6 Gusht 1945 : 67 vjetori i bombes se pare berthamore

[email protected] Tue, 7 Aug 2012 11:07:42 -0400 (EDT)
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
6 Gusht 1945 : 67 vjetori i bombes se pare berthamore  
BEQIR  SINA, New York 
Dy bombat atomike,  bashke me deklaraten sovjetike te luftes kunder 
Japonise me 8 gusht 1945 me ne  fund e lane Japonine pa asnje zgjidhje. Japonia iu 
dorezua aleateve me 14 gusht  1945 duke i dhene fund Luftes se Dyte Boterore 
Hiroshima - Ngasaki - Japoni :  Hedhja e bombes atomike mbi Hiroshima  dhe 
Nagasaki ishte sulmi nuklear nga ana e ShBA, me ne krye presidentin Harry S. 
 Truman kundra Japonise Imperialiste gjate luftes se dyte boterore. Me 6 
gusht,  bombarduesi B-29 Superfortress, i emeruar "Enola Gay", do te hidhte 
bomben  atomike "Little Boy" (Djali i vogel) mbi Hiroshima me pasoja 
shkaterrimin e  qytetit nga impakti i bombes. Hedhja e bombes atomike mbi Hiroshima, 
do te  pasohej me hedhjen e nje tjeter bombe atomike ne Nagasaki, me 9 gusht 
te po atij  viti.  
Bomba  atomike do te shkaktonte vdekjen e shume personave (kryesisht 
civile). Eshte pak  e veshtire te jepet nje shifer e sakte per viktimat e 
Hiroshimes duke marre ne  shqyrtim te vdekurit nga impakti dhe te vdekurit nga 
rrezatimi. Sipas disa  shenimeve zyrtare, rezultojne 140 000 te vdekur ne 
Hiroshima (gjate dhe pas  impaktit). Ndersa per Nagasakin numerohen rreth 74 000 
viktima. Nga te dy  qytetet me nje numer vdekjesh prej 210 000 jetesh, 
popullsia civile do te ishte  ajo qe do te vuante me shume shperthimet e dy bombave 
atomike. 
Ne 67 -vjetorin  e tragjedise se Hiroshimes, milona vete vete bejne thirrje 
per t’u dhene fund  armeve berthamore ne te gjithe boten . Kudo nen 
sloganet "Jo me lufte. Jo me  Hiroshime. Jo me arme berthamore" protestohet por 
edhe kujtohet ne mbare boten 6  gushti 1945. Keto jane thirrjet qe milionat e 
njerezve ne gjithe boten sjellin  ne kujtim te tyre te 67 -vjetorit te 
hedhjes se bombes se pare atomike ne  qytetin japonez te Hiroshimes.  
Njerezit  anembane botes e bejne kete per te i kujtuar botes edhe nje here 
6 gushtin 1945,  (ora 8.15 e mengjesit me kohen e Tokios) kur SHBA leshuan 
nga nje prej  luftanijeve te saj, ne mes te Atlantikut  nje bombe qe 
permbante 20 000 ton eksploziv. Nje re e madhe tymi thane njerezit  qe e pane me 
syte e tyre kete tragjedi - u ngrite si nje "kerpudhe gjigante" ne  mes te 
qytetit japonez te populluar nga 350 000 vete.  
Si  rezultat i shperthimit te kesaj bombe thuhet se : 160 000 te vdekur, 
rreth 60 %  e ndertesave u kthyhen ne shkrumb e hi. Pamje te tmerrshme, njerez 
te  karbonizuar, te gjymtuar, te djegur, kronikat e kohes sollen nga 
vendngjarja.  Mirepo si per te mos mjaftuar shkaterrimi i Hiroshimes, 3 dite me 
pas nje tjeter  bombe e ketij lloji  hidhet ne  qytetin tjeter japonez 
Nagasaki, ku gjeten vdekjen 74 000 te tjere. Kjo e  detyroi Japonine te terhiqej 
dhe te shenonte fundin e Luftes se Dyte Boteore me  9 gusht 1945.  
Kane  kaluar 67 vjet, por bota nuk do t’i harroje lehte pamjet e tmerrshme 
te  Hiroshimes. Aty ku prej vitesh nuk mbiu as bari. Aty ku dhjetera qindra 
te  mbijetuar vuajten vite me pas pasojat kanceroze te bombes dhe iu shtuan 
listes  se viktimave te kesaj tragjedie. Bashke me 5142 emra qe kane vdekur 
nga kanceri  dhe nga semundjet e tjera qe kane lidhje me deformimet e 
shkaktuara nga bomba  berthamore numri i te vdekurve nga kjo tragjedi ka arritur 
ne 237 062. Mes tyre,  jane edhe shtate te burgosur lufte amerikane qe kane 
vdekur se fundi.  
Per te  kujtuar kete dite, mijera japoneze zgjedhin ne menyre te organizuar 
per te  shkuar ne Hiroshima dhe Nagasaki per te vendosur qirinj dhe buqeta 
me lule ne  harkun e Paqes dhe ne Bomb Dome ne Hiroshima, ne pjesen 
perendimore te Japonise.  Mijera te mbijetuar, banore, vizitore dhe zyrtare u 
mblidhen rreth vendit qe i  kujton viktimat e Hiroshimes duke mbajtur nje minute 
heshtje. Pas kesaj jane  leshohen ne ajer 1000 pellumba te bardhe, qe 
simbolizojne paqen. Duke folur per  kete ngjarje, qeveria japonez ka konfirmuar 
qendrimin e Japonise per te ndalur  prodhimin, zoterimin dhe transportimin e 
armeve berthamore brenda kufijve te  ketij vendi. 
Historia e Hiroshimes 
Sot  hedhja e bombes atomike ne Hiroshima si edhe ne Nagasaki, debatohet 
gjere nga te  dy palet ne fjale (ShBA dhe Japonia) dhe ndonjehere debatohet 
edhe nga palet e  tjera. Ky lloj sulmi ishte sulmi i pare nuklear ne bote dhe 
shperthimi i kesaj  bombe do te pershpejtonte dorezimin e Japonise 
Imperialiste, duke i dhene fund  luftes. Japonia do te dorezohej zyrtarisht me 2 
shtator 1945, duke i dhene fund  luftimeve ne glob. Por nderkohe qe njera pale e 
shikon kete gjest (hedhjen e nje  bombe atomike) si te domosdoshme per 
kohen (pikepamja e ShBA), pala tjeter  (pikepamja e Japonise) e shikon si nje 
krim te shemtuar kundrejt njerezimit. Ne  ShBA, debati merr nje forme krejt 
tjeter dhe kjo pale insiston se hedhja e  bombes atomike, i dha fund luftimeve 
shume me shpejte se sa do te mund te  perfundonte ne kushte normale. Ne 
kushte normale, hamendesohet se lufta do te  shkaktonte nje numer shume me te 
madh viktimash nga te dy palet 
Ishte  mot i mire ne 6 gusht 1945 ne Hiroshima. Ne oren 07:09 te mengjesit 
nje avion  gjurmues i motit kaloi mbi Hiroshima dhe raportoi: “Rete mbulojne 
me pak se  3/10. Keshille: perparesi bombat.”Kaq ishte. Qielli ishte 
mjaftueshem i paster  per te hedhur armen e pare nukleare te perdorur ne lufte. 
Mungesa e mbuleses se  reve vulosi fatin e Hiroshima dhe kurseu pajisjet 
ndihmese. Edhe me dramatik  ishte efekti i mbuleses se reve ne Kokura. 
Ne 8  gusht, arma e dyte nukleare ishte ngarkuar ne nje B-29 te quajtur 
makina e Bock.  Qielli ishte nxire nga rete ne Kokura qe ishte shenjestra e 
pare dhe keshtu  bomba u hodh ne shenjestren e dyte: Nagasaki. 
Presidenti  Truman kishte paralajmeruar se do te shkaterronte gjithe 
kapacitetin e armiqve  per te bere lufte. “Deklarata e Postdamit, e leshuar dhjete 
dite me pare, i  bente thirrje Japonise te dorezohej pa kushte, si shansi i 
fundit per te  shmangur nje shkaterrim total”, -tha presidenti Truman ate 
kohe. “Nese ata nuk  pranojne kushtet tona, ata duhet te presin nje shi qe do 
t’i shkaterroje nga  ajri, ne nje menyre qe nuk eshte pare kurre ne toke”. 
 
