Takimi i II vjetor i QSA-ve
Hamdi Nuhiju <[email protected]> Tue, 25 Sep 2012 12:27:28 +0200
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <CABPCUF=VhJxUip8L6qTEDeHiNLtd5evJo7bX_ca4R9=wX_i_RQ@mail.gmail.com> |
Takimi i II vjetor i QSA-ve <http://solidariteti.com/?p=1557> http://solidariteti.com/?p=1557 Me 15 shtator të vitit 2012, u mbajt takimi i dytë vjetor midis Qendrave të Solidaritetit dhe Avancimit nga Presheva, Kumanova, Belgjika, Zvicra, Gjermania. Nikoqir i takimit ishte Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit- Zvicërr, ndërsa vendi i mbajtjes ishte qyteti historik Solothurn në Zvicërr. Karakteri i këtij takimi përvec njoftimit midis qendrave të posathemeluara, ishte edhe vënia e themeleve të një bashkëpunimi intern, të brendshëm, si dhe hartimi i planeve dhe strategjive të veprimit në sferën e solidaritetit, humanizmit, avancimit e socializimit të grupeve të caktuara shoqërore. Në takim u bisedua edhe për zgjerimin e qendrave edhe në trojet tjera shqiptare, duke i dhënë prioritet Kosovës dhe Shqipërisë, po ashtu edhe për akumulimin e mjeteve financiare nga mërgimtarët që jetojnë edhe jashtë Zvicrës, Belgjikës e Gjermanisë, duke hapur qendra akumulimi në ato vende ku jetojnë dhe veprojnë shqiptarët. Nga takimi u sollën përfundime se situata sociale dhe ekonomike e trojeve tona është duke u përkeqësuar, prandaj lind nevoja permanente për ndërhyrje të shpejtë dhe efektive. Po qe se ideali i lirisë, i bashkonte shqiptarët në mërgim, tentohet që përmes idealit të solidaritetit dhe investimit në atdhe, kjo mërgatë të ngelet e bashkuar. Solothurn, 15.09.2012