Drita që la pas për ne Ali Podri mja

[email protected] Fri, 27 Jul 2012 11:31:25 -0400 (EDT)
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>

 


 
Drita që la pas për ne Ali Podrimja
 
 (http://revistakuvendi.org/wp-content/uploads/2012/07/Monda.jpg) ( Mbresa 
rreth poezisë e takimeve me poetin ) 
Shkruar nga Raimonda MOISIU 
“Njeriu nuk duhet të jetë vetëm human.Ai sigurisht duhet të jetë i  urtë e 
i ditur”(Konfuci).  
Ndjeja trysninë ndjesore dhe emocionale, krejt të vecantë mes përjetimeve  
konkrete, origjinale, simbolikën e tyre në atë shprehje dhe bëja analogjinë 
me  potretin e poetit Ali Podrimja. . Ishte hera e dytë që takoheshim brenda 
asaj  pranvere të bukur, dhe për më tepër në disa javë. Herën e parë u 
takuam në  Pejë, në “Takimet Letrare të Azem Shkrelit.” Ashtu me atë shtatin e 
tij  mesatar, qëndronte ulur pranë me poeteshën e pikturisten e shquar 
kosovare  Miradije Ramiqi, në sallën e teatrit “Istref Begolli” të Pejës, dhe 
ndiqte me  interes e vëmendje cdo varg që recitohej nga poetë të vjetër e të 
rinj që  cfaqeshin në skenën e teatrit. Po atë Podrimje human, i urtë, i 
heshtur,  paqësor, i mëncmë, modest, plot dije e vargje pambarim, e pashë të 
ulur në një  nga tavolinat e tarracës së restorant “Sejko” buzë Jonit, në “
Ditët poetike  Joniane”Sarandë. Meditonte poeti teksa binte muzgu dhe dita 
ngrysej,mes  thjeshtësisë së shpirtit, madhështisë së vetmisë, ëmbëlsisë dhe 
etjes për  jetën,rebel i heshtur dhe ngjyrimeve të vdekjes, që poeti e dinte 
fare mirë –  fenomene jetësore e njerëzore që munden të shpëtojnëë vetëm 
përmes artit. Në  të gjitha këto e tërhiqte tradita se si ajo përqëndrohet vetëm 
në atë moment  kur fjalët e poetit fillojnë të jetojnë pas vdekjes së tij. 
Podrimja e  kuptonte këtë proces të jetës pas poetik, proces që ndodh 
krejtësisht brenda  historisë.Gjiithkush vazhdon të kujtojë fjalët e poetit , të 
jetojë në botën e  të kaluarës, se ajo ndodh edhe në të tashmen. Dhe kështu 
mënyra e vetme për  poetin është të nderojë të vdekurit, të shkruajë poezi në 
lidhje me të  tashmen. Podrimja bisedonte me Kosovën e tij që e deshi aq 
shumë: Zgjohu,  Kosovë! Zgjohu, nëna ime e dashur,/balli dhe emri im i 
shkelur,Zgjohu,  Kosovë!…/Sonte vetëm mbeta e në derë të oborrit askush s’po më 
troket,/askush  më, thua vdekur jam e harruar,/Në këto troje e suka gjaku./Thua 
më është  shkrimbur hisja/e mbyllur dera e konakut…../Zgjohu, Kosovë, flakë 
e hershme e  ashtit timt`pëlcitur./Bota në ty le të kallet! Poeti Ali 
Podrimja ishte  idealist, besonte në idealin e lirisë. Podrimja ishte patriot, 
dhe më forcën e  idealit dhe dashurisë për atdheun, dinte shumë mirë ta ndante 
politikën nga  krijimtaria e tij letraro-artistike. Podrimja e dinte shumë 
mirë se shkrimtari  apo artisti duhet të kapërcejë politkën, për të fituar 
lirinë dhe mendimin e  pavarur.Shkrimtarët nuk janë partizanë të politikës 
dhe synimi i letërsisë nuk  është kritikë apo reformim shoqëror.Një shkrimtar 
mund të ketë pikëpamjet e  tij politike, por këto pikëpamje kurrsesi 
domosdomërisht nuk duhet t’i  manifestojë në krijimin e tij letrar.Shkrimtari duhet 
të jetë vetvetja ,  brenda brishtësisë së individualitetit të tij. Podrimja 
e dinte se gjithkush  përballet me kufizime të shumta në shoqëri dhe është 
zhytur ose në kakofoninë  e turmës ose mbizotërohet nga ligjërimi i 
pushtetit.Kjo është sfidë e  frikëshme për të shprehur pikëpamjet e dikujt në 
rrethana të tilla, një  individ konfirmon ekzistencën e tij nëpërmjet një sfide të 
tillë nga mjedisi i  tij.Duke e shikuar nga ky këndvështrim Podrimja e 
dinte se letërsia nuk është  armë për kritikë, por një dëshmi për 
ekzistencën.Një shkrimtar apo artist  është dëshmitar për kohën e tij, dhe letërsia përbën 
