Gjonaj : fitoi zgjedhjet tash ben thirrje : Të fokusohemi tek nevojat e qytareve

[email protected] Sun, 16 Sep 2012 06:51:46 -0400 (EDT)
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 

Mark Gjonaj mbasi fitoi zgjedhjet në New York, ben  thirrje: Të fokusohemi 
tek nevojat e qytetarëve - dhe te lëm pas"krahëve"  politikën





SHBA, 15 shtator 2012, Bota Sot - Mark Gjonaj, shqiptari i  parë që fitoi 
zgjedhjet paraprake të Partisë Demokratike për anëtarët e  Asamblesë së New 
York-ut, ka falënderuar votuesit për mbështetjen që i  dhanë.

Gjonaj, i cili kryesoi në këto zgjedhje përballë rivales Naomi  Rivera, në 
mesazhin e tij të urimit deklaron se tashti është koha për të lënë  pas 
politikën dhe fokusimi duhet të jetë tek nevojat e qytetarëve, të qarkut 80,  të 
Kuvendit të New Yorkut.

“Votuesit e qarkut 80-të, të Kuvendit të New  York-ut, bën një zgjedhje të 
qartë të enjten dhe unë u jam tepër mirënjohës për  mbështetjen e tyre. Unë 
pres që të punojmë së bashku me udhëheqësit e  komuniteteve të tjera, në 
javët dhe muajt e ardhshëm. Unë pres që të bashkohemi  në luftën e tyre për 
punësim, paga më të mira dhe për të një shkollë, më të mirë  duke ulur 
mbipopullimin”, shprehet Gjonaj.

Mark Gjonajt është shqiptari i  parë si përfaqësues shqiptarëve të New 
York-ut në Asamble, ku fitoi me 52% të  votave ndaj 41% të marra nga anëtarja në 
detyrë e Asamblesë, Naomi  Rivera.

43-vjeçari Mark Gjonaj, babai i dy fëmijëve i lindur nga prindër  
shqiptarë, të cilët emigruan nga Reçi i Ulqinit-Mali i Zi, u rrit në një lagje  
italo-shqiptarësh në lagjen e njohur Belmont, ku babai i tij punoi si inspektor  
ndërtimi.

Ai mbaroi shkollën e mesme St Raymond dhe u diplomua në  Universitetin St. 
John's,  Queens./B.Sina/