Kamberaj : "Jeta eshte e shkurter dhe te gjithe s'mund te behemi poet "

[email protected] Tue, 11 Sep 2012 09:32:59 -0400 (EDT)
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
New  York, u mbajt ora perkujtimore kushtuar poetit Ali  Podrimja 
Ne  tempullin e dijes Universitetin Frodham - 23 vjet mbas 100 vjetorit te 
Bogadnit,  me Dr Rugoven, kujtohet Ali Podrimja 
BEQIR  SINA, New York 






Poeti Sinan Kamberi : "Ne kete katrahure  dhe gershane antivlerash qe ka 
mberthyer dy shtetet tona, duhet t'i lutemi Zotit  ;"mos te behemi per te na 
qare ndonje Ali i ri, tashme jo nga ujku i poezise se  Aliut, sepse ai Ujku 
ka ngordhur tash sa mot, jeta eshte e shkurter dhe te  gjithe s'mund te 
behemi poet dhe te jetojme aq sa Aliu as si  Aliu!"



BRONX - NEW YORK : Te shtunen, dt 8 shtator 2012, ne  mesdite, ne kuadrin e 
aktiviteteve me rastin e 100 vjetorit te pavaresise se  Shqiperise, me 
organizimin e Shoqates se Shkrimtareve Shqiptaro- Amerikane”, dhe  me 
mbeshtetjen drejtperdrejte te publicistit dhe ish gazetarit te"Zeri i  Amerikes" z. 
Gjeke Gjonlekaj,“Televizioni Kultura Shqiptare”, "Gjonlekaj  Publishing 
Company"u mbajt nje ore perkujtimore, kushtuar poetit tone te madh,  Ali Podrimja.

Dhjetra veta u mblodhen ne tempullin e dijes ne  Universitetin Fordham ne 
Bronx te New Yorkut, ne kete promemorie e konceptuar  kjo edhe si nje akademi 
perkujtimore per nder te jetes dhe vepres se poetit Ali  Podrimja. -

Ne kete perkujtimore te cilen e moderuan z. Gjek Gjonleka dhe  znj. Lidia 
Ujkaj, folen edhe miq dhe koleg te Podrimjes, gazetar dhe  personalitete te 
letersise dhe kultures shqiptare ne SHBA. Nderkohe qe aktore  dhe poetet 
tane, recituan vargje te zgjedhura poetike te Ali Podrimjes dhe te  shkruara 
enkas me kete rast. Ne fund te kesaj veprimtarie, u shfaq edhe nje  dokumentar 
per jeten dhe vepren e tij letrare, pergatitur nga RTK.

Duke  hapur kete tubim dhe per rendesin e kesaj promemorje, foli ish- 
gazetari i  "Zerit te Amerikes" z. Gjek Gjonlekaj i cili eshte edhe botuesi i 
disa librave  te Ali Podrimjes nga New Yourk-u. Duke u prezantuar si nje mik i 
vjeter i  Podrimjes, dhe botues i disa librave te tij, Gjonleka, foli rreth 
njohjeve te  tij me poetin nga te cilat ai tha se ruan ende te gjalla 
kujtimet me te bukura  te jetes se tij . Vdekjen e tij e kam perjetur rende,- tha 
ai ne mes te tjerave  sepse ai ka jetuar vete per dite me dhimbjen e atyre 
mijerave te humburve ne  Kosove - keshtu qe edhe fjalet e tij dhe vepra e tij 
do te kujtohen sa te jet  jeta,- tha Gjonleka.

"Vdekja e poetit eshte nje vdekje qe prek shume  zemra - tha Gjonleka, 
nderkohe shtoi ai se ndarja nga jeta e Ali Podrimjes ishte  nje humbje e madhe 
jo vetem per ne shqiptaret, por edhe per boten letrare". Ai  tha se 
kontributi i Podrimjes ne fushen e letersise, eshte nje ane e rendesishme  ne 
ndertimin e imazhit te shqiptareve ne bote. 

