Nishani: Vatra, avokate e interesave tona kombetare ne SHBA qe nga themelimi
[email protected] Sat, 29 Sep 2012 07:10:44 -0400 (EDT)
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
Presidenti i Republikes mori pjese ne darken vjetore te Federates Panshqiptare ne Amerike Vatra BEQIR SINA, New York Nishani: Vatra, avokate e interesave tona kombetare ne SHBA qe nga themelimi i saj NEW YORK CITY : Gjate qendrimit ne New York, Presidenti i Republikes, Bujar Nishani i shoqeruar nga Zonja e Pare, Odeta Nishani moren pjese ne Darken vjetore te organizuar nga Federates Panshqiptare ne Amerike “Vatra”, ku ishte i ftuar edhe delegacioni i Kosoves, me ne krye Zevendeskryeministri i Kosoves, Behgjet Pacolli, ambasadori i Shqiperise ne OKB, Ferid Hoxha, konsulli i Kosoves ne New York, Fatmire Zajmi, Presidenti i nderit i partise se çameve Tahir Muhedini, dhe e mjaft perfaqesues te komunitetit shqiptare ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. I ndodhur ne punimet e Asamblese se 67 te Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara Presidenti i Miksiske Felipe Calderón, dhe i ndodhur per koicidence ne te njejten salle me Presidentin e Shqiperise z Bujar Nishani, ne darken e Vatres shkembyen mes tyre pershendetje mjaft miqesore. Ne mbremjen e se martes te 25 shtatorit ne darken vjetore qe shtroi shqota me e vjeter shqiptare ne Amerike, Vatra e cila ne prill festoje 100 vjetorin e krijimit te saj, ne restaurantin e njohur “Sparks Steake House” ne zemer te qytetit te New Yorkut,, moren pjese me shume se 200 veta. Takimin e çeli nenkryetari i shoqtes Vatra zoti Agim Rexhaj, duke i uruar se pari Mireseardhjen te ftuarve te nderit dhe te gjithe te pranishmeve. Nenkryetari i "Vatres", z. Agim Rexhaj, ne fillim te fjales se tij pershendetese tha se : "Eshte me te vertet nje kenaqesi e madhe, kur ne nje darke te tille, qe Vatra keto vitet e fundit po e koncepton si nje "Darke vjetore" ne shtator, pikerisht nga qe ajo koncidon edhe me ardhjen ne SHBA, te udheheqesve tane me ta larte nga Shqiperia e Kosova, e viset shqiptare, te shohim kaq shume shqiptare te festojme se bashku ne kete salle, dhe kesaj radhe me Presidentin e Shqiperise z Bujar Nishani dhe nen kryeministrin e Kosoves z Behxhet Pacolli, dhe shume miq te nderuar nga Shqiperia dhe Kosova". Me pase Zoti Rexhaj, uroje qe te pranishmit gezonin kete darke dhe te kalonin nje mbremje te bukur dhe mbresalenese, ne nderkohe qe kryetarit te shetit shqiptare zotit Bujar Nishani, ai i uroje suksese ne fjalimin e tij, - qe do te mbaje ne Asamablene e Pergjithsheme te Kombeve te Bashkuara, dhe takimet qe do te mbaje gjate ketij sesioni me liderit boterore. Me pase e mori fjalen kreu i Federates PanShqiptare te Amerikes Vatra, dr. Gjon Buçaj, i cili foli per kontributin e shquar te kesaj shoqate per çeshtjen kombetare dhe ruajtjen e kultures dhe identitetit shqiptar. "Eshte, nder dhe kenaqesi per ne Vatranet dhe gjithe shqiptaret e Amerikes, tha kreu i Vatraneve zoti Buçaj, qe ne mesin tone kemi, ne kete darke vjetore nje perfaqesues te Shqiperise demokratike - Shqiperise ne NATO, dhe asaj Shqiperie qe po ecen e sigurte ne rrugen e saj te integrimit Europian, Kosoven e lire edhe te pavarur dhe me shume te drejtat per te gjithe shqiptaret ne trojet e tyre etnike, dhe nje diaspore, e cila vazhdon edhe sot e kesaj dite te jap nje kontribut te çmueshem ne çeshtjen tone kombetare".. Kjo darke, u shpreh zoti Buçaj, zhvillohet ne