Mengjes pune me dy Ministrat e Jashtem - Kosoves dhe Shqiperise ne Nju Jork

[email protected] Fri, 28 Sep 2012 19:43:39 -0400 (EDT)
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
Mengjes pune me dy Ministrat e Jashtem - Kosoves dhe Shqiperise ne  Nju 
Jork 
BEQIR SINA, New York 
Mishto: "Mbeshtetja e Prishtines dhe Tiranes, per arsimin  shqip ne 
diaspore dhe nisja e projektit per hapjen e Qendres se Kultures  Shqiptare, e 
perbashket per te gjithe shqiptaret nga te gjitha trojet, nje hap i  madh per 
kauzen tone kombetare ne SHBA" 
NEW YORK CITY : Ne sallen e koferencave te  shtypit, ne Hotel Radisson ne 
New York, keto dite u mbajte nje mengjez pune nga  Konsulli i Pergjithshem i 
Shqiperise ne New York, zoti Dritan Mishto. Ne kete  takim  moren pjese dhe 
ministrat e  jashtem te dy shteteve tona,  Shqiperise e Kosoves, 
perkatesisht z.Edmont Panariti dhe z.Enver  Hoxhaj. 
Ne kete  takim i cili ishte i konceptuar si nje mengjes pune, moren pjese 
edhe disa  perfaqesues te shkollave shqipe, te New Yorkut, medias shqiptare, 
shoqatave  kulturore, veprimtar te dalluar, dhe udheheqes te komunitetit.  
Qellimi i ketij takimi ishte mbeshtetja  e Prishtines dhe Tiranes, per 
arsimin shqip ne diaspore dhe nisja e projektit  per hapjen e Qendres se Kultures 
Shqiptare, e perbashket per te gjithe  shqiptaret nga te gjitha trojet. 
Kjo qender sipas  ministrit Panariti,  padyshim  njekohesisht do te jete 
dhe perçuesi ose "rektoret" e kultures shqiptare, dhe  tradites se saj ne 
komunitetin amerikan. Dhe, sipas tij, - gjithe faktori  shqiptare duhet dhe e ka 
per detyre, qe t'a krijoje kete qender kulturore, e  cila do te kete si 
qellim te mbledhi shqiptaret dhe te perfaqesoi ata dhe  natyrisht te jete e 
hapur per te gjithe ; amerikanet dhe te huajt e tjere ne  kete vend. 
"Kjo, tha shefi i diplomacis shqiptare eshte sfida qe ne kemi perpara dhe  
besoje se ky eshte edhe nje angazhim i dy minastratave te jashtem te Kosoves 
dhe  Shqiperise, per te pasur nje qender kulturore shqiptare ne New York, i 
cili do  te jete instrumenti me i mire qe do te ken shqiptaret ne diaspore 
por edhe  diplomacia jone per te ushtruar aktivitetin e saj, dhe promovuar 
punen e saj  prane qendra te me dha te tilla si Nee Yorku, Parisi dhe  
Londra." 
New Yorku, eshte zgjedhur per kete nga rendesia qe ka vet ky qytet, i  cili 
eshte dhe metropoli boteror.  
Shefi  i diplomacise se Kosoves, zoti Enver Hoxhaj tha ne fillim te fjales 
se tij se  :'Ky takim nuk eshte se po ndodh "ad-hoc" , pra sepse ne ndodhemi 
ne New York,  por se kjo çeshtje eshte diskutuar me pare ne Prishtine dhe 
Tirane. Pikerishte,  gjate viztes se Ministrit te jashetm te Shqiperise ne 
Prishtine, zotit Edmont  Panariti,  muajin e kaluar, kemi  diskutuar 
gjeresisht temen mbi ngritjen e qendrave kulturore shqiptare neper  bote, me theks te 
veçante ajo qe duhet ngritur ketu ne New York." 
Pra,  fale edhe ketyre takimeve mes Tiranes dhe Prishtines, u zhvillua edhe 
ky mengjes  pune me disa bashkeatdhataret tane ketu ne New York. 
Me  kete rast minsitri i puneve te Jashteme te Kosoves, zoti Enver Hoxhaj,  
falemnderoje perzemeersisht per  kontributin e madh qe kan dhen per kauzen 
shqiptare, demokratizimin e Shqiperise  dhe lirine e Kosoves, per emacipimin 
e situates se shqiptareve per me shume te  drejta  ne Mal te Zi, Maqedoni 
dhe  Luginen e Presheves, shqiptaret e Amerikes.  