Poeti nga Kosova Sinan  Kamberi, gazetari shqiptaro amerikan dhe nje nder 
aktivistet e dalluar te  komunitetit, folesi kryesore i kesaj perkujtimore, 
tha se eshte nje rast i rrall  qe kritika letrare, te ngrej ne piedestal ne 
panteonin e letersise se nje  krijuesi te artit ne te gjalle te tij, siç ia 
caktoi poetit Ali  Podrimja.

"Aliu, sipas studiesve te artit te tij, tha z. Kamberi, eshte  njeri nga 
poetet me te mire bashkekohor shqiptar, ose me i madhi nder ta - mbasi  me 
arritjet e tij ai i kaloi edhe ne kufijte nacional duke zene vendin e nderit  
edhe mes autorve me te shquar te boterore."

Ali Podrimja, eshte bere nje  poet i madh si thone nje zeri studiuesit e 
vepres se tij - ne saj te dhuntise  natyrore per poezine , ai si rralle kush 
tjeter e "skaliti" nje vargmal poetik  me mjetin me te thjesht te te 
shprehurit te fjales, pa e lenduar hyjnin dhe  magjine e saj.

Ali Podrimja, sipas poetit kosovar Sinan Kamberi, çmohet  me shume si poet 
nacional - poet i tere gjeografise shqiptare per arsye se ai  arriti t'i 
kapercente terseshit kufijt tragjik qe i kane ndare ne shekuj  shqiptaret. Me 
vepren e vete letrare Podrimja e ka rikrijuar poetikisht atdheun  e 
perbashket ne ate projekt qe e krijuan, por, qe nuk arriten ta realizonin  
"arkitektet" e medhenj te rilindjes sone kombetare.

"Aliu, tha ai ka qene  nje poet qe mbeti poet i vetmise, i dhimbjes dhe 
krenarise kombetare, i asaj  dhimbje historike shqiptare qe e njohu dhe vuajti 
aq thelle dhe e qau me bote,  duke e shendrruar vajin e tij, ne nje 
iso-polifoni poetike, ku jehona Joniane e  saj shkon e perplaset gjere ne majat e 
Thethit, prehet gjithandej Bjeshkeve te  Nemuna dhe bie ne Rafshin e 
Dukagjinit, aty ku e ka Kullen e fjales poeti i madh  Ali Podrimja."

Ne fund veterani i gazetarise zoti Sinan Kamberi poet i  njohur ne 
komunitet nga Kosova tha se :" Perkujtimi i poetit Ali Podrimja edhe  nga komuniteti 
shqiptare ne Amerike, ashtu si u be edhe ne Shqiperi, Kosove dhe  viset 
shqiptare, mund te jete : "Nje ogur mire per ne, per veten  tone".

Mbasi, ky akt i nderimit te krijuesit te artit, u shpreh ai sado  pas 
vdekjes mund te jete ndoshta nje deshmi se po i kthehemi ose duhet ti  kthehemi 
dalngadale vetvetes. 

"Ne kete katrahure dhe gershane  antivlerash qe ka mberthyer dy shtetet 
tona, duhet t'i lutemi Zotit "mos te  behemi per te na qare ndonje Ali i ri, 
tashme jo nga ujku i poezise se Aliut,  sepse ai Ujku ka ngordhur tash sa mot, 
jeta eshte e shkurter dhe te gjithe smund  te behemi poet dhe te jetojme aq 
sa Aliu, as si Aliu." ka theksuar poeti nga  Kosova Sinan Kamberi, gazetari 
shqiptaro amerikan dhe nje nder aktivistet e  dalluar te komunitetit.



Moderatoria e ketij evenimenti kushtuar  jetes dhe vepres se Ali Podrimjes 
ishte nje nder gazetaret me te njohura  shqiptare ne televizionet Amerikane. 