nje kohe, kur te gjithe shqiptaret jane duke u pergatitur per te festuar ne menyre madheshtore 100 vjetorin e shtetit shqiptare, diten kur Plaku i urte dhe i mençur i Vlores, Ismail Bej Qemali ngriti me 28 nentore flamurin kuqezi me shkaben dyrenare ne Vloren tone heroike, dhe ne shqiptaret po festojne me arritje te medha dhe me nje prespektive te shenderriteshme per gjithe kombin tone, kete feste te mbare kombit shqiptare. "Dhe, krahas gjithe ketyre arritjeve ne kete 100 vjetor, theksoje kreu i Vatraneve, dr Buçaj, duhet t'i kushtojme me shume vemendje, tash: "Bashkimit tone Kombetar dhe Integrimti tone gjithe shqiptare ne Ballkan", qe keto gjithesesi te arrihen edhe ne menyre institucionale, mbasi ishte ajo trashegmnia e diktatures komuniste, qe kaloi vendi yne, per gati gjysme shekulli, e cila ende mbetet pengese kryesore, per integrimin dhe bashkimin e e te gjithe shqiptareve" u shpreh zoti Buçaj.. Ne fjalen pershendetese, Presidenti i Shqiperise zoti Bujar Nishani, shprehu mirenjohjen duke nenvizuar se perfaqesuesit e federates Vatra, meritojne respektin maksimal te mbare kombit shqiptar per kontributin e rendesishem ne historine e kombit, per atdhedashurine e larte me te cilen mbrojten lirite dhe te drejtat e shqiptareve ne trojet e tyre etnike, ne pavaresine e Kosoves dhe demokratizimin e Shqiperise. Duke e konsideruar Federaten Panshqiptare “Vatra” si nje avokate te interesave kombetare ne Amerike, Presidenti Nishani shprehu mirenjohjen per mbeshtetjen e fuqishme qe Shtetet e Bashkuara, kane dhene per Shqiperine dhe çeshtjen kombetare duke siguruar se Shqiperia do te jete perkrah tyre ne sfidat me te cilat ballafaqohet sot per nje bote me te mire dhe demokratike. Eshte kenaqesi per mua te jem pjese e kesaj pritje organizuar nga ju te dashur Vatran, tha zoti Nishani, dhe i nderuar te jem se bashku me ju shqiptaret e Amerikes., qe te shpreh tere ate mirenjohjen time - te shtetit shqiptare mbare shoqerise shqiptare per punen e kontributin tuaj ne dekada ne ruajtjen e virtyteve dhe te kultures misoneve me te mira shqiptare per Shqiperine, Kosoven dhe shqiptaret kudo ata qe jetojne. "Ju jemi mirenjohes per rolin per rolin qe shoqata Vatra, qe ka luajtur ne dobi te çeshtjes kombetare, per ate çfare keni bere dhe keni dhene ne perparimin dhe zhvillimin e vendit tone. Ju meritoni respektin e mbare kombit shqiptare per kontributin tuaj ne historine tone. Ku me atdhedashurine dhe patriotizem ju keni ditur te mbroni lirine dhe te drejtat e shqiptareve edhe ne trojet e tyre etnike, pavaresine e Kosoves dhe demokratizmin e Shqiperise renjen e komunizmit." tha nder te tjera presidenti Nishani. Ai gjithashtu nenvizoje faktin se me punen e Vatres ne vite, vatranet prej krijimit te saj zene nje vend te rendesishem ne faqen e historise tone kombetare, madje, sipas tij ata jane ber bashkeshkrues te kesaj historie dhe te fatiti te vendit tone ne shekullin e fundit. Ne vitet e fundit, tha Presidenti Nishani te gjithe ne jemi deshmitare dhe aktore te ngjarjeve me te rendesishme te paperseriteshme qe kan ndodhur dhe kan lene shenje ne historine e kombit shqiptare., ne te cilat ajo me madhorja dhe e padiskutueshme eshte pavaresia e Kosoves, e cila eshte kryevepra e kombit shqiptare. Presidenti i Shqiperise, zoti Nishani, gjate fjales se tij tha se me pavaresine e Kosoves, shqiptaret ia dolen t'a shenderrojne ne realtitet enderren e tyre shekullore, te kombit tone . Ne viziten time te pare ne