Press Konferenca; Shqiptaro-Amerikanët për Obama-Biden

[email protected] Mon, 24 Sep 2012 22:37:18 -0400 (EDT)
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
Press Konferenca; Shqiptaro-Amerikanët për  Obama-Biden  






“Të gjithë ne këtu jemi shqiptaro-amerikanë dhe si shqiptarë ne përkrahim  
presidentin Obama për mbështetjen e tij të forte ndaj shqiptarëve në 
Ballkan, në  Kosovë dhe në Shqipëri" tha zoti Ilir Zherka
 
 
BEQIR SINA, New York
 
 

New York City : Për herë të parë, gjatë një fushate elektorale për 
zgjedhjen e  Presidentit të Shteteve të Bashkuara, aktivistët shqiptarë mbajnë një 
konferencë  shtypi, në zyrën qendrore të kandidatiti për President. Të 
premten pasdite, në  New York, aty ku është vendosur dhe stafi i shtabit elektoral 
të Presidentit  Barack Obama, organizuar nga një grup i udhëheqësve politik 
shqiptarë, ata bënë  thirrje për rizgjedhjen e Presidentit Barak Obama dhe 
Zëvendëspresidenti Joe  Biden.

 Këtë konferencë shtypi, në praninë e Zërit të  Amerikës(VOA), gazetës Bota 
Sot, RTV21, gazetës shqiptaro amerikane Illyria,  axhensisë së lajmeve 
INA,dhe Televizionin e Shqiptarëve të Amerikës – ALBTVUSA,  e inicioi zoti Ilir 
Zherka, i cili shërbeu gjithashtu si Drejtor Kombëtar për  marrëdhëniet 
etnike për gjatë fushatës ri-zgjedhore në vitin 1996, të "ticketes"  
Clinton-Gore dhe më pasë në të njëjtën detyrë për marrëdhëniet etnike për gjatë  
fushatës zgjedhore në vitin 2008, të "ticketes" Obama-Biden.
 

Liderëve shqiptarë amerikanë, grupit të politikanëve më të suksesshëm  
shqiptarë në SHBA, zoti Mark Gjonaj, kandidati demokrat për Asamblenë e New  
Yorkut, zoti Ilir Zherka, anëtar, Komiteti Kombëtar Demokratik, Ken Biberaj,  
kandidati, për në Këshillin e Badshkisë së Qytetit të NY, dhe professor Sami  
Repishti, të cilët bënë thirrje për të mbështetur edhe shqiptarët e 
Amerikës  rizgjedhjen e Presidentit Barak Obama dhe Zëvendëspresidenti Joe  Biden.
  

Në Zyrën e fushatës Obama - Biden në qytetin e New Yorkut, grupit të  
shqiptarëve iu bashkëngjitë edhe Anëtari i Kongresit për New York-un që nga viti  
1989, Eliot Engel i cili shërben si Kryetar i NënKomitetit të Çështjeve të  
Jashtme për Hemisferën Perëndimore në Dhomën e Përfaqësuesve. Ai është 
anëtar i  Partisë Demokratike Amerikane. Në ndërkohë që ne Shqiptarët e njohim 
më mirë si  kryetar i Kaukusit të Çështjeve Shqiptare në Kongres, si një 
luftëtar i hershëm  për demokratizimin e Shqipërisë, çlirimin dhe pavarësinë e 
Kosovës dhe si një  mik i madh i shqiptarëve në Washington.

 
"Ne sot jemi mbledhur në emër të komunitetit shqiptarë, atyre që  
mbështesin ri-zgjedhjen e Presidentit Obama, për të treguar përkrahjen tonë dhe  për 
t'u bërë thirrje të gjithë shqiptarëve me të drejtë vote të votojnë për  
rizgjedhjen e Presidentit Barak Obama dhe Zëvendëspresidenti Joe Biden, duke e  
parë këtë si zgjedhjen më të mirë dhe në dobi të çështjes shqiptare" tha 
zoti  Zherka duke hapur këtë konferencë.

Zherka e argumentojë thirrjen e tij - me punën e mirë të kësaj  
administrate sidomos me heqjen e mbikqyrjes së pavarësisë së Kosovës, dhe dy  miqve të 
dëshuar Zëvendëspresidenti Joe Biden dhe Sekretares së Shtetit Hillary  R. 
Clinton. 