Ajo ishte Lidia Ujkaj, e  cila ka fituar dy here çmimin Emmy per reporter 
nga kanali televizive 5 - Fox  News ne New York City. Permes viteve Lidia ka 
bashkepunuar edhe per disa ngjarje  te lidhura me shqiptaret e Amerikes. Ajo 
bashke-prezantoi Festivalin Folklorik  Shqiptar ne Lehman College per dy 
vjet, dhe ishte bashke-prezantuese ne naten  Gala 20 vjetori i gazetes 
Illyria, dhe u emerua kohet e fundit Gruaja e Vitit  nga Organizata 
Shqiptaro-Amerikane e Grave -"Motrat Qiriazi".

Znj. Ujkaj  mbasi i beri nje prezantim teper dinjtoz Professor Paulo 
Palombos, pronarit te  lokalit te njohur kafe - embeltore "Palombo", ne Arthure 
Avenue, Bronx - New  York, ftoi profesorin italo amerikan me origjine 
arbereshe, te flase rreth  poetit tone te madh Ali Podrimja.

"Ali Podrimjen nuk e kisha njohur me  pare, tha Professor Polombo, dhe me 
vjen keq qe nuk e kisha njohur.....mirepo!  tash qe miku im Gjek Gjonleka me 
dhuroi kohet e fundit nje liber te tij, qe  titullohet "Who Will Slay the 
Wolf", mund te them me "plot gojen" se ai eshte  nje poet i madh - nje poet qe 
me kujton poetin e madh italian Dante Alighieri -  poezine e tij "Vita 
Nova" e cila eshte e njejte me ate te Podrimjes "Jeta e  Re".

Me pase professor Polombo e lidhi fjalen e tij per Podrimjen duke  folur 
mbi karakterin e forte te poetit dhe poezine e tij, e cila ngjason sipas  tij 
me shume poete te medhenje italian. Ajo qe dukej si e veçante tek poezia e  
Podrimjes nga professor Polombo, ishte metafora qe perdor Podrimja ne 
poezine e  tij "Kush do ta vrase Ujkun". Ai e paralelizoi disa here kete metafor 
me disa  thenje popullore te krahines se tij Kastelanos, te cilat kishin nje 
domenthenie  te madhe . 



Ne emer te qeverise se Kosoves, kete tubim  perkujtimore e pershendeti 
zevendes Konsulli i Pergjithshem i Kosoves ne New  York, diplomati Ymer Berisha 
i cili tha se sjell me kete rast vlersimin per kete  perkujtimore per poetin 
Ali Podrimja.

Nderkohe qe poetet e njohur te  komunitetit, anetare te Shoqates se 
Shkrimtareve Shqiptaro- Amerikane” dhe  aktori Shaban Lajçi recituan disa poezi te 
Ali Podrimjes. Shkrimtaria dhe poetja  nga bregdeti Eleonora Gjoka solli 
poezi dhe mbresa nga vizita e Pofrimjes ne  Himare , Rita Saliu nga Kosova 
sollen poezi enkas kushtur Ali Podrimjes, te  cilat u recituan duke nderuar me 
kete rast kujtimin e potetit tone te madh Ali  Podrimja.

Raimonda Moisiu shkrimtare dhe gazetare mbajti kumtesen :  “Njeriu nuk 
duhet te jete vetem human.Ai sigurisht duhet te jete i urte e i  ditur”
(Konfuci)." 

"Ndjeja trysnine ndjesore dhe emocionale, tha znj.  Moisiu,- krejt te 
vecante mes perjetimeve konkrete, origjinale, simboliken e  tyre ne ate shprehje 
dhe beja analogjine me potretin e poetit Ali Podrimja.  Meditonte poeti 
teksa binte muzgu dhe dita ngrysej,mes thjeshtesise se shpirtit,  madheshtise se 
vetmise, embelsise dhe etjes per jeten,rebel i heshtur dhe  ngjyrimeve te 
vdekjes, qe poeti e dinte fare mire - fenomene jetesore e  njerezore qe 
munden te shpetojnee vetem permes artit."

