KKSHA mbajti darken vjetore kushtuar 100-vjetorit te pavaresise se Shqiperise

[email protected] Mon, 24 Sep 2012 22:34:47 -0400 (EDT)
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
NEW YORK :  Keshilli Kombetar  Shqiptaro-Amerikan mbajti darken vjetore 
kushtuar 100-vjetorit te pavaresise se  Shqiperise  
BEQIR  SINA, New York 
Vlersohet kontribut i rendesishem i shqiptaro-amerikaneve dhe  marrdheniet 
e shkelqyera shqiptaro amerikane, nderkohe qe Presidenti i  Shqiperise, 
perseriti premtimin se gjate mandatit te tij presidencial Kosova do  te jete 
perparesia kryesore e aktivitetit te tij, ne perpjekje per te shtuar  njohjet e 
saj nderkombetare. 
MANHATTAN NYC :  Keshilli Kombetar Shqiptaro-Amerikan (KKSHA) e mbajti 
darken e 16-te  vjetore ne lokalin e njohur ne qender te qytetit te New Yorkut, 
"Gothmas", ne  nderkohe qe qindra vete moren pjese ne kete darke 
madheshtore.  
Nder  te ftuarit e shumte te Mbremjes Vjetore qe organizoi Keshilli 
Kombetar  Shqiptaro-Amerikan, binte ne sy pjesemarrja e udheheqesve te larte nga 
Shqiperia  dhe Kosova: presidenti i Shqiperise, Bujar Nishani si dhe 
presidentja e Kosoves  Atifete Jahjaga, zevendeskryeministrit, Behgjet Pacolli . 
perfaqesues shqiptar  ne pushtetin e Maqedonise, nenkryetaria e Parlamentit 
Teuta Arifi dhe  zvendeskryminitsri i Maqedonise Musa Xhaferri., si dhe 
perfaqesues nga  shqiptaret Malit te Zi, Lugines se Presheves dhe Çamerise, 
Perfaqesimi zyrtare  amerikane ne kete darke vjetore gjitheshqiptare ishte 
i madh, mbasi kete here  moren pjese dy kongresiste, amerikan Mark Grim dhe 
Eliot Engel, ambasadorja,  Rosemary di Carlo, ish ambasadori Frank Wisner 
dhe zevendesndihmesekretari i  Shtetit, Philip Reeker, e te tjere. Nderkohe qe 
Senatori Cherl Schumer  pershendeti nga video. 
Ne darken  tradicionale te Keshillit Kombetar Shqiptaro-Amerikan, KKSHA,  e 
cila kesaj radhe ishte e 16-ta, dhe  ndryshe nga heret e tjera, kur jane 
ndare dy çmimet vjetore "Duarve te Shpreses"  (Hands of Hope) dhe çmimin 
"Arritje Gjate Jetes" (Lifetime Achievement Award),  ajo iu dedikua e teresisht 
100 Vjetorit te pavaresise se  Shqiperise. 
Mbremja e pervitshme e  Keshillit Kombetar Shqiptaro-Amerikan mbreme iu 
kushtua 100-vjetorit te  pavaresise se Shqiperise mbasi ky ishte nje rast mire 
per t'i bere nje nderim  madheshtor nga shqiptaret e Amerikes 100 vjetorit 
te Shqiperise, demokratizmin e  saj, anterasimin ne Nato dhe shpresa per ne 
Bashkimin Europian te Shqiperise ne  kete 100 vjetor , dhe liria e pavaresia 
e Kosoves. 
Sot, shqiptaret ne  Ballkan kane kapercyer shume sfida dhe megjithe 
veshtiresite, kane realizuar  disa arritje kyçe. Shqiperia, eshte shume afer 
marrjes se statusit te vendit  kandidat per ne Bashkimin Evropian, ndersa ne 
Kosove, sapo ka perfunduar faza e  mbikqyrjes se pavaresise, u tha ne kete 