Por, tha zoti Zherka megjithëse John Kerry, senatori nga Masachusetts,  
është emri që në mënyrë të përsëritshme përmendet si kandidatë potencialë për  
sekretarë shteti në administratën e re të presidentit Barack Obama, në se  
ri-zgjidhet, është mjaft e mirë për ne shqiptarët, sipas tij.

 
Ilir Zherka, i cili deri tani ka drejtuar organizatën DC Vote në  
Uashington, tha se Presidenti Barak Obama është përpjekur për të shpëtuar  ekonominë 
dhe për të ringjallur ëndrrën amerikane, por i ka dhënë përkrahje edhe  
shqiptarëve në Ballkan:

 
“Të gjithë ne këtu jemi shqiptaro-amerikanë dhe si shqiptarë ne përkrahim  
presidentin Obama për mbështetjen e tij të forte ndaj shqiptarëve në 
Ballkan, në  Kosovë dhe në Shqipëri" tha zoti Zherka.

 
Presidenti Obama është i respektueshëm nga ana e jonë thotë Prof. Sami  
Repishti, i cili është shkrimtarë, humanist dhe historian shqiptarë, aktivistë 
i  çështjes shqiptare, njeriu që ka kaluar disa vjet në burgjet e egra të  
diktaturës së Enver Hoxhës në Shqipëri, sepse ai i ka mbajtur të paktën të  
gjitha premtimet që ka bërë për ne .

 
"Presidenti Obama është e sigurtë se do të punojë për paqen në botë, tha  
professor Repishti, dhe kështu në votuesit shqiptarë duhet të votojmë për atë 
që  është më i miri për Amerikën për paqen dhe stabilitetin në botë, dhe që 
 natyrishtë është i mirë edhe për ne shqiptarët kudo që jemi".

 
Më tej ai tha se politikën e jashtëme dhe sigurinë në SHBA, të cilën e  
udhëheqin Presidenti Obama dhe Zëvendespresidenti Biden, Sekretari i Shtetit  
Hillary Clinton, dhe kryetari i Komisionit të Senattit për Punët e Jashtëme 
John  Kerry, janë në gjendje të bëjnë një politikë të jashtme e cila siguron 
paqen në  botë dhe siguronë paqe dhe mirësi edhe për Kosovën, Shqipërinë dhe 
shqiptarët në  Ballkan".

Studiuesi Sami Repishti tha se Presidenti Obama ka një politikë të  
jashtëme në interes të paqes dhe të sigurisë nga e cila mund të përfitojnë edhe  
shqiptarët. Zoti Repishti tha:

 
“S’kam asnjë dyshim se veprimtaria e grupit që drejton politikën e  
jashtme në SHBA, janë në gjendje të bëjnë një politikë të jashtme që siguron  
paqen në botë dhe të mira për vendin tone, për Shqipërinë dhe  Kosovën.

Mark Gjonaj kandidat për në Asamblenë e New Yorkut, dhe Ken Biberaj,  
kandidat për këshillin e qytetit të Nju Jorkut, thanë se shqiptarët si komunitet  
duhet të kuptojnë se SHBA i ka dhënë shumë Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe 
po  ashtu Presidenti Obama i ka mbështetur të drejtat e tyre.

 
"Do t’i inkurajoja të gjithë shqiptarët që jo vetëm të votojnë për  
Presidentin Obama por edhe të japin kontribute me fonde, të bindin edhe miqtë  dhe 
familjarët e tyre që të mbështesin presidentin Obama." - tha zoti  Biberaj

 
Në aktivitetin e organizua në zyrën qëndrore e fushatës së Presidentit  
Obama në, qendër të qytetit të New Yorkut, folën edhe aktivist kulturor dhe  
pjestar të grupit të artistëve shqiptarë që mbështesin rizgjedhjen e Obama -  
Biden, të cilët bënë thirrje për mbështetje edhe nga shqiptarët e Amerikës  
rizgjedhjen e Presidentit Barak Obama dhe Zëvendëspresidenti Joe Biden.  .