Popull i festave

Hamdi Nuhiju <[email protected]> Sun, 11 Nov 2012 11:58:00 +0100
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <CABPCUFmSXyYedT=e6WiugckLo9RGC-iGmU9OG=ZJgy5nJf66+Q@mail.gmail.com>
Popull i festave *
Hamdi Nuhiju*
http://zhurnal.mk/content/?id=12111111155127

Ekzistojnë shumë batuta për malazezët dhe përtacinë e tyre. Secila prej
batutave për to lidhet me ditën e pushimit, ose të jo punës. Batutat edhe
pse të ekzagjeruar, janë një pasqyrë reale e atyre që i atribuohen. Përmes
tyre njeriu dëshiron që të arrij ndonjë synim të caktuar. Ndonjëherë një
popull dëshiron që të përqesh një popull tjetër, herët tjera një ideologji
dëshiron që të përqesh një ideologji tjetër, e herët tjera dëshirohet që të
ndryshohet gjendja e mjer­ueshme e vet popujve, duke përdorur këtë mjet si
formë e vetëdijesimit të masave.
Edhe përkundër batutave të shumta për malazezët, malazezët prapë vazhdojnë
jetën. Ata nuk mbyllen në kafaze, ka prej tyre që janë edhe shumë punëtor.

Edhe për boshnjakët u shpikën shumë batuta. Serbet, shpikën batuta me emrat
Mujo, Fatka dhe Haso, duke përqeshur traditat islame tek popullata
boshnjake. Edhe pse ka disa dukuri në mesin e boshnjakëve që duhet
përqeshur e përmirësuar, prapë se prapë duhet gjetur një rrugë mesatare se
si t`i përcillet kritika këtij populli. Si mjet luftarak nga serbët u
përdor pikërisht batuta për të përdhosur dhe nënçmuar vlerat fetare tek
boshnjakët. Kur jemi tek serbët, nëpër shumë krahina ose këngë serbe
mitizohen disa heronj shqiptar që kanë luftuar për interesat serbe. Serbët
kanë ndarë nga buxheti i Serbisë për të blerë shtëpitë e shqiptarëve të
Mitrovicës, me qëllim për t`i bërë sa më shumë probleme shqiptarëve të
Kosovës. Këto shtëpi blihen me ndërmjetësimin e shqiptarëve, dhe është
normale që ato ndërmjetësues të janë heronj e Serbisë që po shesin tokat
shqiptare për të forcuar pozitat serbe në Kosovë.

Në anën tjetër, as serbët, po as maqedonasit nuk shesin asnjë pjesë të
tokës së tyre shqiptarëve, ose edhe nëse i shesin tokat e tyre, e bëjnë
këtë gjë me çmim shumë të lart. Paramendoni sa është e vështirë që të blesh
shtëpi në fshatin Tabanoc të Kumanovës, ku hiç më shumë se para pesëdhjetë
viteve nuk ka pasur asnjë sllav në të. Sot nuk mund të gjesh asnjë
shqiptarë në këtë fshat, edhe pse ky fshat është i rrethuar nga fshatra
tjerë shqiptarë. Secili që kapërcen kufirin Maqedoni-Serbi, sheh xhaminë e
djegur të Tabanocit me minaren e saj të mbushur me bari. Ndërsa, po e
provuam që të blemë tokë në pjesët maqedonase të qyteteve ku janë të
përzier shqiptar e maqedonas, do të kuptojmë vështirësitë e pafundme.

Nëse futesh në fshatin Recicë të Kumanovës, do të shohësh duke valuar
flamujt serb, pa asnjë flamur maqedonas, edhe pse serbet në Republikën e
Maqedonisë janë pakicë. Ligji për flamurin vlen si duket, vetëm për
shqiptarët e Maqedonisë të cilët nuk guxojnë që ta përdorin atë ashtu si e
meritojnë.

Me rastin e festimit të betejës së Kumanovës nga ana e qeverisë serbe, u pa
prapë dyfytyrësia e pushtetit të këtushëm politik. Në vend që të reagohet
njëjtë edhe për serbët, pushteti i Gruevskit u distancua nga festimi i
betejës së Kumanovës vetëm me fjalë, ndërsa me buxhet ishte pjesë e këtij
aktiviteti. Hotelet më të rëndësishme në Kumanovë, të maqedonasve, atë ditë
ishin të stolisura me flamuj serb, duke mos pranuar pasagjer të
nacionaliteteve tjera, ndërsa rrugët ishin të mbushura  përplot me çetnik
serb.

Si duket të gjithë popujt e Ballkanit bashkohen në logjikën e armikut të
përbashkët, sipas tyre: Turqisë, ndërsa kur kanë probleme ndërmjet veti,
prapë i kthehen armikut të tyre të përbashkët: Turqisë, për t`ia zgjidhur
hallet e tyre ekonomike, politike e nacionale. Turqia është një shtet
serioz në sferën e investimeve në Serbi, në Shqipëri, në Kosovë, në
Maqedoni, në Mal të Zi, në Bosnje dhe Hercegovinë.

Kur jemi tek Maqedonia dhe investimet,  mërgata shqiptare sipas të gjitha
statistikave shtetërore është investitori më i madh në Maqedoni. Po të mos
ishte kjo mërgatë, Maqedonia duhej pushuar së ekzistuari si shtet. Ndërsa,
mu mërgata shqiptare ka probleme të pafundme nga politika maqedonase. Ajo
nënçmohet, përbuzet e shtypet vazhdimisht me ligje,norma e rregulla të
pakuptimta. Në vend që ato ta binin në pozitë kërkuese Maqedoninë, e jo në
pozitë urdhëruese, ato gjenden në pozitën kërkuese.

