Velaj: Falenderoj shkrimtarin shqiptaro amerikan, zotin Pierre-Pandeli S...

[email protected] Thu, 30 Aug 2012 12:47:02 -0400 (EDT)
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>

 



Velaj : Falenderoj shkrimtarin shqiptaro amerikan, zotin  Pierre-Pandeli 
Simsia dhe të gjithë miqtë dhe shokët




Nga Selahedin Velaj dhe Familja - Greenwich, Connecticut, Sh. B.  A




Dr. Selahedin Velaj
 
Siç jeni në dijeni, para pak muajsh, shkrimtari shqiptaro-amerikan me  
banim në Nju Jork, zoti Pierre-Pandeli Simsia botoi një libër të ri monografik  
të titulluar:
“Dr. Selahedin Velaj, Legjenda vlonjate në  Amerikë”
kushtuar jetës dhe veprimtarisë sime në përgjithësi.
Dalja e  këtij libri është një befasi e papritur për mua personalisht dhe 
për familjen  time. E vlerësojmë shumë atë njeri inteligjent për përkushtimin 
e madh që ka  treguar ndaj meje dhe familjes sime.
E falenderojmë me gjithë zemër  shkrimtarin Simsia për punën e tij të 
shkëlqyer që ka bërë, kujdesin e tij që  ka treguar, përkushtimin dhe angazhimin 
e tij prej intelektuali për t’i sjellë  lexuesit një pjesë nga jeta ime 
pothujase 70-të vjeçare në Sh.B.A.
Ndjehemi  të gëzuar dhe të emocionuar të gjithë ne si familje, unë 
personalisht, gruaja  ime Rina, djali im Leka, nuset e djemve, dhe mbare fisi ynë 
kudo që  ndodhen.
Librin monografik të shkrimtarit Pierre-Pandeli Simsia që e kemi  në 
shtëpi, na gëzon dhe na duket se familjes sonë i është shtuar edhe një  pjesëtar 
tjetër i ri.
Nuk gjejmë dot fjalë falenderimi për njeriun e mirë  zotin Simsia dhe 
shpesh herë, unë Selahedin Velaj pyes veten: “Ç’e shtyu këtë  njeri të mirë të 
shkruajë për mua? (Nuk është hera e parë që ai njeri i mirë  intelektual ka 
shkruar për mua në gazetat shqiptare që botohen në Amerikë dhe  në web-site 
të ndryshme në internet që lexohen anembanë botës ku ka  shqiptarë)
Është e vërtetë, unë një jetë të tërë mbi 60-të vjetë në  Amerikë, kam 
pasur dhe kam shumë shokë, miq të ndryshëm që më ka lidhur puna  dhe jeta, por 
kurrë nuk ma merte mendja se një njeri i mirë, një mik nga  Berati edhe pse 
kemi shume diferencë në moshë, e konsideroj mik, të më  befasonte, duke 
shkruar për mua një ditë, një përmbledhje libri.
Si jam  njohur unë me zotin Pierre-Pandeli Simsia?
Pata fatin e mirë të njoh këtu  në Amerikë një “komshi”, ai nga Berati me 
origjinë dhe unë nga Vlora; dhe ja  se si ndodhi.
Para disa vitesh, rastësisht lexova në të vetmen gazetë  
shqiptaro-amerikane ILLYRIA që botohet këtu në Amerikë me qendër në Nju Jork,  ngaqë jam 
lexues i regullt i saj prej shumë vitesh që në daljen e numrit të  parë të saj, 
një shkrim, nga një emër krejt i panjohur për mua në atë kohë,  
Pierre-Pandeli Simsia, i cili falenderonte korrespondentin e New York Times,  Wallace 
Schroeder, për një shkrim të tijin botuar në atë gazetë.
Ai  gazetar, mbas një vizite në Shqipëri ishte entusiazmuar aq shumë me atë 
