Një 8-vjeçar nga Brooklyn habit, DJ p rofesionist

[email protected] Sat, 15 Sep 2012 11:07:47 -0400 (EDT)
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
 
Një 8-vjeçar nga Brooklyn habit, DJ  profesionist
 

 
Brooklyn, 15 shtator 2012, (Bota  Sot) Ka filluar të merret me muzikën qysh 
kur ishte 4 vjeç,  atëherë kur fëmijët bashkëmoshatarë të tij e kalonin 
gjithë kohën të dhënë pas  lodrave dhe nuk dinin asgjë për jetën.

Mirëpo Diego ose DJ Kai Song ishte  ndryshe, pasi e filloi me muzikën për 
t'u bërë një DJ profesionist, mbasi luante  si me lodrat edhe me veglat 
muzikore të babait të tij, i cili kishte materialet  e DJ.



Kai Song
 

 
 
Edhe, ai një emigrant korean gjithashtu muzikant punon  si DJ, i njohur 
mjaft në Brooklyn.

Para se të merrte kaq famë në  qytetin e Brooklyn, një qytet me më shumë se 
dy milionë banorë, 8 vjeçari Kai  Song, u shfaq në koncerte të shkollës dhe 
festat e bllokut mori pjesë në një  koncert muzikor me natyrë Electric Zoo, 
në ishullin Randall në New York, që  është ndër më të mëdhenjtë në Brooklyn.

DJ Kai Song, është një ndërthurje  e një “veterani” me një djalë të ri, 
veçse 8 vjeç, i cili tani është e njohur në  të gjithë Brooklynin dhe është i 
gjendur në tregun DE-KALB, dhe mjaft i kërkuar  në koncerte dhe bankete.

Këtë të dielë në ditën e Familjes, së bashku me  DJ të tjerë do të jetë në 
koncert në një nga parqet e Brooklynit.

Kai  Song dhe babai i tij Lars, shkuan në një koncert të madh, i cili quhet 
One Girl!  Cookie, për të folur para një mijë adhuruesve të DJ, në lidhje 
me të ardhshmen e  Kai Song DJ, dhe kanë planifikuar të shkojnë për të takuar 
në Red Bull Arena  idhullin e tij, Taio Cruz’s “Dynamite” dhe pse ai “
ndoshta” nuk do të preferojë  të luaj me të.

Kai Song thotë se DJ është vështirë për të mësuar e  sidomos në këtë moshë, 
duke shtuar se “Tani për tani, unë jam duke praktikuar  beatmatching, e 
cila është me të vërtetë e vështirë, për tu  praktikuar”./Beqir  Sina/