçare, një vajzë e re, që e  ka identifikuar veten  në 
faqen e saj në Facebook si  punëtore në një metro në Aurora. Miqtë e saj e 
dinin se ajo ishte plagosur,  kështu që ata u përpoqën për ta shpëtuar atë 
natë duke e  nxjerrë jashtë teatrit, por personeli i urgjencës i ndali ata  
sepse kur mbrritën forcat e emregjencë, mjekët thanë se ajo ishte  e vdekur.. 
Ajo vdiq qysh në kinema, në bazë të infromacionit që ka  siguruar gazeta Los 
Angeles Times.

 
Alexander Teves, 24 vjeçarë,  sapo kishte marrë një diplomë për master në 
Psikologji dhe  Këshillime psikologjike në Universitetin e Denverit në 
qershor, ka  raportuar Boston Globe. Caitlin një shoku i tij, tha në Twitter se  
Teves mori një plumb për të shpëtuar të dashurën e tij Amanda,  të dashurën e 
tij. Mirëpo teksa e "përdori veten si mburojë" për  të dashurën e zemrës, 
duke bërë atë sakrificën më sublime, u vra vetë,  sipas televizionit ABC News.
 

 
Mateu McQuinn, 27 vjeç, edhe ai u vra sipas  medias amerikane teksa "iu 
hodh vdekjes " për të dashurën e tij  Samantha Yowler. Kështu të paktën 
deklaroi vëllai i saj Nick Yowler, 32  vjeçarë, i cili thotë se edhe ai gjithashtu 
u përpoq që ta mbrojë atë. Nick  Yowler u qëllua në gju dhe e bëri atë të 
jetë gjallë e jashtë çdo  rreziku për jetën, tha një avokat i familjes së tij 
për  gazetën New York  Times