Amerikanet kishin llogaritur se nje pushtim i gjithe ishullit japonez do  
te çonte ne vdekjen e rreth 1 milion veteve. Hiroshima u mendua si objekti 
ideal  per efektivitetin e nje bombe atomike, pasi ky vend nuk po prekej dot 
nga bombat  konvencionale. Ne Hiroshime ndodhej depozita kryesore e 
furnizimit te ushtrise  japoneze.  
Ishte 6 gushti 1945 kur sulmi ndaj Hiroshimes u realizua. Presidenti  
Truman urdheroi hedhjen e bombes atomike nga luftanija “Augusta” ne mes te  
Atlantikut, e cila permbante 20 000 ton eksploziv dhe ishte 2000 here me e  
fuqishme nga çdo bombe qe ishte perdorur deri ate kohe. Bomba e Hiroshimes, e  
njohur me emrin “Little Boy” (duke iu referuar presidentit Rusvelt) - 
shkaterroi  nje zone prej 13 kilometrash katrore. Sipas zyrtareve ne ate kohe u 
raportuan  118 661 te vdekur. Por me vone u raportuan 150 000 vete nga 
popullsia prej 350  000 banoresh. “Little Boy” kushtoi 2 miliarde dollare.  
Tre dite  me vone u hodh nje tjeter bombe, me e madhe kunder qytetit 
Nagasaki. Bomba  tjeter u quajt “Fat Man”, (referuar kancelarit britanik Winston 
Churchill), dhe  peshonte 4050 kg. Nagasaki rrethohej nga male, dhe niveli i 
shkaterrimit u  llogarit ne 6.7 kilometra katrore. Aty gjeten vdekjen rreth 
74 000 vete dhe po  aq te plagosur. Dy bombat atomike, bashke me deklaraten 
sovjetike te luftes  kunder Japonise me 8 gusht 1945 me ne fund e lane 
Japonine pa asnje zgjidhje.  Japonia iu dorezua aleateve me 14 gusht 1945 dhe ne 
16 shtator 1945 deklaroi  kapitullimin qe konsiderohet si dhe fundi i 
Luftes se Dyte  Boterore. 
 
