Shuplakat e Fule-s

Hamdi Nuhiju <[email protected]> Thu, 13 Dec 2012 12:31:14 +0100
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <CABPCUF=2mM25vd1+1V1O9BmrGp5eA9STWmdf+Su+E_nwpm8xFA@mail.gmail.com>
Shuplakat e Fule-s
 <http://zhurnal.mk/image.aspx?img=hamdiu-nuhiju.jpg>*Hamdi Nuhiju*


http://zhurnal.mk/content/?id=12121222485703

Maqedonia ose siç kanë qejf ta quajnë nacionalistët ekstrem shqiptar FYROM,
edhe njëherë nuk mori përgjigje pozitive ose ftese për t`u anëtarësuar në
instancat ndërkombëtare. Pragu i artë edhe pse duhet të jetë prag i
skëterrës që mund të bien të gjitha subjektet politike, po edhe qeveritë,
përsëri kësaj here kaloi në heshtje totale ose në shfajësim dhe ngjyrim të
skajshëm me nacionalizëm. Ndoshta qeveria aktuale u mundua që këtë prag të
skëterrës ta shndërroj në shllag pak para zgjedhjeve lokale, ose edhe pse
jo, para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që nuk është çudi se mund
të ndodhin në Maqedoni.

Për t`u shndërruar në bombë atomike, e jo në shlag që do të keqpërdoret nga
politikanët, pozita e jashtme e Maqedonisë, duhet që vetëdija politike e
shqiptarëve dhe maqedonasve të këtij territori të ndryshojë. Pikëpamja e
djathtë dhe e majtë jo që duhet zhdukur në aksionin politik, por duhet marr
parasysh vlera e njeriut në këtë copë toke si qytetar i këtij shteti, e jo
thjesht si shqiptar, si maqedonas, si rom, si turk, ose vlera religjioze si
mysliman, ortodoks, bektashi e katolik. Pikëpamja qytetare i bashkon të
gjitha identitetet tjera të cilat përbëjnë një kolorit pasurish dhe një
standard për të vepruar me vizion.

Megjithë tentimin për të ndryshuar qasjen e mentalitetit politik në
Maqedoni, vet politikanët e huaj po i fryjnë këtij mentaliteti dhe si duket
në mënyrë të orkestruar po nxjerrin afishet e tyre për të hedhur në erë të
gjithë pozicionet e ngrira të partive politike në vend. Njeriu edhe pa syze
mund të kuptoj ikjen e Gruevskit, ashtu aksidentalisht në SHBA, me rastin e
festës së njëqindvjetorit të shtetit shqiptar në Shkup. Po ashtu, nuk duhen
syze për të kuptuar rrahjet e shqiptarëve në mes të Shkupit, pleq e të
rinj, plaka e fëmijë, nga ana e huliganëve maqedonas. Kjo kartë, sa për të
turbulluar situatën hodhi hapin tek etniteti turk në Maqedoni, kur para do
kohësh u rrahën dy student turq në Shkup.

Në vend që të shuhej zjarri ndëretnik në vend, Shtefan Fule në rrjetin
social, vendimin për Maqedoninë e shkruan si vendim për Shkupin, duke e
ditur haptas se po bën lojën e ndonjë partie politike në vend. Në vend të
provokimit, duhej përdorur diplomacia e zgjidhjes së problemeve midis dy
etniteteve më të mëdha në Republikën e Maqedonisë.

Përndryshe, folklori politik maqedonas, tash ka një armik të ri dhe të
hapur, R. e Bullgarisë. Mediat maqedonase  folën gjerë e gjatë për rrolin e
ri të Bullgarisë në Ballkan të cilin rrol e mori me bekimin e presidentit
të ri zgjedhur të SHBA-ve, Barak Obama. Si duket kësaj here, Greqia nuk i
ka bërë shumë probleme Maqedonisë, po ato probleme janë iniciuar nga ana e
Bullgarisë. Ndërsa, Maqedonia, nuk po gjen zgjidhje për nënshtetësitë
bullgare të cilat merren me lehtësi nga ana e qytetarëve maqedonas dhe
pretendimet territoriale të Bullgarisë që mund të ketë ndaj Maqedonisë pas
dhënies së një numri të konsiderueshëm nënshtetësisë.

