Biseda fetare-85
Hamdi Nuhiju <[email protected]> Mon, 6 Aug 2012 10:34:45 +0200
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <CABPCUFn=vSisnEqAFJS7KKaayFuNznOjvC1rwzhOymh7JtLqXQ@mail.gmail.com> |
Biseda fetare-85 Hamdi Nuhiju 156 “ Fjala islam do të thotë të bësh paqe dhe dorëzim. Të bësh paqe do të thotë që besimtari të jetojë në paqe e qetësi me vetveten dhe rrethin ku jeton”( 25 pyetje për Islamin, për Muhammedin a.s., për agjërimin e muajit Ramazan, për gruan në Islam, për Kurbanin, Logos-a, Shkup, 2012, f.17) Baza e myslimanëve është paqja. Ato jetojnë në paqe dhe harmoni me shpirtin, trupin, mendjen. Po ashtu edhe me myslimanët, të krishterët dhe të gjithë popujt tjerë në botë. Logjika e luftës nuk është parim ekzistencial i myslimanit. Xhihadi është koncept i mbrojtjes, jo i luftës. Nëse termin xhihad mundohemi ta përshtatim në gjuhën tonë, atëherë vjen në shprehje kuptimi i saj si përpjekje në rrugën e Zotit. Myslimanët e tërë botës duhet që të përpjekën në rrugën e Zotit për të çliruar Palestinën nga dora e okupatorit. Me këtë nuk nënkuptojmë terrorizmin, dhunën, luftën. Po mbrojtjen e tokës së zotëriut të vërtet nga ana e okupatorëve. Paramendoni sikur dikush të futet me dhunë në shtëpinë tuaj, dhe t`ua uzurpoj atë, a nuk keni të drejtë të mbroheni? Kjo pyetje vlen për ato mysliman që kanë zhvlerësuar rrolin e çlirimit të Palestinës. Le ti thirrin mendjes, se është gjë e njëjtë sikur iu okupua shtëpia e tyre, dhe dikush kërkon të ju largoj, po ashtu edhe okupimi i Palestinës është okupim i shtëpive të myslimanëve individualisht në tërë botën. Për ta sjell paqen në botë, d.m.th ekzistencën e Islamit, myslimani duhet që të përpiqet. Fillimisht duhet të krijojmë raporte paqësore me vetveten, duke e trajnuar dhe edukuar atë me Islam. Si mund që të mendojmë për disa ide universale, kur ne nuk jemi në gjendje ta agjërojmë muajin Ramazan? Ose edhe si i gëzohemi fatit se ne duhet që të jemi mbrojtësit e truallit Islam, ndërsa ne nuk jemi në gjendje që gjatë kohës së verës të agjërojmë, por agjërojmë vetëm në kohën e dimrit kur koha është shumë e shkurtër dhe e freskët? Përfundimi i namazit është paqe. Në mënyrë simbolike myslimani, njerëzve që gjenden në anën e tij të djathtë dhe atyre që gjenden në anën e tij të majtë i tregon siguri dhe qetësi nga ‘sherri’ që mund të dale prej tij. Ai zotohet në përfundim të namazit se nuk do ta dëmtojë komshiun e tij, po as rrethin e tij më të gjerë. Myslimanët janë të butë me njëri-tjetrin, ndërsa obligohen që jo myslimanëve t`ua paraqesin Islamin. Këtë elementë myslimanët e Ballkanit ose e kemi harruar, se nuk jetojmë në paqe dhe qetësi me vetveten e nuk kemi mundësi ta realizojmë. Ne, obligohemi që të tjerëve t`ua paraqesim Islamin, pra paqen. Hendeku midis neve dhe të tjerëve është thelluar aq shumë saqë, ne imitojmë ato gati në gjithçka përveç që edhe formalisht nuk kemi pranuar religjionin e tyre, ndërsa nuk komunikojmë me to, për t`ia shpalosur idenë e paqes islame. Është e vërtet se nuk mund t`i japësh dikujt diçka po qe se nuk e posedon. Përveç emrave mysliman që mbretërojnë në rrethet tona, çka mbretëron tjetër islame? Shumë të rinj nuk po agjërojnë Ramazanin, nuk po falin namazin, shumë pasanik nga mesi jonë nuk po japin zekatin, nuk po shkojnë në haxh, dhe tallen me dëshminë islame-shehadetin. Të mos flasim për femrat tona të cilat pikë për pike po ndjekin të tjerat si në veshje, si në mendime. Madje edhe një grup të madh prej tyre që janë të mbuluara, po i parashtruam pyetje se si e shohin ato të ardhmen e tyre, shumica prej tyre do të japin përgjigje duke u bazuar në serialet spanjolle, turke e indiane që kanë vërshuar eterin tonë. Shumë pak prej tyre e duan jetën e Aishes r.a., të Zejneb Gazaliut, të Fatimes r.a., ndërsa pjesa dërmuese jetojnë me ëndrrat e dynjasë. Gjërat janë të lidhura, dhe femrat nuk e bartin tërësisht fajin e kësaj gjendjeje. Meshkujt po qe se do të jetonin me ëndrrat e Selman Farisiut r.a., të Omer bin Hattabit r.a., të Ebu Hurejres r.a., të Abdullah ibën Mektumit r.a., të Othmanit r.a., me siguri se Allahu nuk do t`i jepte gra me ëndrra të kësaj bote, e as nuk do t`i jepte fryte të gjinisë femërore me ëndrra dhe ide të Perëndimit. Të jetosh në paqe me vetveten dhe rrethin ku jeton d.m.th.: 1. Ta njohësh Allahun dhe ta besosh atë pa i përshkruar shok 2. Ta njohësh Pejgamberin a.s. dhe ta ndjekësh atë deri në përfundim të jetës 3. Të jetosh dhe veprosh sipas Kur`anit 4. Të shtosh dituritë e tua për fenë 5. Ta praktikosh fillimisht vet atë që e mëson nga feja jote, dhe 6. T`i ftosh edhe të tjerët në Islam.