cilesine e presidentit te republikes, tha ai ne Kosove, kam premtuar :' Agazhimin tim maksimal se gjate mandatit tim presidencial Kosova do te jete kryefjala ime ne perpjekjet e shetiti shqiptare, ne shtimin e njohjeve te saj - pjesmarrjen ne nismat e forumet rajonale dhe mbeshtetjen e saj ne rrugen e itegrim it euro atlantik dhe te prosperitetit te saj". Duke folur pe Vatren ai tha se ajo ka sherbyer si nje avokta e interesave kombetare ne Amerike, ne momentet me kritike te historise sone, ne nuk kemi qene vetem por kemi pasur pas vetes nje mik te madh qe ne çdo moment ka nderhyre fuqishem ne mbrojtje te çeshtjes tone, andaj shfrytezoje kete moment i ndodhur ketu ne SHBA per t'i shprehur edhe nje here mirenjohjen tone - ketij aleati dhe miku tone te shtrejte Shteteve te Bashkuara te Amerikes.- Dhe, t'i garantojme ata se ne jemi perkrahe tyre per nje bote me te sigurte dhe me demokratike. Me pase Presidenti i Shqiperise z. Bujar Nishani theksojese :"Shqiperia ndodhet ne prag te festimeve te 100 vjetorit te themelimit te shtetit shqiptare, dhe ky eshte nje çast qe perkon edhe me nje udhetim te cilin ne e kemi nisur prej disa viteve dhe aq shume te deshiruar. Dhe qe te gjithe sa bashku e konsiderojme si alternativen e vetme , integrimin Europian, mbasi ne kete 100 vjetor ne vijme edhe si anetare te Natos. Si njerez qe levizim te lire, dhe si nej vedn qe kemi bere arritje ne procesin e integrimti Europian." Se fundi Presidenti i Shqiperise Nishani shprehu edhe nje here mirenjohjen tij te thelle - per Vatren, shoqatat dhe organizatat e komunitetiti shqiptare ne Amerike, per te gjithe ate punen e madhe te komuniettit shqiptare - sakrificen, kontributin, rolin dhe atdhedashurine e shqiptareve te Amerikes -, per vendin tone, duke nderuar te gjithe ato figura historike, qe ia kan dale te mbrojne dhe te çojne perpara idealet tona kombetare, per punen qe keni zhvilluar per Shqiperine , Kosoven dhe mbare shqiptarine, tha Presidenti i Shqiperise zoti Bujar Nishani. Zevendeskryeministri i Kosoves, Behgjet Pacolli, mbasi shprehu mirenjohjen qe ndodhej ne mesin e shqiptareve te Amerikes, dhe te shoqates Vatra, e cila ka nxjerr koloset e kombit shqiptare , vlersoje lart lidhjet e shkelqyera te SHBA me popullin shqiptare. "Kjo ndoshta behet edhe me teper, per te treguar sa sa i madh eshte roli dhe kontributi i shqiptareve te Amerikes, per bashkimin tone kombetar, qe si tha zoti Pacolli , edhe kur ai ishte Presidenti i Kosoves ishte ne fokusin e tij"
IMG_0164.JPG
(image/jpeg, 40.5 KB) - not displayed
IMG_0170.JPG
(image/jpeg, 44.3 KB) - not displayed
IMG_0172.JPG
(image/jpeg, 42 KB) - not displayed
IMG_0173.JPG
(image/jpeg, 37.7 KB) - not displayed
IMG_0179.JPG
(image/jpeg, 32.3 KB) - not displayed
IMG_0183.JPG
(image/jpeg, 36.5 KB) - not displayed
IMG_0188.JPG
(image/jpeg, 33 KB) - not displayed
IMG_0193.JPG
(image/jpeg, 39.1 KB) - not displayed
IMG_0089.JPG
(image/jpeg, 32.3 KB) - not displayed
IMG_0096.JPG
(image/jpeg, 42.6 KB) - not displayed
IMG_0110.JPG
(image/jpeg, 47.3 KB) - not displayed
IMG_0116.JPG
(image/jpeg, 36.9 KB) - not displayed
IMG_0117.JPG
(image/jpeg, 36.8 KB) - not displayed
IMG_0120.JPG
(image/jpeg, 44.3 KB) - not displayed
IMG_0121.JPG
(image/jpeg, 43 KB) - not displayed
IMG_0122.JPG
(image/jpeg, 47.3 KB) - not displayed
IMG_0126.JPG
(image/jpeg, 34.9 KB) - not displayed
IMG_0135.JPG
(image/jpeg, 30.8 KB) - not displayed
IMG_0142.JPG
(image/jpeg, 11.6 KB) - not displayed