“Besa” e shqiptarve konkurron n ë festivalin e filmit për Holokaustin

[email protected] Sat, 28 Jul 2012 13:10:57 -0400 (EDT)
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
_http://revistakuvendi.org/_ (http://revistakuvendi.org/)  
_http://www.botasot.info/def.php?category=43&id=179281_ 
(http://www.botasot.info/def.php?category=43&id=179281)  
“Besa” e shqiptarëve konkurron në festivalin ndërkombëtar të filmit  për 
Holokaustin në San Francisko - California 
BEQIR  SINA, New York 
Pas  ketij akti te paperseritshem te Mbretit Zogu i Pare, Ahmet Zogut, 
epersine e  tyre te dashur, dhe ne perputhje me kodin e tyre shume te zhvilluar 
te nderit,  popullsia shqiptare pavaresisht besimit te saj fetar, katolik, 
ortodoks ,  musliman apo bektashlli e mori vete pergjegjesine per strehimin e 
hebrenjve e  saj 



San  Francisko - California :  Nje sfide e rendesishme e Shekullit te 
21-te, te filmave dokumentare, eshte  lidhur me historine e larget te 
Holokaustit, qe sot, eshte duke u bere perkatese  per audiencat anembane botes, 
sidomos, tek te rinjte, thuhet ne njoftimin e  oraganizatorit te Festivalit 
Nderkombetare te Filmit ne San Francisko.  

"Dhe, me shpesh sesa kjo, lexojme ne njoftim se ky film dokumentare ku  ne 
fokusin e saj jane shqiptaret, eshte bere mjaft interesante gjegjesisht per  
bijte dhe niperit e te mbijetuarve, hebre, prej shpetimtareve dhe te 
autoreve te  ketyre dokumentave qe na japin lidhjen e domosdoshme midis kaluares 
dhe deri tek  e tashmja." 

Ne rivizimin e saj me ngjarje te thella ne kuptim e plote  tek filmi 
dokumentar "Besa - Premtimi," me drejtor Rachel Goslins, pershkruhen  perpjekjet e 
jashtezakonshme te nje burri shqiptare, i cili per te permbushur  zotimin e 
babait te tij, ka bere sakrificen e jashtezakoneshme per t'u shpetuar  
jeten e nje çiftit hebre, per te i mbajtur fshehur gjate luftes, megjithe riskun 
 e madh qe kishte nje akt i tille ne ate kohe. Muzika e filmit ne menyre te 
 persosur dhe me profesionalizem eshte realizuar me nje rezultat te mire 
nga ana  e kompozitorit amerikan Philip Glass. Njeherit filimi dokumentare 
"Besa -  Premtimi," me drejtor Rachel Goslins njekohesisht nderon perpjekjet e 
te gjithe  popullsise shqiptare dhe me gjere, si si veproi ajo per te 
mbrojtur hebrenjte e  saj nga nazistet gjate Luftes Dyte Boterore, kur ata e 
kerkuan ndihmen e tyre.  


"Besa: Premtimi" ben premieren e saj te jete pjese e filmagrofise  boterore 
ne Festivalin e Filmit ne San Francisko, festival i cili eshte nje nder  
festivalet me te medha dhe me prestigjoze ne bote, ne nje bashkepunim 
prezantimi  me prodhime te kinemase nga me te njohurat dhe me te sukseshme te  
kinematografise boterore. Filimi "Besa - Premtimi," me drejtor Rachel Goslins  
perfaqeson nje nga virtytet me te çmuara te shqiptareve, mjaft e njohur edhe  
sipas kodit moral te Kanunit te Leke Dugagjinit  
Kohet  e fundit, Shqiperia eshte refuzuar shpesh per te hyre ne Europe, 
thuhet ne  njoftim, por vendi meriton me te miren per ate çfare ka bere  
Shqiperia.   
Para  se trupat e Musolinit pushtuan dhe çuan ate ne mergim, Mbreti Zog i 
Pare, sipas  dokumentave qe ka siguruar dhe shifen qarte ne filmin 
dokumentare "Besa -  Premtimi," me drejtor Rachel Goslins vertetojne se Mbreti i 
Shqiptareve Zogu i  Pare, dha nenshtetesine shqiptare per çdo Jewish qe jetonte 
ne Shqiperi, per t'u  larguar nese deshironte ne Amerike, Australi, Kanada, 
Argjentine e gjetke neper  bote. 


