Hapet Zyra e aplikimit te Pasaportes Biometrike Shqiptare, ne New York
[email protected] Sat, 29 Sep 2012 07:30:05 -0400 (EDT)
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
Hapet Zyra e aplikimit te Pasaportes Biometrike Shqiptare, ne New York BEQIR SINA, New York City Presidenti i Shqiperise zoti Bujar Nishani preu shirtin e Zyres se aplikimit te Pasaportes Biometrike ne New York, e cila ndodhet ne mjediset e Konsullates se Pergjithshme ne qytetin e New Yorkut NEW YORK CITY : Presidenti i Republikes, se Shqiperise, Shkelqesia e Tij, - zoti. Bujari Nishani, i shoqeruar nga Konsulli i Pergjithshem i Shqiperise ne Shtetet e Bashkuara, zoti Dritan Mishto, Zevendesministri i Brendshem, zoti Ferdinand Poni, Drejtori Ekzekutiv i Fondit Shqiptaro-Amerikan te Sipermarrjeve, zoti Michael Granoff dhe Drejtori i Kompanise “Aleat”, zoti Jean-Alain Jouan (Zhan Alen Zhuan) , mori pjese te enjten pasdite ne perurimin e zyres se aplikimit te pasaportave biometrike ne New York . Ne hyrje te Konsullates, Kryetarin e Shtetit, kishin dale per t'a pritur nje grup emigrantesh shqiptare, veprimtar te dalluar te komunitetit, dhe te rinjet e organizates Rrenjet Shqiptare, te cilet e uruan Presidentin e Shqiperise zotin Bujar Nishani per suksesin e vizites ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe ngrohtesine e treguar gjate kesaj vizite te pare ne SHBA, ndaj bashkesise shqiptare. Te rinjet e oragnizates Rrenjet Shqiptare, i dhuruan Presidentit Nishani nje harte te Shqiperise etnike. Ne ceremonine e fillimit te procesit te aplikimit per pasaporte biometrike, e cila u shoqerua me prerjen e shiritit nga Presidenti Nishani, u realizua dhe procesi i pare i aplikimit nga nje qytetare shqiptare, e cila tha se jam e lumtur qe po marre pashaporten biometrike te vendit tim Gjate ceremonise se inagurimit te kesaj zyre Presidenti Nishani gjeti rastin te vleresoi kete projekt si tha ai " Nje arritje tjeter kjo e institucioneve te shtetit shqiptar dhe shprehje e kujdesit te vazhdueshem ndaj emigranteve tane kudo ata jetojne- nga kjo qeveri". I ftuar ne kete perurim, ishte dhe Drejtori Ekzekutiv i Fondit Shqiptaro-Amerikan te Sipermarrjeve, zoti Michael Granoff, i cili shprehu vleresimin e tij per cilesine e dokumentave te prodhuara dhe sherbimin cilesor qe do t’ u ofrohet shtetasve shqiptareduke thene se "Qeveria shqiptare me kete zyre bere me te miren per qytetaret e saj kudo ne bote". Me pas Konsulli i Pergjithshem, i Shqiperise ne New York, zoti Dritan Mishto e njohu Presidentin Nishani dhe te ftuarit me proceduren dhe sistemin e aplikimit, interesimin e emigranteve per te aplikuar duke shprehur bindjen se me kete sherbim qeveria shqiptare permbush nje nga detyrimet themelore ne ndihme te bashkesise shqiptare. Ai tregoi me kete rast dhe aplikimin e pare zyrtare per pashaporten shqiptare biometrike ne Amerike. Ne fund per gazeten tone, Presidenti i Republikes, se Shqiperise, Shkelqesia e Tij, - zoti. Bujari Nishani, tha se " Per mua ishte nje kenaqesi e veçante, qe gjate qendrimit tim ne SHBA, punimet e Asamblese se Pergjitheshme te Kombeve te Bashkuara ne New York, qe te koincidonte edhe me hapjen e kesaj Zyre te aplikimit te pashaportave biometrike. Duke ditur se ne SHBA, ka nje komunitet shume te madh shqiptaresh - qofte nga ata qe quhen te ardhur heret, por edhe nga atat te dy dekadave te fundit dhe nga ata me student-viza dhe viza-pune, dhe qe te gjithe ata qe kan shtetesine shqiptare, tash te ken kan shancin te paisen me prane zyres se aplikimit te pasaportave biometrike ne Nee York ." Me tej zoti Nishani pohoje se :"Natyrisht, kjo eshte nje arritje e qeverise shqiptare