100 nuset e 100 vjetorit
Hamdi Nuhiju <[email protected]> Tue, 20 Nov 2012 14:16:15 +0100
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <CABPCUF=WKRi2DqDCz4FzcQrezxQaJOQFH7fACmAk4N3w6F-SaQ@mail.gmail.com> |
100 nuset e 100 vjetorit *Hamdi Nuhiju http://zhurnal.mk/content/?id=1211191192627 * Mediat shqiptare dhe maqedonase këto ditë lansuan një plan të Komunës së Novacit në Bitolë të Maqedonisë, për martesën e 100 beqarëve maqedonas dhe shtimin e natalitetit të popullatës në këtë komunë. Sipas medieve, kjo komunë ka mungesë të lindjeve të fëmijëve dhe si rezultat i vdekjeve të shumta dhe lindjeve të pakta mund edhe të shuhet, siç po shuhen edhe shumë fshatra e komuna maqedonase. Plani i Komunës së Novacit dhe kryetarit të saj Lazar Kotevski, është që të martojë njëqind beqar maqedonas, të moshuar me gra shqiptare nga Republika e Shqipërisë. Në këtë mënyrë ky kryetar komune dëshiron që ta ruaj stabilitetin e popullsisë së këtij vendi. Kotevski, njëqind beqarëve të vjetër maqedonas që do të ndërmarrin hapin e martesës me vajzat shqiptare, do t`ia mbuloj shpenzimet deri në Shqipëri, po atyre që do të kanë sukses të bëhen dhëndër Shqipërie do t`ia mbuloj edhe shpenzimet e dasmës, përmes buxhetit të Komunës së Novacit. Nëse e kuptojmë proporcionin e financimit të Komunave në Republikën e Maqedonisë, një pjesë nga vet komuna dhe pjesa tjetër nga buxheti i R.M. i cili mbushet edhe me paratë e shqiptarëve të Maqedonisë, i bie që vet shqiptarët e këtij vendi, marrin pjesë në financimin e këtij projekti për shtimin e popullsisë maqedonase me rastin e njëqindvjetorit të pavarësisë së Republikës së Shqipërisë. Sipas Lazar Kotevskit, nuset e reja që martohen me beqarët pleq maqedonas, janë katolike shqiptare nga qytete të ndryshme të Shqipërisë. Plani i Komunës së Novacit, heshtja e politikanëve shqiptarë në R.M., heshtja e ambasadës së R.Shqipërisë në R.M., heshtja e politikanëve shqiptarë të Republikës së Shqipërisë, heshtja e politikanëve shqiptarë në R. e Kosovës, heshtja e Kishës Katolike Shqiptare, heshtja e Ipeshkivisë së Kosovës, heshtja e opinionit publik për këtë gjë, ngreh në pah shumë të paqarta: 1). Sipas shumë nacionalistëve shqiptarë, gjuha është pjesa më e rëndësishme e një populli. Shqiptarët u ndan nga P.Osmane, sepse ishin të nënçmuar, përbuzur dhe për shkak se, gjithmonë sipas tyre, ndalohej shkollimi dhe arsimimi i popullatës në gjuhën amtare. Gjuha sipas tyre ishte zot`i që duhej adhuruar, dhe për gjuhë e vatan duhej dhënë jetën. Ky ideal i lidhur për gjuhën, në këto përmasa, sipas shumicës së këtyre nacionalistëve, solli këtë copë pavarësie për të cilën pavarësi ne sot festojmë njëqindvjet. Po e zëmë se gjuha ka atë efektin e rëndësishëm identitar për një popull. Ne, aspak nuk e mohojmë rëndësinë e gjuhës e cila është një mjet identifikues por edhe komunikues midis njerëzve, fiseve e popujve të ndryshëm. Pasi qenka ashtu puna: a) Në çfarë gjuhe do të flasin nuset shqiptare në Komunën e Novacit? b) Në çfarë gjuhe do të mësojnë fëmijët e tyre? c) Në çfarë gjuhe do të i drejtohen nënave të tyre? d) Në çfarë gjuhe do t`i nxjerrin fjalët e para në këtë botë? e) Në çfarë gjuhe do t`i shohin ëndrrat e tyre? 2). Kombet u themeluan në shekullin XIX. Rëndësia e tyre në sferën lokale dhe globale është e paevitueshme. Shumë shqiptarë kanë dhënë jetën e tyre për komb e për atdhe. Ata sakrifikuan gjithçka nga vetja e tyre për ta parë të lirë Kosovën e Shqipërinë. Donin që