mbremje. 
Darka  vjetore e Keshillit Kombetar Shqiptaro-Amerikan u hap me kendimin e 
hymint te  Shqiperise dhe SHBA nga kengetarja e njohur Rona Nishliu. Ne 
nderkohe qe  Drejtori Ekzekutive i KKSHA, zoti Avni Mustafaj, pershendeti darken 
dhe  pjesmarresit duke e çelur kete festim me rastin e 100 vjetorit te 
pavaresise se  Shqiperise.  
Zoti  Mustafaj lexoi letren qe Sekretaria e Shtetit Hillary R. Clinton i 
kishte  derguar me kete rast Keshillit Kombetar Shqiptaro-Amerikan . "Ftesa e 
juaj eshte  nje nder i madh per mua qe te isha folesi kryesor ne darken e 16 
vjetore te  Keshilli Kombetar Shqiptaro Amerikan dhe per te marre pjese se 
bashku me ju. Per  fat te keq, axhenda ime, e "ngjeshur" nuk me lejon te 
bashkohem me ju ne Nju  Jork me 21 shtator, dhe per kete me vjen keq qe kete 
vit nuk do te jem per te  festuar jo vetem punen e KKSHA, por edhe 100 
vjetorin e pavaresise se  Shqiperise. Por, shton zonja Clinton, une jam i kenaqur 
qe Zevendes Sekretari  yne Asistent per Çeshtjet Europiane dhe Auroaziatike, 
Philip Reeker, eshte ne  aty mes jush per te marre pjese ne vendin tim, dhe 
ne emer tim ka per te lexuar  nje deklarate nga une ne kete ngjarje. 
"Une  perfitoj nga ky rast te falenderoj ju dhe organizaten tuaj per 
perkushtimin tuaj  per permiresimin e mireqenies se popullit te Ballkanit 
Perendimor. Ju keni  demonstruar rolin vendimtar me komunitetet e diaspores se si 
mund te luaje ne  zgjidhjen e problemeve dhe krijimin e mundesive ne vendet e 
tyre te origjines.  Veçanerisht mbreselenese jane perpjekjet e KKSHA-se per 
te promovuar fuqizimin  ekonomik dhe politik te grave permes programit Hope 
Fellowship, per te i cilin  Shtetet e Bashkuara jane krenare per t'a 
mbeshtetur"thote ajo. 
Urime per  arritjet tuaja te shumta, dhe une pres per te forcuar 
partneritetin tone per te  promovuar demokracine  dhe  prosperitetin ne rajon, 
shprehet ne letren e saj Sekretaria e Shtetit Hillary R.  Clinton 
"Ky  njeqindevjetor eshte i rendesishm, theksoi ne fjalen e tij 
pershendetese  kryetari i KKSHA, zoti Martin Shkreli, mbasi ai tregon, atdhedashurine 
dhe  forcen tone , arritjet e popullit shqiptar ne Ballkan dhe ne bote. Kete 
vit, ne  jemi gjithashtu duke  festuar dhe  fundin e pavaresise se mbikqyrur 
te Kosoves, njohjet e tij ne rritje, dhe  marredheniet e forta ne mes te 
Shteteve te Bashkuara, Shqiperise, dhe  Kosoves."tha zoti Shkreli. 
Me pase e mori fjalen  Presidenti i Shqiperise, Bujar Nishani, i cili ka 
ardhur ne Nju Jork per te  folur ne sesionin e Asamblese se Pergjithshme te 
Kombeve te Bashkuara dhe per  takime me komunitetin shqiptar.  Ai  kujtoi 
rrugen e pershkuar nga Shqiperia ne dy dekadat qe nga shembja e  komunizmit: 
“Vendi, i cili ne te  kaluaren  njihej per shkeljet me  absurde te te 
