Imagjinata dhe realiteti politik [1 Attachment]
Agim Jakupi <[email protected]> Sun, 28 Oct 2012 06:21:35 -0700 (PDT)
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
Imagjinata dhe realiteti politik […] Shqipninë e kemi krijue vet me gjak e mundime. Shqipnisë duhet t’i dalm zot, dhe na duhet ta mprojmë e forcojmë[…] Hasan Prishtina Lufta politike në Maqedoni ka marrë një pamje tjetër. Çdo ditë ndeshemi me gjëra të panevojshme. Populli sikur nuk e kupton, apo është më lehtë të heshtë dhe të thotë punën le ta bëjnë politikanët, ata janë të përzgjedhurit tonë. Pra, stili i deputetit të BDI, i cili HESHTË, është udheheqes i popullit. Edhe unë dua të hesht, mirëpo diçka nga mbrenda nuk më lë të qetë. Ky muaj ishte më dinamik, nëpër faqe sociale, në profilet e shumë shqiptarëve ishte Hasan Prishtina. Nga shumë njerëz doja të dëgjoj se çfar dijn për personalitetin e tij. Nuk mora përgjigjen që doja. U përgjigjnin shkurt: busti i tij u vendos edhe në kryeqendrën e shqiptarëve, në Shkup. Thjeshtë, ishte përgjigje e imponuar nga politika. Kureshtja nuk më la të qetë, isha te busti i Hasan Prishtinës. Për momentin mu kujtuan fjalët e tij që i përsëriste në Parlament dhe jasht tij: Shqipninë e kemi krijue vet me gjak e mundime. Shqipnisë duhet t’i dalm zot, dhe na duhet ta mprojmë e forcojmë... Sa herë që doja të largohem nga ai vend, diçka më motivonte, sikur të më dëgjonte do kisha folur me te, do i thoja shumë gjëra, do i thoja se shembulli i politikës shqiptare në Maqedoni është argument i mirë që tregon për pasojat e humbjes që i ka politika ditore në garë me kohën. Me siguri se politikanët në supet e tyre kanë barrë të madhe, andaj për ta është më lehtë që të mendojn për ndonjë “bust’’ me deshirën e flakt për të lënë gjurmë në vend dhe kohë, duke mos menduar ndonjëherë se ku gjendet populli shqiptar e ku gjendet bota! Për momentin shqiptarët jetojn me imagjinatën e politikanëve dhe me realitetin e hidhur. 1. IMAGJINATA: Më shumë se 300 vjet në Skotland ka jetuar princi Çarls. Ai ishte në luftë me Mbretëreshën e Anglis për pavarësin e Skotlandës, u strehua në një kështjellë kur ushtarët anglez donin ta vrisnin. Oborrtarët mbyllën portën kryesore që ta mbronin princin dhe i çelën një dalje tjetër. Sot e 300 vjet porta keyesore rri e mbyllur, skotlandesët e presin Princin! Me këtë imagjinat jetojn edhe politikanët shqiptar, e harrojn se proceset politike janë në duar të tyre, se ata janë hapës të portave. Kjo imagjinat iu imponua edhe popullit me sjelljen e bustit të Hasan Prishtinës. * U la borxhi i historisë! * Hasan Prishtina i vogël në Tiranë dhe Prishtinë, kurse shumë i madh në Shkup! * U vendos busti i Hasanit në Shkup - Shqiptarët tani marrin frymë më lire. 2. REALITETI: Është e vërtetë se hapja e portave është ide që e ushqejn shqiptarët e mbetur jasht kufijve të Shqipëris politike. Të gjithë e dijn se çështja e shqiptarëve të maqedonisë është një nyje që do zgjidhje. Princi skotlandes do të kthehet ndonjëherë, sepse e pret lufta për pavarësi. Hasan Prishtina bëri ate që sot politikanët e shohin vetëm në endërr. · Vendosja e bustit më tepër është çështje politike se sa "larje" të borxhit. Borxhi i historis nuk pastrohet me buste por me punë dhe vepra shkencore , duke përcjell mesazhet dhe gjurmët e tij politike. · Hasan Prishtina ishte i madh ku shkonte, i madh ishte edhe në parlamentin e Perandoris Osmane. Ky ishte jurist që mund të zinte vend të mirë, poste, të ndërrtonte karrier e të pasurohej. Por, ai zgjedhi një rrugë tjetër, rrugën e një luftëtari që synonte lirin e vendit. Kurse, sot në Shkup është i fyer nga padrejtesit që i'u bëhen shqiptarëve…Realitet sot I përgjigjet asaj që shkruante gazeta Ora Shqiptare (Vjenë ): ishte koha kur fëmija qëndronte mbi plakun, kulimi mbi burrin, ç’nderimi mbi nderin, tradhëtari mbi patriotin. · Po të ishte gjallë Hasan Prishtina, do i pastronte punët me hileqarët dhe naivët politik të politikës së sotme, e mandje do u merte me Gruevskin. Pas kësaj Shqiptarët do ishin të lirë. PERFUNDIMI: Rrenat kanë fund, shqiptarët janë të mjerë si pasoj e udhëheqësve të mjerë. Kur të largohen( e kjo varet nga ne), do të vendosim një bust të madh të një fëmiu që mban një letër e në të do shkruaje: Deshtët të ma humbni të ardhmen, Zoti më udhëzoi që mos t'iu mbështes... e ardhmja ime është pa ju, pra pa gënjeshtra, pa vjedhje, pa plaçkitje, pa vrasje, pa mundime... Agim Jakupi - Shkup