një dëshmi të gjallë për  njerëzimin. Podrimja e dinte se letersia, vargjet 
e tij poetike ishin më reale  se historia, e cila është shkruar e shkruhet 
nën ndikimin e pushtetit  politik.Dhe pena e Podrimjes bëri kompromis vetëm 
me idealin e lirisë,  patriotizmit e dashurisë.Podrimja ka një histori të 
dhimbëshme të poezisë  elegjike, vargje të shkruara kur Kosova po kalonte 
rrethanat e vështira  politike të viteve ’60 –të, dhe vdekja e djalit të 
poetit- Lumit- do të linin  gjurmë të pashlyeshme në poezitë e tij, dhe vargjet 
elegjike më të bukura deri  më sot i përmblodhi në veprën “Thirrje”, që janë 
sonetet – simbol epoke brenda  traditës dhe të shtrira përgjatë traditës, në 
kontekstin e një dialogu të  imagjinuar me Lumin, me njerëzit e dashur e të 
shtrenjtë, me hallet e  sakrificat, kalvarin e dhimbjes, që përjetonte 
Kosova “ Në një natë nga ato  netët pagjumë”, martirizimin e kombit nën 
thirrjen; ”Zgjohu nëna ime e dashur  Kosovë! /balli dhe emri im i shkelur,/” 
Bisedonte me trojet shqiptare në cdo cep të Ilirisë, me Camerinë ,  
bisedonte me Lum Lumin, bisedonte me të kaluarën, qartësonte të tashmen, i  hapte 
udhë të ardhmes. Podrimja shkruante për pikëllimin e jetës së kësaj bote  në 
familje me një gjuhë të rrallë: “ A thua është dita jote e fundit në  
spital/do t’i biem deri në fund a thua/edhe kësaj dite të lodhur në orën e  
familjes./Nuk të kam sharë as nuk të kam rënë kurrë/vetëm të kam thënë; Ai në  
hapsirë atje larg jam Unë./Në jetë, në art vrasësit më të mëdhenj janë  
frikacakët./Mjeshtëria e tyre; gjuajtja në gabime, dhelpëria.(Poezia Lum  Lumi). 
Kjo është ajo që ai bëri poezi., mishërimi i të vërtetës,rrahjet e  zemrës , 
rebelimi i heshtur brenda tij, dëshmi të shpirtit që tërheqin  vëmendjen në 
vetvete e zëri i poetit triumfoi mbi dhimbjen, dëshpërimin e  pikëllimin, 
-Lumi do të jetojë përgjithmonë në vargjet e tij. Kjo është  elegjia, 
-kompromisi i artit me shpirtin, për një poet të madh! Ali Podrimja  ishte qënje 
njerëzore i përzëmërt, dashamirës i komunikueshëm, me një humor të  mprehtë e të 
hollë, të ruajtura këto në karkterin e penës së tij poetike, për  të 
sfiduar e bashkëvepruar me të, një raport që ai gjithmonë i frymonte dritë  për të 
krijuar me të, -ai ishte njeriu dhe artisti model, konstruktiv e i  drejtë, 
ndaj kritikave të veprave të tjerëve , duke iu inkurajuar ndjekjen e  
hipotezave alternative, në vecanti ndaj talenteve të reja për poetët e  
ardhmërisë, i dobishëm për idetë dhe formulimin e tyre të saktë, me një pasuri  
enciklopedike të forcës së mendimit filozofik, artistik e inteligjent, në  varësi 
të rrethanave.Me një durim të admirueshëm dëgjonte të gjitha llojet e  
hipotezave alternative poetike, edhe pse mund të ishin jo cilësore, jo  
artistike, mediokre, nën nivelin mesatar, ai gjente mënyrat për të sugjeruar  dhe 
ndrequr ato, pa i dekurajuar autorët e tyre , por ai vështirë se  ndonjëherë 
këmbënguli që ata t’i bëjnë ato sipas stilit të tij, edhe pse ai e  dinte se 
disa prej tyre ishin kokëfortë për të mos i kuptuar të metat e  tyre.Ai 
mundohej të pasuronte idetë e dikujt , duke iu lënë sa më shumë  hapësirë për të 
kuptuar vetveten. Udhëtimet ishin synimi i tij objektiv, ishte  shumë e 
vështirë për poetin të qëndronte në të njëjtin vend , ai solidarizohej  në 
xhunglën e halleve dhe melankolisë mbytëse, heshtjes së trishtë e gëzimit  të 
plogët, pasionit e dëshirës së pazakontë mes vargjeve dhe muzikalitetit,  
serenitetin, liriken dhe përjetimin nga motivi i sinfonisë emocionale që ato  
mëshironin në një strukturë harmonike. Vargu i Podrimjes ishte vazhdimisht në  
progres; rivalizonte , për të qënë i barasvlershëm me realitetin brenda 