drejtave te njeriut, te krahasueshme vetem me Korene e Veriut, sot  mban kryesine 
e radhes ne Keshillin e Evropes. Energjia qe ka sjelle liria dhe  ekonomia 
e tregut, si dhe mesimet e nxjerra nga mungesa e pervojes, e kane vene  
Shqiperine brenda nje kohe te shkurter ne listen e vendeve qe terheqin investime 
 te huaja”, tha Presidenti Nishani. 
Presidenti i  Shqiperise, perseriti premtimin se gjate mandatit te tij 
presidencial Kosova do  te jete perparesia kryesore e aktivitetit te tij, ne 
perpjekje per te shtuar  njohjet e saj nderkombetare. 
Ai inkurajoi  shqiptaro-amerikanet qe te pasurojne veprimtarite e tyre ne 
Shtetet e Bashkuara,  per veten e tyre por edhe per Shqiperine, Kosoven dhe 
shqiptaret kudo ku jane.  Presidenti Nishani uroi dy shqiptaro-amerikane te 
suksesshem, Mark Gjonaj dhe  Ken Biberaj, qe po konkurojne per poste politike 
ne qytetin dhe shtetin e Nju  Jorkut. 
Kontributi i shqiptareve te Amerikes dhe i miqve tane, kongresiste,  
senatore, intelektuale dhe veprimtare te te gjitha fushave eshte shume  domethenes 
per vetedijesimin e opinionit te brendshem dhe te jashtem, per  krijimin e 
platformes se drejte dhe teresisht civilizuese, eshte i madh theksoi  ne 
fjalen e saj, -  presidentia e  Kosoves Atifete Jahjaga, e cila foli per rrugen 
e pershkuar nga shqiptaret ne  Ballkan. 
"Falenderoj per angazhimin dhe per prezencen ketu juve kongresist i  
nderuar Eliot Engel, ambasadore Rozmari Di Karlo, ambasador Frank Vizner,  
zevendes ndihmes sekretar i shtetit Filip Riker dhe juve te gjithe te tjereve qe  e 
forconi bashkepunimin ne idealet e perbashketa tonat." 
Ne kete dite jam e  nderuar te kujtojme shembelltyren e djemve te 
batalionit “Atlantiku”, qe  kapercyen oqeanin per t’i dale zot Kosoves ne lirine e 
saj, tha  ajo. 
Rruga jone drejt  lirise ishte plot sakrifica, qe kulmin e arriti me luften 
e lavdishme te UÇK-se,  te komandantit legjendar Adem Jashari, te bijve dhe 
te bijave me te mira te  atdheut. Platforma jone 
politike,internacionalizimi  i çeshtjes se Kosoves, u be ne saje te  levizjes intelektuale dhe gjithe 
popullore te udhehequr nga Presidenti i pare i  Kosoves, dr. Ibrahim Rugova, 
qe me programin largpames per liri, pavaresi dhe  demokraci mobilizoi 
popullin me politiken aktive paqesore. 
Me tej  zonja Jahjaga nenvizoi se:"Ne kete vit te 100 vjetorit te 
pavaresise se  Shqiperise, populli shqiptar eshte i lire dhe zot i vetvetes kudo qe 
jeton. Sot  kemi nje bashkepunim te fuqishem ne te gjitha fushat qe do ta 
zhvillojme per  prosperitet, per paqe dhe stabilitet per bashkepunim dhe 
fqinjesi te mire me te  gjithe popujt dhe me te gjitha vendet." 
Nese shekulli  XX mbahej mend per shpalljen e pavaresise dhe krijimin e 
shtetit shqiptar,  shekulli XXI shenohet me shpalljen e pavaresise se 
