New York: Fansat protestojne kunder denimit te Tri vajzave te grupit PussyRiot
[email protected] Sat, 18 Aug 2012 07:30:30 -0400 (EDT)
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
New York: Fansat protestojne kunder denimit te Tri vajzave te grupit PussyRiot Ne kete menyre fansat ne New York kan shprehur protesten e tyre kunder arrestimit dhe te denimit sot ne Moske te Tri anetareve te punk grupit Pussy Riot NEW YORK CITY : (Bota Sot) Kete mengjes, disa anetare te ashuquajtur te "trazirave" PussyRiot", fansat e tyre nga New Yorku, dhe disa shtete te tjera nga Shtetet e Bashkuara u mblodhen para nje kishe Ortodokse ne qender te New Yorkut, per te protestuar si shkruanin ata ne parrullat qe mbanin ne duar " ndaj denimit te dhene ne Moske - Rusi, Tre vajzave te grupit te njohur muzikore "PussyRiot" Protestuesit qe thane se jane mbeshtetesit e Tre grave qe po denoheshin ne Moske, bene thirrje qe keto protesta te shtrihen ne te gjithe boten - deri ne lirimin e tre vajzave nga burgu. Korespondeti yne nga New Yorku, Beqir Sina qe ndodhej ne vendngjarje tha se "Ne qytetin e Nju Jorkut, marshimi filloi ne oren 9 te mengjesit, prane ne Kishes Ortodokse Shen Nikolles vendi ku luten vazhdimisht diplomatet ruse ne OKB,. Turma e protestuesve te cilet mabnin parrulla ku me se shumti dominonin ato qe kerkohej lirimi i tre vajzave, mbanin dhe disa parrulla ku behej thirrje per lirine e artit dhe denohej "sundimi komunist i Presidenti Putin me metodat e KGB" , mbasi si shihej edhe ne disa parrulla shkruhej "Putin -KGB", teksa qendroi me shume se 45 minuta para kishes ka ndjekur rrugen per nga konsullata ruse ne East dhe 91 Street. Para kishes Ortodokse Shen Nikolles shume shpejt u grumbulluan forcat e policise nga NYPD, te cilat thane se nuk ishin lajmeruar dhe nuk kishin dhene leje per protesten. Ata arrestuan disa protestues me maska. Sipas tyre nuk lejohet te behet "zhurme" dhe krijohen "trazira" para kishave, kur aty kryhen rite te ndryshme fetare. Ne Shtetet e Bashkuara ndertesat fetare, qe gezojne vemendjen e rritur te publikut, duke perfshire te gjitha Kishat, ne te cilat kryhen sherbesat kishtare dhe ceremoni te tjera fetare, jane vende publike dhe ndalohet perdorimi i tyre per sherbime jo fetare, politike sidomos. Keshtuqe, policia beri thirrje disa here me autorpolante duke paralajmeruar grupin e protestuesve se ata ishin bere "pengim ne trotuar per publikun, besmitaret dhe administraten e Kishes". Policia, nisi arrestimet e shumta ndaj protestuesve mbasi disa prej tyre refuzuan per te hequr maskat e tyre, te cilat jane te pa pranueshme(te paligjshme per t'u mbajtur) ne raste te tilla, thote policija ne dekleraten e saj. Te gjitha keto ndodhen ndersa tre Anetaret e grupit Pussy Riot nga nje gjykate ne Moske, u shpallen sot fajtore per sjellje te çrregullt (huliganizem) te motivuar nga urrejtja fetare dhe armiqesia. Gjykata Hamovniçeskij (Khamovnichesky) ne Moske shpalli aktgjykimet per te pandehurat, anetare te punk grupit Pussy Riot, te cilat organizuan te ashtuquajturen “punk-lutje” ne Katedralen e Krishtit Shpetimtar. Tre anetaret e grupit Pussy Riot jane Nadiezhda Tollokonnikova, Ekaterina Samuceviç dhe Maria Aljohina do te kryejne denimin me 2 vjet vjet heqje lirie (ne kamp burgimi), i cili llogaritet qe nga momenti i arrestimit te tyre ne mars te ketij viti. Shtypi boterore shkruan sot se Tri femrat jane arrestuar ne muajin mars pas organizimit te nje performance ne Kishen “Shpetimtari Krisht” te Moskes, me te cilin kane denoncuar sundimin e presidentit Vladimir Putin, megjithse nga Gjykata ruse ato jane akuzuar per huliganizem dhe fyerje te ndjenjave te te krishtereve ortodokse. Edhe Ylli i popit ne SHBA, Madona, e cila ishte jave me pare duke organizuar nje koncert ne Moske, u ka bere thirrje autoriteteve ruse qe te mos burgosin vajzat - por ajo u ofedua rende nga zvendeskryeministri ruse per dekleraten e saj si nje "prosititute" 9 10 11 2 3 4 5 6 7 8 12 13 14