veprës  lirike –baladike që do të vazhdonte të rridhte në përjetësi, ku cdo 
varg fiton  vlerën , bëhet i kuptueshëm e ndjesor. Një nga gjërat mbresëlënëse 
në llojin e  Podrimes si intelektual e më pas si poet, ai besonte në 
bashkëjetëesën  plotësuese të qasjeve , të konceptuarirt të realitetit e 
rrethanave, në  vlerësimin e tyre me mënyrat më të sofistikuara përkundrejt një 
kompleksi të  vazhdueshëm inferioriteti. Poeti iu kushtonte vëmendjen e duhur , 
pra nga një  temë specifike në atë të përgjithshmen, me të mirat e të metat e 
përvojave  jetësore mes të bukurës e të përditshmes njerëzore. Ai dinte fare 
mire se  cilat aspekte të këtyre alternativave mund të integrohen në 
harmoninë tërësore  , simbolikës së figurave letrare, metaforës , fuqisë shprehëse 
dhe aftësitë e  tij në kërkim të frymëzimit dhe një art poetik të spikatur 
, të moduluara këto  bukur e me artin e të shkruarit në strukturën 
artistike, lirike, baladike e  filozofike, zhbirimin e laibirintheve shpirtërore të 
ndjenjave të poetit, të  ndodhive e dukurive që hasim cdo ditë me dimensionet 
e tjera të jetës  sonë.Teksa bisedonim të dy me Podrimjen në ato ditë të 
bukura pranvere  qershori buzë kaltërsisë së Jonit, apo kur hëngrëm drekën në 
Greshicën e vogël  në kthim, ai më ka prekur shumë me modestinë e tij dhe 
vëmendjen që tregoi  ndaj poezisë sime dhe librit tim me poezi “Lulëkuqja e 
Egër”, të cilin  këmbënguli që t’ia dhuroja , sapo unë mbarova së recituari 
poezinë time në  orën letrare poetike buzë Jonit! Më impresionoi me 
gatishmërinë,  dashamirësinë, ngrohtësinë e fjalëve të tij, enthusiazmin e shijen që 
i pati  lënë poezia ime lirike “…kurthi i mëkatit…”. Kishtë një mënyrë të 
vecantë  stimuluese e të sinqertë si e shprehte enthusiazmin e tij për ide 
të mira ,  për të thënë të bukurën e të vërtetën.Edhe këtë cast akoma ndjej 
ngrohtësinë e  dorës së tij në shpatullën time, butësinë e zërit të tij, 
teksa unë e kolegët  e mij, poetët durrsakë Agim Bajrami, Alma Alpina Begaj, 
Vladimir Muci dhe  bashkëshorti i shkrimtares Vilhelme Vranari Haxhiraj, 
-Fitimi- këndonim  serenatat korcare. Enthusiazmin e poetit e pashë në fytyrën e 
tij që  dlirësohej , buzëqeshjen e ngrohtë dhe fjalët e tij që kurrë nuk i 
harroj :  “Monda ti nuk je vetëm një poete e talentuar e dashurisë, por ti je 
edhe një  korcare e bukur që këndon serenatat e dashurisë po aq bukur”, dhe 
më përqafoi.  Poeti Ali Podrimja ka qënë dhe mbetet i vecantë për të gjithë 
ne. Ai bën pjesë  në ata emra që janë simbol epoke, që i dhanë tonin dhe 
ngjyrën letrave shqipe,  përmes fjalës së tij artistike, vargjeve elegjike, 
duke u shëndrruar ;  -Patriarku e vragjeve lirike shqiptare! Falenderoj Zotin 
dhe kohën që më dhanë  shansin e bukur historik për ta njohur, takuar e 
biseduar nga afër më këtë  Korife të letrave shqipe. Lajmin se miku e kolegu ynë, 
poeti i madh i vargjeve  lirike shqiptare , Ali Podrimja, kishte humbur në 
Francë e përjetova dhimbshëm  dhe kam shpresuar se do të ketë pasur ndonjë 
gabim në lajmet. Por kur me sytë  e mij pashë homazhet dhe arkivolin të 
mbuluar me lule, largimi fizikisht i  poetit Ali Podrimja nga kjo botë, më ka 
prekur shumë jo vetëm mua, por ka  prekur në mënyrë më të konsideruieshme dhe 
të dhimvbëshme tërë komunitetin e  poetëvë,shkrimtarëve e artistëve, -botën e 
artit –shpirtërisht, me pënën e  vargjet e tij ai do të jetë i pranishëm në 
mesin tonë për vite e vite, që  vijnë e ikin. Trashëgimi e tij 
intelektuale, letraro-artistike dhe kulturore  janë mbresëlënëse dhe drita që la pas për 
ne poeti i madh i vargjeve lirike  shqiptare-Ali PODRIMJA! 
Prehu në PAQE, miku im! 
Të qoftë dheu i lehtë, mik i shtrenjtë! 
I përjetshëm kujtimi e vepra e e tij! 
Raimonda MOISIU 
Hartford CT USA 
Korrik 2012