Pas ketij akti te paperseritshem te Mbretit Zogu i Pare, Ahmet  Zogut, 
epersine e tyre te dashur, dhe ne perputhje me kodin e tyre shume te  zhvilluar 
te nderit, popullsia shqiptare pavaresisht besimit te saj fetar,  katolik, 
ortodoks , musliman apo bektashlli, thuhet se e mori vete pergjegjesine  per 
strehimin e hebrenjve e saj. Rreth 70 per qind e shqiptareve qe shpetuan  
hebrenjte ishin te besimit musliman, te tjeret ishin Katolik, Ortodoks dhe  
Bektashllinj - thuhet nga te dhenat qe kan dale me vone mbasi Shqiperia rrezoi 
 sundimin e dikatorit Hoxha.  
Dhe,  "Besa" - fjala per kushtin e patjetersueshme shqiptare - ka per 
qellim te  tregoje me kete raste nje qortim te urtesise konvencionale, se 
shqiptaret dhe  hebrejte jane bere miq natyrore dhe te perjetshm, pas atikj atki qe 
bene ata  mbas LDB. Duhet pranuar, Shqiperia eshte nje vend i vogel - tani 
reth 3 milion  banore(at'here rreth 1 milion) qe strehoi rreth 2000 hebrenj 
dhe qe te gjithe u  shpetuan. As edhe nje hebre nuk vdiq ose u dorzua tek 
nazistet, kur çdo njeri  prej tyre u more ne mbrojtje nga Besa, qe i dhane 
shqiptaret, te cilet edhe mund  t'a paguanin shtrejte ne ate kohe, por çdo jete 
dhe çdo akt qe e bene vetem me  ndergjegje morale.  
Keto  fakte jane sjell per here te pare nga nje fotograf i njohur hebre 
Norman  Gershman, i cili eshte tani nje amerikan i palodhshem i cili nisi nje 
dekade me  pare, nje fushate per te gjetur, fotografi dhe dokumenta 
origjinale, deri me  hebrenje qe kishin mbetur gjalle ne Shqiperi, pas komunizmit . 
Duhet pranuar se  fotografi amerikano - hebraik, ishte i pari qe lartesoj 
shqiptaret qe ndihmuan  hebrenjte.  
Filmi  Besa vazhdon te jete nje projekt i filluar vite me pare nga 
fotografi amerikan  Norman H. Gershman, me titull God's House (Shtepia e Zotit). 
Filmi bazohet ne te  dhena gojore, dokumenta e intervista me personazhe reale, 
shqiptare a familje te  cilet kishin shpetuar hebrenjte gjate Luftes se Dyte 
Boterore. Ai fillon me  rrefimin e Rexhep Hoxhes, lindur ne Tirane ne vitin 
1950. I ati, para se te  vdiste i la atij amanet tre libra ne gjuhen 
hebraike. Ato ishin te nje familjeje  hebreje qe gjate luftes ishte strehuar ne 
shtepine e familjes Hoxha. Me ndihmen  Gershmanit, Rexhepi zbulon historine e 
panjohur te aktit te jashtezakonshem te  te atit te tij; Besen e nderthur me 
trimeri e sakrifice. 