Mbasi  si u shpreh ai shumica e tyre e kane burimin ketu ne SHBA, dhe 
veçanerisht ne  New York, ku jeton dhe punon numeri me i madh i emigranteve 
shqiptare ne  bote. 
"Keshtu qe, tha shefi i diplomacise nga Kosova, ne emer te Qeverise  se 
Kosoves, ne emer te popullit te saj me duhet te perulem perpara asaj vepre te  
madhe qe keni bere ju shqiptaret e Amerikes, ne çlirimin e pavaresine e 
Kosoves,  demokratizmin e Shqiperise".   
Me tej ministri  Hixhaj, permendi faktin se kur ne jemi se bashku bejme 
gjera te medha, kete e ka  treguar edhe vete koha, megjithse, ka shume pune dhe 
kohe te gjate per te  realizuar te gjitha keto. Dhe, mendoje thote ai 
keshtu ne do te arrijme ate qe  te promovojme dhe mbrojme kulturen dhe traditen 
tone edhe ne  SHBA. 
Per  kete vijoje Ministri i Jashtem Enver Hoxhaj, gjeje rastin te 
falemnderoi dy  konsullatat tona ne New York, Konsullin e pergjithshem te Shqiperise 
zotin  Drtian Mishto, dhe konusillin e Kosoves zotin Fatmir Zajmi, per pune 
e madhe qe  kan ber gjate kesaj kohe sidomos per ndihmen qe kan dhene ne 
shkollen shqipe te  New Yorkut, por edhe ne pjese te tjera te SHBA. 
"Une  si nje ish- minister i arsimit e kuptoje se sa i shejte, eshte nje 
mision kaq  fisnik i till ne menyre qe gjenerata e dyte dhe me pase te mos 
asmilohen dhe t'a  ruajn indetitetin e tyre kombetar. Andaj dhe te gjitha 
aktivitet qe jan ber deri  tani nga dy konusllatat kan qene ne sherbim te kesaj 
çeshtje." 
Ai  pohoje se ne jemi ne origjine popull perendimore dhe natyrisht eshte 
mire qe po  punojme te hapim keto qendra kulturore shqiptare ne perendim per 
te treguar  indetitetin tone kombetar , para te huajve. Mbasi, sipas tij edhe 
ne shekullin  ne te cilin ne kemi hyre, eshte "Shekulli i Indetiteteve". 
Çka do  te thote mbrojtja dhe zhvillimi i indetitetit , promovimi i tij, 
dhe prezantimi  tij eshte kyç jo vetem per ne shqiptaret, por per te gjitha 
indetitetet  kombetare nga mbare bota, dhe se Ministri i Diaspores, zoti 
Ibrahim Makolli, i  cili po bene nje pune te shkelqyer me shiptaret kudo ne bote, 
do te sjell disa  mjete plotesuse per shkollen shqipe ne Amerike, tekste 
mesimore te cilat jane  kyçe, tha zoti Hoxhaj. 
Shefi  i diplomacise se Kosove zoti Hoxhaj, tha se" besoje qe kjo qender e 
cila do te  themelohet ne New York, do te jap nje kontribut te madh ne kete 
drejtim. Kjo  qender do te jete "Qender kulturore e shqiptareve, e cila nen 
kupton shqiptaret  e Shqiperise, Kosoves, dhe gjithe viseve shqiptare kudo 
qe ndodhen ata - duke  prezantuar dhe promovuar ata si shqiptare ". 
Duke shtuar se  ne takimin qe kemi pase me kolegun tim Panariti kemi 
biseduar gjere- e gjate,  rreth kesaj ideje se si eshte me mire qe kulturat tona 
te perbashketa te na  bashkojne edhe me shume dhe do te na lidhe me shume me 
Shtetet e Bashkuara te  Amerikes, popullin amerikan. 