Përndryshe gjendja politike, ekonomike dhe sociale në Maqedoni, për çdo dit
vetëm se po përkeqësohet. Greva gati një mujore e mjekëve, krijoi një
konfuzion dhe kaos të madh nëpër spitalet e Maqedonisë. Mjafton që të kishe
pasur punë këto ditë dhe do të vëreje  në kurriz tëndin çdo pakënaqësi të
mjekëve ndaj ministrit Todorov. Personalisht kam mundur të bëjë dallimin
praktikisht para grevës dhe pas grevës të mjekëve. Njeriu mund të vdes nga
moskujdesi i mjekëve ndërsa ata të bartin prej njërit repart e në repartin
tjetër për një dokument të thjeshtë. Për një problem të caktuar janë dashur
tre ditë të harxhohen vajtje ardhje, lart e poshtë nëpër reparte për
dokumente të imta, të panevojshme që kanë mund të kryhen brenda pesë
minutave nga ana e autoriteteve mjekësore, ndërsa personi i sëmurë pas tre
ditëve është marr në shqyrtim.

Gjendja e mjerueshme nuk mbretëron vetëm në mjekësi, por edhe në sektorët
tjerë. Paramendoni Tetovën, një qytet të madh i cili vazhdimisht është në
rritje e sipër, me grevën e punëtorëve të higjienës. Po të mos binte borë
këto ditë, do të reflektonit të gjithë në fotografinë e kantave të
bërllokut.
Paralajmërime për grevë të punëtorëve gjenden edhe në ndërmarrjen e
hekurudhave, ku disa punëtorëve me dhunë iu ndërrohet vendi i punës nga
profesioni që duhet të kryejnë, në punë nënçmuese dhe të pa pranueshme për
logjikën e njeriut.

Gjithë këto probleme po dalin në shesh si rezultat i menaxhimit të keq me
resurset e ndryshme në shtet nga ana e partisë VMRO-DPMNE. Investimet e
panevojshme në kuaj e përmendore janë një mur pa zë, i cili sa herë që hap
zërin për të qarë e vajtuar, i mbyllet goja me fasadë të re të stilit më të
ri në kicin dhe shundin në arkitekturë.

Ky shtet, ka marr pamjen e një nuseje të keqe, e cila duke e ditur situatën
aktuale në familjen e saj, se fëmijët nuk kanë të hanë bukë, ti blejnë
mjetet shkollore, veshje, etj, kërkon që të harxhoj para nga buxheti i
familjes në grimin e saj. Në shtëpi mungon vaji, mielli, sheqeri, ndërsa
nusja vrapon pas teshave me stil, duke mos bërë llogari fare për anëtarët
tjerë të familjes.

Në këtë stinë të ftohtë të dimrit, veçse ka filluar gara e sjelljes së
hënës në tokë. Do të kemi rastin të dëgjojmë lloj-lloj fjalësh nga
politikanët tanë të pozitës e opozitës. E kam bërë këtë, e kam bërë atë.
Ata të pozitës fajet do t`ia lënë opozitës për të gjitha problemet
ekonomike, sociale e politike në vend, siç e akuzoi Sali Berisha, Edi Ramën
në Shqipëri për mos marrjen e ftesës së Shqipërisë për t`u futur në BE.
Këta të opozitës nuk kanë të drejtë ta ngritin zërin për të kundërshtuar e
kritikuar pozitën, pasi që janë pajisur me sindromën ‘ T`i i ke fajet’, siç
e artikulojnë shumë bukur këtë fenomen kreatorët e emisionit ’Ednooki’ në
raportin Gruevski-Branko.

Pak para krishtlindjeve u zbulua edhe emri i ri për Maqedoninë. Shtefan
Fule, dha emrin më të përshtatshëm për zgjidhjen e problemit të emrit midis
Maqedonisë me Greqinë, duke e quajtur Maqedoninë thjeshtë Shkupi. Duhet
t`ia përkujtojmë Fule-s se ky emër nuk do të jetë i përshtatshëm për
Republikën e Shqipërisë, pasi që Republika e Shqipërisë e ka një tokë të
saj me emrin Shkupi. Kështu që ngadalë ngadalë do të dalim në pikën ku të
gjithë bashkohemi kur jemi duke fjetur dhe ëndërruar.