9/11- Ajo qe ndryshoi gjithçka !

[email protected] Tue, 11 Sep 2012 16:51:42 -0400 (EDT)
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
_http://www.botasot.info/_ (http://www.botasot.info/)  
Fotoreportazh  special nga New Yorku me rastin e 11 shtatorit : Qendra 
Tregatre Boterore -  World Trade Center - 9/ 11 Memorial - Muzeumi Kombetar, 
9/11-  Ajo qe ndryshoi gjithçka ! 
BEQIR  SINA, Lower Manhhattan 
Aty  ku 11 vjete me pare qendronin Dy Kullat Binjake simbol i ekonomise se 
fuqishme  amerikane, do te ngrihen 7 ndertesa me te larta dhe me te 
fuqishime per te  treguar se SHBA dolen me te forta pas ngjarjeve te 11 Shtatorit  
2001  
LOWER  MANHATTAN - NEW YORK CITY :  Ish komleksi i njohur ne te gjithe 
boten, simboli i ekonimise se forte  amerikane, World Trade Center - Qendra e 
Tregetise Nderekomobetare , i perbere  para 11 vjetesh nga shtate gratacela, 
mes tyre dy ndertesat me te larta ne bote  Kullat Binjake, te cilat u 
inaguruan ne vitin 1973 u rrezuan nga sulmet e  kamikazve me 11 shtator te vitit 
2001 te drejtuara nga kryeterroristi Osama bin  Laden, i cili u vra ne 1 maj 
ne Pakistan. 

Ndersa tani, 11 vjete me pase  ne vendin e quajtur Qendra Tregetise 
Nderkombetare me pese gratacela dhe muzeun  perkujtimor, duket se po kthehet 
perseri krenaria amerikane, ne te njejtin vend  - ku 11 vjete me pare gjithçka 
ishte shkaterrimtare . Aty do te ngrihen disa  ndertesa te larta nga te cilat 
njera prej tyre do te jete me e larta ne  hemisferen perendimore 110 kate dhe 
do te thirret Kulla e Lirise - ndertese kjo  qe ne shikim nga larg duket 
qarte balleperballe ne nje distance te shkruter duke  veshtruar me Statujen e 
Lirise, ne kendin tjeter te ishullit. 

Nedertesa  qe po hedh shtate, dhe ka perfunduar si "karabina" kunstruksion, 
pritet te  inagurohet zyrtarisht ne vitin 1913, me lartesine e saj prej 513 
metrash, ka per  te zene vendin e pare si gratacela me e larte e Shteteve 
te Bashkuara, duke lene  pas Kullen Willis ne Chicago - Çikago. 

Ne pamjen e saj madheshtore ne  pjesen e poshtme te qytetit te Manhattanit 
- Nju Jork, skyscrapers -  qiellgervishtesi ose gratacela e re do te 
zevendesoje dy Kullat Binjake, qe  rrezuara 11 vjet me pare ne vendin qe thirret 
tani Groun Zero - Kuota Zero,nga  dy avionet e marre peng nga kamikazet e Al 
Kaedas, drejtuar nga Muhamed Atta.  

E nisur ne prill te vitit 2007 dhe me nje kosto prej 3 miliarde  dollaresh, 
kulla e re do te perfundoje ne vitin 2013. Ajo do te kete 104 kate  ose 110 
kate, me nje siperfaqe per zyra prej 242 metra katrore, nje restorant te  
klasit te larte dhe struktura transmetimi. 

Historia e saj ka qene e  gjate dhe me pengesa. Projekti orgjinal, i 
hartuar nga arkitekti Daniel  Liberskind, pesoi nje sere modifikimesh si pasoje e 
masave te rrepta te sigurise  te kerkuara nga zjarrfikesit. 
Gjegjesisht,  ne vendin ku para 11 shatorit 2001 ngriheshin Kullat Binjake 
te kompleksit World  Trade Center, aktualisht jane duke u zhvilluar punimet 
per ndertimin e nje  qendre te re tregtare. Me projektin e ri eshte menduar 
qe ne vend te dy kullave,  kete radhe te ndertohet vetem nje e tille, dhe 
disa te tjera per rreth saj. Ky  qiellgervishtes, i cili, do te konsiderohet 
si zemra e re e New York-ut, do te  kete nje lartesi simbolike prej 541 m qe 
do te thote 1776 feet - kembe e larte,  sipas matjes amerikane. Eshte 
zgjedhur ky numer pasi 1776 eshte viti i  pavaresise se SHBA-ve. Perreth kesaj 
qendre te re tregtare do te ndertohen edhe tri kulla te tjera me te uleta. Ne 
kete zone eshte menduar edhe ndertimi i nje  muzeu ne kujtim te 11 shtatorit. 
Projekti final i aprovuar ne 2006 pritet qe te  perfundoje brenda vitit 
2012, per muzeun.


