Arsyet: Pse ju duhet të shkoni për të votuar në zgjedhjet sot Mark Gjonajn !

[email protected] Thu, 13 Sep 2012 07:50:44 -0400 (EDT)
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
Arsyet: Pse ju duhet të shkoni për të votuar në zgjedhjet sot  Mark Gjonajn 
!
 
 
 
 
 
 
 
BEQIR SINA, Bronx New York
 
 
 
Shqiptarë votoni Shqiptarin !
 
 

 
 
 
BRONX NEW YORK : Komuniteti shqiptar i Nju Jorkut, sot në ditën e votimeve  
të para brenda partisë (ata që janë të regjistruar dhe jetojnë në 
Distriktin 80  në Bronx - New York) duhet të shkojnë e të votojnë pa humbur kohë për  
bashkëkatdhetarin tonë Mark Gjonaj . I cili është cilësuar nga sondazhet 
dhe  analistët e këtyre zgjedhjeve në këtë qytet si kandidatur më e fortë për  
Dhomën e Ultë e Legjislaturës së Shtetit të New Yorkut- New York State 
Assembly,  dhe mposhtur rivalen e tij Naomi Rivera.. 
 
 
Sot bashkatdhetarët tanë kanë rastin më të mirë, ashtu  si morën pjesë në 
lansimin e kandidaturës së bashkëkombasit tonë Mark  Gjonaj - dhe gjatë kësaj 
fushate të gjatë dhe të lodhshme duke i dhënë  bashkëatdhetarit tonë  
mbështetjen e plotë në fushatën e tij,-  si përfaqësues i parë komunitetit 
shqiptar për një vend në Kuvendin e  shtetit të Nju Jorkut, duhet që të shkojnë 
edhe para kutive të votimit dhe  të hedhin votën e tyre për shqiptarin Mark  
Gjonaj. 


Megjithse,  bashkëatdhetari ynë  Mark Gjonaj, sot do të përballet me një  
konkurrencë të fortë nga Assemblywoman, pra një përfaqësuese grua Naomi 
Rivera,  e cila është latine(pourtorikene), dhe ka përfaqësuar zonën elektorale 
80 që nga  viti 2005, anëtare një familje e vjetër e qytetit të Bronx-it dhe 
ka dy  vëllezër përfshirë në politikë Jose Rivera Assemblyman dhe vëllai 
tjetër i saj,  është këshilltar i Bashkisë së qytetit New York Joel Rivera,  
prapseprapë Mark Gjonaj, ka treguar gjatë kësaj fushate se ai i ka të  gjitha 
shancet e mëdha, për të fituar. 
 
Në fund të funditi çdo gjë do të varet nga vota e hedhur sot  në kutin e 
votimit - është vota e juaj ajo që përcakton gjithëçka  ! 
 
 
Kandidatja  e parë bashkëatdhetarit tonë Mark Gjonajt - Naomi Rivera do të  
përballet sot edhe me dy kandidatura të tjera Adam Bermudez, Irene  Rukaj 
për Qarkun 80-të në Bronx New York, mbasi asaj i  vjenë  në rekordin  e saj , 
"erë e keqe" e korrupsionit! 
 
    Naomi Rivera  është duke "luftuar" me drejtësinë kundër akuzave të 
ngritura ndaj saj,  - për korrupsion  dhe hetimet në disa aktivitete të 
paligjshme të  dyshuara se ajo i ka marrë prej fondeve jofitimprurëse për të  
punësuar dy boyfriends - "dy dashnorët" saj, -  dhe ka paguar ata me  parat e 
taksapaguesve atyre që do të votojnë sot në Qarkun  80-të. 
 
Gazetat  më në zë në qytetin e  New Yorkut,  shkruajn sot se :" Nuk ka  
asnjë diskutim se në mesin e partisë Demokratike, një nga tre kundërshtarët  e 
saj,-  mund të jenë në gjendje për të mposhtë Naomi Riverën, sot" dhe pse  
jo shqiptari Mark Gjonaj.


Shqiptarë të  regjistruar në këtë zonë elektorale dilni e votoni Mark 
Gjonaj mbasi ai do  të jetë i pari Asaemlyman i shtetit të New Yorkut, me 
prejardhje  shqiptare. I cili ndoshta ka për t'u bërë,  edhe  me votën tuja i pari 
shqiptaro-amerikan i zgjedhur në poste të larta  publike në Bronx - New 
York. Dhe shqiptarët e Amerikës do të bëjnë histori -  duke nxjerr të parin 
shqiptarë në këtë post kaq të lart në shetin e New  Yorkut.
 
