(06.09.2012) Muslimanet gabojne, e jo Islami

Hamdi Nuhiju <[email protected]> Sat, 8 Sep 2012 12:51:36 +0200
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <CABPCUFnj4+L16qPM1+sNYR4JzdqeqiVkf12ScR2TXGCuOLi01g@mail.gmail.com>
*Myslimanët gabojnë e jo Islami*

*Zakir Naik*



*Huti:* Nëse Islami është feja më e mirë, pse atëherë shumë mysliman janë
të pandershëm, të pamoralshëm dhe të përzier në shumë punë të fëlliqtë
nëpërmjet rrugës së tradhtisë, drogës, përdhunimit?



*Mediet flasin gënjeshtra për Islamin*



Islami padyshim është religjioni më i mirë, mirëpo media që janë në duart e
perëndimorëve e luftojnë atë. Perëndimorët hiç pa u ndalur publikojnë
dezinformata  kundër Islamit, si në mediet e shtypura ashtu edhe në ato
elektronike. Përveç dezinformatave, ata keqinterpretojnë Islamin,
qëllimisht heqin diçka dhe shtojnë diçka tjetër.

Nëse kudo nëpër botë eksplodon ndonjë bombë, të parët të cilët do të janë
të akuzuar pa asnjë dëshmi janë myslimanët. Menjëherë në faqet e para të
gazetave paraqiten këto gjëra me tituj të mëdha. Më vonë, kur të vërtetohet
se për ato eksplodime fajtor janë jo myslimanët,  ai lajm botohet e
publikohet në ndonjë medium të vogël, të parëndësishëm dhe të pahetueshëm
në shoqëri.

Nëse një mysliman 50 vjeçar, martohet me një vajzë 15 vjeçare, me pëlqimin
e saj, ai lajm depërton në ballinat e gazetave botërore. Megjithatë, nëse
një jo mysliman 50 vjeçar e dhunon një vajzë 6 vjeçare, ai lajm botohet në
brendi të gazetës në kuadrin e lajmeve “ parashikimi i shkurtër i lajmeve”!
Për çdo ditë në Amerikë ndodhin 2713 përdhunime, mirëpo asgjë prej saj nuk
botohet nëpër gazeta, përderisa ajo gjë është shndërruar në stil i jetës
amerikane.



*Dele e zezë në çdo shoqëri*



Jam i vetëdijshëm se ka mysliman të cilët janë të pandershëm,  që
tradhtojnë, vjedhin, gënjejnë etj. Megjithatë, problemi është aty se
mediumet i etiketojnë të gjithë myslimanët me atë grup myslimanësh. Kështu,
myslimanët shndërrohen në dele të zezë kudo që të shkojnë.



*Si tërësi, myslimanët janë më të mirët*



Edhe pse myslimanët kudo që të shkojnë, nga të tjerët shndërrohet si dele e
zezë, si tërësi në nivel global, ato janë etniteti më i mirë. Ne jemi
shoqëria më e madhe në botë e cila nuk pimë alkool. Shikuar në nivel të
përgjithshëm, ne jemi shoqëria më e madhe në botë që ndajmë pjesë nga
pasuria jonë më shumë se të gjitha shoqëritë tjera, për çështje humanitare.
Globalisht nuk mund ta fitojë betejën me ne, myslimanët, asnjë shoqëri në
çështjen e nderit, moralit, respektit, principialitetit, respektimit
të  drejtave
njerëzore.



*Mos gjyko automobilin duke u bazuar në vozitësin*



Paramendoni duhet që të jepni vlerësime se sa është i mirë modeli më i ri i
veturës “Mercedes”. Vozitësi i papërvojë, ulet në këtë veturë, dhe në hapin
e parë sa e nisë veturën del prej rrugës. Kush është fajtor për daljen
jashtë rrugës, vozitësi apo vetura? Me siguri fajtori do të jetë vozitësi.
Për të analizuar performansat e automobilit nuk duhet shikuar vozitësi, por
duhej analizuar: sa është i shpejtë,  sa harxhon, çfarë shkalle të sigurisë
ka etj. Madje nëse edhe hipotetikisht pajtohemi se myslimanët janë të
këqij, nuk guxojmë që në bazë të saj të sjellim përfundime për Islamin si
religjion. Nëse dëshironi që të sillni qëndrim rreth Islamit, fillimisht
duhet që ta studioni atë nëpërmjet burimeve të saja themelore: Kur`anit dhe
Sunnetit.



*Vlerësoni Islamin në bazë të veprave të ndjekësve më të mirë të
Pejgamberit Muhammed alejhi selam*



Nëse dëshironi që praktikisht të vërtetojeni në performansat e automobilit,
atëherë këtë gjë mund ta bëni përmes ndonjë eksperti, ose vozitësi me
përvojë i cili di t`i testoje performansat e atij automobili. Njashtu,
shembulli më i mirë, në bazë të  cilit mund të sillni përfundim për
Islamin, është i Dërguari i Allahut, Pejgamberi Muhammed alejhi selam.
Përveç myslimanëve, ka edhe disa dashamirë të tjerë, njerëz të ndershëm nga
jo myslimanët, që kanë thënë se Muhammedi alejhi selam është krijesa më e
mirë e të gjitha kohërave. Majkl Hart e ka shkruar librin “ Njëqind
personat më me ndikim në histori”. Në krye të listës e ka vendosur
Pejgamberin e Islamit, Muhammedin alejhi selam. Ekzistojnë edhe shumë
shembuj të tjerë, ku jo myslimanët i japin respekt të madh Muhammedit
alejhi selam, siç është për shembull Tomas Karlajla, Le-Martina dhe të
tjerët.



*Përktheu dhe përshtati nga boshnjakishtja: Hamdi Nuhiju*

*Burimi:sandzakpress.net*