Ish kongresmeni Joe DioGuardi mesazh per fitoren Mark Gjonaj

[email protected] Sat, 15 Sep 2012 11:25:40 -0400 (EDT)
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
Ish-kongresmeni me orgjinë shqiptare  Joe DioGuardi urojë për fitoren Mark 
Gjonajn
 

 
BRONX NEW YORK :(Bota Sot) Ish kongresmeni me orgjine  shqiptare Joe 
DioGuardi urojë për fitoren e tij, - shqiptaro amerikanin Mark  Gjonaj . Në urimin 
e tij - udhëheqësi lobit të parë dhe të vetëm shqiptarë në  SHBA, Joseph 
DioGuardit, thotë:" Urime Mark Gjonaj! Ju fituat kundër një  "mosmarrëveshje" 
e gjatë (siç kam bërë unë në vitin 1984 - në zgjedhjet për në  Kogresin 
Amerikan). Për të marrë këtë fitore - natyrisht që ju keni arritur atë  
nëpërmjet një fushate të madhe, dhe të drejtuar mirë, për të fituar. Tani ju  jeni 
më të vërtetë në vendin që të ndihmoni qytetarët e Bronx-it dhe shtetit të  
Nju Jorkut."
 
 
 
"Një tjetër ëndërr që erdhi dhe u bë realitet - thekson DioGuardi në  
mesazhin e tij, duke shtuar se kjo u arritë përmes përcaktimit tuaj, vizioninin  
dhe punë e vështirë tuaj!"
 
 
 
Në fund duke i uruar Mark Gjonaj gjitha të mirat dhe suksese,  Joe  
DioGuardi, ish kongresmeni republikan e New Yorkut, Presidenti vullnetar i Ligës  
Qytetare Shqiptaro Amerikane, shpreh edhe një herë kënaqësinë e tij - për 
këtë  fitore të Mark Gjonajt, i cili për garën fillimore për partinë Demokrate 
në  Asamblenë e New Yorkut Distriktit 80-të, pra ato paraprake që zhvillohen 
midis  kandidatëve të së njejtës parti, sipas sistemit elektoral në SHBA, 
thuhet se ka  fituar ndaj Naomi Riveres dhe pritet të sfidojë edhe në 
zgjedhjet e 6 nëntorit,  rivalin republikan, pasi që ky rajon i Nju Jorkut, 
konsiderohet si bastion i  demokratëve.