Azemi, çastet e jetës së shkurtër i bëri të përjetshme

[email protected] Wed, 12 Sep 2012 08:15:11 -0400 (EDT)
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
Azemi, çastet e jetës së shkurtër i bëri  të përjetshme



Nga HALIL RAMA
 
 
 
 

 

14 vjet më parë u nda nga jeta në mënyrë tragjike një prej figurave më  të 
ndritura të historisë së pluralizmit dhe demokracisë në Shqipëri. Natën e 12 
 shtatorit 1998, vrasësit u shfaqën në formën e djallit dhe goditën pa 
mëshirë.  Ata ia kishin menduar vdekjen prej kohësh. Vdekja i erdhi e vrazhdë. I 
ishte  afruar kushedi sa herë, por pa e frikësuar. Atë natë të 12 
shtatorit, erdhi me  mot të keq. Duhej të binte shiu dhe të fikeshin dritat. Edhe në 
errësirë, Azemi  mendonte për dritën. Ai ishte në betejë me lirinë e 
kufizuar. Dhe vdekja thonë  se është e ëmbël dhe e ndershme kur vdes për liri, ndaj 
Azem Hajdari ishte një  dhuratë e madhe për mbarë shqiptarët dhe në mënyrë 
të veçantë për demokratët  anembanë vendit, të cilët më 12 shtator të 
1998-ës, e qanë si një hero dhe sot e  kujtojnë si një martir të demokracisë.
Çastet e jetës së shkurtër i bëri të  përjetshme. Familja e tij sot ngre 
kokën lart dhe kujton një të vërtetë: Azemi  vazhdon të zotërojë... Thjesht, 
vetëm iku. Fëmijën e vogël e la në barkun e  bashkëshortes. Azemi i vogël s'e 
njohu dot të atin. Rudinën e pengoi e ëma ta  shihte të vdekur. Ajo duhej 
ta mbante mend vetëm të gjallë. Kiri e pa të rrëzuar  me shpresën se do të 
ngrihej, ashtu shtatlartë siç kishte ndodhur edhe në  atentatet e tjera. Kurse 
Fatmira, s'e la dhembjen që t'i mundë, por kujtoi  buzëqeshjen e Azemit që 
trembte çdo lot dhe frikë, kur i përcolli nga selia e  PD-së drejt shtëpisë.
Azem Hajdari u shqua për vetitë e tij, që në fillimin e  Lëvizjes 
Studentore të vitit 1990 për të vazhduar më pas me veprimtarinë e tij  politike, duke 
mbetur në kujtesën historike si një udhëheqës me vlera të rralla  
demokratike e patriotike, për të cilat atij i është dhënë, pas vdekjes, edhe  Urdhri 
i lartë "Gjergj Kastriot Skënderbeu" nga Presidenti i Republikës.
Azem  Hajdari do të mbahet mend si kalorës i lirisë dhe do të mbetet modeli 
i  politikanit të ri për të guxuar e për të mbrojtur vlerat që ai beson.
Figura  e Azem Hajdarit mbetet në memorien e gjithsecilit si një njeri i 
veçantë e i  papërsëritshëm, vetitë e të cilit i përkasin një heroi kombëtar. 
Natyrisht që  vitet kalojnë shumë shpejt, por Azemi mbetet në memorien e 
gjithsecilit, sidomos  të miqve dhe të shokëve të tij. Një njeri shumë i 
veçantë, me një karakter të  fortë, gati-gati të papërsëritshëm. Kjo është arsyeja 
që ne e kujtojmë Azemin jo  vetëm në përvjetorin e rënies së tij, por në 
çdo moment tjetër kur flitet për  heronj.
 