Rrock  Garden të Konicës dhe sugjeronte turistët amerikanë të vizitonin atë 
vend në  Evropë, duke kaluar edhe një pjesë të pushimeve të tyre atje.
Mua më  tërhoqi shkrimi i zotit Simsia në gazetë dhe menjëherë i telefonova 
miqve të  mi që punonin atje, duke i kërkuar, nëse kishin mundësi të më 
kontaktonin me  autorin e shkrimit..
Kjo ishte arësyeja që unë mora kontakt me zotin  Simsia. Në rastin më të 
volitshëm u takuam nga afër.
U duk që në fillim të  takimit tonë që karakteret tona u puqën dhe miqësia 
jonë vazhdoi midis nesh  edhe në ditët dhe vitet në vazhdim. Në sytë e tij, 
në shtatin e tij të lartë,  në pamjen e tij të jashtëme burrërore, në 
mënyrën e tij të kujdesshme se si  komunikonte, dallova një njeri inteligjent dhe 
me kulturë të lartë, sa ç’është  vetë e lartë kultura e qytetit të ndritur e 
të lashtë nga e ka edhe ai vetë  origjinën, Berati magjik, qyteti i ndritur 
i një mbi një dritareve.
Mësuam  shumë detaje mbi jetën e njëri tjetrit dhe të dy, si antikomunista, 
biseda  jonë në përgjithësi kalonte shpesh tek vendi ynë, Shqipëria, 
politika dhe  situata atje.
Që në fillimet e njohjes sonë e pëlqeva si njeri dhe  vlerësova shqetësimet 
e tij prej atdhetari për popullin dhe  Shqipërinë.
Tani, duke lexuar librin e shkrimtarit Simsia, “Dr. Selahedin  Velaj, 
Legjenda vlonjate në Amerikë” e kuptoj, se gjatë gjithë kohës që nga  njohja 
jonë, në bisedë me mua, ai ka qenë shumë i vëmendshëm dhe grumbullonte  në 
mendjen e tij të ndritur informata mbi jetën time dhe të familjes sime për  t’i 
përmbledhur më vonë në një libër, siç edhe e realizoi atë dëshirën e  tij.
Vitin e kaluar 2011, zoti Simsia kishte shkuar me pushime në Vlorë  bashkë 
me zonjën e tij të nderuar Joanna dhe dy djemtë e tyre dhe ishin takuar  
edhe me mbesën time, Dhurata Dauti, vajza e vëllait tim, Hulusi Velaj, i cili  
u pushkatua nga regjimi komunist në moshën e tij 38 vjeçare me akuzën si  
agjent i amerikanëve.
Takimi i tyre në Vlorë me mbesën time më gëzoi shumë,  por zoti Simsia 
kishte qellimin e tij.
Kur u kthye në Amerikë, pasi u  takuam dhe më foli me kënaqësi për vizitën 
në Shqipëri, në Vlorë dhe takimin  me mbesën time, Dhurata, më shprehu 
dëshirën t’i jepja disa fotografi të  familjes sime për t’i parë. Duke e 
vlerësuar si njeri që e konsideroj edhe si  mikun tim të mirë, ia plotësova 
dëshirën, i dhash disa fotografi me emrat  përkatës prapa tyre.
Kështu, njeriu i mirë dhe i zgjuar, zoti Simsia, si  një dedektiv i drejtë 
i kishte në duart e tija të gjitha materialet plotësues,  një pjesë të jetës 
sime dhe disa fotografi të mijat dhe të familjes sime, për  të realizuar 
dëshirën e tij, përmbledhjen në një libër dedikuar mua dhe  familjes sime.
E përsëris prap, e falenderoj dhe e vlerësoj shumë këtë  njeri të nderuar, 
jo vetëm se me dëshirën e tij grumbulloi informata mbi mua  dhe familjen 