per te hapur edhe ketu ne New York, te SHBA, zyren paisjes te qytetareve shqiptare me pasaportat biometrike, te nje teknologjie nga me bashkohoret. Kjo, u shpreh ai eshte edhe nje pune ne vazhdimesi qe ka bere gjate ketyre vjeteve edhe Ministria e Puneve te Brendeshme gjate gjithe kesaj kohe, per tju dhene qytetareve shqiptare kudo qe ata jane pashaportat shqiptare." Perfitoje nga ky raste, u shpreh Presidenti Nishani, te falmendroje edhe Presidentin e kompanise Aleat, Jean-Alain Jouan Presidentin e Fondit Shqiptaro-Amerikan te ndermarrjeve, Michael Granoff, te cilet me kete projekt te madh kan sjell nje standart jashtezakonishte te arrire ne kete fushe, edhe per qytetaret shqiptare, te cilet mbas qendrave me te rendesishme te shqiptareve ne Europe, prej sot kan zyren e pashaportave biometrike edhe ne New York- Shtetet e Bashkuara te Amerikes., Lidhur me pyetjen se ao do t'i sherbej kjo zyre edhe regjistrimit te diaspores dhe votimit te emigranteve , Presidenti i Shqiperise zoti Bujar Nishani tha se :"Natyrishte, qe ky eshte nje proces i cili perben nje resource dhe nje mundesi per te gjithe sherbimet e tjera te nevojshme qe kan qytetaret shqiptare ne Amerike. Dhe nga kjo perfitojne qytetaret duke filluar nga regjistrimi, menyra e votimit elektornik, dhe mundesi te tjera qe ofrohen dhe kerkon kjo teknologji sot. Dhe ajo demostrohet edhe permes ketij angazhimi dhe punes se kesaj zyre, e cila do te funksionoi me kapacitet te plote ketu ne Nee York- SHBA". Per gazeten tone foli dhe Presidenti i kompanise konceionare Aleat - zoti Jean-Alain Jouan (Zhan Alen Zhuan) i cili nenvizoi bashkepunimin e deritanishem, si te shkelqyer me pritshmerine per te vijuar edhe ne te ardhmen edhe ne disa nga vendet e tjera, ku me se shumti jetojne shqiptaret ne bote. Ai premtoje nje sherbim bashkohore, i cili do te realizohet mbi kerkesen per marrjen e te gjitha masave per te perballuar fluksin e mundshem, meqense ketu ne SHBA jeton nje numer i konsiderueshem i shqiptareve, te cilet kan deshire, per t’u pajisur me dokumentet e reja te identifikimit, duke ju siguruar jo vetem teknologji por edhe facilitetet e tjera me se te nevojshme".. Zevendesministri i Brendshem, zoti Ferdinand Poni, thote se : "Qeveria e Shqiperise dhe kompania qe prodhon keto pashaporta, me kete hapje zyre ne SHBA, i eshte pergjigjur ne nje mase kerkesave te shumta te qytetarve tane qe banojne e jetojne ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, te cilet deshirojne te paisen me pashaporten biometrike. Ne anen tjeter, tha ai kjo tregon se nen kujdesin e qeverise shqiptare ne meteropolin e botes ne New York, po hapet nje Zyre e aplikimit te Pasaportes Biometrike, e cila eshte nga me modernet dhe nga me bashkohoret., dhe eshte e gashteshme, qe te paise qytetaret e saj tani me dokumentat e indetitetit te nje cilesie dhe teknologjie me te fundit ne bote - aplikimi online aplikime onstopshop dhe aplikime me nje ndales, ku gjithçka behet ne kete zyre. Per kete shtoi zoti Poni, ne pergjigje me kompanine franko-amerikane i kemi marre te gjitha masat per t'ju pergjigjur nje fluksi te shtuar te ketyre qytetareve ne Amerike, ku padyshim qe Shqiptaret e kan ne shtepin e tyre te dyte - dhe mikun tone te madh, ata tani do te ndihen edhe me shqiptare, mbasi keto dokumenta ia kane rritur krenarine dhe dinjitetitn shqiptarit. Ne kemi deri tani mbi 3 milion karta indetiteti, te cilat e kan bere shume solide indetifikimin e indetitetit shqiptare edhe ne bote. Zevendesministri i Brendshem, zoti Ferdinand Poni, theksoi ne fund qe si ne Athine, Selanik, Rome e Milano, tash edhe ne New York, - SHBA, suksesi yne si qeveri