Ate dite

Hamdi Nuhiju <[email protected]> Mon, 23 Jul 2012 23:01:25 +0200
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <CABPCUFm2M9Bej65bT2rQWi1UymTmQFM7JMpXBk4M42NELO2cOg@mail.gmail.com>
*Atë ditë*

*Hamdi Nuhiju*



E harruam të gjithë, edhe pse vetes i thuamë besimtar. Kujtojmë se jemi në
rrugën e drejtë, ndërsa me pyetjet e pakuptimta dhe kërkesat e shumta,
dëmtojmë vetveten. Flasim diçka tjetër, e veprojmë tjetër gjë. Ky është
realiteti i përgjithshëm i shoqërisë sonë. I hidhur ose i pa hidhur, është
realitet që kaplon secilën vrimë.

Besimtari mysliman jeton për ditën e fundit. Erdhi në këtë botë me mision e
do të kthehet në botën tjetër si fitimtar. Nuk guxon që të ekzistoj logjikë
tjetër e të vepruarit dhe filozofi e të jetuarit. Po u mblodhën të gjithë
filozofët e botës për të zgjidhur çështjen tënde të brendshme, prapë se
prapë mundi i tyre do të ishte i kot. Atë ditë, nuk do të pyetet as
filozofia me gjithë filozofët e saj, po do të flasin veprat tona, së bashku
me gjymtyrët. Edhe pse ne kemi besuar se kemi trup besnik, në Ditën e
Mbrame do të zhgënjehemi nga i njëjti.

Pa dashur të fyejmë askënd, myslimanët e sodit jemi kthyer në model, po jo
i shkencës, dijes, thjeshtë i dukjes. Dëshira e pandërprerë gufon tek të
gjithë ne që të dukemi, e jo të peshohemi me dijen. Kjo është anomalia e
parë e cila gjendet tek të gjitha xhematët pa përjashtim. Sikur tek xhemati
teblig, ai i ihvanëve, selefëve, sufinjve etj. Një përzierje traditash, dhe
stili të veshjes mbizotërohet tek të gjitha këto xhematë pa përjashtim.
Arsyetimi tek të gjithë është i thjeshtë:” Allahu është i bukur dhe e do të
bukurën”. Maksima është në rregull deri në mos keqpërdorimin e saj.
Përderisa me të, arsyetojmë kalimin e kohës para rregullimit të mjekrave,
para rregullimit të mendjes, shndërrohemi në keqpërdorues.

Dëshira për t`u treguar sa më i mençur, është ves i shndërruar në fenomen
në mesin e myslimanëve tanë. E dimë se mosha nuk përcakton njeriun e ditur
prej njeriut të paditur, dhe shpesh herë marrim rrolin e ëndërrimtarit për
t`u përgjigjur në gjithçka, madje edhe për të gjykuar shumëçka. Kjo anomali
e dytë është si rezultat i mungesës së dijes dhe urtësisë. Besimtari
mysliman sa më i ditur që të jetë, aq më shumë frikësohet të flas për
dijen, ose edhe t`i gjykoj të tjerët për mosdijen e tyre.

Vlerësimi i pozitës, pasurisë, para diturisë, është ves i përhapur aq
shumë, në mesin e myslimanëve saqë është shndërruar në diçka e natyrshme.
Shkalla e tretë e degradimit të myslimanëve gjendet pikërisht këtu. Edhe
përskaj arsyetimit, se lejohet që të xhelozohet njeriu që ka pasuri dhe
dituri e që i përdor në rrugën e Allahut, ne krijojmë sistemin e lajkave në
përditshmërinë tonë. Hoxhallarë të caktuar nuk shkojnë tek familjet e
varfra me aq vullnet sa shkojnë te familjet e pasura. Mund të ekzistojnë
arsyetime si rezultat i neglizhencës së xhematit në pagesën e anëtarësisë,
mirëpo nuk guxojmë që të flemë përballë kësaj dukurie. Në këtë mënyrë
besimtari mysliman zhvlerësohet si qenie shoqërore, morale, njerëzore, dhe
vlerësohet vetëm si qenie materiale. Po qe se e ka sofrën të mbushur,
xhepat të mbushur, ai domosdoshmërish duhet të jetë besimtar i mirë e i
devotshëm. Po qe se, sofrën e ka të zbrazët, i mjerë skajshmërish, ai duhet
të qëndroj i harruar nga kujdesi i hoxhallarëve të këtillë të krijuar nga
neglizhenca jonë.

Aktrimi  në varfri është anomalia e katërt dhe ndoshta më e rrezikshmja.
Dëgjojmë shumë mysliman duke u ankuar për fatet e tyre jetësore dhe
asnjërin prej tyre deri më tani nuk dëgjuam duke e falënderuar Allahun për
mirësitë e pafundme që ia dha. Ndonjëherë edhe pavetëdije njeriu aktron për
t`u dukur sa më i varfër me qëllim që të përfitoje prej ndonjë situate të
caktuar. Në këtë mënyrë njerëzit e vërtet që kanë nevojë për kujdesin dhe
ndihmën e xhematit lihen nën hije. Ata as që mund të arrijnë në rend për të
përfituar prej solidaritetit të myslimanëve.

Prof. Sejid Kutubi thotë:” Pastaj i kthehet dhe i tmerron me ditën prej të
cilës përndryshe frikohen, kur askush për aski nuk do të mund të bëjë gjë,
kur asnjë bisedë nuk do të pranohet, kur nuk do të pranohet kompensimi prej
askujt dhe kur aski nuk do ta gjejnë t`u vijë në ndihmë dhe t`i shpëtojë
nga dënimi”( Nën mbrojtjen e Kur`anit, Gjilan, 2008,f.118)

Atë ditë, nuk do të na vyej as dukja, as dëshira për t`u treguar më i
mençur, as lakmimi pas pozitës e pasurisë e as aktrimi në varfri. Njeriu do
të përballet me veprat e veta, i vetëm përpara Zotit të gjithësisë.