Bota Sot: Ambasadorja e re e SHBA-vë në Kosovë Mirupafshim në Kosovë!
[email protected] Thu, 9 Aug 2012 09:31:25 -0400 (EDT)
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
_http://www.botasot.info/def.php?gjuha=0&category=3&id=180912_ (http://www.botasot.info/def.php?gjuha=0&category=3&id=180912) _Ambasadorja e re e SHBA-vë në Kosovë, ka studiuar gjuhën shqipe - Kosova - Bota Sot_ (http://www.botasot.info/def.php?gjuha=0&category=3&id=180912) Ambasadorja e re e SHBA-vë në Kosovë, ka studiuar gjuhën shqipe Jacobson premton bashkëpunim me Qeverinë dhe popullin e Kosovës Ambasadorja e re e SHBA-vë në Kosovë, Tracey Ann Jacobson që ditët e ardhme do të vjen në Kosovë për të marrë postin e saj, ka prezantuar veten dhe qëllimet e saj për vendin tonë, në një video në gjuhën shqipe. Ajo thotë se ka studiuar gjuhën shqipe, se i pëlqen natyra dhe se mezi pret të eksplorojë natyrën e Kosovës dhe të njoh kulturën dhe traditat e vendit tonë. Jakobcon ka 24 vjet si diplomate, e që tani mëson brezat e rinj të diplomatëve amerikanë, shprehet mese e interesuar të jetë sa më shpejtë në Kosovë, me qëllimin siç thotë, ajo për t’u bërë partner i Kosovës për forcimin e demokracisë shumë etnike dhe për të ndërtuar një ekonomi të suksesshme drejt rrugës evropiane. Ambasadorja Jakobcon flet në shqip, të cilin fjalim po e botojmë të plotë: Përshëndetje, unë quhem Tracey Jakobcon, dhe kam nderin të jem tashmë ambasadorja e re e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë. Bashkëshorti im Dejvid dhe unë jemi këtu në Great Falls, që është një nga parqet lokale më i preferuar për ne. Ne vijmë këtu shpesh për të shëtitur me biçikleta ose me këmbë. Na pëlqen shumë shëtitja në natyrë, dhe mezi presim të eksplorojmë bukuritë natyrore të vendit tuaj. Unë kam punuar 24 vite në shërbimin diplomatik dhe gjithmonë më ka pëlqyer të njihem me njerëzit, me natyrën dhe me kulturën e vendeve ku kam shërbyer, kohët e fundit e fundit në Azinë Qendrore dhe në vendet Baltike. Në Uashington kam punuar në departamentin e shtetit dhe në Shtëpinë e Bardhë gjatë administratës së Presidentit Klinton, por tani punoj këtu në Institutin e Shërbimeve të Jashtme, ku jap kontributin tim dhe përgatitjen e brezit të diplomatëve të rinj amerikanë. Kam studiuar vet gjuhën shqipe, dhe unë jam e bindur se ju do të më ndihmoni për ta mësuar edhe më mirë. Pres me padurim të punoj në krye të stafit të përkushtuar të Ambasadës Amerikane në Prishtinë, si dhe të bashkëpunoj me Qeverinë dhe popullin e Kosovës, për t’i përforcuar më tej lidhjet tona të miqësisë. Misioni im, do të vazhdojë të jetë ai i një partneri të fuqishëm, në përpjekje të Kosovës për forcimin e demokracisë shumë etnike dhe për të ndërtuar një ekonomi të suksesshme drejt rrugës Evropiane. Mirupafshim në Kosovë!