Kompleksi Qendra Boterore e  Tregetise tashme me nje konstrukt te ri dhe 
pamje tjeter ka arritur deri ne  katin e 100-te. Nderkohe qe ndertimi i saj do 
tevazhdoje deri ne katin 104 ose  110, ne nje lartesi prej 540 metrash, 
duke u bere keshtu perseri ndertesa me e  larte ne New York, dhe me e larta ne 
SHBA- pas asaj ne Çikago - Kullen Willis.  Perfundimi i saj eshte menduar te 
behet ne vitin 2013. Deri tani dihet se vetem  ajo qe quhet Memorial Park, 
do te jete gati perkohesisht ne kete 11 vjetor te  sulemeve tragjike ku 
humben jeten afro tre mije njerez te pafajshem. Memorial  Park do te jete nje 
hapsire meditimi dhe reflektimi, kane menduar autoritetet  njujorkeze,dhe do 
te hapet per publik si Muzeu Kombetar per viktimat e 11  shtatorit ne dite e 
shenimit ne te njejtin vend ku me pare ndodheshin dy Kullat  Binjake, per 
shenimin e 11 vjetorit te sulmeve.


Memoriali eshte i  ndertuar i teri mbi siperfaqen ku ka qene gjurmet 
origjianle te dy Kullave  Binjake, ku midis ambjenteve eshte krijuar dhe nje 
mjedis me peme dhe nje shesh  publik ku gjenden edhe dy pishina, sejcila perj 
tyre me shtarvane . Pergjate  tyre gjendet dhe muzeu per ekspozitat dhe 
artfaktet, per t'i bere te ditur  vizitoreve mbi ngjarjet e 11 shtatorit, ku rreth 
3000 njerez humben jeten e  tyre. 

Mes tyre edhe tre shqiptare: Ne 11 shtator 2001, edhe kombi yne -  kombi 
shqiptare, hyri edhe kesaj rradhe ne historine e heronjeve Amerikan, me  tre 
emra, qe do te mbeten simbol i kesaj ngjarje tragjike, dhe do te kene pjesen  
e tyre ne njerin prej ketyre pavioneve te ketij muzeu. Mon Gjonbalaj, Simon 
 Dedvukaj dhe Rrok Camaj, jane tre emra, te cilet do te kujtohen ne mote, 
ne kete  muze si deshmi e gjalle, se ne kombi shqiptare - jemi Shqiptare ne 
rradh te  pare, por, jemi edhe Amerikan.

Ajo qe do te quhet tash "One World Trade  center" dhe simbolizon ish World 
Trade Centren - Qendren Nderkombetare Tregtare  , eshte projekt i dizanjuar 
nga artitekti David Childs. Kjo hapesire eshte  planifikuar te zere nje 
hapsire prej 2.4 milion metra katrore per hapsirat e  zyrave, nje vend vezhgimi, 
dyqane, klube, restorante,dhe ambjente te tjera  tregtare.


Ne kete vend ne forme "caqesh" do te ndertohen 7 gradaçiele  - 
qiellgervishtes te vendosura se bashku dhe te kombinuara me njera tjeteren nga  ana 
artitekturore - me te njejtin dizanje. Kulla e dyte me e larta eshte  
planifikuar te jete 88 kate, dhe eshte e dizanjuar nga nje tjeter artitekt. Ajo  do te 
pagezohet me emrin Kulla 2 - Tower 2, nga adresa e rruges se saj, qe i bie  
ne 2-th Street,. Perndrydshe ajo do te kete nje hapesire zyrash dhe 
ambjente te  tjera te parashikuara aty brenda saj, prej 2.8 milion metra katrot.  

Ndersa nje gradaçiele tjeter po aty ne kete shesh i cili pas 11  shtatorit 
eshte thirrur Kuota Zero - Ground Zero, do te jete nje ndertese  shitoresh, 
te cilat do te zene siperfaqen me te madhe. Dhe ndertesa tjeter qe  eshte ne 
kombinim me ndertesat e reja ne kete vend do te jete nje ndertese  
perafersishte 300 metra e larte, dhe mendohet te jete zyra qendrore e asaj qe  quhet 
Port Authority - New York New Jersey - Autoriteti Portual i Nju Jorkut dhe  
Nje Xhersit  
Qendra  Tregatre Boterore - World Trade Center 
"Kulla  Liria" eshte rrokaqielli me i larte ne Manhattan - New York. Dhe 
eshte ndertuar  per ringritur edhe nje here me te larte dhe me te fuqishem 
kompleksin e  shkaterruar ne sulmet tragjike te 11 shtatorit 2001, i cili 
perfshinte 11 vjet  me pare dy Kullat Binjake Qendra Tregtare Boterore 1, dhe 
Qendren Boterore te  Tregtise 2. 