Republikes se Kosoves. Keto  dy vepra madhore paten sukses fal ndihmes se SHBA-se, 
presidenteve Wilson,  Klinton dhe Bush dhe miqve tane nderkombetare. 
Te  nderuar bashkekombes te mi, te nderuar miq amerikane, Ne po ndertojme 
shtetet  demokratike me vizionin e qarte, te anetaresimit ne Bashkimin 
Evropian, ne  familjen e popujve te lire, te dinjitetshem dhe te barabarte, dhe 
anetaresimin  ne NATO, ne Aleancen me te fuqishme, qe me intervenimin e saj , 
parandaloi  gjenocidin dhe ktheu popullin ne trojet e veta.  
Presidentia e Kosoves  znj. Atifete Jahjaga, u shpreh se :"Republika e 
Kosoves deshiron, te behet  anetare e OKB-se, sepse keshtu e permbyllim me 
sukses dhe ne menyre te drejte  nje kapitull te historise, te punojme per kauzen 
ne te cilen besojme. Per paqe,  prosperitet, bashkepunim dhe solidaritet 
ndermjet njerezve”, tha nder te tjera  presidentja Jahjaga ne manifestimin e 
organizuar me rastin e 16-vjetorit te  themelimit te Keshillit Kombetar 
Shqiptaro-Amerikan." 
Ambasador Frank Wisner, ish negociator nderkombetar per  
Kosoven,pershendeti nga podimumi darken vjetore te KKSHA , sikurse edhe  Senatori Charles 
Schummer, i cili u  nderua me çmimin Duart e Shpreses, dhe dergoi nje mesazh te 
regjistruar ne  video: 
“Jemi mjaft krenar per  komunitetin shqiptar, i cili eshte shume i 
rendesishem per Nju Jorkun dhe kjo  nuk eshte habi sepse shqiptare jane njerez mjaft 
punetore. Ata lene gjurmen e  tyre te suksesit kudo qe shkojne. 100-vjetori 
i pavaresise eshte nje rast per te  festuar. Edhe 100 te tjera!” uroi 
senatori Schummer. 
Zevendesndihmes  sekretari i shtetit, Philip Reeker, lexoi nje mesazh qe u 
dergoi pjesmarresve  Sekretarja Hillary Clinton ku nder te tjera thuhej : 
“Komunitetet e  diaspores kane mundesi te jashtezakonshme per te ndihmuar 
ne zgjidhjen e  problemeve dhe krijimin e shanseve ne vendet e origjines. 
Duke perdorur pervojen  dhe energjine tuaj, ju mund te frenoni largimin e 
trurit, qe ngadaleson  perparimin, dhe te ofroni perfitimet qe sjell procesi i 
kunder,” thuhej ne  mesazhin e Sekretares se Shtetit. 
Mbremja qe organizoi  Keshilli Kombetar Shqiptaro-Amerikan e pershendeti me 
nje fjalim imresionues  edhe nenkryetaria e parlamentit te Maqedonise, 
deputetia e BDI,s zonja Teuata  Arifi, fjala e se ciles u shoqerua gjate me 
duartrokitje te forta. Ne salle  ndodheshin edhe personalitete politike nga 
Shqiperia, Kosova, Maqedonia dhe Mali  i Zi, perfaqesues te komunitetit 
shqiptaro-amerikan, ambasadoret dhe diplomate e  Shqiperise e Kosoves, diplomate nga 
vendet e huaja,  shqiptaro amerikan te suksesshen ne  fushen e biznesit si 
dhe te botes se argetimit, artiste dhe aktore te njohur te  komunitetit. 
Mbremja u mbyll me nje koncert me muzike shqiptare te grupit  muzikor te 
drejtuar nga Raif Hyseni dhe kerngetaria e mirenjohur Merita  Halili. 
 

