Ia arriten qellimit....!!!

Hamdi Nuhiju <[email protected]> Mon, 17 Dec 2012 15:51:25 +0100
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <CABPCUFmt7=PnrRyuizEU1w1La_2h5CQvG_C1xunYdUTf07WepQ@mail.gmail.com>
Ia arritën qëllimit…!
 *Hamdi Nuhiju*


 http://zhurnal.mk/content/?id=12121711234427

Atë  që serbet nuk arrinin ta bënin me luftë, ndërkombëtaret po arrijnë që
ta bëjnë duke botuar revista e duke iniciuar veprimtari të turpshme që
shoqërinë kosovare e fton kah degjenerimi.

Në krah të këtij aktiviteti të turpshëm, organizimit të natës së seksit në
Kosovë, fatkeqësisht kanë dal edhe shumica e medieve kosovare të cilat i
akuzojnë myslimanët për jo tolerant, për njerëz të dhunshëm e kutadi çfarë
njerëzish. Po as mediat tona në Maqedoni, nuk ndërrojnë shumë prej këtyre
medieve, përderisa botojnë lloj lloj shkrimesh, mos të them paçavura, me të
vetmin qëllim të tyre, rritjen e lexueshmërisë së gazetës, ndërsa në anën
tjetër edhe nënçmimin e përbuzjen e vlerave religjioze të 99 përqind të
shqiptarëve të Maqedonisë.

Edhe nëse nuk do të arrijnë që ta organizojnë natën e seksit në Kosovë,
ndërkombëtaret ia arritën qëllimit. Për seksin po flitet e po debatohet
anembanë. Edhe nëpër xhami duke u kundërshtuar ky aktivitet, termi seks,
veçse po bjer në veshin e pjesëmarrësve që kanë ardhur ta mësojnë fenë e
tyre.
Kosova dikur e okupuar dhe e dhunuar nga Serbia, tash po dhunon dhe okupon
pjesën më të madhe të popullatës së saj, që janë mysliman, duke i etiketuar
me terme të ndryshme, duke i sulmuar haptas nëpër mediume të ndryshme, po
edhe duke përdorur tërë arsenalin e mundshëm në luftë kundër tyre. Sot në
Kosovë, nuk është patriotizëm të përfitosh në aspektin diplomatik në raport
me Serbinë, po të sulmosh një hoxhë, ta paditësh në gjygj, ose edhe të
shkaktosh përçarje në Bashkësinë Islame të Kosovës.

Çuditërisht, reagimi i Paqes Studentore, nga shumica  e medieve në Kosovë u
interpretua në frymën më të errët, duke u sulmuar të njëjtit e jo duke
ndarë brengën e njëjtë me to. Sipas kësaj matematike, mediat i bie se janë
në anën e degjenerimit të rinisë kosovare, e jo për ruajtjen e të njëjtës
rini nga degjenerimi. Gati se askujt nuk i ra në sy, emri i revistës e cila
po promovon haptas seksin në Kosovë, ‘ Kosovo 2.0’, një emër serb që nuk ka
të përbashkët asgjë me shqiptarët.
Një militant i seksit në publik, Imer Mushkonaj, në gazetën serbe, asi
shqiptare, Ekspres në Kosovë, botoi një shkrim duke etiketuar e sharë
hoxhallarët shqiptarë që sulmuan këtë akt të turpshëm nëpër xhamitë e
Prishtinës. Sipas këtij militanti, hoxhallarët duhej që të bënin sehir në
xhami, dhe të mos interesoheshin fare se si të huajt po degjenerojnë rininë
kosovare. Nëse Kisha Katolike dhe Ortodokse në Kosovë, nuk interesohet
shumë për pjesën dërmuese të kosovarëve, pasi që edhe klerik të tyre si
prifti Anton Kcira, ishin ato që interesoheshin për të shfarosur shqiptarët
mysliman nga Millosheviqi, kjo gjë nuk vlen për hoxhallarët. Ata kanë
mision ruajtjen e popullatës së Kosovës nga degjenerimi dhe kanë për detyrë
edukimin e asaj popullate më vlera të vërteta e jo me vlera të njerëzve të
degjeneruar.

Në Maqedoni, po të mos ishte VMRO-DPMNE kundër këtyre organizimeve, moti
kohë do të kishin ndodhur. Edhe atë në mes shqiptarëve mysliman, nëpër
shkolla fillore e të mesme. Nëpër shumë qytete të Maqedonisë, ekzistojnë
revista të cilat financohen nga ambasada të huaja, e të cilat shpërndahen
falas nëpër shkollat e Maqedonisë, sidomos tek ato shqiptare, dhe në pjesën
dërmuese të atyre revistave flitet kundër virgjërisë, për ndjenjat e
marrjes së të njëjtës, për edukatën seksuale e kutadi çka. Po organizime të
hapura, publike, sikur në Kosovë, ende askush nuk ka marr guximin që të
realizojë. Edhe sikur të merrte guximin dikush ta realizonte një aktivitet
të tillë, me siguri se do të gjendeshin plot e përplot plisa në Maqedoni,
që nuk do t`i demolonin objektet ku do të organizoheshin gjëra të tilla, po
edhe do t`i kallnin të njëjtat.

Imer Mushkonja në paçavuren e tij, në gazetën Ekspres, predikon sikur të
ishte ndonjë hoxhë, se nuk është gjynah të flitet në publik për seksin.
Sipas tij, rinia kosovare po edhe ajo shqiptare jashtë Kosovës duhet
edukuar në frymën e seksit dhe mos u frikësoni që të flitni për seksin
ashtu siç nuk frikësoheni kur e bëni.
Ata që dinë t`i deshifrojnë fjalët, me këtë fjalinë e fundit Imer Mushkonja
shau nënat dhe gratë e të gjithë myslimanëve shqiptar të Kosovës, të
Maqedonisë, të Shqipërisë, e të diasporës.
Ne nuk jemi shoqëri konservatore është e vërtet. Po, nuk d.m.th se bëhemi
shoqëri liberale dhe e civilizuar po qe se debatojmë e flasim për seksin në
publik. Një mikut tim në Shkup i kishte ndodhur një rast i veçantë i kësaj
natyre. E kishin ndal në rrugë disa vajza të cilat kanë marr pjesë në
programe të huajsh për edukimin seksual dhe po shpërndanin kondome nëpër
rrugë. Ia japin një kondom edhe këtij shokut tim i cili pyet se çfarë duhet
bërë me këtë gjë? Ato vajzat qeshen dhe i thuan se duhet ta provosh në
organin e gruas. Ky ia kthen, po mirë, ejani ta provoj. Vajzat ikin me vrap.

Nëse dikur emri i vajzës ka qene turp të përmendej nëpër oda burrash, pasi
që kështu na mësonte tradita shqiptare, sot njerëz të shthurur si Imer
Mushkonja dalin e ftojnë që të flitet në publik për seksin.

Nuk d.m.th se je anti demokrat, anti perëndimor, anti botë, po qe se ruan
traditat kombëtare dhe fetare. As demokracia, e as perëndimi, nuk thotë
duhet që të bëheni pa kurrizor nëse dëshironi që të jeni pjesë e jona.