time, por edhe kishte mësuar kush ishin miqtë e mi më të  afërm.
Siç më kanë thënë më vonë shokët dhe miqtë e mi, Zoti Simsia u ka  
telefonuar atyre, ka marrë kontakte nga afër me ta edhe pse disa prej tyre  jetojnë 
në largësi në lagje dhe vende të ndryshme në Nju Jork, ka kontaktuar  
nëpërmjet e-mail me miqtë e mi në Evropë, për t’u marrë edhe atyre mendimet që  
kanë ata për mua dhe për t’ia bashkangjitur librit të tij.
Zoti Simsia, me  vrull dhe me dëshirë iu përkushtua punës së tij dhe brenda 
disa muajve e  përfundoi librin, duke e dërguar në një shtëpi botuese në 
Tiranë për ta  botuar.
Tani, duke e lexuar librin e shkrimtarit Simsia, ndjehem shumë i  
emocionuar, jo vetëm ç’ka shkruar ai, por edhe mendimet e mbi 20-të  personaliteteve, 
profesora, mjekë, gazetarë, publiçistë, shkrimtarë, poetë,  zonja të 
nderuara, miq të familjes sime, që i janë përgjigjur me dashamirësi  kërkesës së 
tij, duke dhënë mendimet e tyre për mua.
I falenderoj shumë të  gjithë ata njerëz të nderuar, por edhe më duket 
vetja sikur e kanë “tepruar”  pak duke më vënë në dukje disa cilësi të mijat. 
Gjithsesi, komentet e tyre më  kanë nderuar.
Gjatë gjithë jetës sime, asnjëherë s’më ka shkuar në mendje  për atë që kam 
bërë, ta reklamoja apo të ma reklamonin të tjerët punën dhe  veprimtarinë 
time. Ja që erdhi një ditë që miqtë dhe shokët e mi e vlerësuan  punën time.
E përsëris prap, jo vetëm unë, por e gjithë familja ime,  ndjehemi të 
gëzuar, të emocionuar, të befasuar kur shohim librin, kur lexojmë  ato ç’farë 
janë shkruar nga autori Pierre-Pandeli Simsia dhe miqtë e  tjerë.
I jam shumë mirënjohës, mikut tim të ngushtë, At Artur Liolin,  Kancellar i 
Kryepeshkopatës Ortodokse Shqiptare në Amerikë dhe Famulltar i  Kishës Shën 
Gjergji, Boston, që i është përgjigjur kërkesës së zotit Simsia,  duke 
dhënë mendimet e tij për mua në atë libër. Gjithë familja e tij, i ati, e  ëma, 
vëllezërit, sidomos Peshkopi Nikon, që kanë dedikuar gjithë jetën e tyre  në 
shërbim të të madhit Zot.
Falenderimet e mija u drejtohen edhe në  Kosovë, Akademiku dhe Poeti Mark 
Krasniqi, Prof. Dr. Zymer Neziri, zotit  Shaqir Voniqi, një nga folësit e 
Radiotelevizionit të  Prishtinës.
Falenderoj gjithashtu Prof. Dr. Agron Fico, Dr. Namik Shehu,  Prof. Sali 
Bollati, Dr. Anna Kohen, shkrimtaren Albana Lifschin, poeten Rita  Saliu, 
shkrimtarin Tomë Mrijaj, poetin Gjeto Turmalaj, magjistri Gani Çelaj,  z. Sali 
Aliçkaj, zonjave Lumturi Oruçi, Sulltana Begeja, biznesmeni Gani  Perrolli, 
gazetarët Beqir Sina, Elmira Muja, publiçisti Muhamet Mjeku, Mimoza  Dajçi, 
prodhuesi i televizionit “Kultura Shqiptare” Adem Belliu, publiçisti i  
mirënjohur, ish korrespondent i Radios “Zëri i Amerikës” Gjekë Gjonlekaj,  
skenografi Astrit Tota.
Sivjet, në verën e këtij viti, zoti Simsia bashkë  me familjen e tij ishte 
në Vlorën time dhe të gjithë shqiptarëve për të bërë  promovimin e këtij 
