Kurvalleqe pleqsh

Hamdi Nuhiju <[email protected]> Wed, 5 Dec 2012 22:15:10 +0100
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <CABPCUFkcgN==X1KPAu40uRc71FTi+M0CpTTh4wu0j1mhkKNO4A@mail.gmail.com>
 Kurvallëqe pleqsh<http://hamdi-nuhiju.blogspot.com/2012/12/kurvalleqe-pleqsh.html>
http://hamdi-nuhiju.blogspot.com/2012/12/kurvalleqe-pleqsh.html

 *Hamdi Nuhiju*

 *( Reflektim mbi shkrimin “ Deledashi” të autorit Kalosh Çeliku, të botuar
në Gazetën Zhurnal Plus, Maqedoni, me datën 05.12.2012)*



 Deledashi ( Kalosh Çeliku), një ditë prej ditëve u zgjua prej gjumit me
brirë të ngrira, me këmbë të shtalbura, e me gojën plot e përplot pisllëqe.
Ky matuf plak që i duket vetja si Ron Xheremi, tek varri i ashikut, kish
pas marr pak raki dhe po këndonte këngën ‘ Kosovo je Srbija’. Në këndim e
sipër, si një dash i tërbuar, i vërsulet  dylberëve të katundit, tu i
ëndërrua fustanet e grave. Kurrë nuk kish parë fustan me sy, dhe derisa e
palluan dylberët, ia mësyu dhenve, për ta mishëruar veten me Zef Seremben e
madh. I bërë esëll, nuk kishte mundësi ti dallonte dhentë e mëdha prej të
imtave e në gjendje të tillë i vërsulet dashi, por me brirë  e jo me
konopin midis trangujsh.
 Pas aventurës në gardhin e dhenve e pas ‘kthjellimit’ në rrugë e sipër
lahet me ‘Skopsko Pivo’ dhe fillon aventurën e tij në gardhin e derrave.
Filloi që të luante me derrat. Duke hequr mallin e fëmijërisë ai u kënaq
midis derrash dhe filloi që të qante hallet e rinisë. Derrat, e kuptuan
rrezikun midis tyre dhe filluan që të kërkojnë ndihmë prej këtij kasapi të
pabesë, edhe pse nga soji i njëjtë.
 Pas një shkëputjeje shekullore i mbyllim dritaret dhe fillojmë të
reflektojmë mbi planin e Gruevskit për shtimin e popullsisë maqedonase në
Bitolë e Prilep. Deledashi ynë ( Kalosh Çeliku), u gëzua fort për këtë
projekt. Tha me vete: ‘ Përfundimisht do të shtohet soji jonë’. Ndoshta e
ka kuptuar se me raki e me ‘Skopsko Pivo’ nuk po ka mundësi që të zgjeroje
ushtrinë e deleve. U përgjërua deri në mëngjesin e nesërm tek Kisha e Shën
Nikollës dhe çuditërisht i hipi në mendje se duhet bërë prift. Pat lexuar
dikur për skandalet e priftërinjve në Itali e nëpër botë, dhe mungesën e
priftërinjve në Gjermani. Nuk i dihet, ndoshta edhe ka ëndërruar për
‘motrat e nderit’. Botë çudirash.
 Kurvallëku në pleqëri është  mungesë e karakterit të njeriut.
 Imzot, tha në vete deledashi, po sikur të mi bëje gjashtë brirë të njëjta,
të mi plotësoje gjashtë ëndrra, të mi jepje gjashtë shishe raki, pak
djathë, dhe një fyell t`i fryj vetes për mësysh? Të mi jepje gjashtë
ëndrra, një dëshirë, dy fije tru?
 Heshtje. Brohoritja e mjekëve para ministrisë së mjekësisë theu tabutë.
Fitili i pushkës është bërë gati, po mungojnë vetëm pushkatimet. Cili e ka
radhën imzot? Pyet në vete, deledashi ynë. I kënaqur me gjakun e kurbanit,
po jo të Bajramit, e dredh fitilin dhe shtrydhet karshi dëshirave të
pafundme për një ëndërr: pak mish të bardh e raki rrushi. Kalanicat e
rakisë i kanë pas trashëgua qysh prej te Kola.
 Pisllëku i deledashit tonë nuk hiqet as me lopatat e ‘Bratsvo-Edinstvo’.
Falli i Jovankës nuk i qëlloi as sivjet. Nuk po ka mundësi që ta realizoje
dëshirën e tij të pakufishme, ëndrrën e pa ëndërrueme, marrëzinë e
tejkufishme. Nuk u zgjua nga gjumi për të parë jorganin tek këmbët. O Zot,
ishte ëndërr. Thotë në vete matufi plak. Ai që është esëll nuk di ta bëjë
dallimin midis qenit e mushkës, gomarit e dashit.
 Në qoshin e dhomës, në veri të Çarshisë, njeriu i vetmuar me marrëzitë e
tij, nën jehonën e tymit të cigares, e duke menduar për Shqipërinë Etnike,
ka lëshuar deri në fund zërin radios, e sidomos këngës “ Kukavica” të
Cecës. Dy pika lot i rrjedhin në faqe, nga malli për heqjen e virgjërisë.
 Miku i tij Stefan i propozoi që të shkonte në Bitolë, se atje, kryetari i
Komunës së Novacit, Lazar Kotevski, ka bërë plane për shtimin e sojit të
Kaloshit. Edhe shpenzimet e dasmës, po t`i hiqnin, tha me zë të lart
Stefani.
 Gëzimi i madh e kaploi plakun matuf, ra njëherë në sexhde në drejtim të
fotografisë gjigante të Nikolla Gruevskit, që e ka vendosur në mur.