Ali PODRIMJA - Poetry nga Ilir Spata Harrim Poeti kushtuar Ali Podrimjes
[email protected] Thu, 26 Jul 2012 19:46:55 -0400 (EDT)
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
Harrim Poeti Ali Podrimjes Mes lisash hyni, u harrua Ai, qëndistari i Fjalës Shqipe. Pa frymë mbet' Bota, e shokueme; Qielli mbi të derdh rreze drite. Ka mbetë Poeti, s'dihet se ku? Një kangë të re duke këndu. Mes lisash hyni edhe bori. Ndoshta u deh nga madhështia? Nga Ai i lashti, Stërgjyshori? E dehu flladi e puhia. Ndën hije lisash e la Botën. Drejtë përjetësisë muzat e ndollën? Një shkulim flokë e rrahim duar: " Ka humbë Poeti, oh! Ku, ku!" " Diku mes lisash asht harruar; E fundmja kangë mbetë pa këndu?" " Na përvëloi zemër e shpirt!" " La prapa shtigje mbushë me dritë!" Magji e pyllit e tërhoqi Si t' ishte pyll lisash Kosove. Ta thotë me shpirt diçka e dogji; Një kangë të re që s'e dëgjove, Se ndali frymë e fali shpirt Aty mes lisash, ku rrijnë hyjnitë. Trille poetësh të hazdisun, Sa herë këtë Botë me mendje lanë?! Kërkojnë gjithësitë ku patën nisun, Qetësi e prehje kurrë nuk kanë! Një fërfëllimë ua nxit frymëzimin Me kangë vaji qajnë njerëzimin! Poet i fjalës së bukur Shqype Duket krejt bore këtë herë?! Lartësitë e lisave të përpinë E shtjellë e flladit u ba erë! Të mori shpuri në tjetër Botë, Ne na përzihen kangë e lotë. Të mori Vdekja në shtegëtime Maskuar pyllit qe Pavdekësia. Të ndollën muzat n' ambëlsi rime; Mes gjethe lisash Poezia Të fundmen kangë këndoi vetmuar Ndërsa të ngrinin kambë e duar. Mes pyllit mbete bashkë me lisa, Me Stërgjyshorët shtatënaltë. U mrrudh e qau Fjala Shqype, U drodh e ngriu e tokës baltë. Krahnorin hapun dhimbjes pret Nana Kosovë birin e vet. Ti, i harruar botësh tjera, Duket s' do kthehesh këtë herë? Ca shfrime shpirti përcjell era Poetëve mbledhun t'ua shpjerë. Ca malle djegëse që trazojnë Të tuat kangë do na kujtojnë. O pjesë e shpirtit të Kombit tim! Pushofshë i qetë në amëshim ! Na lé ca kangë që t' i këndojmë Na lé ca fjalë që të trazojnë. Ca baltë Kosove ngjizun mallë. E të stërgjyshit shpirt, të bardhë! Ilir Lazim Spata 25 Korrik 2012 NY