NEW YORK : Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan mbajti darkën  vjetore 
kushtuar 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë 
 
 
 


BEQIR SINA, New York
 
 
 
 


Vlersohet kontribut i rëndësishëm i  shqiptaro-amerikanëve dhe marrdhëniet 
e shkëlqyera shqiptaro amerikane, ndërkohë  që Presidenti i Shqipërisë, 
përsëriti premtimin se gjatë mandatit të tij  presidencial Kosova do të jetë 
përparësia kryesore e aktivitetit të tij, në  përpjekje për të shtuar njohjet e 
saj ndërkombëtare

 
 
 





MANHATTAN NYC : Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan  (KKSHA) e mbajti 
darkën e 16-të vjetore në lokalin e njohur në qendër të qytetit  të New Yorkut, 
"Gothmas", në ndërkohë që qindra vetë morën pjesë në këtë darkë  
madhështore. 
 

Ndër të ftuarit e shumtë të Mbrëmjes Vjetore që organizoi Këshilli Kombëtar 
 Shqiptaro-Amerikan, binte në sy pjesëmarrja e udhëheqësve të lartë nga 
Shqipëria  dhe Kosova: presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani si dhe 
presidentja e Kosovës  Atifete Jahjaga, zëvendëskryeministrit, Behgjet Pacolli . 
përfaqësues shqiptar  në pushtetin e Maqedonisë, nënkryetaria e Parlamentit Teuta 
Arifi dhe  zvendëskryminitsri i Maqedonisë Musa Xhaferri., si dhe 
përfaqësues nga  shqiptarët Malit të Zi, Luginës së Preshevës dhe Çamërisë,
 
 
Përfaqësimi zyrtarë amerikanë në këtë darkë vjetore gjithëshqiptare ishte i 
 madh, mbasi këtë herë morën pjesë dy kongresistë, amerikan Mark Grim dhe 
Eliot  Engel, ambasadorja, Rosemary di Carlo, ish ambasadori Frank Wisner dhe 
 zëvendësndihmësekretari i Shtetit, Philip Reeker, e të tjerë. Ndërkohë që  
Senatori Cherl Schumer përshëndeti nga video.

Në darkën tradicionale të  Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, KKSHA, e 
cila kësaj radhe ishte e 16-ta,  dhe ndryshe nga heret e tjera, kur janë 
ndarë dy çmimet vjetore "Duarve të  Shpresës" (Hands of Hope) dhe çmimin 
"Arritje Gjatë Jetës" (Lifetime Achievement  Award), ajo iu dedikua e tërësisht 
100 Vjetorit të pavarësisë së  Shqipërisë.


Mbrëmja e përvitshme e Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan mbrëmë iu  
kushtua 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë mbasi ky ishte një rast mirë  
për t'i bërë një nderim madhështor nga shqiptarët e Amerikës 100 vjetorit të 
 Shqipërisë, demokratizmin e saj, antërasimin në Nato dhe shpresa për në  
Bashkimin Europian të Shqipërisë në këtë 100 vjetor , dhe liria e pavarësia e 
 Kosovës.

Sot, shqiptarët në Ballkan kanë kapërcyer shumë sfida dhe  megjithë 
vështirësitë, kanë realizuar disa arritje kyçe. Shqipëria, është shumë  afër 
marrjes së statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Evropian, ndërsa në  
Kosovë, sapo ka përfunduar faza e mbikqyrjes së pavarësisë, u tha në këtë  
mbremje.



 
Darka vjetore e Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan u hap me  këndimin e 
hymint të Shqipërisë dhe SHBA nga këngëtarja e njohur Rona Nishliu.  Në 
ndërkohë që Drejtori Ekzekutivë i KKSHA, zoti Avni Mustafaj, përshëndeti  darkën 
dhe pjesmarrësit duke e çelur këtë festim me rastin e 100 vjetorit të  
pavarësisë së Shqipërisë. 

 

Zoti Mustafaj lexoi letrën që Sekretaria e Shtetit Hillary  R. Clinton i 
kishte dërguar me këtë rast Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan .  "Ftesa e 
juaj është një nder i madh për mua që  të isha folësi kryesor në darkën e 16 
vjetore të Këshilli Kombëtar Shqiptaro  Amerikan dhe për të marrë  pjesë së 
bashku me ju. Për fat të  keq, axhenda ime, e "ngjeshur" nuk  më lejon të 
bashkohem me ju në Nju Jork më 21  shtator, dhe për këtë me vjen keq që këtë  
vit nuk do të jem për të festuar jo vetëm punën e KKSHA, por edhe 100 
vjetorin  e pavarësisë së Shqipërisë.  Por, shton zonja Clinton, unë jam i 
kënaqur që Zëvendës Sekretari ynë Asistent për Çështjet Europiane dhe 
Auroaziatike, Philip Reeker, është në aty mes jush për të marrë pjesë  në vendin tim, 
dhe në emër  tim ka për të lexuar një deklaratë  nga unë në këtë ngjarje.