Ndertimi i ketij kompleksi filloi me 27 prill 2006 ne  nderkohe perfundimi 
saj mendohet te kryehet sipas i vleresimeve ne 30 gusht 2012  . Hapja e saj 
mund te behet me 11 shtator 2013 . Sipas vlersimit ne tetor 2008  perfundimi 
i ketij kompleksi do te kushtoje 3.1 miliard dollare , por nje  vlersim 
tjeter i ketij viti tregon se duhen 3.8 miliard dollare
Lartesi  Arkitekturale 1,776 ft ose 541,32 metra  
Maja  e pergjithshme eshte e vleresuar 1792 ft ose 546,20 m)  
Projektimi  dhe ndertimi
Arkitekti David Childs (Skidmore, Owings & Merrill)  
Zhvilluesi i projektit Autoriteti Portual i Nju York dhe New Jersey  
Inxhenjer strukturor WSP Cantor Seinuk
Kontraktori kryesor Tishman  Construction

Rindertimi  i planifikuar per te zvendesuar dy Kullat Binjake World Trade 
Center do te  zvendesohet nga Kullat:

One  World Trade Center (Kulla 1)
Dy: Qendres Boterore te Tregtise (Kulla  2)
Tre: World Trade Center (Kulla 3)
Kater: Qendres Boterore te Tregtise  (Kulla 4)
Pese: Qendres Boterore te Tregtise (Kulla 5)
Gjashte: Qendres  Boterore te Tregtise (Kulla 6)
Shtate: Memorial dhe muzeu Kombetare shtator  11 Memorial & Museum(Kulla 7)



One World Trade Center, me  thjesht eshte i njohur si 1 WTC e njohur me 
pare sikurse tash si Kulla e Lirise,  eshte ndertimi kryesor i kompleksit te ri 
ne Qendren Boterore Tregtare - World  Trade Center ne pjesen e poshmte te 
qytetit ne Lower Manhattan, New York City.  Pallati 104 - 110 - katesh eshte 
padyshim rrokaqiell me i larte dhe eshte duke u  ndertuar ne kendin 
veriperendimore ka nje siperfaqe 16-acre  . 
Ky  vend do te quhet tash World Trade Center, duke zene vendin e tete 
ndertesave te  Qendres Boterore te Tregtise, aty ku dikur qendronte e njejta 
qender 11 vjete me  pare. Ndertesa super e larte kufizohet ne perendim nga rruga 
West Street, ne  veri nga rruga Vesey Street, ne jug nga rruga Fulton 
Street, dhe ne lindje nga  rruga Washington Street.  
Ndertimi  ne punimet nen-tokesore ka filluar me zhvendosjen e sherbimeve, 
per ndertimin e  infrastruktures se nendheshme e cila filloi me 27 prill 
2006. Me 30 mars 2009,  Autoriteti Portual konfirmoi se ndertimi do te jete i 
njohur me emrin e saj  ligjor te One World Trade Center.