Nga njohja me  poetin Ali Podrimja, ne fund te jetes se , shkrimtarja 
Raimonda Moisiu kujtoi  nje takim te saj ne nje sofer letrare ne Sarande .

"Ne te gjitha keto,  shprehet, znj. Moisiu -Podrimjen e terhiqte tradita se 
si ajo perqendrohet vetem  ne ate moment kur fjalet e poetit fillojne te 
jetojne pas vdekjes se tij.  Podrimja e kuptonte kete proces te jetes pas 
poetik, proces qe ndodh krejtesisht  brenda historise.Gjiithkush vazhdon te 
kujtoje fjalet e poetit , te jetoje ne  boten e te kaluares, se ajo ndodh edhe 
ne te tashmen. Dhe keshtu menyra e vetme  per poetin eshte te nderoje te 
vdekurit, te shkruaje poezi ne lidhje me te  tashmen." 

Podrimja bisedonte me Kosoven e tij,- theksoi ajo gjate kesaj  kumtese,- qe 
e deshi aq shume:Zgjohu, Kosove! Zgjohu, nena ime e dashur,/balli  dhe emri 
im i shkelur,Zgjohu, Kosove!…/Sonte vetem mbeta e ne dere te oborrit  
askush s’po me troket,/askush me, thua vdekur jam e harruar,/Ne keto troje e  
suka gjaku./Thua me eshte shkrimbur hisja/e mbyllur dera e konakut…../Zgjohu,  
Kosove, flake e hershme e ashtit timt`pelcitur./Bota ne ty le te kallet! 
Poeti  Ali Podrimja ishte idealist, besonte ne idealin e lirise. Podrimja ishte 
 patriot, dhe me forcen e idealit dhe dashurise per atdheun, dinte shume 
mire ta  ndante politiken nga krijimtaria e tij letraro-artistike. 

Mirepo tha  znj. Moisiu Podrimja ka nje histori te dhimbeshme te poezise 
elegjike, vargje te  shkruara kur Kosova po kalonte rrethanat e veshtira 
politike te viteve ’60 –te,  dhe vdekja e djalit te poetit- Lumit- do te linin 
gjurme te pashlyeshme ne  poezite e tij, dhe vargjet elegjike me te bukura 
deri me sot i permblodhi ne  vepren “Thirrje”, qe jane sonetet - simbol epoke 
brenda tradites dhe te shtrira  pergjate tradites, ne kontekstin e nje 
dialogu te imagjinuar me Lumin, me  njerezit e dashur e te shtrenjte, me hallet 
e sakrificat, kalvarin e dhimbjes,  qe perjetonte Kosova “ Ne nje nate nga 
ato netet pagjume”, martirizimin e kombit  nen thirrjen; ”Zgjohu nena ime e 
dashur Kosove! /balli dhe emri im i  shkelur,/”

"Lajmin se miku e kolegu yne, poeti i madh i vargjeve lirike  shqiptare , 
Ali Podrimja, kishte humbur ne France e perjetova dhimbshem dhe kam  
shpresuar se do te kete pasur ndonje gabim ne lajmet. Por kur me syte e mij  pashe 
homazhet dhe arkivolin te mbuluar me lule, largimi fizikisht i poetit Ali  
Podrimja nga kjo bote, me ka prekur shume jo vetem mua, por ka prekur ne 
menyre  me te konsideruieshme dhe te dhimbeshme tere komunitetin e 
poeteve,shkrimtareve  e artisteve, -boten e artit –shpirterisht, me penen e vargjet e tij 
ai do te  jete i pranishem ne mesin tone per vite e vite, qe vijne e ikin. 
Trashegimia e  tij intelektuale, letraro-artistike dhe kulturore jane 
mbreselenese dhe drita qe  la pas per ne poeti i madh i vargjeve lirike 
shqiptare-Ali  PODRIMJA!"