 
 Gjonaj sot ka nevojë edhe për votën tuaj , mbasi në  këtë zonë elektorale 
(Distrikti 80-të) ka më shumë se 3.000 vota të  shqiptarëve(të regjistruar) 
që banojnë në këtë zonë dhe janë më se të  nevojëshme për të mposhtur një 
rivalen në detyrë, që ri-kandidonë dhe është  pjestare nga një familje e 
fuqishme politike në Bronxin e  Demokratëve.  

Mark Gjonaj,  është regjistruar si një demokrat dhe mban detyrën e tainshme 
të komisionerit të  Komisionit Taxi & Lemuzine të Qytetit të Nju Jorkut dhe 
tash në se  fiton do të jetë zëri i juaj në  Kuvendin e New Yorkut, mbasi 
do të  përfaqësojë lagjet me të populluara me shqiptarë Qarkun 80-të që 
përfshin lagjet  e njohura të shqiptarëve Morris Park, Pelham Parkway,  Pelham 
Garden,  Allerton dhe një pjesë e Bedford Park.


Mark  Gjonaj, 43 vjeçar, është i lindur në Amerikë nga prindër shqiptarë 
emigruar nga  Reçi për-rreth Ulqinit - Mali i Zi, dhe flet shumë mirë gjuhën e 
ëmbël dhe të  bukur shqipe:
 


Ai është dalluar si veprimtarë dhe aktivist i  komunitetit në këtë zonë, 
dhe një zë i fuqishëm për komunitetin shqiptar në këtë  lagje të qytetit 
Bronx-it, i cili ka popullsinë më të madhe të emigrantëve  shqiptarë, nga Kosova, 
Shqipëria, dhe viset shqiptare, e dyta ose e treta  për nga numëri në 
shetin e New Yorkut.

Ai është veprimtari, i cili për çdo 28 nëntorë, me shpenzimet e tij  e  
zbukuron qytetin e Bronxit me flamujt kuq e zi, duke bërë që që flamuri ynë  
kombëtarë të valvitet në çdo rrugë e shesh të këtij qyteti me dy milion  
banorë. 


Mark Gjonaj u rrit në një lagje italo - shqiptarësh në lagjen e njohur  
Arthur Ave si një shqiptarë i vërtet në Belmont, ku babai i tij emigrant  punoi 
si inspektor ndërtimi. Ai mabroi shkollën e mesme në shkollën St Raymond  
ndërsa u diplomua Universitetin e djemve në "Parkchester and St. John's  Unive
rsity" në Queens.
Queens.
 
Prindërit e tij më vonë hapën një kompani të pasurive të patundshme në  
Morris Park, MP Realty Group. E cila tani është e mbikëqyrur nga Mark Gjonaj,  
ajo zotëron disa njësi pallatesh dhe qindra banesa.
 

Mark Gjonaj është anëtarë i shoqatës VATRA, dhe bashkë-themelues  i 
Shoqatës të Komunitetit Shqiptaro-Amerikan, dhe president i kompanisë Corp  Realty 
Group, një firmë e vogël me "një lumë" të ardhurave vjetore, të  cilat  
"vërviten" në mes të 500,000 dollarve deri në 1 milion dollar në  vitë. Ai ka 
kontribuar në mijëra dollarë për fushata Demokratike dhe gjithashtu  edhe 
Republikane, për fushatën Presidenciale, Senatit, Kongresit, dhe  politikanëve 
të tjerë, të New Yorkut, dhe në ato të komunitetit  shqiptarë.



Shteti i Nju  Jorkut i cili ka një popullsi rreth 20 milion banorë ka 
Kuvendin me dy dhoma  përfaqësuesish të cilën e zgjedh me të drejtë vote, çdo 
katër vjetë. Kuvendi ka  Senatin e quajtur New York State Senate  dhe Dhomën e 
ultë të Legjistaturës  e cila thirret New York State Assembly. Dhe çdo 
përfaqësues që përfaqëson  rrethin e tij është anëtarë Assemblymen në dhomë e 
ulët e Legjislaturës së  Shtetit. Senati - New York State Senate, e cila ka 
gjithësejt 61 anëtarë.  

Ndërkohë, që Dhoma e Ultë e Legjislaturës - New  York State Assembly, 
përbëhet nga 150 anëtarë që përfaqësojnë një numër të  barabartë të rretheve,  
çdo rreth(ose Distrikt) që ka një popullsi mesatare  prej 128,652. Anëtarët e 
Kuvendit shërbejnë në një mandat dy-vjeçarë, por pa  kufij afati - pra, mund 
të zgjidhesh deri sa t'ë përfundosh karjerën politike në  këtë dhomë 
përfaqësuesish.
 
I urojmë fatë kadidatit shqiptarë Mark Gjonaj !