Rrefim i dhimbshem i ushtarit osman [1 Attachment]

Hamdi Nuhiju <[email protected]> Sat, 29 Sep 2012 18:10:54 +0200
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <CABPCUF=j8XJWQtoKfceDzvESeFBHJPfeHd93czhf0ds+jTwbCQ@mail.gmail.com>
Rrëfim i dhimbshëm i ushtarit osman





Tre vëllezër nga fshati Akdogan, fshat në afërsi të qytetit turk
Kastamonua, Emiroglu Hakki Muhammed, Osman dhe Ismail me ushtrinë osmane në
vitin 1904 kanë shkuar në luftë në Jemen. Osmani ka vdekur në luftë,
Ismaili është kthyer në shtëpi, ndërsa për fatin e Muhammedit, për të cilin
është thënë se ka vdekur , është mësuar pas 108 viteve.

Pas pritjes së gjatë të lajmit për Muhammedin nga ushtria osmane, ka ardhur
lajmi se ai ka vdekur në Jemen. Megjithatë, Muhammedi ka qenë i robëruar,
dhe ka ikur nga burgu për në Zanzibar në Tanzania.

Pas një kohe, ai është kthyer në Jemen, ku është martuar me Ummanli Misidu,
me të cilën kanë pasur gjashtë fëmijë. Muhammedi ka vdekur në vitin 1964 në
vendin e lindjes në Turqi. Shpesh herë fëmijët e tyre flasin për babain e
tyre dhe për porositë e tij, ku njëra prej atyre porosive ka qenë që ta
varrosin në fshatin e lindjes në Turqi.

Fëmijët e tij e kanë plotësuar kërkesën e tij, dhe me flamurin turk e kanë
varrosur në fshatin e lindjes në Akdogan të Turqisë, për të cilën ka
ëndërruar tërë jetën.



Përshtati: Hamdi Nuhiju



Burimi:islambosna.ba