"Unë përfitoj nga ky rast të falënderoj ju dhe organizatën tuaj  për 
përkushtimin tuaj për  përmirësimin e mirëqenies së popullit të Ballkanit 
Perëndimor. Ju keni demonstruar rolin vendimtar me komunitetet e diasporës se si 
mund të luajë në zgjidhjen e problemeve dhe krijimin e  mundësive në vendet e 
tyre  të origjinës. Veçanërisht  mbresëlënëse janë përpjekjet e KKSHA-së për 
të promovuar fuqizimin ekonomik dhe politik të grave përmes programit Hope 
Fellowship,  për të i cilin Shtetet e Bashkuara janë krenare për t'a 
mbështetur"thotë  ajo.

Urime për arritjet  tuaja të shumta, dhe unë  pres për të forcuar 
partneritetin  tonë për të promovuar demokracinë dhe prosperitetin në rajon,  
shprehet në letrën e saj Sekretaria e Shtetit Hillary R.  Clinton



 
"Ky njëqindëvjetor është i rëndësishm, theksoi në fjalën e tij  
përshendetëse kryetari i KKSHA, zoti Martin Shkreli, mbasi ai  tregon, atdhedashurinë 
dhe forcën tonë  , arritjet e popullit shqiptar në  Ballkan dhe në botë. Këtë 
vit, ne jemi gjithashtu duke  festuar dhe fundin e pavarësisë  së mbikqyrur 
të Kosovës, njohjet e tij në  rritje, dhe marrëdhëniet e forta në mes të 
Shteteve  të Bashkuara, Shqipërisë, dhe  Kosovës."tha zoti Shkreli.


Më pasë e mori  fjalën Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, i cili ka 
ardhur në Nju Jork për  të folur në sesionin e Asamblesë së Përgjithshme të 
Kombeve të Bashkuara dhe për  takime me komunitetin shqiptar. Ai kujtoi rrugën 
e përshkuar nga Shqipëria në dy  dekadat që nga shëmbja e komunizmit:

“Vendi, i cili në të kaluarën njihej  për shkeljet më absurde të të 
drejtave të njeriut, të krahasueshme vetëm me  Korenë e Veriut, sot mban kryesinë e 
radhës në Këshillin e Evropës. Energjia që  ka sjellë liria dhe ekonomia e 
tregut, si dhe mësimet e nxjerra nga mungesa e  përvojës, e kanë vënë 
Shqipërinë brenda një kohe të shkurtër në listën e vendeve  që tërheqin investime 
të huaja”, tha Presidenti Nishani.

Presidenti i  Shqipërisë, përsëriti premtimin se gjatë mandatit të tij 
presidencial Kosova do  të jetë përparësia kryesore e aktivitetit të tij, në 
përpjekje për të shtuar  njohjet e saj ndërkombëtare.

Ai inkurajoi shqiptaro-amerikanët që të  pasurojnë veprimtaritë e tyre në 
Shtetet e Bashkuara, për veten e tyre por edhe  për Shqipërinë, Kosovën dhe 
shqiptarët kudo ku janë. Presidenti Nishani uroi dy  shqiptaro-amerikanë të 
suksesshëm, Mark Gjonaj dhe Ken Biberaj, që po konkurojnë  për poste politike 
në qytetin dhe shtetin e Nju Jorkut.