Ne kohen e perfundimit te saj ne vitin  2013, One World Trade Center do te 
jete ndertesa me e larte ne hemisferen  perendimore dhe ndertesa e trete me 
e larte ne bote nga lartesi maje, me majen e  saj arritjen e nje simbolike 
deri ne 1.776 feet ose 541,3 metra. Kjo lartesi  eshte zgjedhur si simbol i 
Shtetetve te Bashkuara mbasi numerat e saj jane ne  lidhje me vitin e 
pavaresise amerikane.  
World  Trade Center kompleksi i ri do te shfaqe tre ndertesa te tjera te 
larta per  rreth saj pergjate rruges Greenwich dhe ne mes te saj do te kete 
Muzeumin  Kombetare 9/11 Memorial & Museum, i cili gjendet vetem pa metra ne 
jug te  One World Trade Center, ku dikur ngrihej Kullat Binjake. Ndertimit i 
Muzeumit  Kombetar 9/11 eshte pjese e nje perpjekje te perkujtoj dhe 
rindertimin pas  shkaterrimit te kompleksit origjinal World Trade Center, gjate 
sulmeve te 11  shtator 2001, dhe te kujtoje te gjitha viktimat qe humben  
jeten. 
9/  11 Memorial - Muzeumi Kombetar, 
Muzeumi  Kombetare 9/11 Memorial & Museum, eshte i vendosura ne nje vend me 
siperfaqe  6-akra ne kompleksin World Trade Center, eshte nje respekt ne 
perkujtimin dhe  nderimin e 2983 viktimave burra, gra dhe femije te vrare ne 
sulmet terroriste te  11 shtatorit 2001 ne Qendren Boterore te Tregtise. Duke 
perfshire edhe disa nga  materialet e gjetuara ne aeroplanin qe u rrezua ne 
Shanksville, Pennsylvania ,  dhe disa materiale nga Pentagoni, si dhe 
gjashte vete te vrare ne shperthimin e  Qendres Boterore te Tregtise ne shkurt 
1993 ne New York. 
9/  11 Memorial - Muzeumi Kombetar, eshte iprojektuar nga arkitekti 
amerikan Michael  Arad i kompanise se Arkitekteve Handel ne lidhje me arkitekturen 
e peizazhve te  firmes Peter Walker dhe Partners. Muzeumi 9/11 eshte i 
dedikuar zyrtarisht per  te perkujtuar pervjetorin e sulmeve me 11 shtator 2011. 
Arad dizajn dhe Walker u  zgjodhen 6 vjete me pare nga 5201 firma te cilat 
hyne ne nje konkurs te hapur  nderkombetar, te iniciuara nga Korporata per 
Zhvillim (LMDC), ne Manhattan per  specifikimet e arkitektit Daniel Libeskind. 
Dy  pishina, secila rreth nje acre me thellesi 30-kembe krijojne ujvarat 
artificiale  me te me madha ne ujevarat ne Ameriken e Veriut - Kaskadat e tyre 
jane te  rrethuara me pllaka mermeri te zeza dhe ç çdo pllake jane te 
skalitur me dalte  emrat e 2983 viktimave 2.983 .  
Ngjitur  me kaskaden jane vendosur 76 pllakat prej bronzi bashkangjitur ne 
muret parapeme  qe formojne skajet e ujvarave perkujtimore, te rregulluar ne 
baze te  "adjacencies kuptimplote" - nje algoritm i zhvilluar prej 
projekteve lokale qe  perfshin afersine ne kohen e sulmeve , dhe eshte ne pelqim te 
plote nga rreth  1.200 kerkesa nga anetaret e familjeve te viktimave. 
Plaza  Memorial - Sheshi Muzeal perreth ujvarave ofron nje park natyral 
meditues, me  nje korije prej me shume se 400 peme te llojit White Oak, secila 
e perzgjedhur  brenda nje rreze 500- feet dhe te sjell nga tre vendet e 
sulmeve te 11 shtatorit  2001. Nje korije e vogel mjaft piktoreske, e njohur si 
Glade Memorial, percakton  nje hapesire ??per tubime dhe ceremoni te 
veçanta. 
9  - 11 Memorial Muzeu Kombetar eshte i projektuar nga Dykers Craig dhe 
Kjetil  Thorsen e Snøhetta, eshte planifikuar te hapet per pak dite me 11 
shtator 2012.  Muzeu do te vendoset ne nje siperfaqe mbi 110.000 metra katror te 
hapesires, dhe  do te kete ekspozite me historine e 9/11 ne nderkohe qe 
permes ekraneve  multimedia, arkivave, tregimet do te shfaqen skenat e ngjarjeve 
te 11 shtatorit  2001 dhe do te kete nje koleksion i objekteve monumentale 
dhe autentike te atyre  ngjarjeve tragjike. 

 



Panele përkujtimore ka janë të shënuara emrat e  çdo njerit prej atyre 
viktimave të 11 shtatorit 2001.Në  sfond, ju mund të shihni të shkruar si me 
pendë, gdhendur në mermer në kujtim të  përjetëshëm edhe emrat e dy shqiptarëve 
të tjerë Mon Gjonbalaj dhe Roko  Camaj


 
 


 
NYC:  National September 11 Memorial and Museum
 

 
NYC:  National September 11 Memorial and Museum



 


 
NYC:  National September 11 Memorial
 


 
NYC:  National September 11 Memorial
 


 
NYC:  National September 11 Memorial


 


 
NYC:  National September 11 Memorial
 


 
NYC:  National September 11 Memorial


 


 
NYC:  National September 11 Memorial
  
 
NYC:  National September 11 Memorial and Museum


 

 
NYC - FiDi:  One World Trade Center (under construction)
 

 
NYC - FiDi:  One World Trade Center (under construction)
 

 
NYC - FiDi:  Four World Trade Center (in construction)

 

 
NYC - FiDi:  Four World Trade Center (in  construction)