Raimonda Moisiu shkrimtare dhe gazetare recitoi edhe nje poezi  shkruar nga 
Parisi ate dite qe ndodhi ky kob i madh dhe ajo gjendej atje  rastesisht ne 
aeroportin e parisit. "Prag nate….ne…France titulllohej  
poezia-nga-Raimonda Moisiu - In Memoriam per te madhin e te pavdekshmin Ali  Podrimja!!

Nen driten e qete te henes, prag nates me aureole te  harkuar,

Ne paqen e kopeshtit te vargjeve, shkon – vjen poeti i  vetmuar.

Me syte e lodhur e te trishuar, i buzeqesh botes se  qetesise,

Siç mediton shiu, pa vetedije, mbi tjegullat e qeta te  çatise….

.-.

Çdo fjale, çdo varg, çdo rrokje, tingull me krahe  engjejsh zbukuruar,

si mauzeola te kristalta dalin nga ai shpirt duke u  trazuar,

Dhimbje, mall, lot,brenga, dashuri e ndjekin nates se  pasosur,

Si ndjekin njeri tjetrin lotet neper fytyren e  rrudhosur.

.-.

Realitete te trishtuara e torturuese, kumbim  britmash, ngasherrim,

Jane sulur si orlet e egjer neper dejet e muskujt e  atdheut tim.

Poeti, Bace Aliu, puth token e laget nga lotet e tij ne  qetesi,

Dhe prehet perjetesisht ne kopeshtin e vargjeve te  tij!!!



Jo nuk ka vdekur Bace Aliu…..!!!!Jo nuk vdes  POETI!!!



Ne nderkohe ne fund te kesaj veprimtarie, u shfaq edhe  nje dokumentar per 
jeten dhe vepren e tij letrare, pergatitur nga RTK. 
_http://www.albdreams.net/new-york-u-mbajte-ore-perkujtimore-kushtuar-poetit
-ali-podrimja/_ 
(http://www.albdreams.net/new-york-u-mbajte-ore-perkujtimore-kushtuar-poetit-ali-podrimja/)  
123456789101112131415161718192021
IMG_0006.JPG (image/jpeg, 35.8 KB) - not displayed
IMG_0007.JPG (image/jpeg, 37.2 KB) - not displayed
IMG_0009.JPG (image/jpeg, 51.6 KB) - not displayed
IMG_0013.JPG (image/jpeg, 48.8 KB) - not displayed
IMG_0015.JPG (image/jpeg, 43.2 KB) - not displayed
IMG_0023.JPG (image/jpeg, 30.6 KB) - not displayed
IMG_0027.JPG (image/jpeg, 28.6 KB) - not displayed
IMG_0030.JPG (image/jpeg, 28.2 KB) - not displayed
IMG_0034.JPG (image/jpeg, 43.1 KB) - not displayed
IMG_0035.JPG (image/jpeg, 23 KB) - not displayed
IMG_0038.JPG (image/jpeg, 29.1 KB) - not displayed
IMG_0041.JPG (image/jpeg, 30.7 KB) - not displayed
IMG_0044.JPG (image/jpeg, 26.1 KB) - not displayed
IMG_0047.JPG (image/jpeg, 21.1 KB) - not displayed
IMG_0052.JPG (image/jpeg, 31.4 KB) - not displayed
IMG_0057.JPG (image/jpeg, 34.8 KB) - not displayed
IMG_0071.JPG (image/jpeg, 32.2 KB) - not displayed
IMG_0081.JPG (image/jpeg, 49.7 KB) - not displayed
IMG_0083.JPG (image/jpeg, 47.9 KB) - not displayed
IMG_0002.JPG (image/jpeg, 37.9 KB) - not displayed
IMG_0003.JPG (image/jpeg, 4.7 KB) - not displayed