Paramendoni të ekzistoj unifikimi i mërgatës shqiptare, dhe përmes
politikave të tyre vizionare, në momente të caktuara historike të
ndërpresin përnjëherësh investimet në Maqedoni. Në këtë mënyrë të detyronin
maqedonasit të futen në tryezën e bisedimeve dhe fjalën kryesore ta kishte
mërgata shqiptare e jo pala maqedonase. Problemi i mos organizimit të
mërgatës shqiptare i le në terren partitë tona politike që duan ta
kontrollojnë këtë mërgatë, ndërsa ato të kontrollohen nga ambasadat e huaja
që funksionojnë në Maqedoni.
Sikur të ekzistonte unifikimi i mërgatës shqiptare, me siguri se do të
ekzistonte edhe kontrollimi i partive politike shqiptare nga ana e tyre,
dhe në këtë mënyrë do të materializoheshin të gjitha kërkesat e shqiptarëve
të Maqedonisë.

Aksidentalisht ose rastësisht shumë­ data historike të popullit shqiptarë
lidhen me muajin nëntor. Po kjo gjë, nëntorin nuk e bën domosdoshmërish
shqiptar, sesa është shqiptar ky nëntor është po aq maqedonas. Shqiptarët
krenohen me njëqindvjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Mendoj se nuk kanë
ndonjë arsye të fuqishme për kësi krenarie. Varfëria e skajshme, mungesa e
vizionit politik për dalje nga kjo varfri, korrupsioni, dhe fenomenet e
dukuritë e ndryshme amorale që kanë mbërthyer strukturën shqiptare në
Ballkan, i bënë ato që të vrapojnë pas infuzioneve të rreme duke ushqyer
veten me iluzione festive. Nëse festa e vitit të ri, festë pagane, po
mbahet gjallë për shkaqe komercializimi, nëse festa e një majit ka qenë një
kamuflazh për të gjitha padrejtësitë që bëheshin ndaj punëtorëve nga ana e
sistemit të atëhershëm, njëqindvjetori i pavarësisë së Shqipërisë është një
kamuflazh e mirë, për mungesën e vizionit politik të zgjidhjes së çështjes
shqiptare në Ballkan. Absolutisht nuk jam kundër që të organizohen
ceremonitë festive, kështu që të mos më keqkuptoje ndonjë nacionalist i
tërbuar. Po ky njëqindvjetor, shqiptarët e Ballkanit duhet që t`i mbushe
mend njëherë e përgjithmonë se kush është mikë e kush armik, si duhet
vepruar në Ballkan, kë duhet dëgjuar, e kujt duhet bindur, në çfarë rrugësh
duhet ecur populli shqiptarë dhe si duhet ndërtuar ardhmëria e popullit
shqiptarë në Ballkan dhe më gjerë.

Maqedonia, nuk i ka njëqindvjet shtet, po ajo mund të krenohet shumë më
shumë se Shqipëria, me të arriturat e saj. Ajo ka arritur mijëra herë që të
nënçmoj edhe përbuz politikanët shqiptarë të Shqipërisë, të Kosovës, e të
Maqedonisë. Me shqiptarët e këtushëm ajo kreu mijëra eksperimente
asimiluese e sllavizuese, ndërsa Tirana e Prishtina zyrtare rrinin sus duke
ndjekur ‘vëllain’ e madh. Si do të krenoh­en shqiptarët e Shqipërisë me
një­­­­qi­­ndvjetorin e pavarësisë së Shqi­përisë, ku rinia e atij vendi
është e varur tërësisht prej ekonomisë së Greqisë e Italisë? Si do të
krenohen shqiptarët e Kosovës me njëqindvjetorin e pavarësisë së
Shqipërisë, kur pesëdhjetë përqind e popullatës së Kosovës është e varfër,
ndërsa pjesa dërrmuese e asaj përqindjeje janë të rinj? Si do të krenohen
shqiptarët e Maqedonisë me njëqi­ndvjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, kur
deri më tani nuk kanë parë asnjë interesim modest praktik e real, të
pushtetit të Shqipërisë ndaj shqiptarëve të Maqedonisë? Si do të krenohen
shqiptarët e Luginës së Preshevës me njëqindvjetorin e pavarësisë së
Shqipërisë, kur në një vend të vogël me një popullsi minimale, ku tendenca
e shpërnguljes së kësaj popullate është maksimale, ekzistojnë me dhjetëra
parti, e tre bashkësi islame të ndryshme?
Salahudin Ejubi, çliruesi i Palestinës, thuhet se asnjëherë gjatë jetës së
tij nuk ka qeshur. Kur e kanë pyetur pse nuk qesh o Salahudin? Është
përgjigjur: “ Si të qesh unë, kur Palestina është e okupuar?”.

Si të festojmë ne njëqindvjetorin e pavarësisë së Shqipërisë kur pjesa
dërrmuese e Shqipërisë gjendet jashtë Shqipërisë, e asimiluar, e zhdukur
totalisht?
Shqiptarët, duhet të janë popull i punës e jo popull i festave. Popull i
festave dhe këngëve janë romët, po ato janë të tillë për shkak të gjendjes
së tyre ekonomike, politike, kulturore e sociale.

Ndërsa shqiptarët janë popull i punës. A nuk ka mësuar urtia popullore me
këtë thënie:” As armikun mos e pafsha pa punë”.