Dhjetra familje shqiptare nga Amerika moren pjese ne takimet e Alpeve
[email protected] Wed, 8 Aug 2012 10:38:12 -0400 (EDT)
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
____________________________________ U mbajten takimet tardicionale : "Mire se vini ne Alpet Shqiptare, Vuthaj 2012" Dhjetra familje shqiptare nga Amerika moren pjese ne takimet tradicionale ne Alpet e Vuthajve VUTHAJ - (Bota Sot) Diten e pare te muajit gusht, tashme eshte bere tradicionale, qe ne Vuthaj – Guci, te organizohet tubimi tradicional popullor “ Mire se vini ne Alpet Shqiptare”. Kete manifestim gjithepopullor-gjitheshqiptar e organizon Shoqata “Alpet shqiptare”, kurse sponsorizues ishin Lidhja Demokratike ne Mal te Zi dhe Alternativa Shqiptare. Siç njoftojne organizatoret ne tubim ishin shume pjesemarres nga te gjitha trevat shqiptare, por duhet te veçohet se perpos dashamiresve te shumte te ketij manifestimi, nga te gjitha trevat shqiptare te Ballkanit, prezent ishte edhe Lideri i Levizjes Vetevendosje Albin Kurti dhe deputeti Florin Krasniqi, nga radhet e Aleances per Ardhmeri e Kosoves te Ramush Haradinaj, prezent ishte Kryetari i Komunes Rahovecit Smail Latifi, si dhe shume persona tjere te niveleve te larta. Perpos dashamiresve te shumte te ketij manifestimi, nga te gjitha trevat shqiptare te Ballkanit, prezent ishin edhe kryetari i Lidhjes demokratike z. Mehmet Bardhi, kryetari i LD-Dega e Malesise Nikolle Camaj, Sekretari i pergjithshem i LD-se Saubih Mehmeti, Kryetari i Deges Ulqinit Hajro Hajdari, Sekretari i Deges se Malesise Ivan Ivanaj etj. Manifestimi ishte i gershetuar me pika muzikore e humoristike si edhe me lojera tradicionale dhe sportive. Pas programit artistik u zhvilluan ndeshjet futbollistike, garat me kuaj dhe hedhja e gurit. Uk Gjonbalaj, veprimtari i komunitetit ka publikuar nje fotoalbum ne faqen e tij te FB ku tregone se dhjetra familje nga Vuthajt me banim ne SHBA, kan shkuar te kalojne pushimet verore ne vendlidjen e tyre. Ne mesin e tyre ka pasur si shihet edhe nga fotot shume veprimtare te dalluar te komunitetit . Gjonbalaj shkruan se ka marre pjese edhe ne nje aktivitet te rendesishem i cili eshte bere tradicional ne keto bjeshke dhe mbahet çdo seszone ne gusht ne alpet e Vuthajave. Sipas, bashkeatdhetarit tone Uk Gjonabalajt, i cili eshte "frekuentues" i rregullt i ketyre pushimeve ne vendlindje, per çdo vere, thuhet se ne Vuthaj, u mbajt festa tradicionale e 1 Gushtit :Mire se vini ne Alpet Shqiptare, Vuthaj 2012. Programin festiv, thkeson Gjonbalaj, e hapi Zonj. Mirjeta Gjonbalaj, e cila si udheheqse e programit ju deshiroj mysafirve dhe te pranishmive mirseardhje. Nderkohe ajo duke i referuar takimeve ne qellimin dhe rendsine e ketij tubimi qe bashkon zemrat e shqiptarve te kesaj krahine me diasporen e larget dhe mysafiret nga Kosova dhe trojet tjera shqiptare, e quajti ate si "Festen e mallit dhe dashurise per vednlidnjen tone - Vuthajn". Mepastaj zonja ne fjale paraqiti te ftuarit e radhes dhe fjalen i a dha liderit te Vetvendosjes Zotit, Albin Kurti, qe u prit me nje duartrokitje te gjate. Zoti Kurti, thote Uk Gjonbalaj, me modestin e nje politikani i cili i perket gjenerates se re, nuk e shfrytzoj podiumin per "imazhe" politike, por i pershendeti qytetaret e Plave Gucise dhe te pranishmit duke cekur kontributin e paçmuar te diaspores me origjin nga krahina e Paves Gusise, per Pavarsin e Kosoves. Ne informimin e Uk Gjonbalajt thuhet se me radhe pershendeten "Festen te mallit dhe dashurise per vednlidnjen tone - Vuthajn" edhe kryetari i LDK te shqiptarve te Malit Zi , Zoti Saubin Mehmeti dhe kryetari i komunes se Rahovecit, Zoti Smajl Latifi dhe te pranishem te tjere personalitete te njohura te çeshtjes kombetare nga Mali i Zi, Kosova dhe