(07.09.2012) Vajza e miliarderit

Hamdi Nuhiju <[email protected]> Sat, 8 Sep 2012 12:50:31 +0200
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <CABPCUFmF6EmhB_RZ45DQS4gGELEkaGT3QcVPsv_Oxe3rwXDZ=w@mail.gmail.com>
*Vajza e miliarderit*

*Shejh Nebil el Avadi*



Shejh Nebil el Avadi, në bazë të përvojës së tij jetësore dhe komunikimit
me njerëz, rrëfen një rast shumë interesant të një vajze, si fëmijë i vetëm
i një miliarderi kuvajtian. Shejhu rrëfen: “ Më kanë thirrur që ti bëjë
rukje vajzës së tij, edhe pse i kanë përdorur të gjitha metodat dhe nuk
kanë hasur në sukses. Vajzën e kishin vendosur në spital , një klinikë
private ku babai i saj ka rezervuar tërë katin vetëm për të. Në dhoma ka
qenë si në hotel, ku motrat medicinave dhe mjekët më shumë kanë përngjarë
si punëtor hoteli sesa punëtor spitali. Të gjithë sytë e tyre kanë qenë të
drejtuara kah ajo. Secila dëshirë e saj ka qenë e plotësuar. Më kanë thënë
se shumë spitale i kanë vizituar, sidomos në Perëndim, kanë dhënë shumë
para dhe përsëri nuk kanë pasur sukses. E kam parë se janë shumë të pasur,  e
di përafërsisht se si të pasurit jetojnë, përveç atyre që Allahu i ka
mëshiruar dhe pasurinë dhe jetën e tyre e përshtatin me ligjet dhe
rregullat e Allahut xh.sh. Më kanë thënë se ajo vajzë është e sëmurë. As
ata saktë nuk e dinë se çka ka: vajza qan pa kuptim, ushqimin nuk e merr,
ka shtrëngesa në gjoks etj.

U ula para saj dhe e pyeta:” Më thuaj sinqerisht, para se të sëmuresh, si e
ke kaluar ditën dhe natën?” Kini kujdes, ajo është miliardere, jeton në
pallat me shërbëtor e shërbëtore dhe nuk i mungon asgjë. Me një zë të ulët
u përgjigj:” Shejh, jam zgjuar për çdo ditë pas namazit të ikindisë, aty
para përfundimit të diellit. Pastaj ulesha në krevat, ashtu e mërzitur dhe
shikoja tërë ditën seriale.  Menjëherë pas kësaj do të dëgjoja muzikë. Kur
të vinte nata, kërkoja që të ma sillnin ushqimin më të mirë dhe më të
shtrenjtë. Pas mesnatës, më vizitonin shoqëria ime, vajza e djem. Kemi
dëgjuar muzikë, kemi  ngrënë, pirë, kërcyer, madje kemi pirë gjithçka duke
përfshirë edhe alkool. Dhe kur nga kjo gjë mërziteshim, kemi porositur
muzikantë  që të na këndojnë muzikë të gjallë. Pak para namazit të sabahut,
shoqëria shkonte , ndërsa unë ngelesha vet në dhomë. Dhe kështu bija në
gjumë prapë deri pas namazit të ikindisë...”

Fjetje e tepërt, ushqim i tepërt, dhe çdo lloj pijeje, madje edhe
alkoolike, argëtim, këndim e lojë, qeshje me zë....çka pritni prej një
njeriu që për çdo ditë i bënë këto gjëra, përveç që të sëmuret. Pastaj e
kam pyetur:” A falë namaz, a lexon Kur`an, a e përmend ndonjëherë
Allahun?”. Përgjigja ka qenë një JO e madhe. Nuk ka namaz, e as lexim
Kur`ani, për të gjitha ato vlera nuk ka mundur të gjej kohë, ndërsa për të
gjitha të tjerat ka pasur kohë.

I kam thënë prindërve të saj:” E di nga çka është e sëmurë vajza juaj, po e
di edhe ilaçin e kësaj sëmundjeje”. Prindërit e saj më shikuan, në sytë e
tyre gjendej shpresë dhe gëzim dhe më thanë:” Shejh, na thuaj çfarë
sëmundje ka vajza jonë?”. Iu jam përgjigjur:” Sëmundjen e saj e ka
përshkruar Allahu Fuqiplotë në këtë ajet:*” E kush ia kthen shpinën
udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë dhe në ditën e kiametit do ta
ringjallë të verbër”( Ta Ha:124) *Ndërsa, ilaçi, është shumë i thjeshtë, le
ti kthehet vajza juaj Zotit,  le të pendohet për mëkatet e saj, le ti
kthehet namazit e Kur`anit, e më pastaj zemra e saj do të jetë e qetë, dhe
shpirti i saj do të ndjejë lumturinë.

Për këtë arsye, secilin njeri që e kanë mundur mëkatet, që nuk është i
lumtur dhe si rezultat i kësaj bie në depresion dhe në qarje,  le të
kthehet aty ku qetësohet shpirti, e ajo është pendimi i sinqertë, namazi,
Kur`ani,  agjërimi, sadakaja, fjala e mirë etj.



Përktheu dhe përshtati nga boshnjakishtja: Hamdi Nuhiju



Burimi: n-um.com