Per, kete Prishtina dhe Tirana jane duke biseduar per nje koncept me te  
qarte se cili do te jete pershkrimi i punes dhe ndertimi i kesaj qendre  
kulturore shqiptare, e cila sipas meje eshte "Shtepia e Shqiptareve ne  SHBA" 
Ne  mbyllje te diskutimit te tij Ministri i Jashtem i Kosoves zoti Enver 
Hoxhaj,  premtoje se shtatorin e ardheshem kur edhe do te mbahet Asambleja e  
Pergjithsheme e Kombeve te Bashkuara ne New York, ndoshta viziten e pare qe 
do  te bejme ne New York, me kontrapartin tim ministrin e Jashtem te 
Shqiperise do  t'a bejme ne "Qendren Kulturore Shqiptare". 
Ne  kete debat u perfshine edhe avokati i njohur, Sabri Gjoni, Ismer Mjeku, 
Zef  Balaj, Gjergj Dedvukaj, Qemal Zylo, Esad Rizai, Gezim Nika, Edtmon 
Çoku, Luan  Behxheti, drejtori i Shkolles Shqipe, Mustafe Qosja, Sejdi Husenaj, 
Sergio  Bytyçi, Shaban Lajçi, Martin Shkreli, dhe nenkryetari i Vatres zoti 
Agim  Rexhaj. 
Pas  diskutimeve  konsulli  pergjithshem i Shqiperise ne New  York,  
deklaroi se kjo iniciative e  perbashket eshte shprehje e seriozitetit te qeverive 
tona dhe angazhimit te  perbashket per te treguar vlerat tona kulturore. 
Kapacitetet e diaspores sone  jane baza e sigurte per suksesin e ketij 
projekti madhor dhe ftojme te gjithe  bashkeatdhetaret tane ne Shtetet e Bashkuara 
te bashkohen me mendimet dhe  sugjerimet e tyre per te pershpejtuar fillimin 
e veprimtarise se asaj qe do te  quhet Shtepia e Kultures se Shqiptareve. 
Ne  nderkohe duke u nderlidhur ne diskutimin e Znj Buda, Konsulli i Kosoves 
zoti  Fatmir Zajmi theksoj se çeshtja e themelimi tte nje Qendre Kulturore 
Shqiptare  ne New York, gjithashtu, ishte preokuim i gjenerates se 
disaveprimtareve  dhe  intelektualeve shqiptare  qe kishin ardhur nga Kosova dhe  
Shqiperia, gjate viteve 90 ne New York. Kur nje grup prej tyre kishte financuar 
 dhe formuluar projekt propozimin per thmelimin e QKSH qe sipas tyre, do te 
duhej  te quhej Shtepia e Kultures Shqiptare.  
Duke u  bazuar ne kete projekt, theksoi zoti Zajmi, dhe pas kontakteve te 
shumta me  Qendra Kulturore te tjera qe veprojne ne qytetin e  New Yorkut,, 
si dhe pas bisedave te  shumta me komunitet dhe duke u bazuar ne Ligjin per 
Mergaten te Republikes se  Kosoves, KPK ne New York formuloi nje Draft 
Propozim per themelimin QKSH ne NY  qe mund te sherbej edhe sot, si baze solide 
per realizimin e ketij projekti  madhor per kombin tone, shprehet konuslli i 
Kosoves ne New York zoti Fatmir  Zajmi..
IMG_0030.JPG (image/jpeg, 40.8 KB) - not displayed
IMG_0031.JPG (image/jpeg, 36.4 KB) - not displayed
IMG_0034.JPG (image/jpeg, 41.7 KB) - not displayed
IMG_0036.JPG (image/jpeg, 39 KB) - not displayed
IMG_0038.JPG (image/jpeg, 38.1 KB) - not displayed
IMG_0041.JPG (image/jpeg, 32.9 KB) - not displayed
IMG_0046.JPG (image/jpeg, 39.1 KB) - not displayed
IMG_0047.JPG (image/jpeg, 36.6 KB) - not displayed
IMG_0007.JPG (image/jpeg, 40.6 KB) - not displayed
IMG_0010.JPG (image/jpeg, 44.8 KB) - not displayed
IMG_0012.JPG (image/jpeg, 46 KB) - not displayed
IMG_0015.JPG (image/jpeg, 42 KB) - not displayed
IMG_0016.JPG (image/jpeg, 45.1 KB) - not displayed
IMG_0018.JPG (image/jpeg, 43.1 KB) - not displayed
IMG_0024.JPG (image/jpeg, 45.3 KB) - not displayed
IMG_0026.JPG (image/jpeg, 43 KB) - not displayed