Shqiperia. Nder te tjeret ishin edhe deputeti shqiptare ne parlamentin e Malit te Zi, Zoti Mehmet Bardhi dhe deputeti i Vetevendosjes nga Kosova, Zoti Florin Krasniqi, . "Vuthajt, thote me entusiasem Gjonbalaj, dukej se buçisnin nga kenga e bukur shqiptare me kengataret nga Malsia e Madhe, Maria Laçaj dhe Violeta Lulgjuraj, nga Tuzi, ShKA "Maja e Karanfilit" nga Plava dhe SHKA "Kelmendi" nga krahina e Kelmendit Malesia e Madhe dhe nje grup i Shoqerise Kulturore Artistike i ardhur enkas nga Medvegja - Lugina e Presheves . Po ashtu valltari i mirenjohur Deli Metalijaj u paraqit me kolazhvallesh te zgjedhura te kesaj treve me nje vallzim te bukur te veshur se bashku me partneren me nje kostum kuq e zi dhe vertet i dha podiumit nje pamje madheshtore., shprehet Gjonbalaj , duke shtuar se :"Vendi gjalleronte nga rinija e shumte , femijet luanin lojra tradicionale te kesaj ane dhe te tjere argetoheshin ne melodine dhe kengen e vallen e bukur te kesaj treve. Nuk kan munguar as pijet dhe ushqimet tradicionale qe sherbehenin ne shume vende shitje. Me shume interse nga qindra Vuthjan u ndoqen lojrat traicionale, garat e ndryshme si :Hudhja e Gjyles, vrapimi me kuaj dhe loje topi - futboll dhe volejboll. Ky takim tradicional mbresalenes i cili siç eshte bere tradite çdo vere mbledh dhjetera familje Vuthjane nga diaspora ne Amerike, ne fund per nder te te gjithe mysafirve u shtrua nje drek e larmishme me te gjitha pijet dhe gatimet tradicionale ne mjediset e lokalit Restaurantit Alpet Shqiptare. Nderkohe, lajmeron Uk Gjonbalaj se dite me pare eshte mbajtur me rastin e 100 vjetorit te Shpalljes se Pavarsise se Shqiperise ne Plave e Guci, nje sesion shkencore kushtuar kesaj ngjarje te madhe Historike me moton :"Plava dhe Gucia nder Shekuj". Aktivitet ku kane marre pjese Prof. Dr Isuf Bajraktari, prof. Dr. Frasher Demaj , Prof. Dr. Isa Bicaj dhe, deputeti i Parlamentit te Shqiperise Pellumb Xhufi(historian) kreu i Vetvendosjes Albin Kurti dhe deputeti i saj Florin Krasniqi. Nje foto kujtim nga darka e shtruar per nder te mysafirve, ne lokalet e Restaurantit Alpet Shqiptare: Nga e majta;Zot.iHalil Bucpapaj, kamermani i RTSH-seZoti Ilir Bucpapaj;Zoti Albin Kurti.prof, Dr. Cercis Durmishi, aktivisti nga NY-ku Zoti Bruno Selimaj;Zoti Zymer _Gjonbalaj_ (http://www.facebook.com/zoja.gjonbalaj) ;deputeti, Zoti Florin Krasniqi, Zoti Rrustem Celaj;dhe Zoti Ramiz Gjonbalaj Nje foto e perbashket me mysafiret, qe kishin ardhur ne festen tradicionale:Mire se vini ne Alpet Shqiptare, Vuthaj 2012. ne lokalet e Restaurantit Alpet Shqiptare Plave;08.01.2012 Ne lokalet e Restaurantit Alpet Shqiptre, deputeti i parlmentit te kosoves, ne mesin e shokve te vjeter nga NY.Zoti. Florin Krasniqi, Zymer _Gjonbalaj_ (http://www.facebook.com/zoja.gjonbalaj) dhe Ramiz Gjonbalaj Plave:08.01.2012 Pas shume viteve ne Vuthaj, aktivisti nga Liga Qytetare Shqiptaro -Americane:Zoti Fero Gjonbalaj, dhe ish futbollisti i kombtares Amerikane, Zoti Sadri Gjonbalaj.Vuthaj:08.01.2012 Aktivisti, Zot. Bruno Selimaj, Beqir Ulaj, Imer Hasanaj, prof. Binak Ulaj dhe Xhavit Gjonbalaj. Vuthaj:08.01.2012 Vuthaj,08.01.2012 Mir se vini ne Alpet Shqiptare Vuthaj 2012. Me aktivistin nga NY-ku.Zotin Bruno Selimaj, Zymer _Gjonbalaj_ (http://www.facebook.com/zoja.gjonbalaj) ,Ramiz dhe Ibrahim Gjonbalaj,
clip_image001.jpg
(image/jpeg, 74.5 KB) - not displayed
clip_image002.jpg
(image/jpeg, 49.6 KB) - not displayed
clip_image003.jpg
(image/jpeg, 68.8 KB) - not displayed
clip_image004.jpg
(image/jpeg, 73.6 KB) - not displayed
clip_image005.jpg
(image/jpeg, 93 KB) - not displayed
clip_image006.jpg
(image/jpeg, 98.7 KB) - not displayed
clip_image007.jpg
(image/jpeg, 76.9 KB) - not displayed
clip_image008.jpg
(image/jpeg, 187.3 KB) - not displayed