Filmi  pastaj zgjerohet per te hyre ne thellesi te botes shpirterore te 
protagonisteve  dhe per t'i shpjeguar publikut te huaj se çfare eshte Besa dhe 
perse shqiptaret  mendojne se ajo eshte pjese e veçante e kultures se tyre. 
Edhe regjisori kryesor  i filmit e pranon, se Besa eshte diçka e veçante. 
Pas  luftes, ne Shqiperi vendoset diktatura komuniste e vendi izolohet nen 
kontrollin  e nje regjimi te hekurt, e sunduar nga diktatori Enver Hoxha. 
Shume te pakta  jane letrat qe dy familjet arrijne te shkembejne. Rifati di 
vetem qe ata jane  vendosur ne Izrael e qe jane mire: asnje lloj lajmi tjeter 
e shume pak te  verteta per te mos rene pre e e çensures partiake. Vitet 
kalojne, e tashme  Rifati eshte i moshuar e i munduar nga jeta, por nuk harron 
fjalen e dhene mikut  te tij Nissim. Tashme i takon te birit Rexhep ta mbaje 
premtimin. Besa  trashegohet nga babai tek i biri si detyrim e si nder. Per 
shume vite, Rifati e  ka mbajtur brenda vetes kete sekret pa folur nje 
fjale me te birin qe sot e sheh  veten ambasador te vullnetit te te atit, 
plotesisht i sigurte ne mbajtjen e  fjales se dhene nga i biri. 
Vitet  kalojne. Rexhepi martohet e jeta i dhuron nje djale, Ermalin. Ne 
Shqiperi bie  regjimi komunist dhe vendoset demokracia edhe pse akoma e 
brishte. Kufijte hapen  dhe realiteti shqiptar ndryshon vazhdimisht. Gjate kesaj 
kohe Rexhepi nis  perpjekjet e para ne kerkim te Aron Aladiem-it permes 
internet-it por i  drejtohet edhe nje shoqate qe ruan dokumentime per familjet 
hebraike ne  Shqiperi.  
Per  shume vite kerkimet e tij nuk japin rezultat, por fati deshi qe para 
nje dekade  te mberrinte ne Tirane fotografi i njohur amerikan Norman H. 
Gershman me  origjine hebraike, i cili ishte vene ne kerkim te informacioneve 
per familjet qe  kane strehuar hebrenjte ne rrezik. E drejtojne menjehere ne 
shtepine e Rexhepit  ku njihet me ngjarjen e veçante dhe prek me duart e tij 
librat fetare ruajtur me  aq kujdes nga familja Hoxha. Normani premton t’ i 
ndihmoje ne gjetjen e Aronit.  Pak dite me pas, Rexhepi therret te birin, 
Ermalin, qe studion per arkitekture  ne Itali e i kerkon ta shoqeroje ne 
udhetimin drejt Izraelit per t’i dorezuar  Shkrimet e Shenjta Aron Aladiem-it. 
Aventura  e tyre e pabesueshme permblidhet ne dokumentarin “God’s House 
BESA - Shtepia  eshte e Zotit dhe e mikut ”, xhiruar ne Bullgari, Shqiperi, 
Izrael dhe SHBA me  deshmi e filmime te fakteve kaq te veçanta historike. Per 
te ditur nese tre  Librat e Shenjte i jane dorezuar pronarit te ligjshem nuk 
na ngelet veç te  presim me padurim shfaqjen e dokumentarit. 
Ne  listen e “shteteve te drejta nder kombet” ben pjese dhe Shqiperia, 
fale njerezve  dhe enteve qe gjate Luftes se Dyte Boterore, qe kane marre e 
shpetuar nga  gjenocidi qindra hebrenj, shpeshhere duke vene ne rrezik dhe 
jeten e tyre. Shume  dokumenta te fshehura gjate regjimit komunist qe jane 
nxjerre ne drite pas  renies se tij, deshmojne kete akt te humanizmit shqiptar qe 
mbeshtetet tek Besa,  nje kod moral i fjales se dhene dhe respektit ndaj 
vlerave te mikpritjes e  mbrojtjes se njerezve te pafajshem e te kercenuar. 
Jane keto arsyet perse dymije  hebrenj qe shkuan ne Shqiperi gjate Luftes se 
Dyte Boterore per t’u strehuar  prej rrezikut nazist, asnjeri prej tyre nuk u 
vra ose u  dorzua. 
Filmi  dokumentar "Besa: Premtimi" me drejtor Rachel Goslins pershkruan 
perpjekjet e  jashtezakonshme te shqiptareve, te cilet kan bere sakrificen e 
jashtezakoneshme  per t'u shpetuar jeten çdo Jewish-i , per te i mbajtur 
fshehur gjate luftes,  megjithe riskun e madh qe kishte nje akt i tille ne ate 
kohe. Filmi dokumentar  "Besa: Premtimi" do te shfaqet ne ekranet e festivalit 
nderkombetare JCC ne San  Francisko - Californi, ne daten 29 dhe 30 korrik- 
 
 (http://showtime.al/wp-content/uploads/2012/07/Besa_Goslins_Gershman.jpg)  
pamje  nga xhirimi ne Tirnae i filmit Besa  
 
filmi  Besa 
 
1


2 
 
3 

Sejdi  Hysenaj dhe ciceronja e ekspozites e cila tregon se Mbreti Zog,
i cili  mbreteroi ne Shqiperi nga viti 1928 deri me vitin 1939, shpetoi
familjen  Weizmann dhe 200 familje te tjera hebrenje, gjate vitit 1938,
kur ndiqeshin  nga gjermanet duke i pasiur me pashaporten e Mbreterise 
Shqiptare 
4

5 
6 
6 
7 
7 
 
8
clip_image001.jpg (image/jpeg, 39.1 KB) - not displayed
clip_image003.jpg (image/jpeg, 30.7 KB) - not displayed
clip_image004.jpg (image/jpeg, 59.1 KB) - not displayed
clip_image005.jpg (image/jpeg, 26.4 KB) - not displayed
clip_image006.jpg (image/jpeg, 24.3 KB) - not displayed
clip_image007.jpg (image/jpeg, 22.4 KB) - not displayed
clip_image008.jpg (image/jpeg, 43.4 KB) - not displayed
clip_image009.jpg (image/jpeg, 96.5 KB) - not displayed
clip_image010.jpg (image/jpeg, 40.8 KB) - not displayed
clip_image011.jpg (image/jpeg, 36.4 KB) - not displayed
clip_image013.jpg (image/jpeg, 24 KB) - not displayed
clip_image014.jpg (image/jpeg, 257.3 KB) - not displayed