 (http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/e/e0/Nagasakibomb.jpg) 
Reja në formë kërpudhe do të ngrihej 18 km në lartësi,  kur do të ndodhte 
impakti i Bombës Atomike 'Fat Man' mbi  Nagasaki.

Uraniumi-bombë bazuar atomike, Little Boy. 
Bomba e parë atomike, Little Boy ra gusht 6, 1945, at 08:15 e qytetit  
industrial në Hiroshima. Kjo ishte një nga uraniumi i bazuar  bombë. Kjo mori 
formën e një cilindër, ishte i gjatë 3.05m dhe  peshonte rreth 4 000 kg. Midis 
90 000 dhe 120 e 00 popullatës është  vlerësuar të jetë vrarë në çast kur 
bomba shpërtheu, ose dëmtime të tjera ditëve  të ardhshme. 
Japoni ende kishte mbetur krenaria e tyre të fortë  dhe nuk pranuan të 
dorëzohen pas bomba e parë atomike.  

 
(http://upload.wikimedia.org/wikipedia/sq/7/71/Bomba_atomike_mbi_Hiroshima.jpg) 
Impakti i bombës atomike në Hiroshima.
Vezë-bombë në formë atomike "Fat Man. 
Bombë e dytë atomike, njeriu i shëndoshë, ka rënë 9 gusht në 11:02 të  
Nagasaki qytetit. Ai kishte formën e një veze, ishte 3,25 m të  gjatë dhe 
peshonte rreth 4 050 kg. Midis 25 000 dhe 50 000 banorë  vdiq menjëherë. Japonia 
ishte tani frikë e një sulmi nga Shtetet e  Bashkuara. Më 14 gusht njoftoi se 
perandorit Hirohito Japoni në një  fjalim në radio se vendi kishte qenë i 
mundur. Japonia u dorëzua  dhe në këtë mënyrë i dha fund luftës në Paqësor 
dhe Luftës së Dytë Botërore,  makth mori fund.  
 
Memorial i viktimave të shpërthimit në Nagasaki, ndërtuar në vendin ku 
bomba  ka kryer impaktin. 
 
Harry Truman 
 
memorial 
 
Hiroshima 
 
Pearl Harbour Hawaii U.S.A 
_http://www.traveljournals.net/pictures/123935.html_ (http://www.traveljournals.net/pictures/123935.html)