Kontributi i shqiptarëve të Amerikës dhe i miqve tanë, kongresistë,  
senatorë, intelektualë dhe veprimtarë të të gjitha fushave është shumë  domethënës 
për vetëdijesimin e opinionit te brendshëm dhe te jashtëm, për  krijimin e 
platformës së drejtë dhe tërësisht civilizuese, është i madh theksoi  në 
fjalën e saj, - presidentia e Kosovës Atifete Jahjaga, e cila foli për rrugën  
e përshkuar nga shqiptarët në Ballkan.



"Falënderoj për angazhimin dhe për prezencën këtu juve kongresist i nderuar 
 Eliot Engël, ambasadore Rozmari Di Karlo, ambasador Frank Vizner, zëvendës 
 ndihmës sekretar i shtetit Filip Riker dhe juve të gjithë të tjerëve qe e  
forconi bashkëpunimin në idealet e përbashkëta tonat."


 
Ne këtë ditë jam e nderuar të kujtojmë shëmbëlltyrën e djemve të batalionit 
 “Atlantiku”, që kapërcyen oqeanin për t’i dalë zot Kosovës në lirinë e 
saj, tha  ajo.


 
Rruga jonë drejt lirisë ishte plot sakrifica, që kulmin e arriti me luftën  
e lavdishme të UÇK-së, të komandantit legjendar Adem Jashari, të bijve dhe 
të  bijave më të mira të atdheut. Platforma jonë politike,internacionalizimi 
i  çështjes së Kosovës, u bë në sajë të lëvizjes intelektuale dhe gjithë 
popullore  të udhëhequr nga Presidenti i parë i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, 
që me  programin largpamës për liri, pavarësi dhe demokraci mobilizoi 
popullin me  politikën aktive paqësore.



 
Më tej zonja Jahjaga nënvizoi se:"Në këtë vit të 100 vjetorit të pavarësisë 
 së Shqipërisë, populli shqiptar është i lirë dhe zot i vetvetes kudo që 
jeton.  Sot kemi një bashkëpunim të fuqishëm në të gjitha fushat që do ta 
zhvillojmë për  prosperitet, për paqe dhe stabilitet për bashkëpunim dhe 
fqinjësi të mirë me të  gjithë popujt dhe me të gjitha vendet."


 
Nëse shekulli XX mbahej mend për shpalljen e pavarësisë dhe krijimin e  
shtetit shqiptar, shekulli XXI shënohet me shpalljen e pavarësisë së Republikës 
 se Kosovës. Këto dy vepra madhore patën sukses fal ndihmës së SHBA-së,  
presidentëve Wilson, Klinton dhe Bush dhe miqve tanë ndërkombëtarë.

 
Të nderuar bashkëkombës të mi, të nderuar miq amerikanë, Ne po ndërtojmë  
shtetet demokratike me vizionin e qartë, të anëtarësimit në Bashkimin 
Evropian,  në familjen e popujve të lirë, të dinjitetshëm dhe të barabarte, dhe  
anëtarësimin në NATO, në Aleancën më të fuqishme, që me intervenimin e saj ,  
parandaloi gjenocidin dhe ktheu popullin në trojet e veta. 


 
Presidentia e Kosovës znj. Atifete Jahjaga, u shpreh se :"Republika e  
Kosovës dëshiron, të bëhet anëtare e OKB-së, sepse kështu e përmbyllim me sukses 
 dhe në mënyrë të drejtë një kapitull të historisë, të punojmë për kauzën 
në të  cilën besojmë. Për paqe, prosperitet, bashkëpunim dhe solidaritet 
ndërmjet  njerëzve”, tha ndër të tjera presidentja Jahjaga në manifestimin e 
organizuar me  rastin e 16-vjetorit të themelimit të Këshillit Kombëtar  
Shqiptaro-Amerikan."




