Na shtangu ikja e Ali Podrimjes

[email protected] Mon, 23 Jul 2012 10:20:34 -0400 (EDT)
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>

 



 


 
Na shtangu ikja e Ali Podrimjes 

Lajmi mbi ikjen e Ali Podrimjes na shtangu e na bëri të ndjejmë dhembje e  
boshllëk në zemrat tona. Në këto momente i përcjell ngushëllimet e mia dhe  
solidarizohem me familjen e Ali Podrimjes e cila po kalon ditë të vështira.  
Me këtë rast, ngushëllimet e mia ia shpreh dhe Akademisë së Shkencave dhe  
Arteve të Kosovës, ku Podrimja ishte anëtar i rregullt i saj, si dhe botës  
së letrave shqipe që humbën një pjesë nga trupi i tyre. Shuarja e Podrimjes  
është një humbje e madhe jo vetëm për familjen, miqtë dhe letërsinë por 
edhe  për kulturën tonë kombëtare në përgjithësi, pra u shua ylli i poezisë, që 
 deri në frymën e tij të fundit, u këndoi vuajtjeve, qëndresës, heroizmit 
dhe  lirisë së Kosovës.
Për më se gjysëm shekulli aktivitet krijues Podrimja kaloi nëpër shumë  
shtigje jete duke lënë te të afërmit, miqtë, bashkëkombasit e më gjerë,  
krenarinë dhe kujtimet më të bukura për të. Mbi të gjitha, krijimtaria e tij  do 
të mbetet një vlerë e lartë artistike, një model i lartë poetik për  poetët 
dhe kulturën tonë kombëtare, ndërsa virtytet e larta njerëzore të tij  do të 
mbeten përgjithmonë në kujtesën e të gjithëve që e njohën atë.
Zoti  e mëshiroftë të ndjerin, u prehtë në qetësi shpirti i tij. 
Lazim  Destani