Pesë atentatet ndaj Azem Hajdarit
 
Azem Hajdari u përball me vdekjen që në momentin e parë kur doli në krye të 
 protestave të studentëve. Të gjithë shqiptarët e kujtojnë kohën kur thuhej 
se,  do të vritej njeriu me xhupin e zi. Që nga ajo kohë deri më 22 mars 
1992, Azem  Hajdari ka kaluar disa prita, pa llogaritur provokimet e shumta 
gjatë fushatës  elektorale. Mjafton të kujtojmë vetëm faktin që në periudhën e 
zgjedhjeve të 22  marsit '92, në shtëpinë ku banonte Azem Hajdari, tek 
Rruga e "Kavajës", përballë  PD-së, tek Kisha Katolike, 10 ditë para fitores së 
22 marsit, i vjen një pako në  shtëpi, në të cilën ndodhej një kokë gjeli e 
prerë dhe një letër e shkruar me  gjak: "Azem Hajdari, je i dënuar me 
vdekje". Kjo letër nuk ishte gjë tjetër  veçse një vazhdim i paralajmërimeve dhe i 
vendimit që ishte marrë për vrasjen e  Heroit të Demokracisë, Azem 
Hajdarit, e cila u realizua me ekzekutimin e tij më  12 shtator 1998, para selisë së 
Partisë Demokratike. Ekzekutimi u krye pas pesë  atentateve të bujshme 
gjatë një viti të rikthimit të së majtës në pushtet.
Në  qershor të vitit 1997, në Shkallnuer të Durrësit, Azemi tentohet të 
vritet me  bombë. Atentati dështoi.
Në gusht të vitit 1997 në Sarandë, në Qafën e  Buallit, bandat e krimit i 
zënë pritë.
Më 18 shtator të vitit 1997, nga  njerëz që përdorën deputetin socialist 
Gafurr Mazreku, Azemi goditet për vdekje  me 5 plumba në Kuvend.
Më 14 shkurt 1998, organizohet prita e Milotit nga  forcat e policisë, duke 
qëlluar me breshëri plumbash në makinën e tij, ku përveç  14 vetëve, 
ndodhej edhe djali i tij 14-vjeçar.
Më 3 qershor 1998, në kohën që  po mbështeste luftën në Kosovë, me një grup 
deputetësh si Pjetër Arbnori,  Jozefina Topalli etj., Azemit iu organizua 
një atentat nga forcat e policisë, të  cilat e mbajtën të rrethuar 3 orë. 
Qindra plumba derdhen nga armët e zjarrit mbi  makinën e tij. Ai njoftoi 
qendrën, por nuk i erdhën në ndihmë, ndonëse ishin në  dijeni për veprimet. Azemi 
i shpëton një prite ku dhjetëra policë goditën me  mitraloza e armë nga më 
të ndryshmet deputetin Azem Hajdari dhe grupin e tij të  shoqërimit, duke 
ngelur i plagosur ish-drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së,  Bardhyl Pollo.
Më datën 12 shtator 1998, pas një mitingu të fuqishëm në Fier,  i cili dha 
sinjalin e fitores, ku ishte edhe nënkryetari i PD-së, sot Presidenti  Bamir 
Topi dhe politikanë të tjerë, pasi kthehet në Tiranë, rreth orës 21.15,  
përballë selisë së PD-së, vritet pabesisht nga dhjetëra breshëri plumbash, i  
rrethuar nga disa makina policie.
Në këtë atentat morën pjesë 125 vetë, nga  këta 25 me uniformë policie. Dy 
prej tyre, megjithëse të deklaruar e dënuar për  vrasje, madje kishin bërë 
vrasje edhe brenda policisë 4 muaj më parë, qëllimisht  ishin veshur e 
graduar, për të marrë pjesë në këtë vrasje.
I pashpjegueshëm  qe fakti se, edhe pas vrasjes së Heroit të Demokracisë, 
nuk u ngrit asnjë  postbllok në të gjithë Shqipërinë.
Lajmi për vrasjen e Heroit të Demokracisë,  Azem Hajdari, u publikua nga të 
gjitha mediat kryesore në botë, nga stacionet  televizive më prestigjioze 
të botës dhe vdekja e tij u cilësua si një humbje e  madhe për demokracinë në 
Shqipëri.
Vlerësimet nga më të ndryshmet për figurën  e këtij heroi, që në moshën 
28-vjeçare përmbysi një nga regjimet më diktatoriale  në botë, përmbyllen me 
cilësimin e shkrimtarit të madh, Ismail Kadare, i cili e  konsideroi vrasjen e 
Azem Hajdarit si "Vrasja e shekullit".
 
Azem Hajdari: "Mund të vrasin disa nga ne, por jo idealet tona"
 
Në një intervistë dhënë grupit anglez të Helsinkit, botuar për herë të parë 
 në "RD", pas vrasjes, më 5 tetor 1998, Azem Hajdari ndër të tjera 
shprehet:  "Mund të vrasin disa nga ne, por jo idealet tona".
Më 4 shtator 1998, një  ditë pas largimit të përfaqësuesit të zyrës së 
NATO-s nga Shqipëria: "Si kryetar  i Komisionit parlamentar të Mbrojtjes, 
denoncoj klikën në pushtet për politikën  e izolimit, në të cilën ai po e zhyt 
Shqipërinë. Duke shprehur keqardhjen time  më të thellë, njëkohësisht shpreh 
edhe mirëkuptimin tim për vendimin që mori  NATO, për të larguar përfaqësuesin 
e zyrës së saj të instaluar në Ministrinë e  Mbrojtjes… Duke bërë direkt 
përgjegjës për këtë vendim qeverinë, theksoj se NATO  nuk largohet nga 
Shqipëria për çështje sigurie, sepse NATO është e kudondodhur  në mbrojtje të 
vlerave të saj, në kohë paqeje e lufte. NATO me këtë vendim  tregon se, nuk i 
beson kësaj qeverie, e cila ka instaluar krimin e organizuar,  trafikun e 
organizuar, korrupsionin e organizuar, prandaj është shpallur si  qeveria më e 
korruptuar në Evropë"...
Në mitingun e Durrësit më 7 shtator  1998, lideri i Lëvizjes Studentore të 
'90-ës deklaroi se, "Revoltat  antidiktatoriale do të përmbysin komunistët 
në pushtet, të cilët erdhën me  djegie, vrasje, dhunë, shkatërrime dhe 
vjedhje, një vit më parë.
Një ditë  para se ta vrisnin, Azem Hajdari kishte deklaruar në mitingun e 
Lezhës më 11  shtator 1998 se, "Populli në mbarë Shqipërinë është ngritur në 
këmbë për të  rrëzuar qeverinë". Ai përshëndeti qëndrimin e fundit të SHBA 
në përkrahje të PD,  e cila ka kërkuar lirimin pa kushte të gjashtë 
ish-funksionarëve të saj, të  burgosur politikë nga klika në pushtet.
Ndërsa, paraditën e 12 shtatorit  1998, në mitingun e Fierit, Azem Hajdari, 
lider i dhjetorit '90 që drejtoi  protestat e para mbarëpopullore për 
rrëzimin e diktaturës komuniste në Shqipëri,  brohoritet nxehtësisht nga mijëra 
demokratë të Fierit. Para tyre ai deklaroi:  "Kjo qeveri nuk e ka të gjatë…".
(Pjesë nga deklaratat e Azem Hajdarit një  javë para vrasjes në media dhe 
në mitingje të  ndryshme).