libri në sallën e Bibliotekës së Vlorës “Shevqet  Musaraj”.
Sipas informatave që më kanë ardhur nga të afërmit e familjes  sime në 
Vlorë dhe një CD ku është regjistruar i gjithë aktiviteti atje, zoti  
Pierre-Pandeli Simsia ka lënë një përshtypje të shkëlqyer tek të gjithë  
pjesëmarrësit, një orator inteligjent i vërtetë, intelektual, shkrimtar,  studjues, 
familjar i nderuar, të cilin edhe intelektualët vlonjatë e kanë  pritur me 
dashuri, e kanë respektuar, e kanë vlerësuar.
Duke parë disa herë  atë CD filmike në shtëpinë time këtu në Greenwich, 
ndjehem shumë i emocionuar  me të gjithë miqtë dhe bashkqytetarët e mi vlonjatë 
pjesëmarrës në promovimin  e librit, diskutantët, ata që më kanë njohur 
personalisht mua dhe familjen  time në Vlorë, si edhe ata që më njohin 
nëpërmjet veprimtarive të mija dhe  pasqyrimit që zoti Simsia më bën në atë libër.
Dua të falenderoj shumë  organizatorët e atij aktiviteti, Drejtorin e 
Bibliotekës “Shevqet Musaraj” në  Vlorë shkrimtarin e suksesshëm Çlirim Hoxha, 
Mjeshtrin e Madh, Prof. Dr.  Bardhosh Gace, mbesën time, avokate Dhurata 
Dauti, vëllain tim të dashur,  “Mandelën Shqiptare” Petrit Velaj, ish 
drejtoreshën e Bibliotekës publike të  Vlorës, zonja Liliana Gjika, Dr. Neki Dredha, 
Mjeshtrin e Madh te Sportit  Shqiptar Mexhit Haxhiu, shkrimtarin Petraq 
Pali, shkrimtarin Luan Çipi, Ing.  Spiro Naqo, shkrimtarin Eqerem Canaj, 
shkrimtarin Hamdi Kulaj, Ibrahim Haxhiu,  djali i patriotit Nexhat Peshkepia, Ilmi 
Dauti, shkrimtarin Gëzim Llojdia edhe  për shkrimin e tij që është botuar në 
gazetën DIELLI dhe në gazetën REPUBLIKA,  Feruze Velaj, Ergys Velaj, nusja 
e djalit të vëllait tim Petrit Velaj,  shkrimtarin Hiqmet Meçaj dhe të 
gjithë pjesëmarrësit që edhe emrat s’po më  kujtohen tani.
Për vetë vitet e moshës që kam mbi supe tani ndjehem shume i  emocionuar 
dhe i gëzuar.
Duke e përfunduar edhe njëherë e falenderoj në  veçanti autorin e librit, 
shkrimtarin me origjinë nga Berati, Pierre-Pandeli  Simsia për punën e tij që 
ka bërë, duke e treguar veten e tij si përherë edhe  në shkrimet e shumta 
të tij, jo vetëm një intelektual me kulturë dhe edukatë  të lartë, por edhe 
një njeri i mirë, fisnik, i dashur, atdhetar, që di të  vlerësojë, mikun, 
shokun, shoqërinë…
I uroj shëndet të ketë në jetë,  lumturi në familjen e tij të nderuar dhe 
suksese në krijimitarinë e tij  letrare.
Edhe njëherë ju falenderoj unë personalisht Selahedin Velaj dhe  gjithë 
familja ime të gjithë ata që më kanë nderuar dhe gëzuar për çfarë kanë  shkruar 
duke dhënë mendimet e tyre në libër, të gjithë pjesëmarrësit në  promovimin 
e librit në Vlorë dhe ata që diskutuan atje.
 
Falenderoj botuesin e librit, shkrimtarin Albert Zholi.
Falenderoj  gjithë miqtë që më kanë marrë në telefon duke më uruar.
Falenderime të  pandërprera 
 
 
 
Selahedin Velaj dhe Familja
 
Gusht, 2012 
 
Greenwich, Connecticut, Sh. B.  A.