t`i gëzoheshin botës, njëjtë sikur popujt tjerë në rruzullin tokësor. Ata nuk ishin të nënçmuar e as të përbuzur, nuk ishin krijesa të pa identitet. Identiteti i tyre kombëtar valonte në secilin cep të ekzistencës së tyre. Pasi qenka ashtu puna: a) Nuset shqiptare në Komunën e Novacit, me çfarë kombësie do të regjistrohen? b) Fëmijët e lindur prej tyre, çfarë kombi do të kanë? c) Me ndjenjat e cilit komb do t`i ushqejnë nënat e tyre këto fëmijë? d) Për cilin komb do të japin jetën këto fëmijë? e) Cilin komb do ta kanë armik këto fëmijë dhe cilin komb mik? 3) Veshjet, traditat, doket, zakonet, këngët, stili i jetës, historia dallon prej kombit në komb. Këto vlera janë të veçanta për popuj dhe kombe të ndryshme. Secili prej kombeve ka tradita dhe doke të ndryshme në raste të dasmave, të lindjeve të fëmijëve, të vdekjeve, po edhe të evenimenteve të ndryshme të organizuara gjatë ekzistencës së tyre. Ata njerëz që përbuzin dhe shkelin traditat, doket, zakonet, këngët, veshjet, stilin e jetës të kombeve të tyre, nuk shihen me sy të mirë as nga bashkëkombëtarët e tyre, po as nga popujt tjerë në rruzullin tokësor. Po nuk e njohe historinë e popullit tënd, heronjtë e saj, tradhtarët, ti nuk po e njeh vetveten. Atëherë, pyes: a) Nuset shqiptare të Komunës së Novacit, me çfarë veshjesh tradicionale do të vishen? b) Çfarë këngë dasmash do të këndojnë nëpër dasmat e tyre? c) Cili do të jetë heroi i tyre në histori? d) Me çfarë ndjenja patriotizmi do t`i rrisin fëmijët e tyre? e) A do ta festojnë 120 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë këto fëmijë? Këto pyetje pa përgjigje dhe të çuditshme, duhet parashtruar sot, para opinionit të shurdhër e të dhënë pas kamuflazhit të festimeve me rastin e njëqindvjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, reagoi ashpër, kundër lëvizjes Hamas në Palestinë duke e quajtur lëvizje terroriste dhe amnistoi vrasjen mizore dhe qyqare që ushtria izraelite po kryen mbi popullsinë e pafajshme të Palestinës. Deri më tani, nuk pamë asnjë deklaratë zyrtare nga kjo ministri për planin e Lazar Kotevskit për martesën e njëqind nuseve shqiptare në Komunën e Novacit. E pyes ministrin e punëve të jashtme të Republikës së Shqipërisë se a do të marr pjesë në dasmën e këtyre vajzave shqiptare që po ia japim si kurban maqedonasve? E pyes edhe ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Maqedoni, z.Arben Cejku, se a do të marr pjesë edhe ai në ceremoninë e martesës së njëqind vajzave shqiptare në Komunën e Novacit, dhe kur po flet nëpër vende të ndryshme për vendet e ‘pavarura’, për cilën pavarësi e ka fjalën? Nëse e ka fjalën për pavarësinë e Shqipërisë prej P.Osmane dhe varësinë e saj ndaj Maqedonisë ( ‘këtij shteti shumë të lashtë’), atëherë le të festoje prej me një janar e deri me 30 dhjetor në Komunën e Novacit, e jo në Komunën e Çairit. Kisha Katolike e Kosovës, po edhe ajo e Shqipërisë as që lëshuan ndonjë deklaratë për të mbrojtur konvertimin e besimtarëve të tyre katolik në ortodoks. Prifti Anton Kcira, para do kohësh e lavdëroi deri në qiell mizorinë e Millosheviqit duke i quajtur shqiptarët mysliman si njerëz me bisht, dhe atij i kishte ngel hatri se pse nuk i ka shfarosur të gjithë shqiptarët mysliman të Kosovës. Pa asnjë pikë dyshimi mund të konstatojmë se Islami është feja e cila e mbrojti popullin shqiptarë nga asimilimi. Po të mos ishte religjioni islam, Shqipëria njerëz do të kishte shumë, po ato nuk do të ishin shqiptarë.