 
Ambasador Frank Wisner, ish negociator ndërkombëtar për Kosovën,përshëndeti 
 nga podimumi darkën vjetore të KKSHA , sikurse edhe Senatori Charles 
Schummer, i  cili u nderua me çmimin Duart e Shpresës, dhe dërgoi një mesazh të 
regjistruar  në video:

“Jemi mjaft krenar për komunitetin shqiptar, i cili është shumë  i 
rendësishëm për Nju Jorkun dhe kjo nuk është habi sepse shqiptarë janë njerëz  mjaft 
punëtorë. Ata lënë gjurmën e tyre të suksesit kudo që shkojnë. 100-vjetori  
i pavarësisë është një rast për të festuar. Edhe 100 të tjera!” uroi 
senatori  Schummer.

Zëvendësndihmës sekretari i shtetit, Philip Reeker, lexoi një  mesazh që u 
dërgoi pjesmarrësve Sekretarja Hillary Clinton ku ndër të tjera  thuhej :

“Komunitetet e diasporës kanë mundësi të jashtëzakonshme për të  ndihmuar 
në zgjidhjen e problemeve dhe krijimin e shanseve në vendet e  origjinës. 
Duke përdorur përvojën dhe energjinë tuaj, ju mund të frenoni  largimin e 
trurit, që ngadalëson përparimin, dhe të ofroni përfitimet që sjell  procesi i 
kundër,” thuhej në mesazhin e Sekretares së Shtetit.

Mbrëmja që  organizoi Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan e përshendeti me 
një fjalim  imresionues edhe nënkryetaria e parlamentit të Maqedonisë, 
deputetia e BDI,s  zonja Teuata Arifi, fjala e së cilës u shoqërua gjatë me 
duartrokitje të forta.  Në sallë ndodheshin edhe personalitete politike nga 
Shqipëria, Kosova, Maqedonia  dhe Mali i Zi, përfaqësues të komunitetit 
shqiptaro-amerikan, ambasadorët dhe  diplomatë e Shqipërisë e Kosovës, diplomatë nga 
vendet e huaja, shqiptaro  amerikan të suksesshën në fushën e biznesit si 
dhe të botës së argëtimit,  artistë dhe aktorë të njohur të komunitetit.

Mbrëmja u mbyll me një  koncert me muzikë shqiptare të grupit muzikor të 
drejtuar nga Raif Hyseni dhe  kërngëtaria e mirënjohur Merita Halili.
IMG_0133.JPG (image/jpeg, 31.3 KB) - not displayed
IMG_0154.JPG (image/jpeg, 29.1 KB) - not displayed
IMG_0157.JPG (image/jpeg, 26.4 KB) - not displayed
IMG_0161.JPG (image/jpeg, 27.6 KB) - not displayed
IMG_0172.JPG (image/jpeg, 25 KB) - not displayed
IMG_0195.JPG (image/jpeg, 37.5 KB) - not displayed
IMG_0199.JPG (image/jpeg, 46.2 KB) - not displayed
IMG_0207.JPG (image/jpeg, 35.6 KB) - not displayed
IMG_0217.JPG (image/jpeg, 42.2 KB) - not displayed
IMG_0233.JPG (image/jpeg, 38.8 KB) - not displayed
IMG_0244.JPG (image/jpeg, 43 KB) - not displayed
IMG_0264.JPG (image/jpeg, 29.4 KB) - not displayed
IMG_0282.JPG (image/jpeg, 29.9 KB) - not displayed
IMG_0287.JPG (image/jpeg, 33 KB) - not displayed
IMG_0303.JPG (image/jpeg, 25.6 KB) - not displayed
IMG_0321.JPG (image/jpeg, 21.5 KB) - not displayed
IMG_0327.JPG (image/jpeg, 23.8 KB) - not displayed
IMG_0338.JPG (image/jpeg, 27.4 KB) - not displayed
IMG_0354.JPG (image/jpeg, 37.6 KB) - not displayed
IMG_0400.JPG (image/jpeg, 36.8 KB) - not displayed
IMG_0107.JPG (image/jpeg, 29.5 KB) - not displayed