ka te beje edhe me qenien afer qytetareve. Ata qe duan tani mund ta bejne ketu pasaporten pa qene nevoja te vijne ne Shqiperi. Ky sistem eshte i lidhur me regjistrin e gjendjes civile. Jam shume i kenaqur per diçka qe pavaresisht se ku jetojne e jane integruar, me bie menjehere ne sy qe shqiptaret kane deshire te kene dokumente shqiptare. Kjo ka te beje, tha zoti Poni, me ndjenjen dhe lidhjen e forte me vendindhe qe une dua te besoj se lidhet shume dhe me cilesine e dokumenteve tona. Sepse, duke cituar kryeministrin Berisha, nje pasaporte e mire i jep dinjitet mbajtesit. Pra, tha Zevendesministri i Brendshem, zoti Ferdinand Poni, shqiptari nuk eshte me nje lypes qe e linin tek dera siç ndodhte tre-kater vjet me pare ose edhe me vone. Ai eshte nje njeri qe mban nje dokument te besueshem me te cilin i duhen rreth 5 sekonda te kaloje. Kjo eshte Europa jone kjo tash eshte edhe Amerika - SHBA. Ajo ka qene endrra, te shkojme e te jemi te barabarte, realizohet sot, dy dekada pas renjes se komunizmit - ne vendin tone". Konsulli i Pergjithshem i Shqiperise ne Shtetet e Bashkuara, zoti Dritan Mishto, thote se:'"Ne emer te Konusllates dhe te gjithe atyre shqiptareve te Amerikes, qe kan treguar nje interesim te jashtezakoneshem per hapjen e kesaj Zyre ju faleminderojme per pjesmarrjen tuaj ne inagurimin ketu ne New York., mbasi kjo tregon edhe nje her ate kujdesine madh te qeverise shqiptare, per qytetaret e saj - kudo qe jane per t'i pasiur ata edhe me kartat e indetitetit me bashkohoret." Ai, gjithashtu theksoi se mundesia e krijuar per qytetaret shqiptare jashte vendit per te aplikuar per pasaporta biometrike prane vendeve te punes dhe banimit mbeshtetet ne angazhimin dhe politikat e qeverise shqiptare per te ofruar sherbimet sa me prane qytetarit , duke hapur edhe ketu ne New York zyren e aplikimit te pasaportave biometrike, Shtetasi shqiptar duhet te paraqitet personalisht me nje nga dokumentet e identifikimit me fotografi dhe me te dhena te qarta: - Pasaporta e vjeter - Çertifikate e lindjes (per shtetasit nen 16 vjeç) - Çdo dokument tjeter identifikimi me foto (te leshuar nga autoritetet amerikane ose shqiptare) Tarifa e aplikimit eshte 215 USD. Pranohet vetem money order. Ju lutem mbani pasasysh se perpara çdo aplikimi do te verifikohen nga sistemi elektronik te dhenat personale te aplikantit. Procedura e aplikimit, e cila zgjat mesatarisht 10 minuta permban verifikimin e te dhenave personale, marrjen e fotos digitale, skanimin e gjurmeve te gishterinjve dhe firmen elektronike. Orari i aplikimit eshte 10.00 am – 04.00 pm; E Hene – E Premte. Per te shmangur vonesat ne aplikim dhe kohen e pritjes ju lutem telefononi tek 212-255-7381 nga ora 10.00 am – 02.00 pm.
IMG_0026.JPG
(image/jpeg, 41.8 KB) - not displayed
IMG_0032.JPG
(image/jpeg, 34.4 KB) - not displayed
IMG_0037.JPG
(image/jpeg, 35.2 KB) - not displayed
IMG_0038.JPG
(image/jpeg, 39.3 KB) - not displayed
IMG_0048.JPG
(image/jpeg, 34.7 KB) - not displayed
IMG_0049.JPG
(image/jpeg, 35.3 KB) - not displayed
IMG_0050.JPG
(image/jpeg, 40.2 KB) - not displayed
IMG_0052.JPG
(image/jpeg, 45.9 KB) - not displayed
IMG_0054.JPG
(image/jpeg, 42.4 KB) - not displayed
IMG_0059.JPG
(image/jpeg, 40.8 KB) - not displayed
IMG_0061.JPG
(image/jpeg, 36.5 KB) - not displayed
IMG_0063.JPG
(image/jpeg, 30.6 KB) - not displayed
IMG_0002.JPG
(image/jpeg, 37.3 KB) - not displayed
IMG_0007.JPG
(image/jpeg, 31.5 KB) - not displayed
IMG_0011.JPG
(image/jpeg, 38.2 KB) - not displayed
IMG_0013.JPG
(image/jpeg, 36.6 KB) - not displayed
IMG_0015.JPG
(image/jpeg, 49.3 KB) - not displayed
IMG_0022.JPG
(image/jpeg, 26.3 KB) - not displayed