Tri llojet e njerëzve
Hamdi Nuhiju <[email protected]> Sun, 21 Oct 2012 21:17:16 +0200
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <CABPCUFnHNuMh5PGt1kGYjJTsrMxk_-Vqs5a-q7MDFhi-CR15NQ@mail.gmail.com> |
*Tri llojet e njerëzve* *Hamdi Nuhiju* * * Islami, përmes parimeve të saja universale erdhi që ta rregulloj jetën e njeriut. Kjo fe qiellore nuk është dërguar për të ngel e izoluar dhe e mbyllur në vetvete. E as që pretendon mbylljen dhe izolimin e njerëzve duke ia vështirësuar kushtet e jetesës. Duke pasur parasysh karakterin e saj universal, popujt e ndryshëm, nuk mund të pretendojnë pavarësi të plotë nga rregullat, parimet dhe idetë e kësaj feje. Ato patjetër duhet që t`i përshtaten këtyre rregullave dhe parimeve, duke i respektuar deri në skajshmëri. Kjo metodë e respektit nuk është frymë diktatoriale e të kuptuarit të fesë. Po pranim i autoritetit të Zotit në jetën e përditshme të njeriut. Të gjithë filozofët e hershëm e të rinj, bashkohen njëzëri tek mendimi se njeriu në asnjë periudhë historike nuk ka ekzistuar pa prezencën e Zotit në jetesën e tij. Ka disa prej tyre që janë kryeneç dhe të gjitha faktet e dokumentuara që ekzistojnë dhe ato në hapësirë, nuk i pranojnë. Ky grup i njerëzve që ndjekin epshet e jo mendjen, dolën në taborin e djallit të mallkuar i cili u besatua se deri në përfundim të jetës do t`ia prej rrugën besimtarëve duke i penguar në adhurimin e Zotit. Shoqëria njerëzore e dalluar dhe e shpërndarë nëpërmjet karaktereve dhe rrymave të ndryshme, domosdo që në vete do të ketë grupe të ndryshme njerëzish. Disa herë identifikimi i tyre bëhet i vështirë për shkak të fshehjes së tyre nën ombrellën e ndonjë ideje të madhe. Por, prijësi i besimtarëve, Ali Ibn Ebu Talib r.a., nga përvoja e tij e gjatë jetësore, duke u edukuar dhe arsimuar në shkollën më të mirë të kësaj bote, shkollën e Pejgamberit a.s., duke qenë këshilltari më i drejtë dhe më i mirë i Ebu Bekrit r.a., Omerit r.a., dhe duke qenë mbrojtësi i Othmanit r.a., arriti që t`i identifikoj tri lloje njerëzish. El-Hafidh Ebu Neim transmetoi se Kamil ibn Zijad ka thënë:” Ali ibn Ebi Talibi më mori për dore dhe më dërgoi në shkretëtirë. Kur arritëm atje, ai u ul, duke marrë frymë thellë, pastaj tha:’ O Kamil ibn Zijad, zemrat janë sikur enët, më të mirat prej tyre janë ato që përmbajnë më së shumti dituri. Mbaje në mend çfarë po të them. Njerëzit janë tri llojesh: dijetari i devotshëm, ai i cili kërkon dituri për ta shpëtuar veten dhe i padobishmi, i cili i përgjigjet çdo thirrësi, lakohet nga çdo erë. Ata nuk kërkojnë udhëzim me dituri dhe ata kurrë nuk mbahen për ndonjë shtyllë të fortë.” ( Biografia e Ali ibn Ebi Talib, Dr. Ali Muhamed Sallabi, Prishtinë, 2012, f.220) Aliu r.a. zemrat i definoi si mbajtëse të diturisë. Nëse enët janë mbajtëse të ushqimit të mirë ose të keq, atëherë zemrat janë mbajtëse të diturisë ose injorancës. Përkundër faktit se njeriu kujton se mbajtëse e diturisë duhet të jetë mendja përmes memorizimeve, rruga e sahabëve të vjetër nisej tek zemra. Mendja shpesh herë simbolizon edhe rrugën e egos, krenarisë, mendjemadhësisë. Djalli i mallkuar u mbajt për të madh, kur tha për njeriun se ai është krijuar nga diçka jo më e vlefshme sesa materiali krijues për të. Sipas Ali Ibn Ebi Talib r.a., lloji i parë i njerëzve janë dijetarët e devotshëm. Ata nuk e mësojnë fenë për të mbijetuar në këtë botë dhe nuk ia mësojnë fenë të tjerëve për të përfituar. Mësojnë dituri dhe ia mësojnë të tjerëve vetëm për hir të Allahut xh.sh. Nuk mërziten pse shoqëria njerëzore nuk i respekton, po mërziten se pse në shoqërinë njerëzore ekzistojnë aq shumë njerëz të këqij. Gjuhët e tyre janë të ëmbla, fjalët depërtojnë në zemrat e mijëra njerëzve. Ky lloj i dijetarëve nuk ua mëson dijen njerëzve pa e praktikuar fillimisht vet. Ne nuk mund ta përmirësojmë dikë tjetër fillimisht pa përmirësuar vetveten. Jetojnë nën hijen e Islamit, dhe diktatorëve ua thonë në sy padrejtësitë e tyre që ia bëjnë njerëzve. Dijetarët e devotshëm asnjëherë nuk bëhen palë me diktatorët, me keqbërësit, me egoistët, me prishësit e rendit. Lloji i dytë i njerëzve është ai lloj që kërkon dituri për të shpëtuar vetveten. Këto njerëz mësojnë dituri për aq sa kanë nevojë. Mësojnë rregullat islame, kanë kujdes gjatë respektimit të tyre. E falin namazin, e japin zekatin e agjërojnë muajin e Ramazanit dhe shkojnë në Haxh. Nuk kanë mundësi që të tjerëve t`i mësojnë dituri, pasi që kanë aftësi të kufizuara, po kanë mundësi që të mësojnë dituri për vetvete dhe familjen e tyre aq sa për ta mbrojtur vetveten dhe familjen nga zjarri i xhehenemit. Këto njerëz kanë principe, dhe nuk janë të lëkundshëm. Nuk marrin dituri prej çdokujt dhe nuk i besojnë gjithsecilit transmetim. Dhe grupi i tretë i njerëzve, janë të padobishmit të cilët kah të frynë era gjenden edhe ato. Era i fryn dhe i lëkund të lëkundshmit. Ajo nuk mund t`i lëkund shtyllat të cilat janë të vendosura thellë në tokë dhe të ngritura lart në qiell. Të padobishmit janë dëmtues të vetvetes po edhe të shoqërisë në tërësi. Padobia e tyre vërehet tek mosrespektimi i principeve islame. Këto njerëz herë falin të gjitha kohët e namazit, herë lënë pa falur ndonjë kohë të namazit. Herë janë unanim në dhënien e zekatit, e herët tjera janë mospërfillës duke arsyetuar mospërfilljen e tyre me keqinterpretimin e argumenteve fetare. Shoqëria islame nga ky grup i njerëzve gjithmonë sheh vetëm sherr e aspak dobi. Njeriu duhet që ta gjej vetveten tek grupi i dytë, si grup mesatar, po edhe të mundohet që ta arrijë grupin e parë, nëse dëshiron që të shpëtoj në këtë botë dhe në botën tjetër.